| E enjte, 20.09.2012, 08:26 PM |
DHIMITËR
BERATI - DREJTORI I PARË I GAZETËS
TË QEVERISE SË VLORËS ” PËRLINDJA
E SHQIPËNIËS”
NGA GËZIM LLOJDIA
1.
Emri i
Dhimitër Beratit renditet ndër ata delegatë me atribut nga kolonit shqiptare. Është
ndër firmëtarët e aktit të shpalljes së Pavarësisë .Zgjidhet delegat i kolonisë
shqiptare të Bukureshtit. Ka firmuar aktin historik të shpalljes së pavarësisë,
me siglën “D. Beratti”, në emër të kolonisë së Bukureshtit.
a-Dhimitër
Berati ka firmën e vecantë në aktin e shpalljes së Pavrësisë të sigëluar me D.Beratti.
b- U emërua
“drejtor i përgjithshëm” në gazetën e qeverisë së Vlorës “Përlindja e Shqipëniës”
. Zgjodh anëtar i pleqësisë. Zëdhënës i qeverisë.
Delegatëtë
Kuvendit kombëtar:Kolonia shqiptare Bukureshtit: Dhimitër Zografi, DhimitërMborja,
Dhimitër Berati, Dhimitër Ilo.
2.
Disa
autorë shqiptarë kanë shkruar për koloninë shqiptaret Bukureshtit si dhe për
aktin e firmetarët e Pavarësisë kombëtare kanë bërë vlerësimin e tyre për figurën
e ndritur dhe rolin që ka pasur Dh.Berati . Në këtë kontekst Radio Vatikani bënë këtë koment:Më 15 tetor 1886
lindi në Korçë Dhimitër Berati, atdhetar, politikan e publicist. Punoi disa kohë
si mësues i gjuhës shqipe, ndërkohë mori pjesë në Kongresin e Elbasanit dhe në Kongresin
II të Manastirit. Ishte i pranishëm në Kuvendin Kombëtar të Vlorës më 1912, më pas
qe delegat në Kongresin e Paqes në Paris, përkrah Imzot Bumçit e Atë Fishtës;
para vendosjes së diktaturës drejtoi ministri të ndryshme në disa qeveri si dhe
gazetën "Përlindja e Shqipërisë".U detyrua të largohej nga atdheu nën
këcënimin e diktaturës. U vendos në Romë, ku bashkëpunoi me pjesën më të përparuar
të mërgatës dhe me revistën "Shejzat" të Ernest Koliqit.
S. Demolli
në një rajvizim serioz për figurën e këtij patrioti:Dhimitër Berati është një nga
patriotët e rilindjes sonë kombëtare, i cili së bashku me Dh.Zografin, Dh.Emanuilin,
P.Calen, S.Ilon, Th.Floqin e V. Korçën, firmosen Aktin Historik të Shpalljes së
Pavarësisë në Vlorë më 28 Nëntor 1912.Dhimitër Berati lindi në Korçë më 15
tetor 1886, ku mori mësimet e para, ndërsa studimet e larta i kreu në Fakultetin
e Shkencave Politike Administrative të Universitetit të Bukureshtit. Pas përfundimit
të këtij fakulteti përfundon aty edhe Fakultetin e Drejtësisë. Ndërkohë, ai përfshihet
në lëvizjen patriotike për mëvetësinë e atdheut të shqiptarëve të emigruar në Bukuresht
dhe në vitin 1904, zgjidhet këshilltar i kryesisë së tyre. Më 1907 kthehet në vendlindje
dhe punon si mësues i Shkollës Shqipe të Korçës, së bashku me patriotët Thanas
Floqi, Thoma Avrami etj. Më 1909, merr pjesë në Kongresin Arsimor të Elbasanit
dhe më 1910 në Kongresin e Dytë të Manastirit, duke spikatur si një ndër
veprimtarët me të shquar të lëvizjes patriotike në qytetin e lindjes.Në nëntor
të vitit 1912, Berati është një ndër organizatorët kryesorë të Konferencës së Shqiptarëve
të Bukureshtit, të mbledhur me nismën e Ismail Qemalit në hotel "Kontinental",
ku u vendos që një delegacion me në krye Plakun e Vlorës, të shkojë në Shqipëri
dhe të shpallë "Mëvetësinë" nga autoriteti i Turqisë. Në përbërje të këtij
delegacioni, si delegat i Kolonisë shqiptare të Bukureshtit ishte edhe Dhimitër
Berati, i cili së bashku me Dh.Zografin, Dh.Emanuilin, P.Calen, S.Ilon, Th.Floqin
e V.Korçën firmosën Aktin Historik të Shpalljes së Pavarësisë në Vlorë më 28 Nëntor
1912.Duke vlerësuar aftësitë dhe kontributin e tij për çështjen kombëtare,
Qeveria e I.Qemalit e dalë nga Kuvendi i Vlorës, e emëroi Dh.Beratin
kryeredaktor të gazetës "Përlindja e Shqipërisë", e cila ishte zëdhënëse
e kësaj qeverie. Më 1919, Dh. Berati shkon në Paris me delegacionin e kolonisë shqiptare
të Rumanisë, për të mbrojtur të drejtat e Shqipërisë kundër pretendimeve të shteteve
shoviniste fqinje. Në vitet 1922-'24, merr pjesë aktive në qeverisjen e vendit,
si Drejtor i Zyrës Politike në Ministrinë e Jashtme dhe më pas Sekretar i Përgjithshëm
i kësaj ministrie. Gjithashtu, përfshihet si anëtar i Komisionit të Përcaktimit
të Kufirit në Jug të vendit me Greqinë. Në vitin 1929, emërohet sërish Drejtor
i Zyrës Politike në Ministrinë e Jashtme, kurse në vitin 1934 deri 1936, punoi
si ministër i Ekonomisë Kombëtare e 1936 - 1939 ministër Fuqiplotë i Shqipërisë
në Romë.
Në vitin 1941,
Dh.Berati është ministër i Kulturës Popullore dhe zëvendësministër i Arsimit. Pas
Luftës së Dytë Botërore, emigroi në Itali.Vdiq në Romë më 8 shtator 1970.
Mbretëria
rumune më 1932 e dekoroi me medaljen “Grand Officer De La Courron Roumania”.
3.
Dhimitër
Berati jo vetëm firmëtar por është edhe drejtonjës i gazetës së qeverisë së
Vlorës :” Përlindja e Shqipëniës”.Burimet citojnë pozicionimin e DH. Beratit si
drejtonjës i kësaj gazete. Burimi i parë : U emërua “drejtor i përgjithshëm” në
gazetën e qeverisë së Vlorës “Përlindja e Shqipëniës” dhe u zgjodh anëtar i
pleqësisë. Burimi i dytë: Në këtë gazetë zyrtare fillimisht kryeradaktor ishte Dhimitër Berati.
B.Gace
cilëson: U zgjodh delegate i kesaj kolonie per ne Kuvendin historik te Vlores,
ku firmosi aktin e Shpalljes se Pavaresise Kombe-tare. Ne dokumentet e Qeverise
se Vlores, emri i tij shenohet krahas Dh. Zografos, Dh. Mbrojes dhe Dh. Ilos, si
delegat te kolonise shqiptare te Bukureshtit.2) Qeveria e Vlores e ngarkoi me
detyren e kryeredaktorit te gazetes "Perlindja e Shqipnies" dhe
sekretar te misionit diplomatik te kryesuar nga I.Qemali.
Disa të dhëna
rreth gazetës së qeverisë së Vlorës.
Gazeta e
parë e shtetit shqiptar është :Pëlindja e Shqipëniës”,botim i Qeverisë së Vlorës,nxorri
dritëzën e parë në gusht,viti 1913 deri në 26 mars 1914. Në këtë gazetë zyrtare fillimisht kryeredaktor ishte Dhimitër
Berati,kontribuoi publicisti Mihal Grameno i thirrur urgjent nga Vlora ai
mbriti aty rreth 2 dhjetorit.
4.
Publicistika
e Dhimitër Beratit.Nga autorët që kanë studiuar figurën e Dh.Beratit përmendet
atdhetar, politikan e publicist shqiptar.Ka botuar dy vëllime me titull “Shqipëria
më 1937”, të cilët shërbejnë në ditët tona si model për shkrimin e historisë së
shtetit shqiptar, shkruan Ëikipedia.
“Shënime
historike mbi marrëdhëniet e Shqipërisë me Lidhjen e Kombeve”. Shtëpia Botuese "Husi
Borshi", 2007 - 87 faqe.
Kur
emigroi nga vendi ai u vendos në Romë, ku e gjejmë bashkëpunëtor të revistës "Shejzat" të Ernest
Koliqit.
Disa
fakte të panjohura nga kërkimet tona ,gjejmë
parathënien që ai ka bërë librit “Mësimeve”
në vitin 1942 . DH.Berati shkruan për frashëllnjtë, Frashërin dhe Naimin
,poetin kombëtar kur ishte në moshë fare të njomë. Dh.Berati. Parathënia e ‘Mësimeve”.Dispatur,
15 tetor 1942.Ai shkruan:“Duke hyrë në Frashër nga udhë e Kokojkës,në fund të një
luadhi një pirg gurësh e një tufë drurësh,që rrëfejnë gërmadhën e një shtëpie,rrëzuar
20vjet më parë…Një shekull më larg nuk shquhej gërmadhë dhe as gurë sigurisht. E
ribërë është shtëpia nga themeli.Por këmbë në shekullin e XX,s’vuri asnjë nga
frashëllinjtë aty.
Duke
folur për Frashërin:60 vjet më parë, shprehet ai ishte - një qytet zotërinjsh të
pasur.Ata fitonin me harxhe në Greqi dhe Bosnje.U rrënuan kur financimet e
spahinllëkut u ndërprenë.Dhe së fundi,zbritën një nga një në emigrim.Renta e
vogël shkëmbore nuk i ushqu më.Përveç ajërit të pastër,të kthjellta mbetën
qiejt vjeshtor.Ajaz beu mbriti në Frashër në pronat e dhëna. Shtëpit,që i zuri
syri ishin disa. Mbiemrat,që mbanin shtëpit ishin Aliçikasit,Cerasit,Bregasit,Bakasit.Alicikasit.Alicikasit
kur u shtuan,populluanv Orgockën dhe Butkën.Bregasit.Bregasit formuan
Goroshianin dhe Lushnjën.Bakasit.Bakasit zbritën në Koblarë,thotë Dh.B në parathënien
e “Mesime”të Naimit.