| E hene, 01.10.2012, 08:57 PM |
Rrjedha të
dëmshme nga privatizimi
Nga prof. Hilmi Saraçi
Për privatizimin është bërë fjalë mjaft, sidomos për lëshimet dhe rrjedhimet që ka sjellë privatizimi, sidomos tani në kohët e fundit kemi parë disa pasoja dhe rrjedha të pakëndshme për Kosovën si shtet i pavarur dhe Sovran. Shumica e subjekteve politike konsiderojnë se pavarësisht se ka çka të flitet për lëshimet eventuale që mund të kenë përcjellë deri tash këtë proces dhe dyshimet që e kanë përcjellë për parregullsi të mëdha , përveç gjetjes se një rruge më transparente të përfundimit të tij me sukses dhe në interes të zhvillimit të venndit kërkesë tjetër, sikur ajo për ndërprerje të plotë nuk mund të ketë.
Procesi i privatizimit duhet të vendoset në binaret e interesit publik
Tashma privatizimi gati është kryer, sepse ndërmarrjet shoqërore janë kryer krejt, kurse nga ndërmarrjet publike na ka mbetur vetëm PTK-ja , kështu që nuk ka mbetur diçka që mund të ndikohet në ndryshimin e politikave të ardhshme të këtij procesi, apo të ndryshimit të drejtimit të privatizimit”… Megjithatë ky proces duhet të vendoset në binaret e interesit publik. Tash jemi në dijeni të gjithë që ka shumë vërejtje, ka shumë kontraverza, sepse pjesa më e madhe e aktorëve që janë të ndërlidhur me privatizimin janë të paknaqur dhe të hutuar. Në këtë fushë duhet të konstatojmë se si pasojë e privatizimit pa kritere dhe në bazë të interesave vetanake ka rrezikuar vendet e punës të mijërave punëtorëve, respektivisht ky lloj i privatizimit ka rrezikuar mirëqenjen e e rreth 12,667 familjeve në Kosovë. Prandaj “procesi i privatizimit është faktor kryesor që Kosova sot të rënditet e para në Evropë për nga varvëria dhe papunësia”. Pra papunësia dhe varfëria ka adresë të qartë dhe ky është privatizimi pa kritere ,pa profesionalizem - i egër”…Prandaj me të drejt “Vetëvendosja” dhe disa parti të tjera opozitare kritikojnë qeverinë dhe kundërshtojnë fuqishëm privatizimin e Postë Telekomit të Kosovës (PTK-së), Korparmatën Energjetike të Kosovës (KEK-ut) dhe likuidimin e Trepçës…Në këtë fushë mendoj se roli i Kuvendit ka munguar dhe nuk ka dhënë një kontribut për mirëvajtjen e privatizimit, ani se kompetencat kanë qenë të Qeverisë. Më në fund Kuvendi është e rrugës që të diktojë mënyrën e arritjes së këtij interesi publik , “pa e dëmtuar klimën investuese dhe investitoret”, sepse në këtë fushë ka çka të flitet dhe të ndërmirret…
Vështirë është tejkalimi i dallimeve me Serbinë
Siq është
njohtuar tetori është dita
kur kryesia e Kuvendit të Kosovës do të vendosë për rendin e ditës së seancës
parlamentare që do të mbahet me 4 tetor (2012), ku pritet të diskutohet për privatizimin dhe për një interpelancë e ministrit të jashtëm Enver
Hoxhaj. Ai (Hoxhaj) në një intervistë ka thënë
se liderët e rinj në politikën serbe “duhet të kërkojnë falje para qytetarëve të Kosovës për aktet e
tmershme që kanë ndodhur në Kosovë ndërmjet 1989 deri në 1999” . Kjo kërkesë kaherë
është dashur të parashtrohet dhe të bisedohet, prandaj sipas Hoxhajt Qeveria e Kosovës
është e gatshme që të fillojë një proces të pajtimit brenda Kosovës ndërmjet
shqiptarëve dhe serbëve që jetojnë këtu
gjatë shekujve”
Mirëpo është e domosdoshme të mendojmë mirë për tejkalimin e dallimeve me Serbinë ,sidomos sa i përket veriut të Kosovës, ku ende veprojnë strukturat paralele ilegale dhe kriminale të Serbisë, ku gjendja edhe më tutje është e rëndë dhe sfidë e madhe për shtetin e Kosovës, ku “mbështillen “disa verzione për zgjidhjen e problemeve në mes të Kosovës dhe Serbisë në këtë pjesë të vendit: si ndarja, autonomia substsnciale, ndërrime territorësh e tjera. Serbia këmbëngulë se strukturat parale ilegale dhe kriminale nuk do t’i largojë , përkundrazi do t’i përkrah në veprimtarinë e tyre. Mungesa e presionit të vërtetë nga bashkësia ndërkombëtare si dhe sjellja ë pakujdesshme e Qeverisë së Kosovës kundruall interesave vitale të popullit shqiptar në përgjithësi, veçsa inkurajon ekstremizmin serb që të vazhdojë edhe më tutje të parashtrojë opcione që nuk përkojnë me relitetin dhe zgjidhjen e problemeve egzistuese. Sidoqoftë, sado që raporti i bisedimeve të jetë teknik, do të ketë edhe gjuhë politike dhe diplomatike të kohës dhe do të jetë në shërbim të agjendës aktuale politike evropiane për raportet Kosovë-Serbi që mendoj se nuk janë të favorshme për Kosovën. Nese veç egziston presioni i madh ndërkombëtar, atëherë politika kosovare duhet së pari t’i kushtëzojë këto bisedime dhe nuk kemi pse të ngutemi, sepse “shpejtësia dhe afatet i konvenojnë vetëm Serbisë… Janë shumë çështje paraprake që Serbia duhet t’i kryejë për t’u treguar se vërtetë është serioze dhe e interesuar që të përmirësojë marrëdhënjet me Kosovën”. Mirëpo nuk ka logjikë të shëndoshë të shkohet në bisedime me Serbinë nese paraprakisht nuk respektohen marrëveshtjet e arritura më parë, sepse nese shkojmë në marrëveshtje të tjera pa zbatuar këto të parat, kjo do të thotë se ne vetëm “dialogojmë, por nuk kemi relacion të raporteve si shtete sovrane”, prandaj me të drejtë politikanët opozitar, por edhe shumë analistë polkitik kërkojnë që të respektohet Pakoja e Ahtisarit dhe të mos ketë projekte dhe plane të reja për pjesën veriore të vendit, sepse në këtë rast “Qeveria do të jetë e shantazhuar”.
Serbët në jug të vendit nuk pajtohen për ndarjen e Kosovës
Serbët e
Kosovës kanë mendime të ndryshme në lidhje me iden e kryeministrit serb , Ivica
Daçiq për ndarjen e Kosovës. Dallimet janë
gjeografike, ata që jetojnë në veri, pranojnë këtë ide, por jo edhe serbët
në jug të vendit. Politikani nga Graçanica Rangjell Nojkiq, beson se ”pasojat
do të ishin tepër të mëdha po që se
pranohet ndarja e Kosovës.”. Ideja e Daçiqit për ndarje të Kosovës është mjaft joserioze. Është e
pakuptimtë që një njeri i cili vjen nga një parti e cila (parti) për shkak të lakmisë
ka dashur t’i ndryshojë kufijtë dhe për shkak të se cilës të gjithë qytetarët e
ish-Jugosllavisë janë penduar, propozon ndarje. Në këtë rast do të hapeshin probleme në terë rajonin, në terë hapsirën ku jetojnë shqiptarët,
prandaj politikani Vllasi me të drejt kritikon dhe sqaron disa mendime për
ndarjen siq parashtron Daçiqi…Prandaj është e arsyeshme që Beogradi nuk duhet të presë hapjen e një zyre
të Prishtinës në Beograd, por
hapjen e një ambasade”.. Përkundër të gjitha
këtyre mendimeve ne duhet të besojmë se Amerika dhe shtetet më të fuqishme në botë mbështesin fuqishëm sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës . Prandaj
“SHBA-ja përshendet gatishmërinë e
qeverisë së re të Serbisë për të vazhduar dialogun me Prishtinën dhe për të zbatuar
marrëveshjet e arritura më parë nga
qeveria paraprake. , sepse Evropa nuk mund të jetë integrale derisa të mos përfundoje edhe integrimi i Ballkanit Përendimor. Zbatimi i
marrëveshjeve të arritura është ajo që tash presim nga Qeveria serbe, të cilën
e thërrasim që të punojë me ne dhe me
Bashkimin Evropian”…(Gordan)