| E merkure, 19.09.2012, 05:06 PM |
(Me
rastin e 70-vjetorit të çlirimit të qytetit të Çorovodës e të gjithë Skraparit, 5 shtator 1942.)
‘’Në Tomorr ku mblidhen retë, U mblodhën trimat me fletë.’’
Malet e Skraparit, pëllumbat e paqes të luftës së Dytë Botërore
‘’Ju
Për një botë
të re,
Lule more
trima
Që ratë për Atdhe’’
Nga Xhevahir Cirongu
Me shoferin Azir Sulati atë mëngjes të datës 5 shtator 2012, u nisëm nga qyteti i Durrësit drejt Skraparit.Telefonatat nuk reshtnin atë ditë feste duke uruar për 70 vjetorin e çlirimit të Skraparit.Një re e bardhë atje mbi majën e malit Tomorr , bënte prezantimin e parë mysafirëve të ardhur nga e gjithë Shqipëria. Lamë pas qytetin e Beratit e makina me të cilën udhëtonim , edhe ajo ecte e gëzuar në atë rrugë plot kthesa që të çon në qytetin e Çorovodës, atje në Skrapar.
Veterani i LANÇ z.Qemal Mançe
nis bisedën aty në makinë për
vitet luftarake të luftës partizane. Kujton ato vite të vështira lufte ku gjithë populli shqiptar
u ngrit në këmbë me armë në dorë kundër
okupatorit nazifashist. Syt i
lotojnë . Kujton shokët e shoqet e rënë në fushën e betejave për çlirimin e
Atdheut. Njërën këmbë e ka të plagosur në
këto beteja të stuhishme për çlirimin e
Shqipërisë. Sot ai është krenar që po
feston 70 vjetorin e çlirimit të Skraparit. Ai ka lindur në Vlush të Skraparit,por u rrit në luftën për çlirimin e Shqipërisë e
rindërtimin e saj atje nëpër kantjere të ndërtimit. Xha Qemali mban mbi supe 88 vite jete. Vetë jeta e këtij
njeriu është histori. Kur furia partizane trokiste në male e në çdo vatër të Skraparit,liria ishte pranë në gjithë Shqipërinë me kurorëzimin final të 29 Nëntorit të vitit 1944.
Por nga malet e Skraparit të datës 5 shtator të vitit 1942-it, pëllumbat jepnin
mesazhin e paqes në tërë shtetet e botës, se liria është pranë,lufta ogurzezë nazifashiste kundër
popujve po merrte fund.Lajmin e parë e dha Radio Londra,pikërisht
në këtë datë historike.
Në atë udhëtim
drejt qytetit të Çorovodës me ne ishte
edhe skraparasi ,Skënder Hito.
-Më s’fundi
erdhëm,-u dëgjua zëri i shoferit tonë. Ishte
ora nëntë e mëngjesit. Qyteti ishte zgjuar më herët atë ditë. Ngado flamujt e Kuq me shqiponjën në
mes, valëviteshin krenarë drejt qiellit të kaltër në atë qytet mes malesh. Buzëqeshte qyteti! Por më shumë njerëzit
e ardhur nga i gjithë Skrapari e Shqipëria.
Kënga e vallja oshëtinte si lumi i Osumit
e lartësohej si mali i Tomorrit. Ndoshta,liria e fituar mbi okupatorin
jo vetëm në Shqipëri,por edhe në mbarë botën
sikur ka marrë bekimin nga mali i shenjtë i Skraparit dhe i gjithë Shqipërisë
me emrin e pagëzuar ‘’Baba Tomorr’’.
Atje në lokalin
veror ose siç i thonë vendasit ‘’Kaprolli’’,pritjen e miqëve të ftuar posaçërisht për këtë ngjarje Jubilare festive të çlirimit
të Skraparit,e bënin organizatorët Bashkia Çorovodë me drejtues z.Nesim Spahiu,Kryetari
i Veteranëve të LANÇ z.Enver Naska . Në krahë të tyre ishin edhe pasardhësit
të LANÇ, Asqeri Hasa, Sefedin Met’hoxha,Luman Lame,Vesel Pinderi etj.
Një pritje
vllazërore për të ardhurit nga rrethet e
qytetet e tjera të Shqipërisë,i bënin
edhe z.Alban Dalipi, Resul Bregu,Kujtim
Lame,… një qytet i gjitë në pritje të çlirimtarëve.
Qyteti ishte gjallëruar si dikur nga ishluftëtarët e lirisë, po kështu edhe nga pasardhësit të asaj epopeje të lavdishme,,të
afërm të familjeve të dëshmorëve,të ftuarit nga rrethet, Berat, Tirana, Durrësi, Lushnja, Fieri, Përmeti,etj,
Takoheshin e përqafoheshin me mall e dhimbje,kujtonin shokët e shoqet e luftës që dhanë jetën për Atdheun. Por, edhe derdhnin lot gëzimi në këtë festë të 70-vjetorit të çlirimit të Skraparit.Më tutje,atje një foto mes shokësh,një dolli për ata që dredhën gjakun për lirnë e Atdheut.Një nënë e moshuar me emrin Kadrie Caka, përqafon me lot në sy ishbashkëluftëtarët të Heroit të Popullit, Estref Caka. Në këtë takim festiv që përkon edhe me 100 vjetorin e Shpalljes së Pavarsisë,merrnin pjesë edhe përfaqsues të politikës e të pushtetit z.Ilir Meta, deputeti i zonës z.Nasip Naço, Kryetari i Komitetit të Veteranëve të Shqipërisë z.Rustem Peçi . Dy datat historike; 28 Nëntorin 1912 e 29 Nëntori i 1944,lideri i kësaj force politike tha se do të mbeten si dy kokat e shqiponjës në flamur.
Në orën 10
të paradites u bënë homazhe e
vendosën kurora e buqeta me lule në varrezat e dëshmorëve.Po kështu,në Muzeun
Historik u bënë vizita nga gjithë pjesëmarrësit,të cilët u njohën më nga afër
me traditat historike , kulturore e atdhetare të Skraparit.Fjalën përshëndetëse
të hapjes së mitingut festiv me rastin e
70 vjetorit të çlirimit të Skraparit, e
mbajti Kryetari Bashkisë së Qytetit Çorovodë
z. Nesim Spahiu. Midis të tjerash ai tha se kjo ditë historike është e shenjtë jo
vetëm për Skraparin por për gjithë Shqipërinë.Ndërsa kryetari i Komitetit të Veteranëve
të Skraparit z.Enver Naska, foli për heroizmin e popullit të Skraparit , për djemtë e vajzat Skraparase e të gjithë Shqipërisë,
që nuk kursyen as edhe jetët e tyre për çlirimin e Atdheut,për lirinë e përparimin
shoqëror e demokratik. Nga Skrapari janë 404 dëshmorë të cilët i kujtojmë me
respekt në këtë ditë Jubilare të çlirimit
të 70 vjetorit e të 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarsisë.Heronjtë e dëshmorët
kanë vetëm ditëlindje si:Riza Cerova, Zylyftar Veleshnja, Estref Caka,Ramiz
Aranitasi etj. Komiteti i Veteranëve të rrethit
Skrapar paraqiti në këtë Jubile të çlirimit edhe librin me portrete të dëshmorëve
të rrethit.Ne mundëm të sjellim në këtë shkrim vetëm disa emra prej tyre, sepse
ata e meritojnë të gjithë si: R. Cerova, E.Caka, L.Backa, A.Kuçi, A.Jaubelli, M.Sinani, S.Satka, N.Alimadhi, F.Musaj, J.Spahiu, Q.Dosti, A.Elezi, Xh.Ago, S.Myftari, N.Mançe, F.Sula, S.
Shimi, M.Shatro, N.Bregu, K.Hoxha, J.Met’hoxha, I.Shameti, B.Aliaj, N.Gjoni, Sh.Zhuri, I.Alushani
etj.
Për
heroizmin e çetës partizane të formuar në Kulmak të Skraparit më 14 Mars të vitit
1942,si çeta e parë në Qarkun e Beratit dhe në Shqipërinë e Jugut, solli
episode heroizmi Ohran Frashëri, i cili
ka qënë qysh në fillim në formimin e kësaj çete. Kujton komandantin
legjendar Mestan Ujaniku, Komisarin Gjin Marku, partizanët, Hajdar Noka, Muharrem
Trebla, Syrja Grëmshi, Refat Gjonbabasi, Hajri Shpatanji, Xhevo Osmani, Minella
Bulka, Shaqir Kapinava, të cilët ishin të parët që formuan çetën e Skraparit, e më
von kjo çetë u rrit në numër me emra të tjerë nga krahinat e tjera të vendit.
Në këtë 70
vjetor të çlirimit të Skraparit e të 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarsisë, u
ngrit lartë si mali i Tomorrit figura
e burrit të shquar të Skraparit e të gjithë
Shqipërisë, Xhelal Koprëncka, një nga
firmëtarët e shpalljes së aktit të Pavarsisë
në Vlorën heroike në vitin 1912.
Në fund të
takimit festiv të Jubilet të çlirimit, Komiteti
i Organizatës së Veteranëve të LANÇ
të Skraparit, shpërndau edhe ‘’Mesazh mirënjohje në 70- vjetorin e çlirimit të rrethit’’. Ky evendiment
do të mbetet gjatë në memorjen e atyre që u nderuan në këtë vit Jubile të Shpalljes së Pavarsisë.
Urimet buronin nga zemra: Gëzuar, gëzuar
qofshin kudo shqiptarët që jetojnë e punojnë në Shqipëri e nëpër botë!
Atje, mbi
Tomorr retë e bardha japin mesazhe lirie e paqe jo vetëm për shqiptarët, por për
gjithë njerëzimin!
‘’Ju kish
rritur nëna
Për një botë
të re,
Lule more
trima
Që ratë për
Atdhe’’
Lavdi dëshmorëve
të Atdheut!
Lideri i
LSI-së z.Ilir Meta e Nasip Naço,deputet
i Qarkut Berat për Skraparin duke vendosur kurorë me lule në varrezat e dëshmorëve.
Çorovodë , 5 Shtator 2012.
*Lule të freskëta
për dëshmorët e Atdheut
Vizitë në
muzeun e Dëshmorëve të Atdheut.
I pari majtas,Nesim Spaho,Kryetari i Bashkisë Çorovodë,dhe i dyti djathtas veterani LANÇ invalidi 88 vjeçar Qemal Mançe.
‘’Invalidët
e Luftës janë dëshmorë të gjallë,se rastësia i ka ndarë nga vdekja’’ Viktor
Hygo
Një çast
i bukur takimi me pasardhësit e LANÇ
Asllan Refati me bashkëshorten, dhe në mes Ajli Alushani me Qemal Mançe.