| E diele, 16.09.2012, 07:20 PM |
O ZOT !..
Në prag të 100 vjetorit të Pavarsisë…
Nga Fritz RADOVANI
Në dukje të pergjithshme shumë pak njerëz merren me yjet!
Gati askujt nuk i shkon mendja me pasë në shtëpi një
teleskop apo dylbi…
Kedo me pyet pse nuk i mban këto, menjëherë do të
pergjegjet “çka më duhen!?”.
Pak e aspak shtete në Botë janë marrë me yjet! Ma shumë
se Shqiptarët nuk besoj se asht marrë kush! Edhe Poeti ynë kombtar, i madhi At
Fishta, kryevepren e vet që na ka lanë në poezi “Nji lule vjeshtet”, e ka shkrue
per “yjet”...që edhe sot nuk dihet se per cilin “yll” e ka fjalen. E lexojmë
dhe në fund “çuditemi” ku i ka shkue mendja!.. Ka edhe nga ata që dijnë me i lexue
yjet... Edhe në Shqipni ka prej “tyne”... Ka ma shumë prej atyne që ja fusin
kot se gjoja e kanë lexue nder yje... e kur vjen fundi u del si thonë ata!
Kaq shumë jemi kenë të pasionuem na Shqiptarët me “yjet”
sa me marrë të gjitha vitet bashkë, nder 600 vjetët e fundit nuk di a bahen 35
vjet që e kemi pasë Flamurin tonë kombtar “pa yll”!.. O siper, o në qoshe, o
para ose mbrapa, o n’ anë e shpesh në mjedis, por pa “yll” kurrë! Edhe kur u
lidhem me Kinen, thonin se na lidhen “yjet”...
Aq per qejfë e “marak” e kishim “yllin” sa edhe kur
“disave” u pat shkue mendja me vue në mjedis të Flamurit një “Shqipe”... ju
dukte disave “sorrë” se mungonte “ylli”...
Ka prej “tyne” edhe sot! Kur pyeta një plak se pse
Shqipja ju duket “sorrë”, mu pergjegjë se: “Na njohim sorren, se Shqipen nuk e
kemi pa kurrë!”... Në fakt Até e solli Gjergj Kastrioti nga Turqia, se prej
vendeve tona porsa erdhen turqit Ajo u zhduk...
Ndoshta, pak shtete në Botë si Shqipnia perfaqsohen edhe
në Flamurin e vet me një simbol që i pershtatet emnit Tyne: “Shqipja e
Shqiptarëve”! E megjithate, askush nuk ua di per nder Atyne Burrave që jo vetem
na e lanë trashigim një Flamur Kombtar si Ky, por edhe po mundohen perditë e
“pernatë” e ma shumë me mohue edhe Emnin e Tij!
Mendoni se çka do t’ishte ba në Trojet tona, sikur mos
t’i kishte shkue mendja fare Gjergj Kastriotit me i vue Shqipes dy krena, por
ta kishte lanë vetem me “një” edhe Até të kthyeme kah deti Adriatik, se nuk po
tham “nga Europa Perëndimore”...Si duket, qyshë para 1468 Atij i paska shkue
mendja se një kokë Shqipja e ka të ngrime nga Lindja dhe as nuk ka Burrë
Shqiptar që do të mundet me ja kthye ndonjëherë nga Perëndimi!
Shumë shpejt mbas vdekjes së Kastriotit, Shqipja
“fluturoi”... iku nga Flamuri!
Edhe Shqiptarët filluen me u ba “hanë...hanë”!
Kështjellat me “hanë” e Malet prap me Shqipe!.. Vetem nder Malësorë ruhej emni
Shqiptarë!.. Qytetet e fushat ishin me “hanen”, të cilen edhe até turqit ua
ndane pergjysë...E as nuk u shkonte ndonjëherë nder mend se edhe hana do të vijë
njëditë e nuk do të shihet ma, se per fatin e “keq” shumica nuk dinin me lexue
“yllin” që kishte pranë...e që filloi me humbë “vezullimin” e vet!
Ata Burra që dinin me lexue yjet, dalluene “errësimin” e
tij në fillimin e shek.XX.
Nder Malet e Hotit ishte i pari Dedë Gjo’ Luli, që dalloi
mbi kreshtat e veta një Shqipe me krahë të hapun, së ciles Ai i dhuroi dy
djelmët e vet dhe bashkë me Burrat e Atyne Maleve kreshnike, vrapuen mbas Saj...E
Ajo ndaloi në Bratilë të Deçiqit në 1911.
Shqipja erdhi në çerdhen e vet Shqiptare! Nuk kishte
ardhë me ikë...
Kështu thonin edhe Ata që dinin me lexue “yjet”, të cilët
ikën dhe...u errën!
Me 28 Nandor 1912, prap Shqipja e Shqiptarëve në Shqipninë e Gjergj Kastriotit!
E i madhi Don Ndre Mjedja i këndonte:
Mbas téjet, Shqype, burrat flutruene
Nder male t’ reja, n’ nji lugje t’ ré:
Ngadhnjim o deken tuj lyp’ u lëshuene
T’ gjith per atdhé.
E luftojnë rrebtas: nen breshen plumbit
Qi karajfilet lëshojn’ e bershanat,
Turren, o Shqype, si rrjedha e lumit,
Trima si zanat. (Juvenilja, fq 91)
E nësa era valvitë në pafundsi pelhuren e mëndafshtë të
qendisun...Një Burrë këndoi:
“Posi fleta e Ejllit t’ Zotit
Po rreh Flamuri i Shqipnisë,
E thërret t’ bijtë e Kastriotit..” At Gj. Fishta “Hymni i Flamurit Kombtar”
Po, a mund ta shihte Këte Engjull tue rrah krahet mbi
qiellin Shqiptar Esad Pasha, Haxhi Qamili, nipi i dajes Esad, Ahmet Zogu,
komshijtë sllavë e italianë që pa kalue pak vite na e zhgarraviten Flamurin jo
me spata, jo me yje, jo me drapen, jo me faqen e zezë të veten... e deri në
vitin 1990, që e pame tue u valvitë në Rrëmaji të Shkodres...me daten 11 Nandor
1990...Gati e kishim harrue se mbi Fushen e lame me gjak Atdhetarësh të Atij Flamurit të Gjergj Kastriotit, e ka vendin
vetem Shqipja e Tij e askush tjeter!
Po a guxonte njeri me e “pastrue Flamurin nga pislleku
shekullor?”...
Pergjegjen e ka dhanë Revolta e të burgosunëve politik të
Spaçit në 1973...
Ata Burra që u pushkatuen dhe u masakruen nga komunizmi,
ku e kanë sot një “gurë” ku mund të vendoset një “Flamur pa yll” në shenjë
kujtimi!? – Askund...
Ndersa tashti në 100 vjetorin e Pavarsisë Kombtare, kur
turqit po merren edhe me “zbulime”... nuk asht çudi aspak që të “shpallin” edhe
se kur iken nga Shqipnia në 1912, kanë gjetë të shkrueme nder yjet që ka edhe
sot mbi gjoks Enver Hoxha se “mbas 100 vjetësh xhonturqit ishkomunistë kanë me
na i rikthye edhe njëherë osmallijtë aty nga viti 2008, mbas 100 vjetësh që pat
lé luciferri i terrorizmit në Shqipni...”
Edhe At Fishta e ka pasë lanë të shkrueme:
“N’ ndo’i gjuhë barbare t’ Turkestanit t’ egër
Nana Shqiptare njellë ua kishte gjumin
Nipave t’ Skenderbeut: E Atme, e doke,
E fis, e emen, t’ tana djerrë i kishin...” At Gj. Fishta,“Ditën e të shuemve”
E Burri me zhgun e konop perbel shperthen me “Një gjamë
dëshprimi”:
“O gjak i Atyne
burrave fatosa,
Që per Liri
t’ Malësisë kullove rrëkajë,
Vlo, vlo, ti
sot, që maleve u erdh sosa,
E para fronit
t’ Perëndisë me vajë
Lyp gjyq mbi
do Kaina t’ kunoruem,
T’ cilët kombin tonë po duen me e pa t’ sharruem!”