| E merkure, 26.09.2012, 05:52 PM |
Në Fokus
RTK-ës
QERDHE E KORRUPSIONIT
A duhet të ekzistojë RTK-ja ? ! Dhe nëse po, ç‘farë RTK-je na duhet
Nga: Ramiz DËRMAKU
Jo rastësisht
mediet konsiderohen si arma më e fuqishme pas bombës atomike. Qeveria jonë në mënyrë
të sofistikuar po bënë përpjekje titanike për ta shtrirë kontrollin në të gjitha
mediet, natyrisht, jo duke ushtruar dhunë direkte, por duke i vënë në pozita
gazetarët më” besnik” të tyre dhe duke i infiltruar ndonjë gazetar aty ku nuk
ka ndikim. Nuk ka dyshim se shoqërisë sonë demokratike i nevojitet televizioni
dhe radioja publike të cilat e bëjnë transmetimin direkt të seancave
parlamentare (kur ato janë të hapura për publikun), të mbledhjeve të komisioneve
dhe mbledhjeve të Qeverisë, si dhe të konferencave eventuale për shtyp menjëherë
pas atyre seancave apo mbledhjeve. Kjo garanton që qytetarët të mund të jenë të
informuar për të marrë vendime të informuara. RTK-së në emisionet e drejtëpërdrejta
shikueseve – popullit po i servon njerëz të cilët nuk janë të dëshirueshëm për
familje
t e tyre
e mos të flasim për popullin. Luftimi i krimit të organizuar, korrupsionit dhe
pasurisë së paligjshme, duhet të ketë bazë ligjore dhe të luftohet nga të gjithë,
e sidomos nga shtypi, mediat e shkruara dhe ato elektronike.
Dinamika
e jetës që sot është prezente edhe në trojet shqiptare shpesh nuk të jep mundësi
që të jesh në rrjedha dhe ngjarje të ndryshme që ndodhin sidomos në mjetet e
ndryshme të informimit. Në Republikën e Kosovës ka aq shumë mjete të informimit
të shkruara, vizuele dhe faqe interneti sa që njeriut i duhet shumë kohë e lirë
që disi të i përthekoi vetëm disa nga këto burime informative e që në realietet
thuaj që të gjitha janë venë në dispozicion një klani politik dhe Institucional
pra PDK-së. Nëse vërtet shikohen me realitet dhe me qëtësi mjetet e informimit
athere vie në konkludim se kemi të bejmë me një diktaturë dhe komunizëm tipik të
kohrave të kaluara enveriste-titiste, ku vërtet çdo gjë është e kontrolluar nga
një grup i interesit të llojit të caktuar.Qëllimi i një transmetuesi publik është
që t’iu shërbejë nevojave dhe të mirës publike. Për ta përmbushur mandatin e
tij, është e nevojshme që të
garantohet
pavarësia e transmetuesit publik, përmes udhëheqjes pluraliste dhe të paanshme.
E, kontrolli mbi media, thuhet përgjithësisht në traditën informative, i
ndihmon qeverisë t’i fshehin gjurmët e krimit të organizuar dhe krimit ekonomik.
Kur flasim për RTK, pa hamendje mund të themi se ky nuk është më televizion
publik. RTK-së. Televizion publik e quajnë vetëm gazetarët-et e sajë. RTK- së nuk
është televizion publik, privat e asë shtetëror, shtrohet.., pyetja, i kujt është?!
Nëse doni ta dini kush është Radio Televizioni i Kosovës.., themi se ai është faqja
e zezë e Kosovës. Në një shoqëri të zhvilluar dhe demokratike në një shoqëri
pluraliste, mediumet elektronike pra edhe televizioni janë faktorë i rëndësishëm
në ndertimin, unitetin, funksionimin dhe zhvillimin e shtetit dhe demokracisë. Pra
si në çdo shtetë edhe tek ne mediumet; radio, televizioni, gazetat, luajnë rol
të madhë në ndertimin dhe zhvillimin e
një shteti,
ato luajnë rol edhe në unitetin e popullit, në zhvillimin e proceseve
demokratike, në anën tjetër gjykojnë dhe dënojnë dukurit negative;
Korrupsionin, rrenën, familjarizmin, karierizmin, demagogjitë, miton, etj. RTK-së
akoma edhe sot është në duart e ndyta të; majtistëve, leninistëve, marksistëve,
të socialistëve, nanoistëve, të hijenave socialiste, dhe të PD-këistëve.Kjo është,
pak a shumë, ajo që më së shpeshti dëgjohet kur të diskutohet RTK-ja në Kosovë.
Ose të paktën kjo dëshirohet të thuhet nga ata që diskutojnë. Aktualisht, në vendin
tonë, situata në këtë fushë, jobefasisht, lë shumë për të dëshiruar në të gjitha
nivelet. Por, si rëndom në diskutimet publike tek ne, më shumë merremi me
pasojat sesa me shkakun. Në këtë rast, shkaku është ekzistenca e Radio
Televizionit të Kosovës (RTK) në përmasat aktuale, kurse pasoja është politika
redaktuese, kualiteti i programeve apo profesionalizmi
i punëtorëve
të RTK-së, ose edhe kontratat e përfolura si të dëmshme për RTK-në dhe
taksapaguesit. Prandaj, ne duhet ta shtrojmë një pyetje edhe më fundamentale: a
duhet të ekzistojë RTK-ja dhe nëse po, çfarë RTK-je na duhet? Si ta qujmë RTK-së,
televizion publik kur në emisionet e tij qendrore i jepë hapësirë Bedri
Islamit, (i cili derdhë lotë krokodilli) majtisti dhe emigranti, i edukuar në shkollat
e Enver Hoxhës. Shoqëria e sotme në Kosovë (por edhe në diasporë) është thuajse
në një krizë të thellë morale , materiale dhe politike që në dukje të parë të bënë
të mendosh se sherimi i sajë do kerkojë goxha kohë e mund. Sot si kurrë më parë
jemi dëshmitar të tendencës për të manipuluar me të vertetën, ku shpifja eshtë shëndrruar
në instrument politik për ta denigruar dhe shantazhuar kundërshtarët politik,
dhe në anën tjetër përmes shpifjes dhe interpretimit të ngjarjeve në periudha të
ndryshme kohore. Kosova ndodhët në një situatë delikate, e sfiduar në veri nga
Serbia me struktuarat paralele dhe me instrumentalizimin e minoritetit serb
duke mos e njohur autoritetin kushtetues dhe politik të Kosovës, dhe po ashtu
ku vet shteti është kapur keq nga nga një klikë sunduese mafioze dhe ngërqet e
shumta gati në të gjitha sferat që e karakterizojnë jetën e qytetarit dhe
funsksionimin e shtetit, e vetmja gjë që është duke orvatur ta bëjë partia
sunduese, është shpifja dhe shantazhimi për të gjithë ata të cilët marrin
guximin për të kundërshtuar këto grupe të cilat jetojnë në Kosovën e pasëluftës.
Për ta larguar vëmendjen e opinionit nga gjendje e mjerë në të cilën po kalonë Kosova,
partia sunduese (PDK) përmes mediave të kontrolluara nga ideolog majtistë, siq
ishte rasti më eklatant kur butaku, karieristi, enveristi, leninisti, Bedri
Islami, na mbante “leksione” nga studioja qendrore e RTK-es e cila është shëndërruar
në nj
ë teatër
kukullash, në ekranet e të cilit defilojnë njerëz të korruptuar, njerëz pa
karakter thënë shkurtë njerëz që mbi të gjitha kanë vu interesin personal.
RTK-së në
emisionet e drejtëpërdrejta ajo po i servon popullit njerëz të cilët nuk janë të
dëshirueshëm për familjet e tyre e mos të flasim për popullin.
Luftimi i
krimit të organizuar dhe pasurisë së paligjshme, duhet të ketë bazë ligjore dhe
të luftohet nga të gjithë.
Dinamika
e jetës që sot është prezente edhe në trojet shqiptare shpesh nuk të jep mundësi
që të jesh në rrjedha dhe ngjarje të ndryshme që ndodhin sidomos në mjetet e
ndryshme të informimit. Nëse vërtet shikohen me realitet dhe me qëtësi mjetet e
informimit athere vie në konkludim se kemi të bejmë me një diktaturë dhe
komunizëm tipik të kohrave të kaluara enveriste-titiste, ku vërtet çdo gjë është
e kontrolluar nga një grup i interesit të llojit të caktuar. Prandaj, ne duhet
ta shtrojmë një pyetje edhe më fundamentale: a duhet të ekzistojë RTK-ja dhe nëse
po, çfarë RTK-je na duhet.
Punuar me
23.09.2012