| E enjte, 27.09.2012, 06:03 PM |
Popullin
shqiptar e ka zanë mallkimi i vetvetes
-me patjeter, na duhet pajtimi-
Nga Selim M. Nëngurra
Kur ishim
të vegjel, mbaj mend se vëllau im Ibrahimi ishte shumë lazdran dhe xheloz. Zihej
me mue e me motren per asgja dhe kjo irritonte nanën shumë. Ajo e shkreta e
ngarkueme me hallet e jetës , me varfninë në shpinë shpesh humbte kontrollin
dhe na rrafte, të treve. Besa kishte zakon të na mallkonte dhe nese iknim mbaj mend se mallkimi ma i madh i saj
ishte; -hej loke ju qoftë Zoti njanin ku len e tjetrin ku praron...Kur në mbramje
uleshim rreth sofrës per të hangër darkë, ajo na largonte nga njani tjetri dhe
thoshte, -po ju shti nji bjeshkë nermejt.....
E filloj këtë shkrim me këto kujtime të nanës time dhe të mijat si femij per të fillue me nji krahasim të shqiptarve sot, se si neve si komb jetojmë dhe se si jemi anmiq të njani tjetrit.
Isha në vendlindje
diku kah mesi i gushtit këtë vit dhe në lajmet kryesore të TVSH-së ndëgjova
Kreshnik Spahiun lider i Aleancës Kuq e Zi se si në Tiranë në nji vend ku para
shumë viteve dikush paska kerkue të ndërtohet një xhami ( xhamija e madhe e
kryeqytetit ) dhe se si gurin e themelit ja paska pas vu atë botë Presidienti i
Shqipnisë Sali Berisha.
Z. Kreshnik
Spahiu në fjalimin e ti tash sulmon Sali Berishen dhe e akuzon se ka mashtrue
popullin dhe qe 20 vite pengon ndërtimin e xhamisë në atë vend. Unë jam
simpatizues i PD-së së Shqipnisë, ama Sali Berisha disi më ka irritue per shumçka
deri atë ditë kur ndëgjova islamistin aspak patriot Kreshnik Spahiun se si thotë
se Sali Berisha paska pengue të ndërtohet xhamija në Tiranë.
Tash prap
e due dhe konsideroj Berishen shqiptarë të mirë nese asht e sakt ajo që llomotitke
Kreshnik Spahiu. Aferim Sali Berisha dhe turp të të vijë o shqipfolsi i shitun
te Turqia e Erdoganit zhurmagjiu Kreshnik Spahiu se a po të duket se pak kemi
xhamija por po don ti edhe tjera. A nuk e din ti Kreshnik Spahiu sa jua kemi pa
" hajrin " xhamijave neper shekuj ?!
Unë tashma
di se as nuk na duhen xhamija e as kisha, por neve na duhet PAJTIMI. Nuk na
duhen këto levizjet me plot gojen patriotizem si ALEANCA KUQ E ZI e UNIKOMBI,
por neve na duhet PAJTIMI.
Percjell lajmet rregullisht, lexoj shtypin e ndryshem rregullisht dhe asht tmerruese se si nuk kalon asnji ditë e Zotit e të mos jen vra mesatarisht nga 5 shqiptarë në tan shtetin nga dora e shqiptarit, e shumëhere edhe nga dora e vëllaut a ma të afërmit.
Andaj unë
si shqiptarë, si qytetar i zakonshem i këti rruzulli kerkoj dhe apeloj, lus
me perkulje deri në tokë të gjithë shqiptarët e mirë dhe ata nuk janë pak por
jan shumicë që ti lajm anash angazhimet e tjera qofshin edhe ato patriotike si
ideja e Bashkimit të trojeve shqiptare, sepse jam shumë i sigurt se edhe po na
lejuen krejt bota të bashkohemi nga Preveza deri te Molla e Kuqe, neve nuk na
duhet gja as ai bashkim as ai shtet. Neve duhet së pari të bajm gjithçka per tu
pajtue mes veti, duhet të ndalet kjo hata e tmerrshme e VËLLAVRASJEVE, duhet të
ndalet gjakmarrja dhe hakmarrja.
Unë jam shumë
i sigurt se neve si popull kemi mundësi dhe kemi resurse e metoda që ta ndalim
këtë të zezë që na percoll nëper breza dhe sot jemi të vetmit në Europë që drejtësinë
e marrim në duart tona dhe nuk respektojmë ligje as kushtetutë të shtetit. Neve
per tu hakmarr shpesh po thejm edhe BESËN që dikur ishte e shejt dhe e
pacenueshme per neve si popull.
Këtu do propozojë disa metoda të ndalimit të gjakmarrjes dhe vrasjeve mes shqiptarve:
Të perforcohen
ligjet dhe vrasësi të denohet me vrasje po atë ditë që ai ban vrasjen.
Të ngriten
Priftën e Peshkop shqiptarë si dhe lider të tjer të besimeve tona dhe ti
shkishrojnë ata që vriten mes veti dhe familjet e tyne, këta të besimit islam të
i leqitin dhe ti izolojnë ne dekë e festa vrasësit dhe vrasësit per gjakmarrje.
Këta
aktivistë të të gjitha këtyne Aleancave dhe forumeve të tjera Patriotike që po
reklamohen , ta pushojnë at aktivitet se asht thjesht një UTOPI ajo që ata kerkojnë
e reklamohen , dhe nese dojn që vërtet ta ndihmojnë ATDHEUN dhe kombin le të dalin
në teren dhe të shkojnë e ti vizitojnë familjet në bela, të bisedojnë me to, tu
bajn atyne presion dhe ti detyrojnë të pajtohen mesveti. Më thoni ju lutem,
cili lider shqiptar beri nje nderhyrje per pajtim ne trevat shqiptare?! Asnjeri!
Kujtojeni
kohen kur rinia shqiptare në Dardani, në fillim të viteve 90 të shek. të kaluem dhe pas asaj levizjeje
rinore ju bashkangjiten Profesoret e mirënjohur Anton Çetta, Zekeria Cana,
Bardhyl Çaushi e sa e sa të tjerë dhe per nji kohë të shkurtër u paten pajtue
mbi 1200 gjaqe. Po sot?
…!
Leni
andrrat per bashkim o njerëz se qebesa më duket se mes shqiptarve duhet të futet
një bjeshkë e tanë, se perndryshe neve bahemi copa mes veti.
Nese nuk
pajtohemi e merremi vesh mes veti, duhet me na çue Zoti njanin ku len dielli e
tjetrin ku perendon.
Sa e mirë
ishte kjo thanje ( mallkim) i nanës time që besa, edhe na gjeti ne te vertetë Se
vertetë ashtu na erdhi puna. Ishim kater fëmijë të saj dhe asnjani nuk jetoj as
nuk jeton afer tjetrit. Gjat luftës kaluen 10-15 vite as pa u pa nder veti.
Po kam frikë se neve na zuni mallkimi i nanës dhe padyshim se edhe popullin shqiptar e ka zanë mallkimi i vetvetes se jemi anmiku ma i madh i vetvetes.