| E shtune, 22.09.2012, 11:10 AM |
ARBEN
MEKSI SHPIE NE TURQI “PËRPLASJE E QYTETRIMEVE”
MERR CMIMIN E NASTRADIN HOXHËS
NGA GËZIM LLOJDIA - Anetar i Akademise Evropiane te Arteve
1.
Në konkursin
botëror te karikaturës, i cili u mbajt
ne Stamboll, te Turqise, ne date 6-11 shtator, karikaturisti Arben Meksi fitoi çmimin
special me karikaturën “ Përplasja e qytetërimeve ”.
Ne
konkurs morën pjese 2476 karikaturist nga 69 vende te botes. Juria e përbëre
nga 10 karikaturist te zgjedhur nga bota, pasi seleksionuan karikaturat qe do
te publikohen edhe ne katalog, shpalli fituesit.Çmimi i madh ( Grand prize ) iu dha karikaturistit
kolumbian Omar Albero Turcios. Karikaturisti shqiptarë Arben Meksi fitoi çmimin special te jurisë.
2.
Përpara
dy vjetësh ky konkurs festoi 30 vjetorin e krijimit, ku ishin te ftuar nga nje
karikaturist për çdo shtet. Shqipëria përfaqësohej nga karikaturisti Arben
Meksi. Sivjet ishte edicioni I 32 I këtij konkursi te njohur botëror. Tema e
tij ishte e lire.
Me poshtë
po botojmë karikaturën fituese ( karikatura është e bashkangjitur )
3.
Tema
e karikaturës së Arben Meksit.karikaturisti
shqiptar një ndër zërat e rrallë të kësaj gjinie në vendin tonë shprehet se
tema e këtij konkurrimi ndërkombëtar ishte e lirë. Që do të thoshte se krijuesi
duhej ta zgjidhte vetë atë në sfondin e ngjarjeve dhe konteksteve historike e
kulturore të popujve.
Krijuesi
i “ Përplasjeve të qytetërimeve” ka paraqitur në krijimin e tij dy figura të cilët
përfaqësojnë dy qytetërime të të ndryshme
.I pari përfaqëson perëndim dhene jguhen
e karikatures Meksi ka vene Don Kishotin e veshur me prazmore dhe personazhi ka
përpara nje gotë të cilën mundohet ta çok
me kundërshtarin. Përball kemi një personazh të njohur të humorit .Nastradin
Hoxha i cili na paraqitet me pamjen e njohur të shekujve më parë. Taxhin e madh
me disa rrathë ,mustaqet dhe
mjekerr .Ky ka gjithashtu një gotë të mbushur
por gota ndodhet e mbushur por me kokë poshtë që ja zgjat kundërshtarit për ta
tokur. Është një krijim i arrirë artistikisht gjithë punim është paraqitur në dy
ngjyra. Ngjyra e zezë dhe vetëm pija në dy gota me kahje të kundërte ,njëra
lart plot me lëngë dhe tjera poshtë por edhe ajo plot me lëngë.
Ky krijim
i Arben Meksit ka bërë jurin ti jap cmimin special botëror karikaturistit
shqiptar.
Arben
Meksi ëhstë pjesmarrës në shumicën e konkurimevev ndërkombëtare ku punimet e
tij janë përzgjedhur për të konkurruar mes pjesëmarrësve nga vendet e ndryshme
të botës. Në përfudnim të konkurrimit siap traditës përgatiti një botim me
ngjyra në formë album ku vitin e shkuar përmbante 816 faqe duke
pasqyruar të gjithë evenimentin si dhe nga një faqe me shënimet përkatëse për çdo
krijim që është prezantuar në konkurrimin
ndërkombëtar të karikaturës.
4.
Konkursi
ndërkombëtar i karikaturës i kushtohet Nasreddin Hoxha Mjeshtër i madh i Turqisë.
Humoristi Nasreddin Hoxha kanë jetuar në mes të 1208-1285 në Aksehir. Nasreddin
Hoxha është arsimuar në Medresesë dhe zhvilluar veten me përpjekjet e tij. Ne
nuk kemi informacione të detajuara në lidhje me historinë e tij. Megjithatë ne
kemi shifër që ai ishte një filozof i njerëzve nga transmetimet dhe tregimet
rreth tij. Fjalët e tij paralajmërues, si intensive si farsë e tij bëjnë që njerëzit
të mendojnë mbi këtë temë theksoi ai. Hoxha ishte aq i integruar shumë me njerëzit
sa që ai nuk e ka krijuar veprën e humorit, por ai vetë ka përjetuar përvoja të
humorit vetjak. Personalitet social i N. Hoxha është i madh dhe ai ishte thelbi
i krijimit të humorit në mënyrë që për shekuj tregime humoristike e gazmore të reja
të bazuara në karakterin e tij janë prodhuar. Dhe Hoxha me figurë dhe humorin e
tij vazhdoi të ekzistonte deri më sot.
Në vitin 1973 u zhvillua një konkurs midis karikaturistëve të rinj. Ky konkurs, më vonë, kanë fituar një forum ndërkombëtar i cili mblodhi tërë karikaturisti i botës që janë në favor të paqes. Pasi ushtarakët morën pushtetin në vitin 1980 në Turqi të gjitha aktivitetet, duke përfshirë edhe konkurset u ndaluan. 8 vjet më vonë Konkursi Ndërkombëtare Nasreddin Hoxha organizohet përsëri. Karikaturistët nga e gjithë bota edhe këtë vit janë takuar për një botë paqësore dhe tolerante.