Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Remzi Salihu: Poezi nga Paul Kersten

| E marte, 25.09.2012, 05:44 PM |


Paul Kersten

KËNGA E MBRËMJES
 
E do të bjerë terri mbi ujë
e do të bjerë terri mbi mal
 
Në ëndërr
gjarpri
do ta ruajë pasurinë
 
Në kopshtin e hënës
do të bjerë borë
nga divi i përgjumur
 
Lulja është e frikësuar
Lulja kërkon qetësi
 
DITA ME DIELL
 
Ne e lyejmë
qiellin
me lule

KËNGË
 
Në vendin mjegullor banojnë yjet
në vendin mjegullor luajnë engjëjt

Topi im është yll
topi im është shigjetë
topi im ngjitet mbi flatrat e engjëjve
 
Andej kërce në mjegulla
topi im
 
LOJA

Djallin e kemi lënë
të vallëzojë në shishe
Ne i shkelim
mbi njëmijë aerostate
 
Loja laradashë
ecën përpara
gëzimit
 
(Kur
kam qeshur
për të fundit
herë?)

Përktheu nga gjermanishtja: Remzi Salihu