| E shtune, 29.09.2012, 02:03 PM |
PESHA E FJALËS SË URTË (9)
Nga Dedë Sokoli
- O -
– O bre burrë, burrë malsie,
thinjat në kokë të paskan hije.
– O gra, nuk është bukuria por
virtyti që e bën jetën bashkshortore të lumtur.
– O njeri i mirë, njife vetveten
tënde.
– O njeri i zgjuar, laji duart
nga ai mik që shoqerohet me armiqtë e tu.
– O Perëndi; po të kisha mundësi
do të shkruaja urretjen mbi akull dhe do të prisja diellin të lindte.
– O sa mirë- me qenë shqiptarë.
– O studjues, Studjojeni
matematiken dhe mos ndertoni pa themele.
– O zë i ëmbël, sa mirë tingllon
gjuha amtore në vend të huaj.
– Opinionet nuk mund të jetojnë
nëse dikush nuk ka rastin të luftojë për to.
– Optimisti rri zgjuar deri në
mesnatë për të pare mbërritjen e Vitit të Ri, pesimisti rri pa fjetur për të
pare vitin e vjetër që po ikën.
– Ora e fundit, të gjithëve na
bashkon.
– Oxhaku le të jetë i shtrëmbër,
por tymi të dalë drejt.
- P -
– Pa atdhe nuk është e mundur që
të ketë një rregullim të njerzimit.
– Pa djalë e pa gocë rron, pa
shokë nuk rron.
– Pa djersë e pa mund, s’ke të
mirë as kund.
– Pa e shkundë dardhën, s’qet
kollaj dardha për tokë.
– Pa edukim të mirë, nuk ka të
ardhme të mirë për njerzit.
– Pa kripë nuk bëhet, pa mjaltë
durohet.
– Pa nevojë mos hap gojë.
– Pa pare, nuk hypë hoxha në
minaret.
– Pa patur një mik, asnjë të
mire nuk ja ndjejmë gëzimin.
– Pa rilindje letrare nuk ka
rilindje politike.
– Pa shëndet nuk ka bereqet.
– Pa shkollë kanë jetuar
njerzit, po pa punë asnjë.
– Pa shokun e mirë, njeriu nuk
njeh gabimet e veta.
– Padituria prodhon padituri.
– Pajë, me të vërtet e madhe
është virtyti i prindërve.
– Pak e saktë, jo shumë e
perlumë.
– Pakënaqësia është nxitje për
të përparuar.
– Paqartësisht çdo njeri mund të
flasë por qartë flasin pak.
– Paqja pa drejtësi, është thjeshtë
tirani.
– Para atij që lavdërohet s’kam
frikë, prej atij që heshtë kam frikë.
– Para se të filloni të
kritikoni të tjerët, thirrini në gabimet tuaja përsonale.
– Para se të nevrikoseni,
mëndoni për shëndetin tuaj.
– Paraja dhe miqësia e vjedhin
drejtësinë.
– Paraja e shumtë ose e komandon
njeriun ose i bëhet skllav.
– Paraja e trasheguar nuk është
njëlloj me paranë e fituar.
– Paraja është e mirë
shërbëtore, por e keqe si pronare.
– Parandalimi i sëmundjes është
më i mirë se terapia.
– Paranë nuk e han as qeni.
– Parcela e dashurisë së vërtetë
është besimi te njeri- tjetri.
– Pasionet nuk janë gjë tjetër
veçse mangë, apo virtyte të tepruara.
– Pasionet politike janë sikurse
pasionet tjera që nuk zgjasin shumë.
– Pasioni i vërtetë është i
heshtur.
– Paska gjetë tenxherja kapakun.
– Pastë ku merr, mos pastë ku
çon.
– Pastërtia morale është stolia
e Atdheut.
– Pasuria e shpirtit ta jep të
qeshurën me lehtësi.
– Pasuria i ngjanë ujit të
detit, sa më shumë të pishë, aq më shumë ke etje.
– Pasuria më e madhe për njeriun
është shëndeti dhe mëndja.
– Pasuria më e mirë për njeriun
është shpirt- mirësia.
– Pasurinë e urrejnë ata njerës
të cilët e kanë humbur shpresën- se do të pasurohen ndonjëherë.
– Pema më e ëmbël është ajo që e
mbjell me dorën tënde.
– Pemën e mbjell një, po e hanë
shumë.
– Pemën që ka kokrra, e gjuajnë
më shumë.
– Pemës shifi frutin, njeriut
shifi punën.
– Pendimi është pranverë e
mirësjelljes.
– Peni këputet aty ku është më
hollë.
– Per çdo punë, puth dorën
tënde.
– Për armikun mos fol këq por
mëndo këq.
– Për çdo pune që bën, mëndo se
ke edhe vdekjen.
– Për çdo të keqe ka dy llojë
ngushëllimesh: Koha dhe heshtja.
– Për dashuri të trënafilit,
duhet të durosh edhe gjembat.
– Për fat të mirë, ne
amerikanët, nuk jemi një qeveri që ka një komb, por një komb që ka një qeveri.
– Për femijët nuk ka çmim nderë
më të mirët se të lindin nga prind të lavdishëm e të vertytshëm dhe tu këthejnë
prindërve nderin e denjë.
– Për kohën tonë, gjërat e kota
janë të vetmet gjera të nevojshme.
– Për mësuesit pa mënd, mësuesi
nuk është fjala por të pësuarit.
– Për një dashtnore të
keqe,ndahet me një shok të mire.
– Për një dorë kashtë e vret
samari mushkën.
– Për një përson të moshuar, çdo
vënd ku është i ngrohtë, është shtepia e tij
– Për një plesht djeg jarganin.
– Për njeriun, pasuria është
mëndja dhe shëndeti.
– Për njeriun nuk ka thesar më
të madh se një mëndje që di.
– Për njeriun, shtepia është
kështjella e tij.
– Për njerzit që kanë gjuhë të
gjatë, duhet një gëshërë e madhe.
– Për syrin e një trimi, rreziku
rrezellinë si rreze dielli.
– Për të bërë një zgjedhje,
njeriut i duhet tëbëjë llogari.
– Për të ngrënë e për të pirë,
kurr mos e shit shtëpinë.
– Për të qënë e vërtetë një gjë,
duhet të këthehet në kult.
– Per tu bërë hero mjafton një
çast, për tu bërë njeri i mire duhet një jetë e tërë.
– Per xhelozinë nuk ka gjë më të
tmershme se sa e qeshura.
– Përbuzja është acidi që
gërryen dashurinë.
– Pergatitu për pleqri- sa kohë
që je i ri.
– Pergjithsisht të hollat humbin
duke kërkuar të holla.
– Perpara mëso vedin pastaj të
tjertë.
– Përpiqu të bësh e Zoti do të
jetë pranë.
– Perpiqu, kerko, zbulo, por
kurr mos u dorzo.
– Personi më i dashur nga të
gjithë njerzit eshtë babaj.
– Përtaci gjithmonë mbetet me
fukarallek.
– Përvoja është shuma e
zhgenjimeve tona.
– Përvoja të bën të lumtur, të
bën të ndihesh se ke jetuar.
– Pesë fjalë i thotë i ati,
dhjetë fjalë i thotë i biri.
– Peshku në det, tigani në
zjarr.
– Peshku qelbet nga koka.
– Pesimisti i ngjanë atij që
vështron me frikë e trishtim se si hollohet kalendari i vitit duke hequr çdo
ditë nga një fletë.
– Pi një gotë e rri me shokë, pi
një okë e rri me lope (oka = 1,5 litër).
– Pjesa më e mirë e një bukurie
është ajo që një portret s’mund ta shprehë.
– Plaga e thikës ka shërim,
plaga e fjalës s’ka sherim.
– Plaga që krijon miku nuk
shërohet kurr.
– Plaga shërohet, e keqja nuk
harrohet.
– Plakut që është fatzi, i vdes
grueja në pleqni.
– Pleqëria dhe fëmija të
shikojnë nga duart.
– Pleqeria është një tiran që,
me kërcënim vdekje, i ndalon njeriut të gjitha kënaqësitë e rinisë.
– Pleqëria fillon kur plaket
zemra dhe jo kur zbardhen flokët.
– Plëqëve do tu tregoja se
vdekjen nuk e sjell plakja por harresa.
– Pleqria është një sëmundje e
pa shërueshme.
– Pluhuri ngjitet aty ku nuk
pastrohet.
– Po deshe të hashë vezë,
kujdesu për pulat.
– Po nuk e the fjalën në shesh,
mos e thuaj as në vesh.
– Po nuk pave me sy e nuk
degjove me veshë, mos beso shumë.
– Po nuk qau fëmija, nuk i jep
gji e ëma.
– Po punove për shkollën sot,
nesër punon ajo për ty.
– Po bëre mirë i shkruhet Zotit,
po bëre keq më shkruhet mue.
– Po bëre, do të ta bëjnë.
– Po deshe të nënshtrosh
gjithçka, nënshtroja veten tënde arsyes.
– Po e humbe kur e ke, s’e gjenë
dot kur e kërkon.
– Po fole shumë, sikur xhevahirë
të thuash, kakërdhi bëhet.
– Po humbe nderin ke humbë
gjithçka, po humbe pasurinë ske humbë asgjë.
– Po i more lopes gjithë
qumshtin ngordh viçi.
– Po lakmove copën e madhe, do
humbasësh edhe copën e vogël.
– Po ma hodhe një herë të keshë
turp, po ma hodhe të dytën, të lumtë.
– Po mbolle erë, do korrësh
stuhi.
– Po mungoi macja, minjtë do të
hedhin valle.
– Po nuk e njohe hidhërimin, nuk
do ta kuptosh as gëzimin.
– Po nuk e pate të ligun brënda,
nuk të vjen nga jashtë.
– Po nuk ece, nuk pëngohesh.
– Po nuk ja don zemra, nuk
këndohet kënga.
– Po nuk mbolle, nuk ke çfar të
korrësh.
– Po nuk nxore nga xhepi, nuk
ecën muhabeti.
– Po nuk pati të marrë, nuk kanë
se çfar të hanë të mënçurit.
– Po nuk prishe nëntë, nuk i
fiton dhjetë.
– Po nuk punove në rini, do të
vuash në pleqëri.
– Po përshtyve lart, të bie mbi
fytyrë, po përshtyve poshtë të bie në gjoks.
– Po prite mënçuri prej
burakratit të zyrës, është sikurse të presësh lëmoshë prej natyrës.
– Po qe se je i lumtur, mos
kërko që të jeshë edhe më I lumtur.
– Po qe se pranon të metat e
mikut pa i korigjuar, ato bëhen tuat.
– Po s’u shemb një koder, nuk
mbushet një hendek.
– Po sa të ketë filluar njeriu
të mësojë, vjen vdekja para se të ketë fituar përvojë.
– Po shave pamjen, ke sharë
Perendinë, po shave veshjen, ke sharë terëzinë, ( rrobaqepsin) po shave
shpirtin ke share njerezinë.
– Po shave, do të shajnë.
– Po të humbi unaza, gishti ta
ka fajin.
– Po të jeshë mik i rrallë, do
të jeshë mik i dashur.
– Po të kërkosh në botë pasuri
të vërtetë, e tillë eshtë mëndja dhe nderi.
– Po të keshë një grue të mirë,
do të jeshë i lumtur, po të keshë një të keqe, do të bëhesh filozof. Në çdo
rast je i fituar.
– Po të mos kishte njerës të
këqinj, nuk do të kishte gjykatës të mire.
– Po të rrëzohesh në akull të
ankon ndokush, po të rrëzohesh në bogël- të qeshë gjithkush.
– Po u bënë të gjithë të pasur
në ketë botë, po mundimet kush ka për t’i hjekë.
– Po u martua djali, bëhet
komshi me prindërit.
– Po u more me njerës të lënë
apo të mrafshtë, shumë shpejt ke për ta pësuar prej tyre.
– Politika e keqe nuk është gjë
tjetër veç një mjeshtri e gënjeshtrës ne çastin e duhur.
– Politika është arti i brishtë
i marrjes së votave nga të s’kamurit me financimin e të kamurve duke u premtuar
mbrojtje nga njeri- tjetri.
– Politikani i mirë ka një ideal
në zemër dhe një program në kokë.
– Popullariteti është si rinia,
kur kalon një herë nuk këthehet më.
– Populli është pasuria më e
madhe e kombit.
– Prindërve po u ktheve fjalën u
theve zemrën.
– Problemet duken të përmasave
të mëdha kur njerzit janë të vegjël.
– Projektoje të ardhmen tënde
për gjithmonë me një laps.
– Proverbat janë fjali të
shkurtra, bazuar në një përvojë të gjatë.
– Provo të mos duash dikënd dhe
do të zbulosh sa të meta ka.
– Pse thonë: Eshtë e vështirë të
lëshë duhanin, unë e kam lënë me dhjetra herë.
– Psiko-analisti i vërtetë i
grave është parukjerja e tyre.
– Publiku i keq dëshiron gazeta
të këqia.
– Pula kur i vjen veza, kërkon
furrikun.
– Pulave u ka hije te kakarasin
vetëm në kotec.
– Puna i jep shkelqim rinisë
dhenderë pleqërisë.
– Puna të jep shëndet e lumturi;
ajo të mban gjallë.
– Puna të jep shendet, prandaj
ta marrim me qeft.
– Puna, largon tre vese të
këqia: mërzitjen, vesin dhe nevojën.
– Punën e përbashkët e hanë
qent.
– Punën mate me atë që korrë dhe
jo me atë që mbjell.
– Punën nuk e bën një gisht, po
e bën grushti.
– Punët ndahen edhe sipas
takatit.
– Punët tua mati me masën tënde.
– Puno sikur do rrosh njeqind
vjet, dhe ha sikur do vdesësh nesër.
– Punon inisani- han shejtani.
– Pushka vret një njeri, fjala
vret njemijë.
– Pushka e çon gjakun te
shtëpia.
– Pushka e trimit dhe sofra e
bujarit nuk gjenden bosh kurr.
– Pusho së foluri atëherë kur
sheh se ke filluar të nxehesh vetë ose ai me të cilin bisedon.
– Puthja dhe përqafimet e buta
të nënës, qullasin zëmrën e burrave.
– Pyesni nëse jeni të lumtur dhe
do të ndaloni të jeni të lumtur.
– Pyet atë që ka rënë nga fiku.
– Pyet detin sa lumenj derdhen
në të.
– Pyetjet e thjeshta janë ato më
të vështirat për t’ju pergjigjur.
- Q -
– Qan nëna për një birë, qan
shpata për një burrë.
– Qan toka për shatë, qan dhe
pylli për sopatë.
– Qari e zarari janë motër e
vlla.
– Që njeriu të jetë sa më pak
zhgenjyes, duhet të votojë për njeriun që premton diçka.
– Qellimi i artit është
kënaqsia, qellimi i shkencës është e vërteta.
– Qelqi po u thye, nuk ngjitet
më.
– Qendronte si një çetinë në
shkëmb që nuk don tua dijë stuhive.
– Qengji i urtë, thithë dy nëna.
– Qëngji që nuk ka nënë, humbet.
– Qeni është kafsha më besnike e
shtëpisë.
– Qeni leh edhe ke stani i vet.
– Qeni që han njerzit e shtëpis,
duhet vrarë.
– Qeni që leh nuk të kafshon.
– Qeni qe rrin shumë kohë në
hekura i lidhur, kur e lëshon ka rrezik që han edhe të zonë e shtepisë
– Qeni te shtëpia e vet
gjithmonë është trim.
– Qeni tund bishtin kur don me
mbajtë miqësi.
– Qepa qoftë e vjetër qoftë e
re, erë qepe bjen.
– Qepën në mëngjes haje vetë, në
drekë jepja mikut, në darkë jepja armikut.
– Qershiat piqen duke parë njëra
tjetrën.
– Qetëso gjakun e këthjello
fjalën.
– Qeveria, çka të lypin jepja,
çka të japin merrja.
– Qofshim si na dinë, mos qofshim
si jemi.
– Qytetrimi do të thotë pasurim
ndjenjash.
– Qytetrimi mbështetet mbi
edukatën e grues.
- R -
– Rakia djeg zemrën dhe xhepin.
– Rakia nuk zihet mik.
– Rakia, së pari të bën lepur,
së dyti dhelpër dhe së treti derr.
– Realiteti është një zhurmë, të
cilën arti duhet të dijë ta këthejë në harmoni.
– Reputacioni nuk fitohet duke
falur për ato që të besh nëtë ardhmen.
– Respekton i respektuari.
– Rinia dikur ikën dhe nuk
këthehet më.
– Rregulli i mirë, është themeli
i të gjitha gjërave të mira.
– Rrëna është nëna e të gjitha
të keqiave.
– Rrëna qet tym, e vërteta qet
flakë.
– Rrespekti gjithmonë duhet të
jetë reciprok.
– Rrespekto prindërit, nëse don
të të rrespektoj edhe ty yt bir.
– Rritesh vërtetë, herën e parë
që qeshë me veten.
– Rroba e vjetër mbron të renë.
– Rrofsh o babë që mëmesove,
rrofsh o bir që më dëgjove.
– Rrojtja pa nder, është vdekje.
– Rrufeja nuk bie mbi hale.
– Rruga drejt mençurisë kalon
për mes vuajtjeve.
– Rruga pa muhabet, është si
ëmbëlsira pa sherbet.
– Rrugët e dituris janë të
hidhura, por janë të ëmbla pemët e sajë.
– Ruaju nga thëngjilli i
mbuluar.
– Ruaju prej drimrit se vjen
pranvera.
---------------
Në numrin tjetër do ndiqni fjalët e urta që fillojnë me -S-T-U-V-Xh-Z-