Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Shaban Cakolli: Gjuha shqipe

| E shtune, 29.09.2012, 08:47 AM |


Shaban Cakolli

GJUHA SHQIPE

Gjuha shqipe,gjuhë nëne
gjuhë zemre,gjuhë kombi
më e mira,më e ëmbëla.më  e dëlira
më e shtrenjëta e dhuntive
që dhuratë na e dha Zoti

Me ty jam si pëllumb i lirë
më mësove të flas e shkruaj
je qëndresa më e mirë
më mbanë larg këmbës së huaj.

Me ty ndihem në mes atdheut
ku jetoj nuk ka rëndësi
në gjuhë të Terezës e  Skënderbeut
shqip unë flas me njerëz të mijë.

Ujit,shqip ku i thonë ujë
bukës,shqip ku i thonë bukë
janë tërbuar shumë armiq
këto fjalë të ëmbla me na i zhdukë

Gjuha Shqipe është vet jeta
mbi te është veç Përendia
kush se mbronë,po e ndërron me tjera
S´din çë´shtë gjuha,kombi as fëmija.