| E shtune, 29.09.2012, 11:15 AM |
Shoqata
Jetullah Islami po lën gjurmë të pashlyera në zhvillimin dhe prezantimin e Kulturës
Shqiptare në Gjermani
Nga Nue Oroshi
Në kuadër
të javëve Interkulturore të pervitshme që organizon qyteti i Kielit, e që marrin
pjesë më organizimet e tyre të gjitha komunitetet e huaja që jetojnë në këtë qytet,
ka tetë vite radhazi që pjesë e këtij evenimenti është edhe Shoqata Shqiptaro-Gjermane
Jetullah Islami. Edhe sivjet në kuadër të këtyre ditëve të kulturës që u mbajtën
që nga data 7 - 23 shtator, kjo Shoqatë u paraqit në mënyrë madhështore. Fillimishtë
me 15 shtator, me moton, Njihni ju Shqiptarët, u mbajt një manifestim dinjitoz
ku u prezentua Kultura Shqiptare në të gjitha segmentët. E, sidomos vlenë të veçohet
e dhëna, se këtu morën pjesë përfaqësuesit e të gjitha institucioneve gjermane
qoft ato politike, shkencore, kulturore etj. Ky manifestim fillimishtë u hap
nga historiani Nue Oroshi, i cili në gjuhën gjermane e bëri një përshkrim të shkurtër
historik të ardhjes së shqiptarëve në Gjermani, si dhe, në veçanti në qytetin e
Kielit. Ku tha se shqiptarët në numër më të madh në Gjermani erdhën kah fundi i
viteve gjashtëdhjeta dhe fillimi i viteve të shtatëdhjeta. Meqenëse ata
fillimishtë filluan si punëtorë krahu por me zellin e tyre të treguar në punë shumica
e tyre u avansuan në detyra përgjegjëse në vendet ku punonin, e që, një pjesë e
tyre hapën edhe firmat e tyre ku edhe u treguan plotësishtë të sukseshëm. Vala
më e madhe e të merguarve shqiptarë ishte pas viteve te nëntëdhjeta, ku kjo valë
e mërgimit përfshiu edhe shumë intelektualë të rinjë shqiptarë, e që një pjesë e
të cilëve pati suksese të konsiderushme dhe arriti që sot të punojnë në institucione
të ndryshme Gjermane si mjek, mësues, punëtor shkencorë ndërsa një pjesë e tyre
u inkuadruan edhe në politikën gjermane, të cilët dita ditës po krijojnë karrierë
të suksesshme politike.
ai, në fund,
dha disa informacione për Shoqatën Jetullah Islami, i cili tha, se kjo Shoqatë në
periudhën kohore 2004-2012 ka organizuar mbi 50 organizime të mëdha kulturore,
shkencore, muzikore, dhe që nga viti 2012 shtrihet në mbarë Gjermaninë e Veriut
dhe është Shoqata më aktive në mbarë Gjermaninë. Më pas falënderoi edhe politikën
gjermane, institucionet e ndryshme të këtij shteti për ndihmën që iu afruan
shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë, dhe në të gjitha viset e tjera etnike ku
jetojnë shqiptarët. Më pas me një fjalim shumë përmbajtësorë foli kryetari i
CDU-së së qytetit të Kielit, z Thomas Stritzel, i cili tha, se ju falënderoj për
ftesën dhë që me mundësuat që sot në mënyrë direkte të njihem me kulturën,
traditat, dhe shumë gjëra tjera pozitive që posedon populli shqiptar. Para pak
ditësh ne, me Kosovën, nënshkruam një marrëveshje përmes Ambasadorit gjerman në
Prishtinë për bashkëpunim të ndërsjellur kulturorë në qështjet e Gjuhës, Shkencës,
qështjeve Akademike, për qështje Mediatike, Sportive, Arkeologjike, si dhe të ruajtjes
së trashëgimisë kulturore, shumë prej të cilave sot do ti shofim në Filmin
Dokumentar „7 Tage Kosova“. Unë ju premtoj, se CDU-ja në veçanti, por edhe
politika Gjermane në tërësi do ta mbështetë edhe në të ardhmën Kosovën, por
edhe politikën Shqiptare në përgjithësi drejtë integrimit Evropian, përfundon z
Stritzel.
Më pas
ish Deputeti i Republikës së Shlesvig Holshtajnit z Jens Ruge, nga FDP, tha se
kjo parti do ta përkarhë qështjen shqiptare edhe më tute, e në veçanti në marrëdhënjet
e jashtme Diplomatike, pasiqë FDP e udheheqë diplomacinë Gjermane, por edhe
shqiptarët duhet të punojnë ma tepër për vetën e tyre që të bëhën pjesë e Evropës.
Kurse në emër të Partisë së të Gjelbërve përshëndeti deputeti i kësaj partie në
Asamblenë Komunale të Kielit, Sharif Rahim.
Kurse
Drejtoresha e Referatit për të huaj në qytetin e Kielit, Bergit Lawrinz, falënderoi
të pranishmit për organizimin e këtij manifestimi të njohjes dhe shkëmbimit të dy
kulturave duke thënë, se Shoqata Jetullah Islami është mjaft aktive dhe ka 8
vite që është anëtare e Forumit për të huaj, në qytetin e Kielit, dhe gjithnjë do
të ketë edhe mbështetjen tonë në të ardhmën.
Më pas,
prof.dr.Siewert Lorenzen, Kryetari Shoqatës Provieh në Gjermani, foli për disa
projekte konkrete që ka kjo Shoqatë në Bashkëpunim me profi Kosova ne sektorin
e Blegtorisë. Paraqitja e filmit „7 Tage Kosova“, nga autorët dr.Elisabeth
Sagau dhe Moses Merkle i fascionoi të pranishmit ku gjatë 45 minutash u
paraqiten detaje interesante të jetës kulturore, shkencore, arkeologjike,
fetare, ekonomike dhe shumë gjëra tjera interesante në Kosovë, -me një fjalë këtu u paraqit faqja diellore e Kosovës.
Për
disponimin e të pranishmëve me disa pika muzikore u prezentuan këngetarët e mirënjohur
Sefedin Shosholli e Bekim Berisha, të përcjellur nga mjeshtri i muzikës Fehmi
Bahtiri. Ndërsa dy poetët tanë të mëdhenjë, tani të ndjerë, Martin Camaj dhe
Ali Podrimja u paraqiten nga Fadil Jashari me një biografi të shkurtër ndërsa
nga dy poezi nga krijimtaria e tyre i lexoi z Fadil Jashari.
Por, në këtë manifestim kishte edhe pika tjera, Komplet kokteji i këtij manifestimi ishte sponzorizuare nga Firma Hakaj me pronar Him Hakaj. Ndërsa siç thuhej se në fund gjithmonë ruhej embelsira. E për këtë u kujdesën dy moderatoret e shkëlqyshme Edita Bilalli dhe Floriana Igrishta të cilat i ftuan të pranishmit që ta vizitojnë ekspozitën e Piktorit shqiptar me vendbanim në qytetin e Kielit, Visar Halili. Pikturat e Visar Halilit impresionuan të pranishmit, ndërsa ai iu spjegonte, se këto piktura ishin punuar në kohëra të ndryshme por edhe të rënda për popullin shqiptar, që përfshinte periudhën kohore prej vitit 1993. Kjo shoqatë nuk mbeti vetëm me këtë organizim, por në kuadër të këtyre javëve kulturore pikërishtë me 21 shtator u paraqit në mesin e 20 shoqatave më aktive të qytetit te Kielit me një ekspozitë fotografishë të aktivitetit 8 vjeçar të kësaj Shoqate, pikërishtë në sallat e Kuvendit Komunal të qytetit të Kielit, ku në këtë tubim përmbyllës të javëve Interkulturore të qytetit të Kielit morën pjesë me qindra pjesëmarrës, si nga politika dhe institucionet gjermane por edhe nga shoqatat dhe organizatat e ndryshme të huaja nga mbarë bota. Kështuqë, Shoqata Kulturore Shqiptarao Gjermane Jetullah Islami, po lën gjurmë të pashlyera në prezantimin e Kulturës Shqiptare jo vetëm në qytetin e Kielit por në mbarë Gjermaninë e Veriut.