| E shtune, 15.09.2012, 08:05 PM |
Bashkbisedim mesë dy vëllezërve të një rrëjne ,gjuhe dhe gjaku-të një trungu
shekullor
“Unë nuk guxoj dhe nuk mund të hesht të kaluarën tonë, ajo do më vriste më shumë se sa një plumb vrastar...“
Nga Mustafë Shabani
Unë isha duke
bluar në kokë intervistën e filluar me Z.A.Përgegaj,dhe fjalia e tijë më
tingëllon në kokë ku do të thoshte:
“Unë nuk guxoj dhe nuk mund të hesht të kaluarën tonë, ajo do më vriste më shumë se sa një
plumb vrastar...“ derisa
Z.Ralf po lexonte autobiografin e tij,i cili mes tjerash thotë:
Krijimet dhe
krijimtaria e Z.A.Përgega adresojnë dhe prekun me mprehtësi e imagjinatë të holl e profesionale tema, që nga
realja deri te abstraktja.
Krijimtaria e tijë
shumë e larmishëme dhe shumë dimensionale nuk vjenë si diqka spontane, porëse
si nevojë shpirtërore e të shprehurit të ndjenjës përmes pikturës.
Ai në fillim do të
përdor pastelin e pastaj kalon në akryl.
Te ai dominon
ngjyra e kuqe, e cila zë vendin më me rëndësi dhe më domethënës në krijimtarin
e tijë.“
Derisa zëri i
ëmbël po depërtonte te të pranishmit e shumtë, mua edhe njëherë me tërhjekun
vëmendëjen krijuesit tanë Mal Myrtaj skulptor i nivelit botëror,A.Përgegega
pjesëmarrës të ekspozitës së sapohapur , si dhe piktori tanimë i dëshmuar Sokol Maloku, i cili kishte bërë
një rrugë të gjatë, për të
nderuar këtë eveniment me rëndësi,dhe me vlera të larta profesionale,si dhe për
të shijuar punën dhe mundin e kolegëve të palodhshëm.
„Më me ndikim dhe më me rëndësi ,është një eveniment i tillë , se sa qindëra mijëra klube ku pihet
qaj të nxehët dhe ndëgjohen këngë folklorike.“
Më thot Sokoli.
Të cilit ia pres:
„Vetëm krijimtaria e mirëfillët si kjo depërton atje ku duhet .“
Andaj kjo
punë dhe krijimtari e pashoqe , e pa zhurmë porë me një efekt të pakrahasuar në të mirë të kombit
tonë, në njërën anë, të cilën e
shoqëron një njerëzi dhe thjeshtësi dhe edukatë e kultivuar që në fëmijërin e tijë të herëshme, në
një familje të veqant dhe me një traditë të lashtë shqiptare më motivoj,
që të bashkbisedoj me këtë krijues të mirëfillët , i cili me penën e tijë të artë jo vetëm që portreton dhe pikturon
njeriun dhe heroin tonë , porëse dhe
lidh ura të reja miqësie.
Kjo do të ishte
intervista ime e parë me ndonjërin,dhe ndihem krenar, që mu dha rasti ,të kem këtë njeri
engjëll në një bashkbisedim më shumë se sa vëllazëror.
Sadoqë deri më sot
nuk i kam thënë dhe nuk i them askujt zotëri, puna dhe mirësjellja e tijë për qdo lëvdatë ,ta imponon me qdo
kusht një gjë të tillë.
Folea ime dardane.
Zotëri i nderuar ju lutem në pika të
shkurtëra na tregoni kush është Augustin Përgega???
A. Përgega: Po si qdo
njëri nga ne edhe unë kam folen time dardane ,
dhe ai është fshati
Balledrin(Doblibare)malësia e Gjakovës,
ku dhe mbarova shkollën fillore.
Derisa të mesmen drejtimin e
makinerisë e mbarova në Gjakovën time të dashur.
Që nga viti 1993 jetoj në Gjermani.
Jam i martuar dhe kam një familje me
të cilën krenohem.
Fëmijët tanë Floriani 12 vjeq dhe Rita
9 vjeqe mua dhe gruan time
na motivojnë dhe japin energji për një
punë të pandalur.
Piktura është pjesë e pandarë e jetës
sime.
Opinoni është i njoftuar me
krijimtarin tuaj të bujsheme ,
që nga fëmijëria juaj e herëshme,po na
tregoni më konkretisht ,
kur keni filluar te
vizatoni-pikturoni???
A. Përgega: Qysh në
shkollë fillore vizatimi më tërhiqëte,me kalimin e kohës
ajo kalojë në pasion,dhe piktura ime e
parë daton në klasën e pestë.
Qysh atëherë ca më thuanin që kam
talent ,dhe vazhdova kështu ,
derisa piktura u bë pjesë e pandarë e
jetës sime.
Motivi im
natyra,lumenjët,urat,liqenet.
Ndonjë përjetim të veqant në
këtë drejtim si dhe ...???
Disi krejt spontanisht dhe
përplot emocione ,evokon ato kujtime të paharruara.
A. Përgega: Isha në orën e matematikës ,dhe derisa mësuesi po shkruante
diqka në drrasë të zezë, unë po vizatoja në fund të fletores një pamje të
natyrës.
Isha thelluar aq shumë në vizatim,sa
që nuk e vërejta as mësuesin,
i cili më ishte afruar, dhe po më
shiqonëte se si vizatoja.
Më preku mbi supe dhe unë u tremba .
Ai më pyeti :
Qka është kjo?
Gjiri i Ndue Jakut( Gjiri në drite të
bardhë ) Ja prita.
Ai po më thoshte:
„Po ne kemi
matematikë apo vizatim ??“
Unë u skuqa dhe mbylla fletoren
,derisa mësuesi hapi edhe njeherë fletoren
dhe tundi kokën.
Motivi juaj asokohe???
A. Përgega: Asokohe po pikturoja natyrën,lumenjë,ura,liqene,
dhe male sikur dëshiroja të shihja dhe
pas maleve,të kaloja gardhin.
Ngjyra e kuqe është ngjyra e
flamurit të Gjergjit Kastriotit prandaj dhe më tërhjek
Motivi juaj sot??
Në krijimet tuaja dominon ngjyra e
kuqe ju lutem na e deshifroni këtë???
A. Përgega:
Pasiqë mbarova ca kurse ditore fillova
të punoj me stilin modern dhe abstrakt.
Natyrisht ngjyra e kuqe më tërhjek më
shumë,ajo është ngjyra e flamurit të Gjergj
Kastriotit
Kalorësit të kryqit i them unë e Z.
Pergega vazhdon dhe kryeheroit tonë, dhe vazhdon pa u ndalur.
Eshtë ngjyra e flamurit tonë të
shenjët, të cilin e kishte bekuar dhe
Zoti me ngjyrën e gjakut të të parëve tanë.
Andaj ngjyra e kuqe si e tillë më
kujton të parët tanë , rrënjën dhe
trungun e tyre- tonë, e cila u ujit me gjakun e të parëve tanë.
Unë nuk guxoj dhe
nuk mund të hesht të kaluarën tonë, ajo do më vriste më shumë se sa një plumb vrastar.
Ne si popull kemi heshtur edhe atëherë
kur nuk kemi guxuar të heshtim.
Unë ndërhyj e zotri Përgega më ndgjon
me vëmendje duke shtuar sa vijon:
Shqiptarët ose bëjnë shumë zhurmë për
asgjë , ose heshtin edhe atëherë kur guri
dardan fletë, e
shurdhmemecët nuk e ndëgjojnë ose nuk arrijnë ta kuptojnë.
Ka syresh të cilët ende këndojnë
këngën e gjarpërit mu sikur dje , me të cilën pretendojnë hyrjen në Europë,ka të atillë edhe pse nuk duan të ndëgjojnë këtë këngë
shurdhuese dhe monotone , duke mos
reaguar kundër altoparlantëve të kësaj zhurme tragjike , me vetëdije ose pa të bëhen pjesë e
këtijë kori bretkocash, të cilat
vetëvriten duke dashur të jen pjesë e pranverës së vonuar , dhe pa lule e freski.
Z.A. Përgega:
Po pa lule dhe freski.
Një
pranverë monotone dhe pa erë dhe aromë e cila nuk ka as jetë
dhe as
gjallëri.
Një
pranverë e tillë ku është heshtur bukuria e sajë është e vrar dhe e
gjakosur .
Prandaj
ngjyra e kuqe është e pashmangshëme
Kjo ngjyrë më jep gjallëri dhe jetë,më
inspiron, meqë me te më duket sikur
kryej misionin e engjëjve të lirisë sonë.
Ajo si e tillë është strumbullari im,
mbështetja ime, inspirimi im.
Nuk ka histori pa heronjë.
Zotëri Përgega fikson sytë te Gjergji
dhe më bëhet sikur thot.
Nuk ka histori pa heronjë apo jo ?
Atëherë kur miq tanë të civilizimit
europian shkruanin për ne , për heronjët tanë ,neve na pamundësohej qasja atje, arsyet ishin shumë të thjeshta, po u
shkollua kjo racë e zgjuar do e mbisundoj ballkanin.
Andaj këtijë populli duhej hedhur hi
syve ....
Z.Përgega hesht dhe heshtja e tijë
thot shumëqka,ajo i gjason një vullkani aktiv ,
por që rri heshtur ,për të mos
provokuar zhurmë, tek ata që nuk kan, nuk dijnë dhe njohin gjuhë dhe formë tjetër përpos zhurmës.
Mua më kujtohet fjalia e tijë ,që
heshtja është vrastare ,dhe e thyej atë duke dashur te plotsoja mendimin e tijë them sa vijon: po këtijë
populli duhej vendosur
perde para syve ose gjyzllyk aziatik ,përndryshe do ishin rreziku i ballkanit i rehatisë së tij
sipas kutit sllavoislamik
Një kuti që tradicionalisht dhe
historikisht ishte antishqiptar.
Shqiptarët u gjendën në mes
kullës dhe qekanit .
Qekani ishin sllavët e jugut ,ndërsa
kulla ata që me dhunë dhe presion të
paparë po kryenin modifikimin e shqiptarëvet ,gjë e cila po u shkonëte për shtati sllavëve .
Sa më shumë shqiptar të modifikuar aq
më pak shqiptar me rrënjë, dhe po aq më lehtë, për ti shtypur dhe tkurrur ata.
Dikur mu bë sikur e lodha dhe heshta
dhe unë .
Papritmas të dyve na mbuloj një
heshtje.
Derisa po na mundonte heshtja, ndërkohë po
lexoja mimikën e tij,
As zhurmë as heshtje por
bashkbisedim vëllazëror. e cila sikur po thoshte as zhurmë as heshtje porë
bashkbisedim dhe krejtë
spontanisht unë e pyes atë:
Nuk ka histori pa heronjë apo jo ?
Z.A. Përgega: Jo
vetëm aq porëse nuk ka as të ardhëme pa ta , prandaj as jetë të dinjitetëshme.
Për të lehtësuar bisedën tonë
vëllazore unë e pyes atë
Vitet e 90 për shqiptarët
ishin një ecje nëpër tehun e shpatës së Demokleut
Si u bë që papritmas u gjendët në
Gjermani?
Cili ishte shkaku i ardhejs
suaj , largimit tuaj këtu kur jeni aq i
lidhur me tokën dardane??
Bashkbiseduesit tim gati sa i
mbushen sytë me lot dhe fillon të rrëfej
Z.A. Përgega: Ishin vitet
1992-93,vite vërtetë të vështira, shqiptarët si popull papritmas u gjenden në një udhëkryq, gati te pakaluar,porëse duke qenë një
popull paqësor, dhe të sprovuar historikisht, dhe si bijë të Nënë Terezës qe jemi ,po hecnim nëpër tehun e
shpatës së Demokleut, të cilën na
e kishte vendos një regjim barbar dhe shfarosës, ata asokohe po virteshin me kroatët me të cilët kishin të njëjtën
gjuhë , poashtu po vriteshin me boshnjakët ,me
të cilët jo vetëm gjuha qe i bashkonëte porëse me ta ksihin diku 25-30% martesa të përziera.
Këtijë regjimi me një mentalitet
mesjetar po i duheshin ushtar, për të vrarë popuj të pafajshëm, dhe shqiptarët si popull paqësor
qe jan , nuk e donin një gjë të tillë,ata me
dhembje të paparë po iknin nga trojet e tyre stërgjyshore, vetëm që të mos vriten nëpër kazermat
serbe, si dhe që të mos vrasin popuj , dhe njerëz tjerë për qëllime fashiste të një regjimi të ndyrë dhe
barbar.
E kështu Kosova po boshatisej
pamëshirë dhe pa u ndalur nga të rinjët e sajë, nga pjesa e sajë më vitale.
Kështu sikur populli im edhe unë u
gjenda ,në një situatë të jem ose të mos jem, dhe zemërthyer ika nga ajo qmenduri,ku mund të isha i vrar, ose të vrisja ndonjë falangist të
atijë regjimi të shfrenuarr me ndjenja dhe urrejteje te papare shovene, dhe ate vetëm e vetëm për të
mbrojtur veten time.
Endërrat e mia mbetën te
varura në gozhda
Pa dashje zgjodha ikjen ,dhe
zemërthyer ia ktheva shpinën tokës së shenjët dardane , të afërmëve të mi, krijimeve të
mija,të cilat isha i bindur që nuk do i gjeja ndonjëherë, dhe ëndërrat e mia të arrija ato që
synoja mbetën te varura në gozhda, si të shumë bashkëkombasëve të mi.
Kjo nuk ishte e lehtë apo jo????
Njeriu është faktori për
ti zgjedhur problemet e jo problemi vetë
Me një fjalë ishte ndoshta momneti me
i rëndë dhe më tragjiku i jetës suaj???
Z.A. Përgega:Gjithësesi.
Ështe e pabesueshëme nëse njeriu bëhet
problemi vetë, dhe ato që mbetën ta varura në gozhda ka për ti
zgjedhur dhe mund ti zgjedh edhe vetë ,nuk i
lejohet,gjëja më e vështirë në jetë është ,kur njeriu nuk mund të jetë pjesë e problemit që duhet
zgjedhur, edhe pse e din rolin e tijë ,dhe kur
roli i tijë degradohet në një nivel kaq të ulët, njeriu paqesor dhe me dinjitet si populli i vetë,ndihet i lënë pas
dore, dhe përjeton katarzë shpirtërore,të
cilat gati sa jan të pareparuesheme,nëse
ky avaz vazhdon pa u ndalur deri ne pambarim, dhe sheh sikur të gjithë vijnë pas teje në pakthim,kjo është
jo vetëm e dhimbëshme dhe
tragjike,porë diqka e tillë është e tmerrëshëme,sidomos në kohën dhe raportet e
reja shoqërore në të cilat po jetojmë.
Të zgjedhësh si indvid një vendbanim
të ri pa dashjen tënde,qfar do të thot kjo për europianin e sotem??
Po kur rrezikohet një popull i tërë me
një shpërngulje kolektive-deportim siq na kishte ndoshur në të kaluarën të na ndodhte sot, qfar do të thot
kjo për popujt e civilizuar???
Prof Dr. Ibrahim
Rugova-Hyjnori ynë ishte njeriu i dërguar nga Zoti për të
shpëtuar këtë popull nga
qbërja
Për fatin tim dhe të popullit të cilit
i takoj dhe jam krenar që i takoj, kjo tragjedi nuk ndodhi,fal Zotit dhe njerëzëve të cilët na i
kishte dërguar ai.
Zoti dhe ata që po besonin në fuqin e
tijë,e ksihin vu njeriun në qendër të vëmendjesë, në rolin i cili i takon atijë,dhe ai e mundi të keqen.
Fal Prof.Dr.Ibrahim Rugovës dhe ekipit
akademik që kishte krijuar, dhe kishte pas vetes,u mund e keqja,pa bërë dhe zhvilluar as edhe një të vetmen betejë.
Vizioni i tijë hyjnor-Terezian
u përkrah nga miqët tanë,të cilët ishin kundër dhunës
Ky vizion hyjnor-Terezian u përkrah
nga miqët tanë,të cilët ishin kundër dhunës, dhe shpërngulja masvie u ndal,e ky ishte një satisfakcion i madh
për mua, dhe për dhimbjen e cila më rëndonte.
Doni të thuani ,fatin tuaj tragjik të
ikjes pa dashje , nuk ia dëshironit popullit tuaj, dhe kjo ishte barra më e madhe që
po ju rëndonëte????
Z.A. Përgega:Po pikërisht kjo ishte dhimbja dhe barra
ime që më rëndonëte .
Guri dardan peshon vetëm në tokën
e shenjët dardane ,dhe filozofia dhe vizioni hyjnor-Terezian i Rugovës mundi të
keqen
Per fatin
tonë të mirë nuk ndodhi më e keqëja,shpërngulja masive e shqiptareve, kartë
famkeqe jo vetëm e këtijë regjimi,porëse edhe regjimeve tjera anstishqiptare, me të cilën kishin luajtur ,dhe po
luante edhe regjimi më i ndyrë dhe më i egër në këto hapësira i shekullit të XX.
Organizimi
i mirë i shqiptarve atje dhe këtu, ku dhe unë dhash kontributin tim. ishte një stabilizator shumë i
mirë,dhe një lehtësim i madh shpirtëror , për mua dhe të tjerë që kishin fatin dhe tragjikën time dhe të
popullit tonë të lashtë, pjesë e
pandar dhe bazament i fort i europës dhe civilizimit të sajë.
Shqiptarët historikisht i kishte bashkuar dhe i bashkon pothuajse
gjithëmonë vetem dhuna dhe represioni i huaj.
Juve theksuat organizimin e mirë të shqiptarëvet këtu, a mund të shtoni edhe diqka??
Z.A. Përgega:Po, shqiptarët i
bashkon dhe i kishte bashkuar pothuajse gjithëmonë vetem dhuna dhe represioni i
huaj.
Sikur ka
hyrë dhe ka mbet ky fenomen në gjenin tonë,mbështetja në njërin tjetërin për të mbijetuar, vetëm atëherë kur
kërcnohet substanca jonë kombëtare.
Vallë a
mjafton vetëm kjo mbështetëje ,dhe vetëm në situata të tilla, për të mbajtur hapin me popuj të tjerë,dhe në një
botë e cila edhe sot e kësaj dite ka mbet e polarizuar,dhe me sfera interesi???
Unë them
jo,nuk mjafton dhe nuk është mjaft e pjekur dhe serioze, për rrethanat në të cilat jetojmë, dhe
na imponohen neve si popull.
Maratona e
mbështetjesë në njëri tjetërin, për të mbërri te caku, është e gjatë , me shumë pengesa të
papara që na dalin shtegut tonë, e gjithësesi dhe me shumë sakrifica të cilat duhet ti tejkalojmë, vetëm me mbështetjen tonë te njëri
tjetëri , dhe atë në kontinuitet pa u ndalur,dhe pa u hamendur në asnjë situatë dhe me asnjë qmim mund
tia dalim.
Popullit të cilit i mohohen heronjët e tijë,dhe nuk reagon kundër
kësaj lufte speciale, ai në heshtje üpranon modifikimin i cili është fatal për te
Kur një
populli i mohohen heronjët, bijët e tijë më të shtrenjët , dhe ai pranon diqka të tillë në
heshtje ose ruana Zot edhe me duartrokitje të pseudopolitikanëve ,kjo për mua
do të thot një modifikim i ri
A nuk u
modifikuam ne mjaft deri tani për qefe të huaja???
A thua cili
popull u modifikua dhe mbijetoj?
Unë nuk
njoh një popull të tillë as këtu rrethë nesh ,porese as edhe më gjerë
Kurrizi i
cilit popull i pagoj këto modifikime??
Ne ishim, jemi ,dhe duhet të jemi Zot të kësaj toke, dhe atë vetëm
si shqiptar pasardhës të pallazgo-iliro -dardanve
Vetëm si të
tillë dhe të bashkuar si një trup mund tu përballpojmë këtyre stuhive.
Zotëri Përgega ju lutem na tregoni diqka më gjatë rrethë
integrimit tuaj,punes,familjes ,rrethit veprimtarisë suaj në Gjermani
Z.A. Përgega:
Në Gjermani
ketojë që nga viti 1993 kam kryer punë të ndryshëme si në hoteleri,ndërtimtari
Para 12
vitesh mbarova një rikualifikim i cili më mundësoj punën në logjistikë, dhe në firmën ku punoj jam përgjegjës
dhe organizator i gjithë eksportit.
Gruaja ime
krahu im i djathtë është ekonomiste e diplomuar këtu në Gjermani dhe ajo kryen
një punë me peshë dhe përgjegjësi të madhe
Djali
Floriani është në klasën e 6 në Gjimnaz dhe është futbollist i dalluar tek të rinjët e DJK Singen. Vajza Rita shkon në klasën e dytë ku
ndërkohë njherë në javë ndjek mësimet në shkollën e muzikës. Ajo ka dëshirë të madhe të vizatoj me
mua ,sidomos me ngjyrat e pastelit. Këtu në Singen kemi një shoqëri të mirë ,dhe vendtakimi ynë është
klubi „Kosova“ Singen.
Vikendet
dhe festat më shumë i kaloj në Zvicerr, ku kam vëllaun dhe motrën si dhe shumë
familjar të tjerë.
Po me këtë klub shqiptarësh keni organizuar ndonjë ekspozitë deri më tani????
Z.A. Përgega:
Deri më
tani jo,porëse për këtë përvjetor të shenjët e kemi planifikuar. dhe kemi zhvilluar ca takime me ca
krijues si Mal Myrtajn skulptor, Sokol Malokun piktor .....
Ekspozita ime e parë kishte moton: „Për paqe dhe liri në Kosovë„
Ekspozita juaj e parë ishte ide e juaja apo e ndokujt nga rrethi i
juaj ???
Z.A. Përgega:
Ideja ishte
e imja dhe ajo u realizua në shtator të vitit 1998 -tës në Galerin „Erika“ne
Singen.
Ajo ishte e
hapur për të gjithë ,porëse e njëjta përgjithësisht u frekuentua nga vendasit
Aty kisha
ekspozuar vetëm punime me ngjyra pastel ,dhe e njëjta kishte mesazhin „Për paqe dhe liri në Kosovë„
Ajo zgjoj
një intersim të paparë,dhe për mua është një realizim i paharruar.
Zotëri i nderuar a mund të veqoni edhe ndonjë ekspozitë me
vendasit???
Z.A. Përgega:
Më 19
shtator 2009 unë dhe një krijues tjetër nga Gjermania ishim në mesin e 29 krijueseve nga
Zvicerra në një ekspozitë të organizuar në Schaffhausen të Zvicrres.
Si i vetmi
shqiptar që isha në mesin e tyre ,për mua ishte një kënaqësi e veqant
shpirtërore si dhe ndjeja një krenari kombëtare.
100 vjetori i lindjesë së të madhes dhe të lumturës Nënës Tereze
ishte prezentimi im i parë tek bashkëkombasit
Prezentimi i juaj i parë tek bashkëkombasit
Z.A. Përgega: E Lumtura Nëna jone e madhe Tereze dhe 100 vjetori i lindjesë
së sajë,për
herë të parë na bashkoj pesë krijuesëve dhe tenorin e mirënjohur shqiptar Shkodran Tolajn në Emmendingen të
Gjermanisë,organizuar nga shoqata :“Yjet e Kosovës“
Emmendingen
një organizim me shpirt dhe me zemër dhe në mënyrë profesionale, si dhe nën patronatin e Ambasadës sonë
në Berlin.
Numërin e
madh të fytyrave publike i përshendeti dhe falemënderoj ambsadori i RK Z.Vilson
Mirdita .
Mesazhi dhe porosia e hapjes së takmit të Ekspozitës në
Emmendingen të Gjermanisë ishte : “Engjëlli i të varfërve jeton në qiell dhe në
zemërat tona“
Asgjë nuk
iu kishte lënë rastit ,gjithqka e planifikuar dhe organizuar në mënyrë
fenomenale.
Regjia dhe
skenari ishin matur me sekonda ,mesazhi dhe porosia e hapjes së ekspozitës si dhe programi i
nivelit më të lartë kulturor jehoi :
“Engjëlli i të varfërve jeton në qiell dhe në zemërat tona“
Fantazi.
Diqka e
përkryer ,dhe për tu ndier krenar, fal organizmit fantastik dhe prezentimit
bravuroz të tenorit tonë të shkëlqyer SH.Tolajt
Këtu u
binda ,atëherë kur punojmë me zemër dhe përkushtim,ne ja dalim pa mëdyshje.
Këtu më
mirë se asku ,erdhën në pah aftësit tona të organizimit të mirfillët, dhe një gjë e tillë fenomenale i
kishte bindur edhe vendasit.
Në shenjë rrespketi për dashurin dhe mallin tonë
ndaj Nënës së madhe Tereze, si dhe për profesionalizmin dhe
zemërgjërsin tonë , niveli më i lart lokal dhe më gjerë na trajtonin si partner të
barabart.
U ndjeva
krenar,dhe për këtë gjë nga thellësia e zemrës falemenderoj organizatorin, duke u uruar atyre dhe familjeve të
tyre bekmin e Zotit.
Po, nuk ishte kjo
e tëra, kjo ekspozitë i parapriu ekspozitës së LSHKASHGjermani dhe atje për herë të dytë krijues
shqiptar ekspozuam për Engjëllin e të varfërve Nënën tonë të dashur Tereze
Ekspozita e organizuar në Emmendingen do i plotësonëte të gjitha
premisat dhe kërkesat profesionale
Cila ekspozite do i plotësonëte të gjitha premisat dhe
kërkesat profesionale???
Z.A. Përgega: Gjithësesi është ajo e organizuar në Emmendingen, ku u prezentzuam si një ekipë, të
cilit po i prinëte në mënyrë fenomenale, punëtori dhe veprimtari i palodhshëm kryetari i shpoqatës :“Yjet e
Kosovës“ zotëriu i vërtetë Tahir Shabani.
Inspirimi im për këtë ekspozitë Ishte e madhëja dhe e lumturuara
Nëna Tereze.si dhe puna ekipore qe po kryhej
Inspirimi
juaj për këtë ekspozitë
Z.A. Përgega: Ishte e madhëja dhe e lumturuara Nëna Tereze , si dhe mesazhi i krijuesëve për
ekspozitën : „Art për engjëllin e të varfërve“ nuk kishte diqka më të madhe dhe më sublime për mua dhe kolegët e
mi krijues.
Se sa kjo punë e
vogël porë me zemëra të medhaja ,ashtu sikur ishte edhe misioni i Nënës sonë, e cila jeto në qiell dhe
në zemërat e sejcilit nga ne.
Ne duhet të mësohem të krijojmë ekipe dhe të kryejmë punë ekipore .
Qka mund të bëhet dhe punohet në mënyrë që të arrijjmë më shumë
????
Z.A. Përgega: Shqiptarët nuk guxojnë të jetojnë të getoizuar ,ne nuk ishim
asnjëherë në
histori një popull i tillë .
Pse të jemi sot të
tillë, kur bota dita ditës po zvogëlohet, dhe dallimet mes popujve po bëhen aq të vogëla ,saqë ato gati
sa nuk vërehen ato???
Po një gjë duhet
ne sot medoemos ta bëjmë, dhe ajo është ti lëm inatet dhe smirën ënash këto vese të kqija na
kan penguar në rrugën dhe veprimtarin tonë
Duke apstrahuar
inatet dhe hilet mund te krijojmë ekipë
Perfundimisht
duhet të mësohemi të bëjmë punë ekipore.
Vetëm puna ekipore
na ngritë më lartë, atje ku e meritojmë dhe jemi si individ duhet të jemi si ekipë .
Duke krijuar ekipë
mësohemi të rrespektojmë njëri tjetërin hierarkin dhe punën
profesionake ,dhe
kjo na integorn si kolektiv dhe komunitet i organizuar , dhe i rrespektuar si duhet.
Duke u prezentuar
kështu jemi shembull për fëmijët tanë ,të cilët po rriten këtu.
Këtu ku ju ofrohen
të gjtiha mundësit ,për të arrir, atje ku ata ëndërrojnë , dhe ua dëshirojmë edhe ne si prindër
te tyre.
Po këtu edhe mund
të asimilohen .
Motoja jonë është, dhe duhet të mbetet :Integrim po ,porë asimilim
në asnjë mënyrë.
Gjermanët dje dhe
sot, historikisht dhe në ditët e sotme ishin dhe jan miqët tan natyral.
Këtë gjë e din
sejcili nga ne ,dhe kjo duhet kultivuar duke mos mshehur përkatësin tonë nacionale.
Shoqata „Yjet e Kosovës shembulli më i mirëi ditëve tona.
Duke vepruar
kështu do jemi edhe më të rrespktuar, ja mu kështu sikur shoqata e juaj, e cila është shembulli më i mirë i
ditëve tona.
Dashuri dhe rrespekti ndaj njeriut këtë e mësova nga prindërit e
mi dhe jam krenar me ta
Vizioni dhe butësia në njërën anë ,si dhe vendosmëria krenaria yte
në anën tjetër është për qdo lëvdatë .
Po si u krijua A.Përgega si krijues dhe si njeri????
Z.A. Përgega: Dashuria dhe edukata që morra nga prindërit e mi më ndihmoj
shumë në jetë
,andaj unë krenohem me ta me thjeshtësin e tyre.
Ato që mi dhuruan
ata i bartë dhe dua ti zgjeroj .
Dashuria dhe
rrespekti ndaj njeriut në veqanti , dhe vendit ku kam lind , dhe ku jam degdise dhe jetoj, jan
gjërat me të cilat udhëhiqem , dhe ato më motivojnë edhe për punë në mbajtëjen e familjes, e cila
për mua është shtylla dhe
mbështetja .
Fundja familja
është qelizë e shoqërisë.
Ajo mëdha dhe jep
forcë edhe ndaj artit ,dhe me punë e përkushtim kam mbërri deri sot këtu.
Bashkveprimtarët e mi më të ngushtë në krijimtarin-veprimtarin
time jan:
Mal Myrtaj, Dan Gashi dhe Sokol Maloku
Bashkveprimtarët më të ngushtë në krijimtarin-veprimtarin tuaj???
Z.A. Përgega: Kontaktet e mia më të shpeshta i kam me mikun tim Mal
Myrtajn me të cilin dhe jetojmë në të njëjtin
qytet ,poashtu i nderuari Dan Gashi dhe Sokol Maloku ,me të cilët shkëmbejmë mendime,përvoja dhe
aktivitete si ato në Emmendingen,si
dhe m gjerë.
Poashtu mbaj
kontakte shumë të mira edhe me LSHAKSH në Koblenz.
Fanatizmi dhe urretja më shqetësojnë pa masë ,dashuria dhe rrespekti ndër njerëz më japin shpresë
Qka ju shqetëson dhe
qka ju motivon dhe ju shton optimizmin sot????
Z.A. Përgega:
Kur kemi ardh në
mërgim me vete kemi marrë edhe një pjesë fanatizmi ,dhasht zoti dhe fëmijet shqiptar lidohen nga ky
syndrom.
Roli im dhe i sejcilit nga ne është që të jemi shembull për të mirë
Roli i juaj në këtë drejtim
Z.A. Përgega:
Eshtë shumë e
padrejtë ti thuash dikujt e ke keq,dhe e them ,nuk duhet të marrim shembuj,së paku të këqinjë jo,porë të
jemi shembull për të mirë.
Ndonjë moment ku jeni ndier krenar për përkatësin tuaj kombëtare
Z.A. Përgega: Unë gjithmonë ndjehem krenar për përkatësin time
kombëtare , por nuk jam
,mburravec Derisa në një ekspozitë në Zvicërr,atje po prezentohesha edhe me një portretë të Nënë
Terzes,unë po ndëgjoja ca syresh të cilin po flisnin për përkatësin e Nënës sonë dhe vetëm
tonës.
Ata nuk po ia
qëllonin dhe ndërhyra,duke u treguar që Nënë Tereza ka përkatësi shqiptare ,dhe e ëma e sajë
kishte lindur vetëm
Ata si duket
kishin lexuar diqka të gabuar nga mjete maqedonase të informimit cilat duan tapërvetësojnë atë .
Unë ofrova
argumentet ,dhe ato u mirëpritën me admirim ,dhe nga ky moment isha edhe më i rrespektuar ,sinqerisht
isha i privilegjuar në raport me te tjerët.
Unë u ndjeva
krenar porë nuk u mburra që të jem mbi të tjerë,në fakt kjo më ipte mundësin që tëtregohem edhe më i
thjeshtë .
Ky ishte dhe
misioni Nënës së madhe
Mjetet e informimit lokal kan infromuar për ligjëratën tuaj në
shkollën e Bethovenit
Z.A. Përgega: Më heret kisha edhe dy ligjërata ,porëse ato ishin për fëmijët
parashkollor
,derisa kësaj radhe isha i angazhuar në një ligjëratë me nxënës më të rritur.
Ishte një kënaqësi
e veqant për mua.
Mu kujtuan edhe
bankat e shkoll sime disi u emocionova për së tepërmi.
Ndjeheshit i lumtur në ato qaste???
Z.A. Përgega: Natyrisht që ndjehesh i lumtur neve na kishin larguar me
dhunë nga
shkollat tona dhe
këtu mu dha rasti të jem nërolin e ligjëruesit.
Mësuesja i kishte
paralajmëruar nëxënësit për ardhjen time.
Posa hyra në klasë
ata filluan të brohorasin
Papritmas msuesja
u thot:“Qfar u kam thënë pak më par ???
Ata si në kor
përgjegjen dhe më drejtohen mua :“ Mirë mengjesi Zotëri Përgega“
Derisa kisha
filluar të flisja aty këtu ndonjëri po përshpriste ,po kur fillova të vizatoj, në klasë u krijua një qetësi, saqë
dikur fitova përshtypjen sikur te isha i vetmuar aty.
Kohë pas koeh
kthehesha dhe vëreja se si ata ishin bër sy dhe vesh.
Pas pak ashtu të
koncnetruar dhe me sytë të cilët po u vezullonin ia filluan të punonin edhe ata.
Në këtë
link mund të shihni informatën me foto : http://www.beethovenschule-singen.de/2012/06/18/k%C3%BCnstlerbesuch-in-der-klasse-2c/
Ekspozita e fundit ishte ide e imja ,dhe asaj pa ngurim ju
bashkangjit edhe skulptori miku im MaL Myrtaj
Si erdhi deri te ekspozita e fundit???
Z.A. Përgega: Për ekspozitën e fundit së pari bisedova me pronarin e
lokalit, dhe caktuam terminin
Pas ca ditësh u
takova me mjeshterin e rrallë të skulpturës te ne Mal Myrtajn, me të cilin u dakorduam që ekspozitën
ta organizojmë së bsahku.
Për mua ishte një
privilegj të kem sërish një ekspozitë, porëse tani si piktori e vetëm me skulptorine madh Mal
Myrtajn si një profesionist te rralllë që ka Gjermania me krijimet e tija unikate dhe fantastike.
Plani im i parë dhe më me rëndësi organizimi i një eklspozite për
nder të 100 vjetorit të ditës së pavarësisë të shteti tonë amë
Planet tuaja në të ardhëmen në këtë drejtim ?
Z.A. Përgega: Kam shumë porë kësaj radhe do veqoja njërën nhga ato
Që sërish të na
ipet rasti ne krijuesëve shqiptar dhe të bashkohem sikur më 2010 te ju ,dhe ky rast po na buzëqesh mu
në 100 vjetroin e flamurit dhe të pavarësisë së shenjët të Shqipërisë Mëmë
Roli juaj në familje.
Z.A. Përgega: Nuk dua të jem vetëm zëri i
sajë porë shembulli mbështetja dhe shtytja e sajë .
Roli i familjes në veprimtarin dhe integrimin tuaj
Familja është gjëja më e shenjët pa të cilën as jeta nuk e ka
shijen e vetë
Ajo nuk është
vetëm motivi dhe inspirimi im porëse ajo është mbështetëja ime klryesore Ajo është jeta ime.
Moto e jetës duhet të jetë mos u knaq asnjëherë me ato që ke arrit
A shtë i kënaqur A. Përgega me ato që ka arrit deri më tani?
Z.A. Përgega: Jam i kënaqur mirëpo ka hapsirë për arritje edhe më të
mëdha.
Edhe qka duhet të arrini që të jeni kënaqur me veten tuaj???
Z.A. Përgega: Në asnjë rast nuk guxoj ti them vetes që kam bërë ku me
dijët qka, sepse atëherë pushoj së vepruari .dhe
kur njeriu pushon së vepruari jeta bëhet monoton
Mua nuk më pëlqen
monotonia .
Kreativiteti e
mban të gjall njeriun ,dhe njeriu i tillë nuk është asnjëherë i knaqur.
A e ka dhënë Augustin Pergega maksimumin ???
Z.A. Përgega: Jo,
kurrsesi, unë sapo e kam gjete veten time
Z.Augustin Përgega- ju lutem porosia juaj ????
Nuk më
pëlqen të jap porë meqë më kërkohet andaj mund dhe guxoj të them :të punojmë më
shumë dhe ët veprojmë për të mirën e familjes dhe të kombit deri në maksimunin
tonë .
Punë në vend të dembelizimit dashuri në vend të urrejtjesë ,studime në vend të anfalbetizimit dhe injorancës kundrejt njerzëve të ditur dhe të përparuar.