| E shtune, 29.09.2012, 09:50 AM |
KANUNI
= KODI I SË DREJTËS ZAKONORE SHQIPTARE
(2)
LEK III DUKAGJINI, LEGJISLATORI I PARË I KANUNIT
Ekskluzive nga Prof. Lutfi ALIA (MD, Ph)
- Edith Durham shkruan: "Leka Dukagjini duket se eshte nje personaliteet imponent, qe e ka influencuar shume ne popull, aq sa shprehja “keshtu ka thene Leka”, ka nje force detyruese, me shume se dhjete komandamentet e Bibles, me shume se mesimet e Islamit dhe te Kristianzmit, me shume se ligji i Sheriatit dhe te Kishes, sepse te gjithe keto qe permendem, ishin te detyruar t’i nenshtroheshin Kanunit te Leka Dukagjini. Fama e Lekes ndermjet fiseve malesore, qe e ruajne me krenari dhe nder emerin e tij, ne keto territor e ka kapercyer dhe famen e Skenderbeut”-
Kronikë, që duhet
njohur:
Shekulli V (pas Krishtit) –
Bazuar ne rrethana historike dhe legjendat e kohes, nje kronist i shekullit VII
(pas Krishtit), shkruan se ne
shekullin e V, nje tribu e Goteve, nen komanden e Duka Gentius (ose Gjini),
zbriti nga Dalmacia dhe u vendos ne Shkoder. Perandori i Bizantit Teodosio II –
i riu (Perandoria Romane e Lindjes), e emeroj Duka Gjinin si Sebastocrator,
madje i dha dhe detyren e Magister militum per Dalmacine (
Gjykatesi ushtarak). Me fuqizimin e pushtetit, Duka Gjini (Gentius), i pushtoj
te gjitha territoret ndermjet Shkodres dhe Durresit, ku dhe pershtati ligie,
rregullat dhe normat Gote, duke i
ndaluar ligjet romane dhe rregullat lokale. (emertimi Sebastocrator u
perdor per here te pare nga Aleks Kommneni, ne kuptimin si Princi August, pra
si mekembes i perandorit).
Shekulli VII (pas Krishtit) – Sipas burimeve arkivore
Raguziane, te botuara nga Makushev in "Research on the Chronicle of Ragusa",
rezulton se ne vitin 695 (pas K), prijesit Dukagjini te Albania, organizuan nje revolte kunder pushtuesve serbe, por u thyen.
Ne kete situate te veshtira, kerkuan strehim ne Raguza, por i u refuzua dhe kesisoj u detyruan te
rikthehen ne vendin e tyre e t’i nenshtrohen pushtetit sllav.
Sipas kronikes raguziane, Dukagjinet pranuan
“nenshtrimin, madje ishin te detyruar te mos ngrihen kunder
sllaveve”.
1190 – 1216. Principata e
Dukagjineve, me ne krye Duken Tanush I Dukagjini, eshte pjese integrale e
Shtetit te Arberit.
1202 – 1214. Duka Progon, i
biri i Tanush I Dukagjini, i zgjeroj territoret e principates, sidomos ne
verilindje, duke pushtuar zonat rreth lumit Fan (Mirdita).
Kryeqyteti i Principates te
Dukagjineve behet Lezha (Lissus-Alessio).
Sipas kronikave bizantine,
Duka Progon kishte dy djem Pali I dhe Leka I, te cilet ishin zoterit e
Zadrimes. Ne fund te dhjetvjeçarit te pare te shekullit XIII, principata ndahet
ne dy, Zadrima nen zoterimin e Gjergj Dukagjini (i biri i Palit te I) dhe Fani,
nen zoterimin e Tanush II Dukagjini. Te dy keta zoterinj kishun shume femije.
1210 – Ne traktativat dhe ne
nenshkrimin e paqes ndermjet Venedikut (Venecia) dhe Republikes te Raguzes,
moren pjese dhe princat e Dukagjinit, qe ishin rradhitur si aleate te
Venedikut.
1272 – 1390. Principata e
Dukagjineve, perfshihet ne Mbreterine e Arberit
(Regnum Albaniae), me mbret Karli I Anzhù. Papa Gjoni XXII i kishte
pranuar albanezet, si pasardhes natyrale te Principates te Arberit, si dhe e
njohu ligjerisht Mreterine e Arberit
Ne periudhen e Mbreterise se
Arberit, Dukagjinasit humbin trojet e Fanit (Mirdites), qe kaluan nen zoterimin
e Gulielm Blinishtit, qe ishte dhe prothosevastor i
mbretit Karli I, por ruajten zoterimet e tjera,
madje u shtrine me tej ne veri dhe ne lindje ne territoret e Kosoves.
1281 – Per here te pare
dokumentohet i shkruajtur titulli Duka (dux), "Ducam Ginum
Tanuschum Albanensem”.
1356 – Principata e Dukagjinasve,
zgjerohet ne verilindje dhe ndahet ne dy pjese:
Duka Pali II (I biri i Tanush
Dukagjini), e shtrine pushtetin ne tribut e Gashit, Krasniqes, Pejes, Prishtines, Gjakoves, Prizrenit. Kryqytet i
Dukagjinit te veriut behet Ulpiana.
Duka Leka II (i biri i Gjergj Dukagjini), zoteron
Lezhen, Zadrimen, Puken, Seliten, Zhuben, por ka humbur Mirditen.
Kryqender e zoterimeve te tij
eshte Lezha me rezidencen e dukes ne keshtjellen e Lezhes.
1390 – Principata e
Dukagjinit pushtohet nga Stefan Uroshi II Milutini,
që kishte ardhur deri në vijën Mat-Ohër, ndersa ne jug, pasi pushtuan
Greqine, turqit filluan sulmet kunder principatave te Arberise.
1393 – Dukagjinet i dorezojne
venecianeve qyetetin e Lezhes, por kane te drejte te marrin nje te treten e te
ardhurave vjetore te prodhimeve bujqesore, artizanale dhe te tregetise.
Shekulli i XV – Shenon
fuqizimin e Principates te Dukagjinasve, por dhe renien, qe perkon me pushtimin
e eger e te gjate turk, nje roberi pese shekullore.
1406 – Pali II Dukagjini
(1384-1446) dhe vellaj i tij Nikolla shpallen Princa te pare te Principates te
Dukagjinit (Principus Prioriorus), ku benin pjese Lezha, Puka, Mirdita dhe Kosova.
1410 – Ne Ulpiana, lindi
Aleksandri III (Leka) Dukagjini, djali i vetem dhe princi trashegimtar i Palit
II.
Nena e Lekes eshte e motra e
Arianit Komneni. Leka III u shkollua dhe e formoje kulturen ne qendrat me te
zhvilluara te kohes si Ulpiana, Shkodra, Raguza, Napoli e Venecia.
1432 – Princi Pali II dhe i
vellai Nikolla I, se bashku me Tanush Topia, mbeshteten Aranit Komnenin, ne
luftimeet kunder pushtueve otoman.
1433 – Nikolla Dukagjini dhe
Tanush Topia, çliruan qytetin e Danias nga pushtuesit turq. Ky aksion ushtarak
u kundershtua nga Republika e Venedikut, qe kishte bere marrevshje me
Guvernatorin turk te Shkodres,
per te sulmuar Dukagjinasit.
1444 – Pal dhe Nikolla
Dukagjini, hyjne ne Lidhjen e Arberit te Lezhes. Ne mbeshtetje te Skenderbeut
mobilizojne 5000 malesore dhe e shoqerojne Skenderbeun ne Kruje.
Ne betejen e pare te Lidhjes
se Lezhes kunder turqeve ne Torvjoll, marrin pjese dhe repartet e
e Principates te Dukagjinasve
te komanduar nga Nikolla Dukagjini.
1446 – Vdes Pali i II
Dukagjini. Ne vend te tij vjen i biri, Leka III Dukagjini.
1447 – Leka Dukagjini
martohet me Teodoren, motra e vogel e Gjon Muzakes te Beratit. Nga kjo martese
nuk paten femije. Pasardhesit e familjes te Dukagjini in Itali dhe ato qe u
vune ne sherbim te Perandorise Turke, ne fakt jane femijet e adaptuar nga Pali
dhe sidomos nga vete Leka III.
1452 – Ne nje takim ne
Durres, Leka Dukagjini pajtohet me Skenderbeun.
1454 – Breksamus, mik i
ngushte dhe diplomati i Leka Dukagjinit, perfaqeson Skenderbeun ne oborrin e
mbretit
Alfonso te Napolit. Ne nje
marrevshje miqesie te nenshkruar nga Breksamus, mbreti Alfonsi i akordon Lekes nje pension prej 300 dukate.
1458 – Turqit pushtojne
Prizrenin, qe ishte qendra tregetare dhe kulturale e Principates te
Dukagjinasve.
1459 – Turqit pushtojne dhe
shkaterrojne Ulpianen, qe ishte kryeqendra e Dukagjinasve ne Kosove.
1458 – 1481. Leka Dukagjini
ndertoi disa keshtjella te reja e
rindertoje dhe rifortifikoj keshtjellat ekzistuese ne thellesi te zonave malore te
prinicipates. Gjithashtu nderhyri
energjikisht per forcimin e pushtetit lokal te malesoreve, qe
jetonin te lire ne keto zona te larta e te thella te principates. Thuhet se ne kete kohe, Leka institucialinizoj
sistemin politiko – juridik popullor, qe ne vazhdim, u konsolidua e u transmetua brez pas brezi si Kanuni i
Leka Dukagjinit.
1461 – Perflitet se Leka
Dukagjini kishte kerkuar te lidhte nje aleance, ose me sakte te bente nje
marrevshje me turqit, per te mos u sulmuar. Kjo nisem u kritikua rende nga Papa
Piu II, madje e kercenoj Leken se por te bente kete veprim te gabuar, do ta
çkisheronte.
1463 – Papa Pio II nderhyne
per te dyten here, per pajtimin e Skenderbeut me Lek III Dukagjinin.
Pas ketij takimi, Leka
Dukagjini krijoj lidhje te ngushta me Skenderbeun dhe behet pjestar aktiv i
aleances kunder turqeve te formuar nga Skenderbeu, Dozha i Venedikut dhe
Cernoviçi i Malit te Zi.
1464 – Papa Pali II, me nje ferendae
sententiae, e çkisheron Leka Dukagjinin, duke e akuzuar se ishte pak i
frymezuar nga feja kristiane. (Autore te huaj mendojne se çkisherimi ishte i
lidhur me vete Kanunin, qe kishte kodifikuar dhe shpallur Leka ne trojet e
Principates te Dukagjineve).
1465 – Gjate betejes te
Sfetigradit, Leka Dukagjini, me nje nderhyrje te guximeshme, i shpetoj jeten
Skenderbeut, qe ishte i rrethuar nga nje grup i madh ushtaresh turq.
1466 – Lek Dukagjini dhe
Nikel Moneta, komanduan 13.000 ushtare shqiptare dhe fituan betejen me Ballaban
Pashe Badera.
1468 – Leka Dukagjini
komandoj ushtrine shqiptare ne betejen e madhe e te eger kunder turqeve ne
Shkoder.
Leka e fiton betejen, duke i
shkaktuar demte te medha pushtuesve turq.
17 Janar 1468 – Vdes Zoti i
Arberise, Gjergj Kastrioti - Skenderbeu. Arberia vajtonte humbjen e prijesit.
Lidhja e Arberit humbi kapedanin dhe ekuilibrin. Leka i III Dukagjini tentoj
t’i mbante te bashkuar princat e Arberise, madje u vu ne krye te rezistences
kunder pushtuesve otoman.
1477 – Leka Dukagjini
komandoj ushtrine e Arberit ne mbrojtje te Krujes, i rrjeshtuar ne vijen e pare
te luftimeve, ku mbeti i plagosur rende.
1478 – Pas nje rezistence te
gjate e heroike, ra Kruja. Turqit i masakruan ne mas roberit dhe banoret e
Krujes.
1479 – Shkodra ra ne duart e
pushtuesve turq. Ata pak luftetare qe shpetuan, u falen nga turqit dhe u lane
te lire te largohen me varkat nepermjet Bunes (nje pjese e madhe shkuan ne
Venecia).
1479 – Eshte viti i
fatkeqesive te madhe. Pasi rane dy qytetet e fundit te rezistences Kruja dhe
Shkodra, Albania u pushtua dhe u vu nen diktatin e pushtetit te Sulltanit.
Vendiku firmosi pushtimin e
Shqiperise nga Perandoria Otomane.
Leka Dukagjini, i braktisur
dhe i tradhetuar nga venedikasit, u terhoq ne malet e pjeses veriore te Principates se tij, ku bashke me malesoret
besnike, vazhdoi rezistencen kunder pushtuesve.
1481 – Dokumentohet shfaqia e fundit publike e Lek
Dukagjiniit, ne nje udhetim ne Raguza, me deshiren per te krijuar nje aleance
te re kunder pushtuesve.
Sipas gojedhenave te malesise, Leka i III Dukagjini,
para ketij udhetimi, mblodhi nje kuvend, ku beekoi lirine e popullit dhe
domozdoshmerine e çlirimit e Arberise dhe mallkoi pushtuesit turq.
1481 – Ne kete vit vdes Aleksander (Leka III) Dukagjini, trashegimtari i fundit i Principates se madhe dhe te vjeter te Dukagjinasve. Gojedhenat thone se u varros ne nje kishe te Malesise se veriut, por deri tani nuk eshte gjetur asnje dokument, qe te tregoj me preçizion vendin e varrimit
Leka ishte prijës i shkolluar
Leka i III Dukagjini eshte figure historike komplekse.
Shume kronista e historiane te mesjetes, kane shkruar pa rezerva per
kete komandant trim e te mençur (saggio condottiero), madje pa rezerva mund te
themi se renditet si figura e dyte pas Skenderbeut. Paralel me keto vleresime
te dokumentuara, renditen dhe gojedhenat e popullit tone, qe e kane ngritur ne
legjende jeten dhe vepren e Lekes.
Nuk duhet te harrojme se Leka
ishte prijes i shkolluar, luftetar e komandant trim, por dhe legjislatori i
pare i Kanunit te Arberise dhe kjo eshte arsyeja bindese, perse populli e quan
me emerin e tij, madje dhe kane kaluar mbi 550 vjet dhe askush nuk ia mohoj
kete te drejte, por e transmetoj me besnikeri brez pas brezi, deri ne ditet
tona si Kanuni i Leka Dukagjinit.
Historiaanet i kane kushtuar
vemendje te veçante figures te Leka i III Dukagjini.
J. G von Hahn shkruan: “Leka
Dukagjini eshte Zoti i ketij vendi e njekohesisht dhe legjislatori i tij. Ai ka
kodifikuar Kanunin, pra ka shkruar dispozitat ligjore, rregullat e normat, mbi
bazen e te cilave, ky popull jeton edhe sot, jo vetem ne zonen e Dukagjinit,
por ne te gjithe popullaten malesore ne veri te lumit Drin, madje ky popull
quhen Lekë, ne nderim te Lek Dukagjinit,
qe e kane hero kombetare”.
Edith Durham shkruan:
"Leka Dukagjini duket se eshte nje personaliteet imponent, qe e ka
influencuar shume ne popull, aq sa shprehja “keshtu ka thene Leka”, ka nje
force detyruese, me shume se dhjete komandamentet e Bibles, me shume se mesimet e Islamit dhe
te Kristianzmit, me shume se ligji i Sheriatit dhe te Kishes, sepse te gjithe
keto qe permendem, ishin te detyruar t’i nenshtroheshin Kanunit te Leka
Dukagjini. Fama e Lekes ndermjet fiseve malesore, qe e ruajne me krenari dhe
nder emerin e tij, ne keto territor e ka kapercyer dhe famen e Skenderbeut”.
Ne librin “L'Albanie et
l'invasion turque au XV Siècle”, Paris - 1937, historiani Athanas Gegaj
shkruan: "Nuk ka dyshime, se Leka ishte nje nder pjestaret me te njohur te
familjes Dukagjini. Ai ishte shume energjik dhe i forte fizikisht. Kishte
luftuar under turqeve. Leka Dukagjini kishte aftesi organizzative dhe ndofta
ishte ekspert i legjislacionit te asaj
kohe. Te gjithe princat e Arberit, e kane njohur dhe pranuar Kanunin”.
Shtoj, se jo vetem kaq, por
populli e ka njohur e transmetuar nder brezni me emerin e tij.
Historiani Turk Sülejman
Külçe, ne librin “Osmanli tarahinde Arnavutluk” (Izmir 1944) shkruan:
“Ligjet zakonore, normat morale e sociale te Kanunit te maleve Shqiptare, jane
kodifikuar nga Leka Dukagjini dhe jane ligje drokoniane”.
Whitaker shkruan “Leka ishte personazh historik, madje
mund te konsiderohet nje gjysem hero i tradites shqiptare. Here
tregohej i ashper, here mik i Skenderbeut. Leka kontribuoj ne rilindjen e
ndjenjave kombetare shqiptare dhe ishte pjesetar aktiv i luftes under turqeve,
duke u shnderruar ne simbol te krenarise popullore. Leka mbetet ne kujtesen
popullore per vepren e tij ssi legjislator”.
Aleksander (Leka) III
Dukagjini (1410-1481) ishte bashkekohes i Zotit te Arberise Gjerrgj Kastrioti
Skenderbeu (1405-1468). Historia i njeh te dy si princa trashegimtar, qe moren
fronin drejtues te principatave: Leka princi i principates se madhe te Dukagjinit
ne vitin 1446 (pas vdekjes te atit Palit) dhe Gjergji, ne Principaten e
Albanise ne vitin 1443 (pas vdekjes te atit Gjonit, i cili nga viti 1407 njihej
nga venezianet si “Dominus Satis Potens in Partibus Albaniae”).
Principata e Dukagjinasve
perfshinte Shkodren, Malesine e Madhe, Kelmendin, Pultin, Puken, me kryeqender
Lezhen, si dhe Kukesin, Tropojen, Plaven, Gucine, Gjakoven, Pejen, Prizrenin,
Prishtinen, me kryeqender qytetin Ulpiana. Principata e Dukagjinit me portin e
ShenGjinit, mbante lidhje tregetare me Vendikun, Mbreterine e Napolit dhe me
Raguzen.
Principata e Albanise, kishte
si kryeqender Krujen dhe perfshinte Dibren, Matin, Martaneshin (Kunavia),
Çermeniken, Tomadhea (Shen Gjergji), Kurbinin, Tiranen, Durresin dhe
keshtjellen e Rodonit ne breg te Adriatikut. Porti i Durresit ishte pika
kryesore e komunikimit dhe e mardhenieve tregetare me Mbreterine e Napolit e te
dy Siqilive, me Vatikanin, me Venedikun dhe me Raguzen.
Leka i III Dukagjini, ishte
shkolluar dhe formuar me kulture humaniste te Rilindjes Europiane. Kishte kryer
studime ne Venecia, Napoli, Roma, Raguza, Shkoder dhe Ulpiana, ndersa Gjergj
Kastrioti kishte studiuar artin ushtarak
ne Stamboll e kishte bere nje karriere te shpejte e te shkelqyer si ushtarak,
ne oborrin e Sulltan Muratit.
Kur u themelua Beselidhja e
Arberit ne Lezhe ne vitin 1444, moren pjese aktivisht dhe princat e Dukagjinit,
fillimisht Pal Dukagjini e me pas i biri Leka III Dukagjini, qe luftoj perora Gjergj Kastriotit.
Pas vdekjes Gjergjit (1468),
princi Leka i III Dukagjini, mori komanden e ushtrise se Arberit, pikerisht ne
fazen me te veshtire te rezistences antiosmane dhe vazhdoj te luftoje deri ne
diten e fundit te jetes te vitit 1481.
Kronistet dhe historianet
Tivarasi, Dhimiter Frangu, Marin Barletti e Gjon Muzaka, qe ishin bashkekohes
te Gjergjit dhe te Lekes, me pas G. Biemmi, M. Sarroki, S. de Muratori etj etj,
si dhe historianee e shkrrimtar te vonshem si Athanas Gegaj, Fan Noli, Naim
Frasheri, Sabri Godo, Aleks Buda, Kristo Frasheri etj, e kane prezantuar
princin Leka Dukagjini, si nje kapedan trim, bashkeluftetare dhe mik i Gjergj
Kastriotit.
Megjithate, mund te them se
si kronistet e asaj kohe dhe shkrimtaret e vjeter e te rinj, kane qene pak
doreshternguar ne pershkrrimet e figures se Lekes, duke e lene pak sa ne hije,
pasi te gjithe te rinje e te vjeter, ishin te perqendruar e te magjepsur nga
figura e madhe e heroit tone kombetar Gjergj Kastroti. Nderkohe, vlen te
theksohet se disa historiane te huaj e ndonje i rralle ne trojet e shqiptareve,
ashtu dhe ndonje shkrimtar, e kane perfolur dhe e kane denigruar figuren e
Lekes, duke e prezantuar si kundershtare i Gjergjit, madje ne veprat e tyre nuk
e kritikojne as Pontifikatin, as mbreterite europian, qe nuk e krijuan
koaliconin anti turk, duke e lene popullin tone te vetem e te brakttisur ne
fatin e tij.
Ate qe nuk e bene kronistet,
historianet dhe shkrimtaret e beri populli, mentoret anonim popullor, qe e kane
ngritur ne piedestal, madje e kane mitizuar, si figure e shquar e histroise te
mesjetes te Arberit. Populli e don dhe e nderon Gjergjin si princi trim, si
kapedanin e shquar, madje e identifikon me Shen Gjergjin, ndersa Leka Dukagjini
populli yne e trajton si princi engjellor, si mentor, personifikim i te
drejtesise, legjislator i te drejtes zakonore te Arberit, qe e la trashegim
popullit ne Kanunin, qe i sherbeu per ruaajtjen dhe mbrojtjen e identitetit
kombetare te popullit tone. Per keto merita, populli yne, qe kur u shpall e
drejta zakonore e Arberit e ne vazhdim per 6 shekuj, e njeh me emerin e tij,
Kanuni i Leka Dukagjinit.
Kanuni i Lek Dukagjinit, u aplikua me forcen e tij vepruese, jo vetem ne Principaten e madhe te Dukagjinit, por dhe ne Kosove, ne Nente Malet e Gegenise, ne te gjithe Dibren, ne Toskeri, ne Laberi dhe ne Çameri, pra ne te gjitha trojet e banuara nga shqipetaret. Kanuni asht ruajtur me dashuri e besnikeri dhe ligiet, rregullat e normaat e tij, jane zbatuar me korrektes nga populli shqipetare, duke i sherbyer per organizimin e jetes shoqerore, te ekonomise dhe ne veteqeverisjen e jetes ne male.
Dimensione të figurës
së Lekës
Gjergj
Kastrioti, Leka Dukagjini dhe princat e tjere te trojeve te Arberit, i kishin
propozuar Vatikanit dhe mbreterive europiane, te krijonin nje aleance kristiane
kunder armikut te perbashket, Perandorise Osmane. Ne disa letra derguar Papes
Pio i II, Gjergj Kastrioti i shkruante ne menyre te perseritur:“insieme
dobbiamo difendere le radici cristiane dell’Europa” (se bashku te mbrojme
rrenjet kristiane te Europes). Keto thirrje e propozime te Gjergjit,
rane ne veshe te shurdhet, pasi Europa u tregua egoiste, mendoj vetem per
interesat e saj. Populli yne mbeti i vetem duke, luftuar heroikisht per 25 vjet
ne mbrojtje te lirise, por dhe te Europes.
Rezistenca
heroike 25 vjeçare, qe perballoj me shume sakrifica fushatat ushtarake te
Perandorise Ottomane, me pas sherbeu si nje frymezim per levizjet patriotike e
çlirimtare te shume vendeve te Europes. Poeti francez A. d'Aubingé, ne
vepren "Les tragiques",
i propozon popujve europiane t’i kepercejne e t’i lene menjane ndarjet mes
tyre, pur te bashkohen e te bejne pajtim te pergjithshem, duke zbatuar si
shembull 'modelin Albania ne vitet 1444 – 1479,
kohe kur mbizoteroi mençuria dhe trimeria e Mbretit Skenderbe, kesisoj
ai hodhi parullen: "Imitez Skenderbeg" (te imitojme - te bejme si Skendrbeu). Ne shekujt XVI – XIX,
shumica e shkrimtareve si Barletti, Biemmi, Longfellow, Ronsard, Montaigne, K.
Marlow, M. Sarrocchi ecc, e evokojne rezistencen tone kunder turqeve, si
inspirim, si thirrje per te ndgritur popujt ne lufte per liri e pavaresi.
Kronistet, historianet e
mescete, i jane dedikuar me pasion vepres te Skenderbeut, Lek Dukagjinit,
Muzakeve Arianiteve, Mojsi Golemit,
tradhetise te Hamzait etj, i kane evidencuar vlerat e gabimet e tyre, por nuk
kane guxuar te kritiokjne Republiken e Vendikut (Serenenissima), e cila nuk u
bë nje aleate besnike e albanezeve.
Vendiku perfitoj nga
Beselidhja e Lezhes dhe nga resistenza antiturke e ushtrise te Arberit e
komanduar nga Gjergj Kastrioti e jo vetem kaq, nderhynte ne prapaskena e
intriga i shtynte njerin kunder tjetrit pricat e Arberit, madje shpesh i kane
perdorur per interesat e tyre tregetare dhe politiko-ekspansioniste, (si veproj
me Drishtin dhe Danjen), per t’i shkeputur nga aleanca me Gjergj Kastriotin dhe
kur nuk i a arrinte qellimeve i shpallte armiq te kristianzimit, si veepruan
kunder Leka Dukagjinit, qe disa here u be preja e politikes perçarese te
Venedikut.
Kur Venediku e ndjeu nga afer
rrezikun turk e pasi dorezoj disa nga keshtjellat ne Egje dhe ne bregun e detit
Jon, atehere u afrua me Beslidhjen e Arberit dhe i shpalli lufte Turqise, por
kjo ndodhi vone, vetem ne vitin 1463, pra per 23 vjet luajti rol te dyfshte,
here kunder lidhjes se Arberit, si ishte rasti kur Dukagjinet e çliruan qytetin
e Dania nga pushtuesit turq, qe u kundershtua nga Republika e Venedikut, e cila
ne prapaskene kishte bere marreveshje me Guvernatorin turk te Shkodres, per t’i
sulmuar dhe pushtuar trojet e Dukagjinasve.
Pas viti 1463, Vendiku u
rradhit me forcat e koalicionit, pra me Skenderbeun dhe Cernoviqin e Malit te
Zi e me pas dergoj disa ndihma ne armatime dhe repartete ushtaresh (mercenare),
qe u vune nen komanden e Lek Dukagjinit. Ne kete periudhe, vendikasit nuk i
kursyen komplimentat dhe levdatat per Lek Dukagjinin, per trimerine e tij dhe
aktet heroike (gesta eroiche), per krah Gjergj Kastriotit.
Aleanca me Venedikun vazhdoj
rreth 15 vjet, deri ne fund te vitit 1479, kur Serenissima firmosi me Sulltanin
armepushimin dhe i a dorezoj Arberine pushtuesve turq. Nga ky vit, kronistet
dhe historjanet nuk shkruajne me per Leken e III Dukagjini, Vatikani dhe
Venediku e harruan dhe braktisen, por ai vazhdoj te luftoje deri ne fund te
vitit 1481, vitin kur vdiq, pasi u kthye nga udhetimi ne Raguze.
Miti i Leka Dukagjiniit jetoj
ne shume shekuj, duke inspiruar ndjenja patriotike ndermjet malesoreve, qe nuk
e nderprene kurre rezistencen ndaj fushatave ushtarake te perandorise turke, qe
per te shuar rrebelimin e malesoreve, kreu fushata te egra raprezaljesh, deri
ne shfarosje ne mase te fshatareve e te familjeve te tyre. Leka mbeti perhere
ne kujtesen e popullit si kavalieri trim e bashkeluftatre i Gjergj Kastriotit,
si legjislaori i pare i te drejtes zakonore shqipatre, qe i u a la trashegim
bashkeatdhetareve te tij dhe qe e ruajten me besnikeri deri ne ditet tona.
Populli yne e shnderroj ne legjende vepren e princit Lek Dukagjinit, ne nje mit te vertete, duke e bere te pavdekshem.
Ne kete shkrim kam
perdorur emerin Albania, Arberi, pasi ne shekujt X – XVIII, ky ishte emeri i
vendit tone, si rezulton ne te gjitha dokumentat dhe korespondencat e kohes.
Emeri
Shqiperia, dokumentohet per here te pare ne vitin 1702, i shkruar ne
parathenien e fjalorit Italisht – shqip te hartuar nga misionari Francesko Maria
da Leçe, ku shprehet tekstualisht“ Këte dikcionar oh
Shqipët?r i dashun, e shkrova jo për zotin? tande, qi di m? fort se unaj vetë
për vetëher….”
----------------------------
(Vazhdon në numërat e ardhshëm)
-Për ZemraShqiptare, nga redaktori ynë në
NJ, USA Zeqir Lushaj-