| E hene, 17.09.2012, 06:03 PM |
Enver
Maloku apo dishepulli i lirisë, i Kosovës dhe fjalës së lirë shqip
Në SHEKULLIN e SHQIPNISË, 100 vjetor krenarie e dhembjeje, ka ndonjë kuptim se ku e si jetoi Enveri si fëmijë a i ri?! Jo, sepse vrasja e tij ende mbetet mister, sikur e shumë patriotëve shqiptarë në periudha e vite mbijetese të qenies shqiptare! Zbardhja e të së vërtetës për Enverin, Xhemën, Azem Hajdarin, Ali Ukajn, Kolonel Krasniqin e komandant Zemajn mbetet më shumë se vetëm detyrë SHTETI, DREJTËSIE e rendi dhe ligji. Por, me dhembje e obligim tradicional shqiptar, Liria vetëm SHQIP dhe pa asnjë kufi, takohen aty ku shekujt ngjizën njerëz JANARËSH; Gjergj Kastrioti i jep dorë Enver Malokut dhe bashkë me Ibrahim Rugovën e qindra mija krushq lirie vec shqiptare vazhdojnë ribërjen e mozaikut kombëtar: atë të bashkimit të natyrshëm!
Nga Bekim Toçani
Gazetari
e shkrimtari, intelektuali dhe veprimtari i lirisë ë pavarësisë së Dardanisë,
njeriu i fjalës shqip dhe i lirisë së shprehjes, ENVER MALOKU, 13 vjet pas
vrasjes makabre, mbetet simbol i asaj që biblikisht nisë jetë njeriu.
Ai lidhë shekujt
shqiptarë në atë që proceset dhe zhvillimet kombëtare e politike për liri e
njohin NGADHNJIM të luftës; paqësore a clirimtare. Enveri e njohu rëndësinë e
informimit, shpërndarjes së të vërtetës për Kosovën në kohën kur rrezikohej
qenia e njeriut shqiptar, ata që vriteshin, plagoseshin, rraheshin; thjesht
dhunoheshin në të gjitha dimensionet jonjerëzore deri në gjenocid klasik të mbamendjes
së një Holokausti.
Presidenti
Ibrahim Rugova shpërndante biblikisht të vërtetën për Kosovën dhe aspiratën për
liri, pavarësi e demokraci në qarqet ndërkombëtare. Enveri, ndërkaq nga krahu i
djatht (edhe si orientim kombëtar, politik dhe natyrshëm ideologjik) shpërthente
fuqishëm propagandën serbe duke informuar shoqëritë demokratike me faktografi për
dhunën gjenocidale të regjimit më të egër e barbar që bota kishte njohur përmes
politikës antinjerëzore të Milloshevicit. Ky binom, që në fakt ishte angazhim i
palodhshëm i bashkëpunëtorëve të dr. Rugovës dhe qindra mija veprimtarëve të LDK,
më së miri reflektoi edhe FJALËN e edhe TË VËRTETËN për Kosovën. Enveri bëri atë
që ndërtoi një PARAFJALË: Besimin në LAJMIN
shqip nga Kosova. Brenda vetëm pak minutash, bota alarmohej e informohej për
vrasjen e mësuesit që mbrojti nxënësin protesues, nanën që u masakrua teksa u
hiqte nga duart bishave vajzën që po dhunohej, intelektualin që rrahej deri në vdekje
sepse reflektonte dritare lirie në angzhimet editoriale.
Enveri,
me lajmin dhe fotot rrugëtoi në të gjithë botën, duke lënë pa frymë ato qendra
vendosjeje që ende nuk po mund të kuptonin dhe cirrnin mjegullën ballkanike të tragjedisë
së parashikuar tashmë. Ai, përcoi i pari lajmin për luftëtarët e lirisë. Qendra
për Informim e Kosovës, udhëhequr me përkushtim e përgjegjësi profesionale nga
Enver Maloku, u bë zëdhënës i Lirisë dhe të së vërtetës për tragjedinë e Kosovës.
Ajo krijoi hapësirë për plasimin e e përgjegjshëm të informatës për luftën e
UCK, masakrën e Familjes Jashari, vrasjen në pritë të Zahir Pajazitit dhe
torturave që po përjetonin civilët shqiptarë të Kosovës që po vritej. Enveri,
me Xhemajl Mustafën, profesor Aganin, Edin, Sebin, Safetin, Bajramin, Sabriun,
Editën dhe qindra e mija veprimtarë të LDK vunë bazat e një Agjensioni shtetëror
të lajmeve. Ai iu gëzua aq shumë lindjes së Kosovapress, përkundër që ishte
ideator i shndërrimit të QIK në Agjension të lajmeve të Kosovës dhe lirisë! Fundja
ky ishte vendim i Parlamentit të Republikës nga Zgjedhjet e dyta të lira.
Enver
Maloku, krijoi më shumë; ai trasoi rrugën drejt lindjes dhe zhvillimit të gazetarisë
së lirë dhe Lirinë e shprehjes, ajo që do ta shtyjë të pohojë një të vërtetë tjetër
të dhembshme për shqiptarët, Kosovën në vecanti.
Pas
atentatit të parë në korrikun e 1998-ës, ai do të deklarojë: “Mos u dëshproni
sepse për gjithë punën që bëjmë ndoshta i vetmi shpërblim do të mbetet
likudimi, por kam shpresë të madhe se e vërteta për Kosovën do të ngadhnjejë,
me ose pa ne”! Sikur Jusuf Gërvalla, edhe Enveri, u vra vetëm sepse punoi për
bashkimin e faktorëve politikë e ushtarak shqiptar në Kosovë. Liria nuk bënte pa porosinë e
Gjergj Kastriotit e të At Fishtës dhe heronjëve shqiptarë anëekënd trojeve
etnike Shqiptare!
E vërteta
për të cilën u vra Enveri, ngadhnjeu dhe Kosova u bë e lirë, falë të së vërtetës
që shpërndau QIK dhe Enveri, mija veprimtarë të LDK, gjakut të luftëtarëve të lirisë
dhe intervenimit të Bashkësisë ndërkombëtare nën udhëheqjen e SHBA.
Ajo u bë realitet
sepse Shqipëria natyrshëm strehoi qindra mija vëllezër nga Kosova e sa bij
shqiptarë luftuan për Kosovën e Ibrahim Rugovës e të Enver Malokut...! Ai që aq bukur e ëndërroi bashkimin shqiptar!
Ai që u vra para shtëpisë e nuk ndalej dhe pse predikoi një vdekje FENIKSI, sic
nuk mund të quhet. Sepse, kriminelët, kushdoqofshin, përgjakën edhe një JANAR,
por kot!
Enver
Maloku, u vra para shtëpisë, më 11 janar 1999. Janari mori edhe Jusufin, edhe
Gjergj Kastriotin, edhe Ibrahim Rugovën...e Liria do marri vetëm fizikisht edhe
Xhemën, Aganin, Kelmendin, Krasniqin, Azemin,
e shumë krushq shqiptarë Shqipnie në Kosovë e Shqipëri, Iliridë, Luginë e
Malësi...Megjithate ndodhi ajo që e ndjeu Enveri dhe LIRIA e Kosovës erdhi, jo
pa ATA, por ME!
Në SHEKULLIN
e SHQIPNISË, 100 vjetor krenarie e dhembjeje, ka ndonjë kuptim se ku e si jetoi
Enveri si fëmijë a i ri?! Jo, sepse vrasja e tij ende mbetet mister, sikur e
shumë patriotëve shqiptarë në periudha e vite mbijetese të qenies shqiptare!
Zbardhja
e të së vërtetës për Enverin, Xhemën, Azem Hajdarin, Ali Ukajn, Kolonel
Krasniqin e komandant Zemajn mbetet më shumë se vetëm detyrë SHTETI, DREJTËSIE
e rendi dhe ligji. Por, me dhembje e obligim tradicional shqiptar, Liria vetëm
SHQIP dhe pa asnjë kufi, takohen aty ku shekujt ngjizën njerëz JANARËSH; Gjergj
Kastrioti i jep dorë Enver Malokut dhe bashkë me Ibrahim Rugovën e qindra mija
krushq lirie vec shqiptare vazhdojnë ribërjen e mozaikut kombëtar: atë të bashkimit
të natyrshëm!
Liria e
bashkimi, përmes Bashkimit Evropian dhe Lëvizjes së lirë, nuk do të shijojë dot
pa emrin e Enver Malokut; dishepullit të Fjalës së lirë dhe Lirisë së shprehjes,
parakushti për LIRINË shqiptare dhe zhvillimin e gjithmbarshëm dhe prosperimin
e kombit si dhe krijimin e hapësirës euroatlantike për breznitë arbërore!