| E merkure, 03.10.2012, 09:01 PM |
Janusz
Bugajski dhe falja e munguar.
Nga Deni Hopes
Pak kohë më
parë duke folur në kujtim të viktimave të holokaustit gjatë nje ceremonie
dekorimi me "Medaljen e Lirise" të njërit prej luftëtarëve polakë të rezistencës,
Presidenti i Shteteve të Bashkuara shkaktoi një skandal diplomatik. Duke iu
referuar kampeve naziste të përqëndrimit, Presidenti Obama i quajti ato ''…kampet
polake të vdekjes…". Edhe pse gafa e presidentit ishte tërësisht genuine
dhe nuk lidhej me asnjë gjë të qëllimshme përsëri populli polak u ndie i fyer.
Reagimet
e shumta që prej Ministrit të Jashtëm Polak e deri tek Presidenti I vendit i
dhanë të kuptojë Presidentit Obama se pavarësisht raporteve shumë të mira që ekzistojnë
midis dy vendeve, reciprociteti duhet respektuar kryesisht duke qenë të kujdesshëm
kur kujtohen momente të dhimbshme historike.
Për
analogji dhe përsëri në qendër gafash të tilla një tjetër amerikan. Janusz
Bugajski i njohur ne Shqipëri për emisionin e tij "Bugajski Hour",
ish-punonjës I Departamentit Amerikan të Shtetit, i dekoruar nga ky institucion
dhe analist për problemet e Europës Lindore sidomos në politikat post-komuniste,
merr në intervistë figurën e fundit të urryer, simbolin e komunizmit makaber
shqiptar, Nexhmije Hoxha dhe deklaron kur hap intervistën se ndjehet i nderuar
që i është dhënë mundësia të intervistojë
këtë përbindësh.
Se si
mund të ndjehet i nderuar Z.Bugajski me Nexhmije Hoxhën ende nuk e kam kuptuar
pasi aspiratat dhe linja politike zyrtare amerikane, por edhe vetë shoqeria
amerikane përcjell mesazhin e qartë të distancimit nga cdo element që shtyp
demokracinë dhe simbolizon antivlerat dhe raprezaljet ndaj lirisë dhe qenieve
njerëzore që kërkojnë drejtësi.
Fakti që më
shqetëson shumë është se deri me sot Z.Bugajski ende nuk ka dalë përpara
shoqerisë shqiptare dhe të kërkojë falje për gafën që ka bërë. Deri më sot asnjë
drejtues institucionesh apo lider politik i periudhës post komuniste shqiptare
nuk ka dalë dhe të kërkojë nga Z.Bugajski falje për qëndrimin e tij. Asnjë shoqatë
të perndjekurish apo familjarë të qindra e mijra viktimave të Nexhmije Hoxhës
nuk ka dalë dhe të kërkojë nga Janusz Bugajski falje publike. Asnjë koment nga
autori I Librit "Zonja e Zeze, Nexhmije Hoxha" I cili është përkthyer
edhe anglisht.
Indiferentizëm
apo pajtim qëndrimesh?!
Z.Bugajski
në kundërshtim me atë cfarë beson dhe ka punuar gjithë jetën e vet e ka për
nder të intervistojë kucedrën Nexhmije Hoxha e cila duhej të kishte pësuar
fatin e Elena Causheskut por që për fat të keq të shoqërisë shqiptare dhe
turpin e saj, vazhdon të mbahet gjallë si një relike e vyer jo vetëm nga mediat
shqiptare por tani edhe nga media Amerikane.
Një nga
faktorët kryesorë të tranzicionit të tejzgjatur dhe rraskapitës është pikerisht
pamundësia e shoqërisë shqiptare për tu shkëputur njëherë e përgjithmonë nga e
kaluara e vet e tmerrshme, dhe pamundesia për të hedhur dhë ndëshkuar
publikisht shkaktaret e vërtetë të rrënimit si dhe zhdukjen e simboleve që mbahen
ende gjallë dhe që kanë infektuar edhe brezin e ri të shoqërisë shqiptare prej
nga I cili pritet shpresa dhe ndryshimi.
Nëse
politika shqiptare me këtë mos reagim ndaj gafës "Bugajski" e tregoi
edhe njëherë se rrënjët I ka në llumin komunist të gatue nga Ramiz Alia dhe
Nexhmije Hoxha dhe nuk denjon që për këtë rast kaq flagrant të kërkojë spjegime,
mendoj se I takon Përfaqësuesit Zyrtar të Shteteve të Bashkuara në Tiranë të sqarojë
në lidhje me këtë cështje dhe ti jape mesazhin e duhur dhe të drejtë shoqërisë shqiptare.
Të gjithë
kujtojnë momentet historike aq edhe emocionuese të ardhjes së Sekretarit
Amerikan të Shtetit James Baker në Shqiperi. Ishte viti 1991 dhe vendi po përjetonte
tranzicionin dramatik që kishte kapur gjithë Europen Lindore dhe së fundi
kishte trokitur edhe në dyert e Shqipërisë. Ishte koha kur qindra mijëra
shqiptarë, të përdhunuar nga rregjimi komunist Hoxhian, I paprecedent dhe I
pamodel "ex suo genere", dolen ne rrugët e Tiranes të prisnin shpresën,
të prisnin perëndimin dhe atë që e kishin ëndërruar dhe pëshpëritur fshehtaz për
50 vjet me rradhë, AMERIKEN.
Ish Shefi
I kabinetit të Reganit dhe Sekretari I Shtetit të Administrates Bush nuk e
kishte menduar kurrë se do te të gjente këtë pritje në Shqipëri. Në një artikull
të New York Times publikuar në 23 Qershor të po atij viti pershkruhet kështu ky
moment:
"A
sea of Albanians greeted Mr. Baker as he drove into town for his one-day visit.
Hands reached out from every direction to touch the Secretary of State or to
pound on the windows of his car. Albanians kissed the hood and windows and
showered the car with flower petals, and one man threw himself in front of the
limousine and kissed the road -- anything to make a link with the
representative of America. 'America Is With Us'"
" Një
det me shqiptarë uruan mirëseardhjen Z.Baker gjatë kohës që ai i afrohej
qytetit për vizitën e tij njëditore. Duar të panumërta zgjateshin nga cdo
drejtim për të prekur Sekretarin e Shtetit qoftë edhe për të prekur dritaret e
makines se tij. Shqiptaret puthnin cdo cep të makinës dhe e mbuluan me petale
lulesh aq sa një burrë u shtri në rrotat e limuzinës dhe filloi të puthte rrugën
- cdo gjë për të krijuar një lidhje me një përfaqësues Amerikan. Amerika është me
Ne"
James
Baker atë moment do të deklaronte se "Freedom Works" duke I uruar mirëseardhjen
Shqipërisë dhe Shqiptarëve në "Botën e Lirë" pa censurë dhe simbole
diktatorësh për tu adhuruar, dhe gjithashtu mirëseardhjen në shoqërinë e
vlerave perendimore dhe prosperitetit.
Kanë kaluar
plot 21 vjet nga ky moment historik dhe Shtetet e Bashkuara kanë justifikuar
dashurinë e shqiptarëve. Me një mbështetje të rendesishme dhe duke luajtur
kujdesshëm rolin e partnerit strategjik Amerika është bërë promotori kryesor I
kujdesit ndaj evolimit të shoqërisë demokratike dhe pluralizmit në Shqipëri. Mbështetja
në mentalitetin e reformimit të institucioneve por deri diku edhe të mendimit
politik kombëtar është kurorëzuar me antarësimin e Shqipërisë në NATO dhe
marrjen e rolit të kontribuesit dhe jo konsumatorit të sigurisë në rajon.
Deri këtu
mardhënia e respektit të ndërsjellë dhe e kuptimit reciprok midis dy vendeve ka
funksionuar. Kjo, pasi shoqëria shqiptare ende beson në vlerat perendimore dhe
simbolin e këtyre vlerave. Shoqëria shqiptare e cila po kalon momente dramatike
dhe e tej sfilitur nga një tranzicion I pafund ende shpreson te Shtetet e
Bashkuara.
E
braktisur nga elita dhe politika, shoqëria shqiptare nuk mund të suportoje që qëndrimi
I Shteteve të Bashkuara ndaj vlerave që vetë Amerika beson të alterohet dhe të propagandohet
si rasti I Janusz Bugajskit dhe respektit dhe nderimit qe ai ndjen për Nexhmije
Hoxhen.
Ndiqeni
intervistën e plotë në internet dhe do të shokoheni!