Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Enver Gjergjeku: Femnës së mbyllun

| E hene, 24.09.2012, 05:27 PM |


Enver Gjergjeku
 
FEMNES SË MBYLLUN

 
Ty motër n`burgun shekullor
T`valvitet si fantazmë hija
E trupit, e T`zezën kunorë
Mbi kokë ta vuni robnija.
Per hirë "Kalasë së nderit"
Të hudhen në mes të ferrit.
 
Me çarshaf t`zi t`kan mbulue,
vesh si pllumb me pupla korbi.
Athue nga syni me t`shpëtue
E nderë mos me t`cenue robi?
Po perdja e zezë që e mban nderin,
M`sa ujt që sipër mban hekrin.
 
Kala nderi asht lirija
E njeriut, puna e gëzimi
Në votër, ku edhe ditunija
Shëndrit si diell shkëlqimi.
E jeta rrethue me mur,
Asht "liri" e gjarpnit nen gurë.
 
Shih qysh jetën plot me gëzime
E kalojnë sot shoqet tueja;
Bashk me mashkullin në ndërtime
Ka rrokë librin edhe grueja,
Penden, kazmen lopatën,
Për jetë t`re  t`punojë dhe natën.
 
Si mundesh motër me durue
Kët fyemje që as zogu s`e duron?
Ditët ma të bukura me i numrue
N`rini, që jeta vetëm njiherë ta dhuron.
N`vuejtje fshan e psheretin,
Derisa agimi te ti po mbrrin!
 
Ti moj, që me shekuj që shkrryhesh
Ne pluhunin e ligjit famëkeq,
Me vrull n`hakmarrje të shfryhesh
Mbi prangat e lidhun nyneq.
Botën e re, të drejtat gëzoji,
Vendi me ty përpara të shkojë!
 
Marr nga "GJURMËT E JETËS " 1964
Per ZSH e solli
Selim Nengurra