| E hene, 01.10.2012, 06:57 PM |
Halle
Nga Blerim Rrecaj
Edhe ditët
e këtij fundshtatori i karakterizuan temperaturat e larta. Dielli fortndriçues
ia lëshonte vendin hënës fortshëndritëse e me ndihmën e së cilës edhe mund të preheshin
dru nëpër male nga ata që dita s’u mjaftonte ose ishin të zënë me punë të tjera.
E kur jemi te hëna atë sikurse edhe diellin e shohim nga këndvështrime të ndryshme,
mund ta shohim nga oborret a ballkonet tona, përmbi male e objekte me rendësi e
edhe dy pëllëmbë lart mbi ndërtesa në Dardani…
Dhe
vazhdojmë në-për-jetë ku siç thotë njëra nga këngët se gjithkush qan hallin e
vet. Ndonjëri nga fëmijët e Kosovës tash
ka dalë jashtë Kosovës për shërim diku në perëndim. Për dikë tjetër vazhdojnë të
mblidhen ndihma dhe humaniteti i njerëzve nuk mungon.
E edhe në
QKUK po kryhen mjaft operime të ndërlikuara që po kanë sukses, nga mjekët e
ditur e të guximshëm.
Sikur po
shihet e vërehet por edhe po thuhet se sivjet po ka më pak konkurse për vende të
lira pune, ndonëse ato s’po mungojnë sikurse s’po shterrojnë fjalët e llafet për
(pa)punësinë e ato dëgjohen edhe përskaj mbishkrimit në qendër të kryeqytetit: “Privatizimi
i la papunë 76.000 punëtorë”, e (jo vetëm) privatizimi është njëri nga faktorët që nxeh debatin siç thotë një titull në ballinë
i njërës prej të përditshmeve. Mundësitë për punë a tregun e punës po
shqyrtohen qoftë duke menduar për regjistrimin e ndonjë fakulteti, vazhdimin e
masterit…
Kafenetë edhe
sot i pamë plot, themi. Edhe automjetet poshtë e përpjetë rrjedhin pa u ndalur
si ujët e Drinit të Bardh e të Zi, duke lënë vëzhgimën e tyre sikur gurgullimë.
Po thuhet se “Iphone 5” ka mbërritur edhe në Kosovë e në njërën nga barcoletat
që po qarkullojnë bëhet e ditur se mund të zgjedhësh se çfarë” Iphone 5” do të blesh:
të përdorur apo të ri.
Viti
shkollor po vazhdon e nxënësit disa prej tyre shoqërohen edhe nga prindërit kah
shkojnë ose kah vijnë ( e ndonjëherë edhe vajtje-ardhje) duke bartur mbi supet
e tyre të njoma çanta plumb të rënda, sa që thuhet dhe me ironi-humor se librat
tash janë kah barten dhe me traktor…
E edhe
sivjet një muaj pasi mbush vijimi i arsimit të ulët e të mesëm fillon edhe viti
kalendarik akademik…
Derisa
dikush shfleton në telefonin e tij një faqe interneti të pyet: Sa vite u bënë nga
Protestat studentore të 1 tetorit…