| E hene, 01.10.2012, 07:28 PM |
Vepër që ndrydh
mallin për vendlindjen…
Nga Tefik Selimi
Poetët e
rrëfejnë jetën. Ata dhe vetëm ata janë rrëfyesit më të mirë të jetës. Dhe, duke
“kënduar” apo rrëfyer jetën, ata bëhen poetë. E, poetët lindin nga shkaqet dhe
nga problemet e jetës. Edhe shkrimtarët e mëdhenj kanë shkruar për dhimbjet,
tmerret, luftën, por kanë shkruar edhe për dashuritë më të ndryshme të njeriut
tonë. Edhe Haki Bunajku, poet nga
diaspora, ka lënë gjurmë në shkrimet letrare, të cilat, herë pas here i
ka botaur në gazeta e revista shqipe në Kosovë, por edhe në diasporë. Pra, jeta
“tjetër”, e “dytë”, e bëri poet me një forcë të shquar poetike. Poezia e tij është
një artikulim shumë tërheqëse artistik letrar, për faktin se, ai jetën e rrëfeu
ashtu si ishte, ashtu si e përjetoi me ato tmerre nën okupimin kriminel serb. Pra,
Haki Bunjaku, profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe, i tëri intelektual me
ditar në dorë, më vonë, jeta e degëdisi me të çara dhe me pasojat, të cilat i pësoi
nga regjimi barbar serbë. Ia bënë dosjen e zezë. Nisi persekutimi dhe ia vështirësuan
jetën normale. I thanë se po motivon rrethin me frymëzime të ngarkuara kombëtare,
se veprimtaria e tij ishte e orientuan nga shteti amë, Shqipëria dhe është i
lidhur me irredentistët. Pra, i thanë se po punon kundër popullit dhe shtetit!!!
Prandaj, nga ky “skenar”, Haki Bunjakut ia mveshën e ia filluan shantazhet e
ndryshme, edhe kërcnuese. I pari qe ky njeri që në vitin 1976 propozoi që të vizitohet
Shqipëria për një pushim kolektiv. Pra, këtu ai u zu në “thua” dhe libri “Ndrydhje
malli”, që sapo doli nga botimi, i rrëfen këto “ngjarje” kohe, jo aq të largët,
por e pëson dhe i përgaditej edhe privimi nga liria! Jo vetëm kaq. Ai zgjodhi
rrugën e arratisjes dhe u gjend në Zvicër. E filloi punën si shumë mërgimtarë të
tjerë. Por, lapsin nuk e largoi nga dora e mendja. Çdo gjë që e pësoi, e shënoi
dhe la vargje përjetuese. Andaj, ditë më parë, ky intelektual e botoi veprën e
parë poetike “Ndrydhje malli” (2012), vepër kjo që ka “rrëfyer” kohën e rëndë nën
okupimin e shovinizmit eksrem serb. Ishte kohë me përcjellje, kohë e përgjimit
dhe kohë e diktatit të politikës serbomadhe. Tash, ky poet (Hakiu), jeton në,
Cyrih të Zvicrës. E zgjodhi dilemën e jetës: në burg apo në arrati. E zgjodhi të
dytën. Por, nuk është vetëm ky që e braktisi vendlindjen e atdheun e të parëve,
por e e braktisën edhe shumë të tjerë, të cilët edhe sot e kësaj dite nuk u
kthyen në vendlindjet e tyre. Por, disa edhe u vranë në mërgim,si: Kadriu,
Jusifi e Bardhoshi. Ishte koha kur regjimi serbomadh i ndoqi intelektualët
shqiptarë gjer me likudim me jetë. E, Haki Bunjaku, poet, qe i burgosur dhe i përndjekur
nga organet e sigurimit shtetëror serb. Shih për këtë, ai zgjodhi rrugën e mërgimit,
rrugën e shpëtimit. Por, si?! Dihet fare mirë se, gjatë viteve 1974 e më vonë,
UDB-a dhe organet tjera shtetërore serbe i mdoqën me qindra e mijëra
intelektualë shqiptarë. Ata, jo vetëm i ndoqën e burgosën, por ushtruan mbi ta
dhunë të paparë. I ftonin në biseda
informative. Ua bastisnin shtëpitë, ua merrnin literaturën dhe gjer te
maltretimi fizik para familjarëve nga policia e UDB-së serbe. Më tepër e kanë pësuar
profesorët që punonin me rininë shkollore, për faktin se, aty mbjellej urrejta
ndaj okupuesit, në të kundërtën, shprehej dashuria ndaj çdo gjëje shqiptare. Haki
Bunjaku ishte shok i autorit të këtyre radhëve. Duke punuar bashkë në gjimnazin
e Gjilanit, ai disa herë autorit të këtyre radhëve i pat treguar se ishte i përndjekur nga
organet serbe. Ai, një ditë, pa një pa dy, e mori botën në sy. U largua nga
vendlindja e dashur, Desivojca. U largua dhe kurrë më nuk u kthye. U gjend në Cyrih
si shumë shqiptarë atdhetarë të tjerë të
përndjekur. Aty e filloi jetën e dytë. Këtë jetë ai e përjetësoi në vargjet e
poezisë “Jeta në ikje” në përmbledhjen e veprës “Ndrydhje malli”. Ai, në vagjet
e tij poetike, shton: “U bëra i kamur/ kam dy vendlinje./ Njëra është e
zgjedhur,/ tjetra është me lindje./ Në njërën pushon shtati/ në tjetrën endet
shpirti/ dhe jam i shtrirë për tokë/ qentë e sokakut tonë/ po më lehin në kokë/
kur të bie perdja,/ kur t’i mbylli sytë,/ s’dua të jem këtu/ në vendlindjen e
dytë” (f.83). Pra, poeti nuk dëshiron të jetojë në dhe të huaj. E, për vetën (shih
poezia “Poeti”), ai shton: “Prodhon mallra/ që s’i nxjerr në treg/ gërvish plagën/
mu aty ku djeg”, (f.5). Ja sa bukur e ka përshkruar jetën se si e gërvish poeti
duke i rrëfyer “ngjarjet” përjetuese të tij. Një vend të veçanatë në veprën
poetike “Ndrydhje malli”, zënë poezitë kushtuar Agim Ramadanit, dëshmorit të kombit.
Ai (poeti: H. Bunjaku), duke jetuar në mërgim, Zvicër, e ka njohur më përafër
Agim Ramadanin, për të cilin ka shkruar vargje për ta përjetësuar në veprën
atdhetare të tij. Që në fillim të veprës “Ndrydhje malli” të autorit, shkëlqejnë
disa nga poezitë përkushtuese për këtë figurë të më madhe të kombit shqiptar,
Agim Ramadani. Veçohet poezia “Agimi i Agimeve”, ku autori shton: ”Ti ishe prijës
i prijësve/ dhe prije në vijën e parë/ heroizmin
deshën ta përvetësojnë/ ata që lufën e bënë me celular/, (f.7). Agim i Agimeve
tona/ nëna të lindi Agim/ për lindjet e reja/ me damarët e gjaku/ jeta të bëri
trim/”, (f.8). Apo poezia, pjesa e pestë e saj kushtuar Agimit, djaloshit më të
mirë të Karadakut e të Kosovës, shton: “Trim! Lis në fis/ me plis të bardhë”, (f.12).
Poeti, Haki Bunjaku sikur ato ngjarje kohe i ka rrëfyer me thellësi poetike, e
cila thellësi është artikuluar bukur me ndjenjën përjetuese duke pasqyruar
personalitetin e dëshmorit, njeriut e ushtarakut të shkolluar të jetës dhe,
shton: “Ne, edhe pa pasaportë/ andej e këndej endemi/ krejt është bërë Shqipëri/
po nga smira e tepruar/ nuk themi që kufirin/ e theve ti”, f. (f.12). E, poeti çahet
dhe e ngrit zërin për ti bashkuar shqiptarët tok kudo që jetojnë, sepse
bashkimi bën fuqinë. Ai shton: ”Njerëz të
urtë/ mblidhmani gjakun/ rrugëve të shtegtimit/ në mbrojtje të pragut!/ tubomëni
gjymtyrët/ në një trupore/ pa hasmëri partiake/ bashkërisht qytetit/ të bëjmë një
korzo”, (f.29). Në poezinë “Tre liberatorë”, poeti H. Bunjaku, shton një datë të
vrasjes së tre atdhetarëve: Jusufit, Kadriut e Bardhoshit, më 17 janar të vitit
1982 në Gjermani. Poeti ndizet flakë dhe s’ka për të mos kënduar në vargje “Ju besnikë/ ratë në pabesi/ se e
njihni veten/ tash rritenin në lavdi”/, ose vargjet “I pari qe i nemur poet/ i
dyti gazetar e redaktor/ i treti përkthyes e punëtor/ që të tre liberatorë/ që të
tre yje të dritës/ që të tre i vunë themelin/ Republikës!”,(f.17,18). Autori i
veprës në fjalë ka përshkruar edhe kolonat e njerëzve nga vitet e 35-ta duke u
endur e dënuar nga gjyqësia serbe pa asnjë faj. Autori shton: “Me vete bart
duhmën e rëndë/ të ajrit të sëmurë të qelisë/ dhe me hapa të rëndë sa toka/ shkel
në sytë e gjakosur/ të përrallorit të trazuar/ nga thellësia e heshtjes/ nxjerr
vetëm një fjalë: Lirinë e dua pa e falë!”(f.25). Poet shkroi edhe për Ali
Podrimjen, poetin më të mirë kosovar. Duke ndjerë dhembjen për humbjen e tij
para kohe, ia ia kushtoi poezinë “S’ka mort poeti”, dhe shton: “...Kosova
rridhte gjak/ në damarët e tij/ prandaj ky gjak/ as Kosova nuk mund të falet!” (f.26).
Autori i librit “Ndrydhje malli” nuk është i kënaqur me këtë liri, sepse, sips
tij, kjo liri është “gjysmë lirie” dhe gjysma e saj në pritje”. Në poezinë “Liria
e brishtë”, poeti, Haki Bunjaku këndon: “ Njerëzit që u vranë për liri/ heronj
i quajtëm me peshë/ dhimbjeje në zemër/ po pjesa e vrarë në liri/ na mbeti pa
emër!”,(f.31). Kjo kohë e dhunës për të cilën rrëfen autori në vargje, është kohë
jo e harresës, sepse, mbi qytetarët tanë varfënjakë u kërkuan tepricat, të cilat
i mungonin. Poeti e zë në vargje këtë jetë dhe shton: “Një ditë syskuquri/ me tërbim
dhe i krekosur/ na hyri befas në shtëpi/ përmbysi magjen e miellit/ nga babai
me ngulm kërkonte/ “tepricë” të zogjve të qiellit”, (f.33). Përsëri autori e “shohim”
se si u këndon luftëtarëve të lirisë. Ai përmend në vagje plot ritëm të zgjarrtë
luftëtarët tanë: Azem Bejtën, Shotë Galicën, Hasan Prishtinën, Bajram Currin,
Fehmi Lladrovcin, Isa Boletinin, Adem Jasharin, Sali Çekun, Agim Ramadanin e të
tjerë. Ja si këndon te poezia: “Sharkija e trimërisë”, “Adem Jashari nga
Prekazi/ s’e duroi shkaun te pragu/ le të digjet guri e mali/ në flakë të kallet
ky barbari/ Sali Çeku i thërret Agimit/ gati trim t’i mëshojmë kufirit/ nisën
luftën me batare/ lavdinë ngritën në Koshare”, (f.37). Poezia “Kujtimi për
vendlindjen”, të përkujton vargjet e Naimit të madh. Këtë jetë idilike, poetit
e “rrëfen” plot ritëm të natyrës shqiptare, si: ”n’ato shpate e kodrina/ n’ato
suka bregore/ n’atë shulla bungishte/ në përgjim të melodisë me fyell/ të bagëtive
nëpër pyll/ ku më dalin para/ fëmija moshatarë/, qershitë ngjyrëgjaku/ shtëpia
e vjetër/ që diku i gëzoja/ dhe tash përgjërohem/ prej së largu”, (f.52,53). E
vendlindja e poetit është shumë përjetuese, si shton: “Kur shkoj në vendlindje/
më trazohen emocionet/ krejt koloritin e fus në
gji/ mbi supet më rëndojnë/ breng’ edhe mall’!”, (f.54). Por, poeti e urren jetën në mërgim. Ai e vëren
se jeta në dhe të juaj është me dhembje, jetë e pa shije. Kjo jetë është metaforë
malli, siç thotë vetë poeti: “Të huaj në mes të huajve/ në mes tanëve perëndimorë/
një mallkim i skajshëm/ për theçafje: diasporë/ diasporë është metaforë mallkimi”.
Po ashtu edhe në poezinë “Mall e breng”,
sikur poeti vuan nga brenda dhe çahet e shkrihet në vaj. Malli që e djeg dhe e
përvlon, poetin e frymëzon gjer te vuajtja e zemrës dhe shton: “le ta dijë koka
se ç’ka brenda/ mos të vuajë vetëm zemra”, (f.79). Edhe plagën e kurbetit,
autori e ka rrëfyer gjer në skashjmëri, duke
paraqitur zgjimin e hershëm, sytë e ënjtur të pagjumësisë për largësitë e
mallit: “Kafshatën e kemi ngjyer/ me dridhma në blozën/ e pelintë të kurbetit/ plagë
e truar në palcë të regjur/ nga vuajtjet e mallëngjimit/ nga loti i trishtimi/ për
familje e farefis// të braktisur pas mija / kilometrash dhimbje/ të gjatë”, (f.98).
Vepra “Ndrydhje malli” është një vepër poetike, e cila në vete ngërthen
dhembjen për vendlindjen, për familjen, atdheun, dëshmorët dhe për kohën e përndjekjeve të intelektualëve
shqiptarë nga regjimi serbomadh. Librin e botoi Shtëpia Botuese “Faik Konica”,
Prishtinë, 2012.