| E diele, 16.09.2012, 05:50 PM |
Faton Mehmeti
Në vendlindjen tënde
Këtyre rrugëve të Dunavëve
rininë e kalove
me punë të krahut e plot me djersë
jetën e vështirë e sfidove
bashkë me lista që rriten
u bëre Nënë
Këto rrugë gjëra sa kaloja
si hije më vije pas
sikur më tregoje me nostalgji
lojërat si fëmijë që t'i bëje
Me ca vite mbi supë
28 vjet e ca muaj
13 vjet pa ty
13 vjet pa dëgjuar fjalën tënde
Në këtë kishë ku bëje lutje
në moshën tënde të rinisë
more bekimin e uratës tënde
mbi mua hodhe vyrtytin e urtësisë
Dhimbja e madhe është e heshtur
pak vargje nuk e tradhëtojnë mallin
mos më mba inat nësë loti më tradhëton
me zemrën e fëmijut më mungon Nënë…!!!
Malli i Shqiponjës
Mbi patkojt
e kalit të Gjergjit
500 vjet pa u ndal
u lartësua krenaria jote
Ismail Bej
si feniksi të ringrit
lartësove nderin e shqiptarit
tek dy ngjyra në sfond
Shqiponja po na prinë
e hidhëruar na shikon
gjysmën e trupit e humbi
në beteja me armiqtë tanë
Kaluan plot 100 vjet
Shqiponja prapë mbeti e zezë
qan e dënes për bashkim
e vetme s’mund të marr frymë
As ngjyra e kuqe
s’e deshiron kontrastin
Ajo ngjyrë të është vjetëruar
vetëm malli mbetet i ri
në ty një ditë do bashkohemi
me gjysmën tjetër të trupit
Në vëgime të kërkoj
Vitet shtohën në kalendar
ndërsa malli në zemrën time
me zili bëjnë garën
cila bën numëra më shumë
E ndal kohën në një cast
në vëgime të mendoj
sikur krahët ke hapur përsëri
në atë përqafim të shtrëngoj
Lehtas më flisja me nostalgji
skofiare kishe mbet si dikur
gjysmën e portokallit e kishe ruajtur
se zemrat moti i kishim falur
Sdua të pranoj realitetin
se pranë meje më nuk je
bashkë me shiun do vij një ditë
në krahërorin e lagur të të mbaj në gji
Do e gris kalendarin
vetëm dy data do mbesin aty
aty jam tretur në vetmi
derisa të të takohemi përsëri