| E diele, 30.09.2012, 08:57 AM |
Vallja e
monopolit demokratik...
Nga Bekim Rexhepi
Sa më shumë mure qe i bëhen brenda demokracisë, ajo cenohet në kondita dhe bëhet diminutivë. Demokracia e një vendi dhe tendencat e një shtetari për ta monopolizuar atë, e varfërojnë edhe e mjerojnë gjendjen në përgjithësi të vendit.
Faktori i faktorit të askujt...
Faktori
ndërkombëtar dikur ishte dhe ndihej i shqetësuar me zhvillimet e shpejtuara në procesin
e “vetëvendosjes” në Kosovë nga ana e vet vendorëve sa i përket shpalljes së pavarësisë.
Ata më shumë i frikësoheshin reagimit të Serbisë, se sa shpalljes së pavarësisë
para kohe, dhe kërkonin qe akti i shpalljes së pavarësisë së Kosovës të ndodhte
brenda afateve të parashikuara dhe më çdo kusht të koordinohet edhe politika, e
cila do të synonte që së pari të përgatiste disa masa të mundshme parandaluese
në teren, si të mos ndodhi destabiliteti i gjendjes dhe çkoordinimi politik në Kosovë.
Megjithëse masa të tilla faktori ndërkombëtar, shikuar realisht në teren kishte
mjaftë dhe mbase forcat e KFOR-it ishin kudo dhe nga do mund të kishte përforcime
në raste të ndryshme a trazira. Të saktësojmë se ardhja e presidentit amerikan
George Walker Bush, në Shqipëri dhe fjalimi i tij që hapi mundësi dhe vetvetiu
krijojë siguri se pavarësia e Kosovës mund të shpallej menjëherë.
Fjalimi i
tij nuk përmbante kokëçarjet e evropianëve dhe nuk përfillte dilemat e mundshme
të pavarësisë së Kosovës. Tash në kronologjinë e “pavarësisë” së shpallur dhe në
sfondin e “zymtë” të njohjeve ndërkombëtare, dilema e saj është akoma akute,
ajo si pavarësi nuk mund të dali nga thonjëzat e mbi vëna nga realiteti. Realisht
edhe institucionet e Kosovës e, edhe strukturat ndërkombëtare në Kosovës, nuk
po arrijnë të realizojnë atë pavarësinë e plotë, ato argumentatë e shumtë në veri
dhe jo më pak në jugë, i qëndrojnë dhe ose i japin një trajtë të caktuar, e
cili mbase duhet ndryshuar patjetër. Patjetër sepse kjo do të stabilizonte të gjitha
dilemat e ngritura dhe do të fetishizonte idenë për Kosovën, si një gropë ku
mund rrëmihet pafundësisht.
Faktori vendor fatkeqësisht është lojalë ndaj vetvetes, i prirë qe të vendos më të tjerët për fatin e saj politik, dhe kjo prirje nënkupton se ata vet, akoma nuk janë të pjekur për vendime autonome.
Monopoli politik dhe demokracia
Demokracia
është dhe do të mbetet arkivol për monopolin. Monopoli nuk mund ti takoj
askujt, asnjë individi, asnjë institucioni shtetëror apo partie, sepse përfundimisht
është i dëmshëm. Kryeministri Thaçi, përpiqet jo më kot të sprovohet si një monopolist
i mrekullueshëm, duke zgjeruar rrjetën e tij, por harrohet se brenda një monopoli
të tij mbi institucionet e shtetit ka edhe me bedatë pole. Ai nuk monopolizon i
vetëm, sepse realisht edhe vetë është në rrjetën e madhe (konspirative)të të tjerëve,
ndërsa rrjeta e tij ashiqare nuk ka përmasa aq të mëdha. Monopolet të kujt do
qofshin, i rrënojnë afërsitë, marrëdhëniet aty ku zhvillohen. Thaçi e ka gjetkë!
Atij i përpiqet qe të ruaj monopolin mbi demokracinë në vend. Sepse duke sulmuar
në konditat e saja krijohet përshtypja se po arrihet të krijohen mure ne favor
të monopolit të tij. Sa më shumë mure qe i bëhen brenda demokracisë, ajo
cenohet në kondita dhe bëhet diminutivë. Demokracia e një vendi dhe tendencat e
një shtetari për ta monopolizuar atë, e varfërojnë edhe e mjerojnë gjendjen në përgjithësi
të vendit.
Dëshmitë e
pajustifikueshme se zgjedhjet e fundit të lira dhe demokratike në Kosovë, kanë qenë
seriozisht të shkatërruara me vjedhje dhe shantazhe të shumta, me çka komisioni
zgjedhor me disa vendime, po ashtu me duar t’lidhura ka provuar të përsëris ato, më qëllim qe
assesi të mos kontestohet rënd vjedhja dhe shantazhi. Më këto zgjedhje PDK-ja
dhe Hashim Thaçi, kanë pranuar të marrë pushtetin, të qeverisin me Kosovën. Në fakt
shumë vendime shumë marrëveshje politike të kësaj qeverie dhe të këti
kryeministri e kanë lënë vendin pa qeverisje të vërtetë politike. Gati asnjë institucion
në vend nuk mund të mbahet në këmbë pa mbështetjen e faktorit ndërkombëtar në Kosovë.
Qytetaret e Kosovës me përplot janë me nevoja jetësore, pa rrymë, pa punësim
dhe pa shërbime shëndetësore. Nuk besoi në ndershmërinë e një qytetari
shqiptar, i cili përpiqet apo mund të zgjoi rezonim të shëndosh mbi gjendjen
dhe mbi qeverinë aktuale. Mund ta pranojmë formalitetin qeverisës, por realisht
qeverisja e vërteta kanë rezonime e vendime për gjendjen dhe qytetaret, fundi
ky është roli qeverisës.
Një vullnet
më i madh demokratik i qytetarëve, domosdoshmërish se i shërben lirisë se
vendit, i dëmton synimet e shtrirjes se monopoleve. Çdo kërkesë politike për
demokratizim të vendit do të mund të quhet e ripërsëritshme, e mirëseardhur
sepse në esencë do të krijojë veprime afektive mbi monopolet. Zgjedhjet e lira
dhe të ndershme do të ishin mënyra më e mirë, e mundshme qe do të parandalojë konfliktin
direkt me çfarëdo rebelimi të dhunshëm të shtetit dhe qytetarit. Nëse i është thënë
shtetit të jetë në shërbim të qytetarëve, atëherë edhe qytetarit le ti thuhet të
tregojë më shumë vullnet demokratik, të kërkoi zgjedhje të lira e demokratike për
vendin.
Për asnjë
moment, për asnjë kohë tjetër, të mos mbahet ne pushtet një qeverisje qe ka
vjedhur dhe shkatërruar zgjedhjet e lira e demokratike në vend. Qeverisjet
antidemokratike janë mallkim për shtetet me synime civilizuese e evropiane. Nuk
i duhet Evropës një kakofoni tjetër, e quajtur Kosovë.
Është mese
e vërtetë që Evropën po e keqtrajton invaliditeti i shteteve qe shpërfillshëm
abozuan me standardet e avancuara të saja. Është Greqia, kulmi i krizës dhe janë
më shumë se disa shtete që nuk vetmjaftohen me kriza të njëpasnjëshme.