| E marte, 18.09.2012, 05:44 PM |
Të rinjtë - e ardhmja e LDK-së
Nga Muharrem Sfarqa
Kryetarja
e FR të LDK-së e degës së parë në Prishtinë dhe anëtare e kryesisë së kësaj
dege Merita Surkishi, po realizon një vizitë disaditëshe në Gjermani. Gjatë qëndrimit
të saje në Landin e NRW-së në qytetin e
Duisburgut, ajo pati një takim të përzemërt me veprimtarët që gjenden në ballë të
strukturave të LDK-së në këtë pjese të Gjermanisë, ku nga sekretari i saj
Muharrem A. Gashi u njoftua mbi aktivitetin e përgjithshëm, sukseset dhe
detyrat që i ka parashtruar vetes anëtarësia e LDK-së e kësaj Nëndege. Ndërkaq
sa i përket të rinjve ai tha se po bëhen përpjekje për hulumtimin, njohjen dhe
evidentimin e kuadrove të reja të cilët po tregojnë rezultate të larta në të gjitha
sferat e jetës e punës në Gjermani, e sidomos në fushën e studimeve. Duke qenë se
ata tani janë pjesë e gjeneratës sonë të tretë në këtë shtet, LDK-ja shpreson
se në mesin e tyre do të gjenden kuadro që do të vihen në shërbim të së ardhmes
së Kosovës.
Nikoqirët,
nga veprimtarja e lartë e degës së parë të LDK-së së Prishtinës, e cila barti
fillimisht përshëndetjet e kryetarit të degës, z. Ismet Beqirit (i cili është edhe
sekretar i përgjithshëm i LDK-së) u njoftuan mbi veprimtarin e kësaj Dege e
cila për vite të tëra është shquar për homogjenitetin e veprimit besnik për
realizimin e programit të LDK-së në jetësimin e vizionit rugovian për liri,
pavarësi e demokraci, si rruga më e drejtë për konsolidimin dhe
funksionalizimin e shtetit ligjor të Kosovës, si bazë e realizimit të të drejtave
qytetare.
FR i LDK-së
është i vendosur për realizimin me përkushtim të programit të LDK-së dhe të gjitha
detyrave që parashtrohen nga lidershipi i LDK-së me në krye Akademik Isa Mustafën,
i cili gradualisht po ndërton platformën për kthimin e sigurte të LDK-së në pushtet
për të mirën e qytetarëve të Kosovës dhe për krijimin e kushteve për jetë te
tyre të dinjitetshme, tha zonja Surkishi.
Ajo
shprehu edhe falënderimet e saja të veçanta dhe të FR për tërë atë qe ka bërë LDK-ja
e Gjermanisë dhe mërgata shqiptare në përgjithësi, e cila ishte pjesë e
proceseve të mëdha të historisë më të re të Kosovës. Në këtë takim, ku u shpreh
pajtueshmëri e plotë për intensifikimin e bashkëpunimit të mëtejshëm, nikoqirët
nderuan zonjën Surkishi me mirënjohje për veprimtari të pakursyeshme në kuadër
të LDK-së.