| E premte, 14.09.2012, 06:03 PM |
Xhavit Gasa
BIJTË E SHQIPONJËS
Vjen një kohë,
Që lisit shekullorë,
I shkulen rrënjët,
Dhe i thahen degët,
Dhe shkëmbejnt thërmohen,
..................nga malet shemben,
Por kombi Shqiptar,
Kurrë nuk vdes,
Ka qenë e do të jetë,
Zot në truallin e vet.
O sot o kurrë,
O bijtë e SHQIPONJËS,
Të gjithë bashkë me një,
..........................FLAMUR,
Ti bashkojmë trojet ARBËRORE.....
GJUHËSHQIPJA.
Në vend të një komenti për librin e shkrimtarit dhe publiçistit të pa lodhur
të letrave shqipe NAMIK SELMANI.
I mblodha,
Këto fjalë,
Në faqet e një libri,
Më ngjajnë si margaritarë,
Më ngjajnë si lule pranvere,
Si uji kristal i burimit në korie,
Rrezatojnë si rreze dielli,
.................kanë aromë Shqipërie.
E çfar nuk gjeta,
Nëpër këto fjalë,
Nëpër këto germa,
Aty ishte ulur,
Këmbëkryq Naimi,
Fjalëmjalti, gojëbilbili.
Aty ishin burrat e mençur,
Që gjuhë shqipe mbajtën gjallë
...................................ndër shekuj.
Aty ishte,
Plisi i bardhë i shqiptarit,
I shpuar nga plumbat e hasmit,
Aty ishte stërgjyshi lahutar,
Nëpër telat e lahutës,
Këndonte këngët e dasmave,
..................................dhe të luftës.
Aty ishte,
Çamëria ëndërvrarë,
Me shpresën në zemër,
Me shpresën e pa shuar,
Se do t'ja kthejnë nderën,
Se europa vesh-shurdhuar,
Do t'ja hapë drejt nënës Shqipëri.
..........................................derën.
Në faqet,
E këtij libri,
Vallëzonin dorë për dorë,
Gjithë brezat e Shqipërisë,
Të lumtë dora o miku im,
..........................nderuar,
''GJUHËSHQIPJA TË ZONJËROJË'',
..............................dhuratë e çmuar.....
NDJEHEMI KRENAR
Ti o pëllumb,
Krahëshkruar,
Merre paqen në krahë,
Shpërndaje anembanë,
........................ndër shqiptarë.
Ti o qukapik,
Me sqepin e mprehtë,
Pasrtoje çdo krimb,
Nga trupi i atdheut.
Ju o rrezet e diellit,
Largoni retë e zeza,
........................prej qiellit.
Ndjehemi krenar,
Për ty shqiponjë,
Që zoti i madh,
Me emrin tënd na
.......................bekoj.