| E hene, 14.04.2008, 06:25 PM |
DEKLARATË PUBLIKE NR. 8 E ZËDHËNSIT POLITIK TË FBKSH:
KOSOVA NUK KA PARVARSI PËRDERISA ATY LEJOHET TË MBAHEN ZGJEDHJET E NJË SHTETI TË HUAJ, ME EMRIN SERBI…!
Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) prej kohësh, para dhe gjatë shpalljes së Kosovës, me pompozitete dhe manipulime të rradhës, gjoja shtet të pavarur e sovran, është prononcuar dhe është përpjekur që populit shqiptar t’ia tregojë të vërtetën e hidhur, se statusi aktual i Kosovës, sipas „Pakos Ahtisari“, gjithçka mund të jetë, Protektorat i OKB-së (me emrin UNMIK), Protektorat i BE-së (me emrin EULEX) dhe Protektorat i Sërbisë, por kurrën e kurrës JO shtet i pavarur e sovran, gjë kjo që vërtetohet edhe me rastin e lejimit të mbajtjes së zgjedhjeve, qofshin këto parlamentare apo lokale, të Sërbisë në „Republikën e Kosovës“, që paraqet një rast unikal në Botë, sepse nuk kemi ndëgjuar që në një shtet të pavarur e sovran të lejohet që të mbahen zgjedhjet e një shteti të huaj, deri dje pushtues e kolonizator dhe kriminal e gjenocidal.
Kryesia Qendrore e FBKSH-së, edhe një herë rikonfirmon njërin ndër konkluzionet e Kuvendit të Dytë Kombëtar të FBKSH-së (16 shtator 2005), se Kosova para se të bëhet e pavarur e sovrane, më shpejt dhe më lehtë ribashkohet me Shqipërinë, prandaj edhe kemi kërkuar dhe vazhdojmë të kërkojmë që të gjitha forcat atdhetare shqiptare të na bashkohen sa më shpejt dhe pa më të voglin hezitim, sepse bashkimi bënë fuçinë.
Zëdhënësi Politik i FBKSH,
Gafurr ADILI.
Tiranë, 14 prill 2008.