Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Miradije Gashi: Unë jam guri i vendit tim

| E enjte, 13.09.2012, 07:23 PM |


Miradije Gashi

UNË JAM GURI I VENDIT TIM

Duke i përshëndetur te gjithë prindërit dhe nxënësit,
e shkollave shqipe "Bashkimi Kombëtar" ne Stuttgart,
urojmë që viti shkollor 2012/2013 të këtë nisje të
mbarë dhe suksese ne mësimin e gjuhës sonë shqipe.

Ne ditën e parë

UNË JAM GURI I VENDIT TIM

Unë jam guri
a jam qielli
nuk e di
veç kjo pyetje
s'më le të qetë,
më torturon.
po a thua sa zanore
e bashkëtingëllore
janë në të?
heshtja në mes
Atdheu...
është gjaku im
m'thotë një zë
po ky zë
është i imi?
unë jam guri
e jam qielli i vendit tim.

................


MALL

Kur largësia me sy s'matet
E një mall të puth në sy,
Bëhesh zog pas reve kapesh
Por largësitë s'i afron dot  ti.