Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Demir Krasniqi: Tu ngjatë jeta

| E premte, 21.09.2012, 06:43 PM |


TU NGJATË JETA

Shumë n’ këtë jetë bëra përpjekje –
Të gjejë fjalë për përshëndetje !
Fjalë ma t’ bukur kund nuk gjeta ,
Se sa n’ shqipe:”Tu ngjatë jeta !”

N’ ag të dritës  mezi e pres –
T’ përshëndetëm :”Mirë mëngjes!”
Zhduket terri – ngadhënjen drita ,
Përshëndetëm me :”Mirë dita !”

Buzagaz në derë m’ pret ëma –
Kur e përshëndes :”Mirë mbrëma!”
Mysafiri kurrë nuk zverdhet ,
Kur i themi :”Mirë se erdhët!”

Mirë se erdhët miku i mirë –
Bukë e kripë me zemër t’ dëlirë !
T’ gjithë e kemi një dëshirë –
T’ flasim drejt e të rrimë shëllirë !

Për  ndarje s’ ka fjalë ma t’ mirë ,
Se sa fjala :”Lamtumirë!”
Lamtumirë , o miku  i shtrenjtë ,
Mirë u pafshim sa ma shpejtë !

Gjilan, më 18.09.2012. Demir KRASNIQI