| E shtune, 22.09.2012, 11:44 AM |
Krijuesit
shqiptarë në revistat rumune
Nga Baki Ymeri
Nuk
është hera e parë kur shkruajmë për këtë subjekt. Fjala është për një subjekt
fisnik që dëshmon të vërtën se botuesit rumunë na duan dhe i hapin shtyllat e
revistave të tyre edhe për vlerat shqiptare, që nga revistat e para rumune
(Curierul Romanesc dhe Gazeta de Transilvania të viiti 1885, që e prezantuan
fisnikërisht Naum Veqilharxhin dhe Abetaren e tij), e deri në ditët tona, kur
vetëm brenda dy-tre muajve të fundit, dhjetra revista të këtij vendi i japin
piroritet edhe shpirtit shqiptar. Krijuesit dhe botuesit rumunë dinë ta çmojnë
tjetrin, madje edha t’i prezantojnë vullnetarisht shqiptarët nëpër revistat e
tyre, por kjo nuk don të thotë se ne nuk dimë t’u jemi mirënjohës, siç u jemi
mirënjohës edhe botuesve të revistave shqiptare dhe dashamirëve tanë.
Nuk është hera e parë kur e prekim këtë subjekt,
dhe nuk është i vogël numri i krijuesve tanë që e shohin dritën e botimit në
gjuhën rumune, jo vetëm përmes nga një vëllimi poetik, por edhe përmes faqeve
të revistave të panumërta letrare që dalin në këtë vend. Tryezën e kemi plot me
revista rumune ku defilojnë edhe krijues të tjerë, por si pasojë e krizës së
kohës po i shfletojmë vetëm disa. Kështu, revista periodike Ardealul literar që
Revista Cronica që del në
kryeqendrën e Moldovës (Jash), në numrin e gushtit (2012), boton një reçension
të kritikut Marius Chelaru kushtuar vlerave lirike të Veli Veliut,
ndërsa revista Cervantes (Nr. 3/2012), sjell një vështrim kritik të poeteshës
Patricia Lidia (“Problematika e identitetit social dhe sentimental”), ku bën
fjalë për librin më të ri të Nezir
Prokshit (Mbretëria e ëndrrave). Pason revista në kolor Nomen Artis, me
rubrikën “In Memoriam Ali Podrimja”, me një cikël poezishë, bibliografi dhe
fotografinë e autorit. Mëhill Velaj, me një portet
bibliografik dhe poezitë Ikje nga atdheu, Trokitje në derë të botës, dhe Atdheu
kërkon rezet e veta, e sheh dritën e botimit në revistën Lumina Lina / Gracious
Light (New York, nr. 4/2011). Revista Noua Provincia Corvin që del në
Transilvani prezanton në numrin e saj më të ri (shtator/2012), nga një cikël me
poezi të Kozeta Zylos, Eduard Dilos, dedë Preqit, Ilia M. Dilos, Anxhela
Dilos dhe autorit të këtij shkrimi.
Xhelku
Maksuti boton një reçension për një monografi të Don Lush Gjergjit kushtuar
Nënës Tereze, Sejdi Berisha defilon në faqet e revistës Provincia noua
Corvina, ndërsa Lucian Gruia jep një reportazh me titullin “Poezi, ide dhe
muzikë shqiptare në zemër të Bukureshtit”, në revistën Impact cultural. Revista
Constelatii diamantine, që
Fragment prezantimesh shqiptare në massmedian rumune
Fragment prezantimesh shqiptare në massmedian rumune