| E diele, 30.09.2012, 03:56 PM |
Grishja
e pengut të djalërisë
Alush Canaj (24 gusht 1952 - 15 shkurt 1972)
Nga Mehmetali Rexhepi
Qyteti i zi me emër të bardhë
Ishte
shoku im i pandashëm i djalërisë në Gjimnazin e Gjilanit. Dhimbja ime e përhershme...
Pozita e shqiptarëve ishte nëpërkëmbur
ekonomikisht dhe politikisht. Mësyhej ngritja në strukturën federative. Shtypja
serbe me mjete shtetërore të përqendruara në duart e tyre, arrihej edhe me
bashkëaleatët, bashkëpushtuesit e trojeve shqiptare: maqedonë e malazias.
Madje, shkaset paragjykuese sistemoheshin në mënyra e forma të ndryshme dhe, e
bënin të vetën në dëm të etnisë shqiptare.
Shqiptarët kërkonin forma legale dhe ilegale për
afirmimin dhe ndryshimin e statusit gjysmëkolonial. Format e buta legale,
përmes institucioneve të instaluara, artikulimi i kërkesave dhe i pakënaqësisë
nga përfaqësuesit shqiptarë qenë anemike.
Realiteti i tillë reflektoi te i riu Alush Canaj.
Alushi, ndonëse veprimtar i rinisë shkollore të gjimnazit, assesi nuk e
përqafoi shkrirjen në “patriotizmin socialist jugosllav”. Ndaj, me anë
të formave finoke, përmes shkrimeve që i lexonte në orët letrare në gjimnaz e
gjetiu, mëtonte vetëdijesim kombëtar për vete dhe brezin të cilit i përkiste.
Një klimë vetëdijesimi e kishte sjellë gjashtëdhjetëeteta.
Dukja, tiparet e fytyrës,flokët kaçurrela,
sjellja, veshja, afërsia komunikuese, të gjitha këto vijëzime karakterizuan
djaloshin simpatik dhe tërheqës Alush Canaj. Simpatia që shpërfaqte ai në
mjedisin e të rinjve, ishte dhunti e brendshme, por e pa imponuar. Në mësime
nxënës i mësimit kritik, kultivonte një bukurshkrim të lakmueshëm dhe, në faqet
letrare për fëmijë ushtroi dhuntinë e tij, vargimin poetik për fëmijët e të
rinjtë.
Motivet, kureshtja, mënyrat e trajtimit,
figuracioni, mjetet shprehëse, stili, fryma, ritmi, muzikaliteti, vjershërimit
për fëmijë Alush Canaj po i sillte freski imagjinative, që nuk mbeti pa u vënë
re nga lexuesit, sidomos të moshës së re, edhe krijuesit e brezave më të
hershëm, të cilët tashmë kishin emër në letrat e shkrimit shqip të kësaj
periudhe në Kosovë e Maqedoni. Ndërsa komunikimi me Shqipërinë administrative
në fushën e letrave, pas mbylljes hermetike, jepte shenja të hapjes...
Djaloshi simpatik voli vlera intelektuale,
shpirtërore dhe qëmtoi mjeshtërinë e shkrimit, sikurse bleta polenit të luleve.
Por, si i tillë nuk mund t`i shmangej syrit dhe veshit fantom të UDB-së. Andaj,
për ta përvetësuar ose për ta thyer moralisht, a për t`ia ndërruar kahen
përcaktimit shpirtëror një talenti, i cili dita - ditës piqej në zjarrminë e
përvojës dhe, njëkohësisht i shtohej rebelimi në përballjet me mynxyrat e
ambientit shoqëror; politika po ia ofronte kushtëzimet dhe grackat, duke iu
vardisur trusnitë dhe përgjimet...
Në këtë mjedis politik, kur censurohej çdo gjë
shqiptare, Alushin filluan ta ftonin në “biseda informative”.
Ai pas diplomimit në gjimnaz vendosi të studionte
Shkencat Politike në
Alush Canaj ishte tip ambicioz. Tipa të këtillë
kur nuk i përmbushin qëllimet e paravëna, edhe jetën e vet e gjykojnë me
fatalitet.
Në çastin e një krize shpirtërore, enigmatike për
opinion, më 15 shkurt 1972, në momentin e vetmisë, kishte pirë helm, aq sa
brenda një nate t`i jepte fund mundimshëm jetës, pengut djaloshar të saj, simpatiku
Alush Canaj.
Ai la zbrazëti në brezin e shpresave... Si
djalosh, si karakter me humor e mahi e fshehte të keqen dhe aspektin tragjik...
Sidoqoftë, si poet vërtet ishte premtues.
Alushi iluzionet e mendësisë së rrethit të vet, i
përjetoi shumëfish më thellë se sa pasuesit e gjallë të tij.
Valsi
i ngjyrave gazmore
Shkrimtari Avdush Canaj mblodhi shkrimet e
mbetura, kryesisht të publikuara të vëllait, Alushit në të përkohshmet letrare
– artistike, që botoheshin në Prishtinë dhe në Shkup: në “Pionieri”, “Rilindja
për fëmijë”, “Gëzimi”, “Fatosi” e gjetiu. Vjershat dhe
tregimet kanë vitet e botimit.
Në vëllimin e vetëm të titulluar “Vals veror”,
publikuar në Prishtinë, në edicionin “Zëri”, më 1992, përfshihen
shkrimet në poezi dhe prozë të botuara gjatë viteve 1965 – 1972.
Lëndën poetike në vëllimin “Vals veror” e
përbëjnë tre cikle: “Valsi veror”, vjersha; “Treni i fëmijëve”,
tregime dhe “
Pothuajse të gjitha vjershat e ciklit mbizotërues
të librit “Vals veror”, kam pasur rastin t`i lexoj dhe shfletoj në
dorëshkrimin e pastër, të renditura me shije në fletoren - libër,së cilës
Alushi i kishte vënë titullin “Kangët e mëngjezit”. Madje, ballinën e
fletores - libër e pati ilustruar me ngjyra druri. Kontrastet dhe përbërës të
ilustrimit, reflektonin atmosferë që e
ngërthente agimin pranveror, larushinë verore, ngrohtësinë që sjell afër fëmisë
florën dhe faunën, gjallërinë dhe freskinë e jetës dhe, në tërësinë e kësaj tablloje
dielli me rrezet flakëruese .
Kopertina është pasqyrë e hyrjes në brendinë e
vjershave. Ilustrimet, pejsazhet, elemente të florës e të faunës, paraqesin
lidhjen organike të fjalës me pamjet e gjalla të natyrës e shpirtit njerëzor.
Te Alush Canaj nuk kam vërejtur shfaqje të
theksuar të dëshirës për të botuar libër. Dhe për të gjallë nuk nxori libër.
Libri ishte një luks dhe, jo gjithkush mund ta gëzonte autorsinë e tij.
Gjithçka në “Vals veror” është ngjyrosur
me kthjelltësi të mëngjeseve, cicërima harabelash, madhështinë e detit,
bukurinë e fluturimit të pulëbardhave mbi det, përshëndetjet akrobatike të
delfinëve... Por bardhësia e gazmores turbullohet, nxihet në vjershën e fundit
të ciklit prej shtatë sosh “
Freskisë, kthjelltësisë, joshjes të bukurisë së
jetës i kundërvihet zymtësia, gjëma e shtrëngatës, pasiguria, ndrydhja e
vullnetit djaloshar; skepticizmi në përballje me aso trajtash të mynxyrshme, të
cilat për të ishin të papërballueshme në pohimin: “Sa e pamëshirë qenka jeta...!”
Poeti i afshit të jetës penën e tij do ta ngjyej
në valsin veror të livadheve të blerta, atje ku bilbilat i bien violinës, në
këngët e zafirit, dritaret e blerimit, në kallinjtë që vallëzojnë buzë lumit,
luginës ku dreri hënën mbi brirë e mban, reve të shndërruara në qengja, orës së
kurdisur të gjelave herak, në zamaren e harabelit, në pranverën që e solli
harabelin në kopsht, në trenin e gëzimeve, në poetin sinonim i detit të
njelmët, i cili me ujin e tij shlyen vragët, në legjendën e Skënderbeut, yllit
të Arbërisë...
Në “Vals veror” ngjyrat gazmore shtrihen
gjerë e gjatë,të papenguara prej gardhit të telave me gjemba. Tema e gardhit me
gjemba ishte “lule mos më prek” për censorët. Pamjet gazmore nuk janë
oportunizmi i realitetit të poetit. Ndoshta e vërteta e realitetit do të dukej
dukshëm më e ngrysur, por ajo do t`ia stërkeqte përmbajtjen lojës gazmore të
fëmijëve. Atyre së shpejti do tu dilnin në pritë brengat...
Shpërthimi
imagjinativ i një trembëdhjetëvjeçari
Atëbotë në shtëpinë përdhese të Alushit, që fare
i ri shkruante, vizatonte, pikturonte, kridhej në imagjinatë, në pikëpyetjet
shpesh pa përgjigje të kureshtjes së fëmijëve, duke gjetur zgjidhje të
përshtatshme për ta, trajtësuar sikurse një shkrimtar me përvojë të pjekur për
qëmtime ideore – figurative, ndonëse sapo kalonte adoleshencën.
Në këso ecejakesh merrja rolin e lexuesit kritik
të shkrimeve të tija. Tumirja a mos tumirja e akëcilit varg, e akëcilës figurë,
ide a strofë, ishte përfillje e padjallëzuar e tij.
“Ëndrra” është njëri nga dhjetë tregimet e
shkurtë në vëllimin “Vals veror”. Si ky tregim, edhe nëntë tregimet
tjera, nuk janë më të gjatë se sa një faqe e gjysmë e një libri standard të
shkrimtarisë imagjinative.
Në “Ëndrra” struktura e ndërtimit artistik
është rrumbullakuar. Ndërthurja e të ndodhurës me monologun e dialogëzuar,
shfaqur përmes personazhit të frikshëm të botës së faunës, figura e
personifikimit shkrihet e motivuar, pa përshkrime të stërholluara, pa sforcim
të idesë dhe, nxjerr poentën edukative, karakteristike për procedeun e
kompozicionit të tregimit modern.
Tregimi “Ëndrra” në një faqe tekst, ka
forcë ngërthyese, shtresime të nëntekstit të fakturës tregimtare bashkëkohore,
ku poenta, porosia e vetëkorrigjimit të personazhit
Në fund të tregimit është shënuar viti 1965,
atëherë autori kishte trembëdhjetë vjet!
Pengu i djalërisë
Në vjershën “
Edhe pas dyzetë vitesh të mikut tim në amshim, më
sillet rreth koke pengu i enigmës së aktit fatal;ai akt prore enigmatik, që e
shpuri Alushin tek honi i dollisë, ku ndau jetën nga vdekja. Një enigmë e
mbështjellë me dhimbje, një kureshtje e pashuar...
Çfarë kontrasti i fortë i gazmorit dhe pesimistit
Alush?! Dhe, këtë akt suprem e bënin vetëm poetët që nuk lejuan jetën të tallej
me ta! E bënë këtë pa lejuar që jeta ta bënte
rrjedhën e përmbylljes së vet edhe: Ernest Heminguej, Sergej
Jesenini, Stefan Zweig, Bekim Fehmiu...
Le të më lejohet të pohoj, se në letrat e
shkrimit shqip, Alush Canaj shfaqej si një fenomen i pjekur para kohës së
pjekurisë së natyrshme dhe, pas qetësimit të katrahurës kombëtare në
kapërcyellin e shekullit njëzet, një grishje e ngjirur djaloshare fton...
Për çfarë na fton ajo grishje?
Përderisa dhimbja për dhimbjen njerëzore të jetë
shtytje për kultivimin e frymës e të virtyteve të njeriut, vetëm kësisoj
njerëzorja do ta shpëtojë karakterin e “homo sapiens-it” nga instinkti
shtazor.
Poeti Ali Podrimja krizën e dinjitetit njerëzor e
përjetësoi në trajtën e urtisë sarkastike: “Në jetën time aq