Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Paul Tedeschini: Pse Jozefina e vuni shamine ne Arabine Saudite?

| E hene, 14.04.2008, 09:29 PM |


Pse Jozefina e vuni shamine ne Arabine Saudite?

Nga Paul Tedeschini

Po te ishte se Kryetarja e Kuvendit te Shqipnise zoja Jozefina Topalli do te ishte muslimane, atehere te gjithe do te thojshin se kur u takue me mbretin “AbduAll?h bin Abdual-Az?z Al Sa?d” te Arabise Saudite, ajo e vuni shamine mbi koke, sepse ajo asht muslimane.

 Mbasi ajo nuk asht muslimane; mbasi ajo nuk ka ba asnji pohim se don te bahet muslimane, dhe nga ana tjeter as vete mbreti i Arabise Saudite nuk pretendon qe ajo te bahet muslimane, atehere logjikisht del se vumja e shamise ne koke nga ana e saje nuk ka fare lidhje me besimin islam.

Nga ana tjeter fjala e urte popullore thote: “Si asht vendi bahet kuvendi”.

Pra ajo e ka vue shamine ne koke, jo se ky fakt ka lidhje me besimin islam, por sepse ne vendet arabe vazhdon zakoni, qe grate ta vene shamine ne koke dhe me te drejte kjo ka respektue zakonin e vendit.
Jozefina ne Shqipni nuk e ven shamine ne koke, sepse ne vendin tone ky zakon nuk asht ma.

kosova.albemigrant.com