Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Rrustem Geci: Britmat e Preshevës

| E marte, 25.09.2012, 04:46 PM |


Rrustem Geci

Britmat e Preshevës

Jam degë  e Mollës së Kuqe
jo luginë, po krahinë e gjerë
jam  Shqipëria  e  zvogëluar
dhe një flamur me Kosovën

Si të jetoj nën terr  të  serbit
nën duart e tij të përgjakura
më sheh  sa  jam  zvogëluar
për çdo ditë jam e  burgosur

Në këtë  tokë  me  Preshevë
me Bujanoc  dhe  Medvegje
Presheva  këtu  i   ka  varret
të rënët e të gjitha kohërave

O  ti  që  flet  krejt  ndryshe
Jam degë e Mollës së Kuqe
Kosovë është emëri im!Dhe
Shqipëri është Presheva, hej!...