| E merkure, 12.09.2012, 09:21 PM |
KËNGA E
RRAPSODIT ME KUSHTRIM NË MBROJTËJE TË ATDHEUT?
Shkruan: Shaban Cakolli
Historia,
arti, kultura, letërsia dhe çdo vlerë shpirtërore e shqiptarëve, gjëthnjë kanë
pasqyruar veprën e strategëve të shquar të popullit shqiptar, të cilët me të
bëmet e tyre i dhanë nderë kombit dhe vetës krenari që ishin shqiptar.Gjendja
robëruese nëpër të cilën kaloi populli ynë i shumë vuajtur, nëpër krimet dhe
gjenocidet e TITOS, Rankoviçit e të të gjithë viçëve të tjerë deri te kasapi Sllobodan Millosheviç, i cili ndryshe
nga viçët tjerë që të humbnin gjurmët tinëzisht, ai doli hapur për
shkombëtarizimin dhe shfarosëjen e shqiptarëve, i bëri shqiptarët qëndresë me
guximin dhe heroizmin e tyre, të kundërshtojnë valët e pushtuesve sllav në tërë një shekull, duke ruajtur me vendosmëri
dhe guxim, gjuhën, kulturën, traditën e zakonet si dhe gjitha karakteristikat e
veçoritë e tij kombëtare.Si për këtë, serbo-maqedono-malazezët angazhoheshin në
përbuzëjen dhe përbaltjen e çdo vlere morale, shoqërore e kombëtare të
shqiptarëve.Këtë përbuzëje ata e bënin nga se ishin të angazhuar në shfarosëjen
e shqiptarëve në dy lloj formash:Shfarosëjen fizike dhe atë kulturore, çka që
të dyja ishin njësoj të rrezikshme për shqiptarët.
Historianët
e mirëfilltë, letrarët dhe këngëtarët me emër.intelektualët të cilët
shquheshin fanar të kombit, jo vetëm që
i bënin qëndresë të parreshtur pushtuesit, por me tërë forcën e tyre mendore, shpirtërore
e materiale, u përpoqën të ia thonin të vërtetën botës, për planet dhe dhunën që ushtronte pushtuesi
drejt shfarosëjes së shqiptarëve.Çështja
jonë nuk do ishte vonuar edhe aq, sikur për fatin e keq disa intelektual
me apo pa dashje e kyqën gojën dhe lëshuan lapsin nga dora në vitet më të rënda
dhe dramatike të vendit tonë.Sidoqoftë një numër jo i vogël atdhetarësh,
intelektual,
historian, letrarë, këngëtar shkrinë nga vetja e tyre gjithçka në mënyrë
të qjerrin maskat e komunizmit, propagandën,
robërinë, përqarëjen, coptimin dhe shkatërrimin kombëtarë që kishte ndërtuar
pushtuesi me ndihmën e disave që qonin ujë në mullirin e pushtuesit drejt
shkatërrimit
të kombit
shqiptar.
Historianët.letrarët
dhe këngëtarët, shpalosën të vërtetën e hidhur, përditshmërinë tragjike, realitetin
e vrazhdë, mashtrimin e popullit, duke ua hapur sytë shqiptarëve përditë e më
shumë për padrejtësitë e tyre, duke i
frymëzuar ata dhe nxitur në mbrojtëjen e të drejtave tona kombëtare.
Shumë çka
nuk i tha historia, i thanë rrapsodët tanë nëpër tubime odash, duke shprehur me
këngë dhembjet shpirtërore të popullit, tragjeditë që ua solli atyre
pushtuesi.Kënga i mbajti gjallë masën popullore, u dha njohuri, frymëzim, guxim
për të mësuar vuajtëjet e popullit, si dhe nxitëje në mbrojtëjen e të drejtave
të tyre kombëtare.Rrapsodët tanë u vunë në shërbim të masës popullore, e
mbajtën gjallë shpirtin e popullit, u bënë të zëshëm në mbrojtëjen e të
drejtave të kombit, si dhe të dashur për masën popullore.
Me këngët
e tyre epiko-lirike, ata i treguan
popullit se epikë është jeta dhe
lirikë e drejta për të jetuar të lirë dhe për të bërë çdo rezistencë kundër
atyre që na e bëjnë zap lirinë.
Midis
këngëtarëve të shumtë të traditës shqiptare, që shquhen për aftësitë krijuese dhe
interpretuese, të cilët i përkasin tipit të rapsodit të rnirëfilltë, vend të
rëndësishëm zen këngëtari ynë i
mirënjohur Demir Krasniqi.Në vitet e pesëdhjeta në Malësinë e Tugjecit të
Dardanës(ish-Kamenicë)
u lind
Demir Krasniqi, në një familje me
tradita atdhetare, i cili fillimisht nga prindërit, më vonë nga mësuesit, në
fëmijërinë e hershme fitoj dashurinë për atdhe, arsimim, bukuritë e
vendlindjes.Fëmijërinë e nisi në varfëri, jo nga mos aftësia e tyre familjare
për të u pasuruar, por nga varfëria
që ua
kishte sjellur pushtuesi.Kjo nuk e mundonte këtë njomak, i cili në
fëmijëri u forcua me dëshira për të u
arsimuar, për të njohur atdheun, historinë kombëtare, ku duke arritur të njoh
padrejtësitë që ushtroheshin mbi popullin e tij, filloj të shkruaj vargje, të
këndoj këngë, të cilat përherë e më tepër u bënë kushtrim në mbrojtëjen e të
drejtave kombëtare.Me këngë në zemër e zjarr atdhedashurie në zemër, Demiri
zbriti nga Malësia e Tugjecit në kryeqendër të Prishtinës, për të fituar
njohuri në shumë fusha arsimore.Demiri u bë veprimtarë aktiv, njohës i çështjes
kombëtare,
mësimdhënës,
poet, gazetarë, njohës i shumë fushave të kulturës, por dashuri shpirtërore e
pandashme u bë kënga.Ai u hodh në dëshirat që si pjestar i kombit të bënte
krejt çka mund të bëhej që me mundin e vet të hidhte një gurë në kalanë shqiptare.Për
këtë duhej frymëzim, vendosmëri, qëndresë.
të cilat
nuk i munguan asnjëherë edhe pse e dinte mirë se këto rrugë nuk kaloheshin pa
mund dhe sakrifica.Një dhembje kishte për popullin e tij të shtypur, pushtuar, torturuar,
dhembje që i kaloj e fuqizoj në këngë.këngë që morën shpirt, u bënë të
pavdekshme, që jetojnë e ruhen në zemër të kombit.Pesëdhjetë vite këngë për
atdheun, kombin, bashkimin kombëtar, gëzimin, krenarinë, dhimbjet, dasmat, traditat,
lotët e mërgimtarit, ishin pjesë e jetës së rrapsodit tonë të madh, i cili kur
këndoj nuk dridhi vetëm muret e odave tona, por dridhi edhe shkëmbinjët e
atdheut, zemrat e liridashësve ku kënga e tij u bë e pavdekshme dhe u ngulit
thell në zemrat e popullit.Ai nuk i këndoj Kaçureleve, as Makiotos, as Lopëve
të mira të katundeve, por i këndoj atdheut, kombit dhe dhimbjeve, gëzimeve e
krenarive kombëtare.Këtë njeri pushteti e kishte në shënjestër, e urrenin veprimtarinë e tij,
këngën
dhe veshëjen e tij kombëtare, e burgosnin, ndëshkonin, por kurrë nuk arritën të
ia largonin dashurinë e tij nga zemra.Ai protestoj mes këngës, këndoi dhe
zbuloj kurthet e Rankoviçit, Titos dhe Millosheviçit, që po ua kurdisnin
shqiptarëve.Ai ua zbuloj maskat atyre dhe ndihmësve të tyre, krimet e
masakrimet që ushtruan mbi shqiptarët në Kosovë, Dukagjin, Drenicë, Maqedoni
e Mal të Zi, përkundraj masave të egra, cinike
e dinake që u ushtruan mbi te.Përmes atyre këngëve Demiri dha dritë në
historinë dhe kulturën tonë kombëtare, u dha shpirt artdashësve dhe
liridashësve.
Ai gjeti guximin
të mallkoj dhunën dhe masakrimet që ushtroj pushtuesi mbi popullin shqiptar
liridashës.Ai ngriti moralin në popull dhe i dha frymëzim të duan dhe mbrojnë
atdheun.Ishte e vështirë dhe duhej guxim në kohë të pushtetit të hekurt të
shkruhej për masakrat mbi shqiptarët.
Atë kohë
ky këndoj dhunën që ushtronte fashisti Aleksandër Rankoviç mbi shqiptarët, duke
nisur me këngën e Haxhi Tishukut, për të
cilin më parë nuk guxohej të shkruhej, këndohej, as të flitej, por edhe nëse
tinëzisht flitej nuk kishte guxim me zë, por nga veshi në vesh!
Atë botë
Demiri këndoj publikisht:
Hajmedet
populli po ban
Kjo
Irfija u çue në këmbë
kund
burrë t´mirë nuk dojnë me lanë
as djalë
t´ri që kryente shkollë
s´dojnë
me lanë kund djalë të ri
nëpër
burgje tuj na i shti
E kanë
pre Shaban Sadikun
prenë
Shabanin, djalë të ri
tjetër
mashkull nuk la në shpi
la një
grue me dy fëmijë
babën
plak veshun në t´zi
Një shok
të tij monafikgji
Vojkoviçi
e paska shti.......
Të
këndoje këto këngë atë botë, nuk kalohej në rrugë të shtruara me lule, rruga
ishte plot gjemba e ndëshkime, por përmes saj shtoheshin dëshira për bashkimin
shpirtëror shqiptar.Kështu duhej zgjuar popullin nga amullia, i cili kishte
rënë nga sundimi i egër në lakun e
tinëzarëve Tito-Rankoviq, që ushtronin tinëzisht krimet e përgjakshme mbi
krahinat shqiptare, të cilët para botës e paraqitnin shumë zbukurues këtë
regjim xhelatësh.Demir Krasniqi i këndoj
me dhimbje dhe guxim edhe Masakrës të
Tivarit, ku shqiptarët me mashtrime tinëzare u çarmatosën,
u
prangosën, u transferuan në podrumet e errëta sllave, ku kateve mbi këto bodrume dëgjohej muzikë e fortë
sllave, kurse në bodrume preheshin kokat shqiptare, pa u dëgjuar britma e tyre
nga muzika e fuqishme sllave, pastaj kokat shqiptare i hudhnin në det, për të
ua humbur gjurmët.
Demiri
këtë dhimbje e nis kështu:
Çështë ky
det me shkumbë të bardhë
Nuk janë
shkumbë, por plisa të bardhë
Rënë nga
kokat e shqiptarit
mu në
brigjet e Tivarit
Për të
nxjerrur mllefin nga shpirti, për të shpalosur tradhëtitë sllave, ai vazhdon më
tej:
Gjëmë po
bënë Adriatiku
për këto
krime që bënë armiku
bëjnë
sehir, bëjnë medet
Si
vret shteti, ushtrinë e vet?!
Demiri
nuk u këndoj vetëm këtyre dhimbjeve, ai
këndoj për gjitha dhimbjet në mbarë hapësirat shqiptare, u këndoj gjitha të
arriturave, humbjeve, gëzimeve dhe hidhërimeve të kombit.Ai këndoj pishtarët e
arsimit, heronjët, i këndoj Mulla Idriz Gjilanit, Ramiz Cërrnicës, Fazli
Grajqevcit, Adem Jasharit, Ganimete Tërbeshit, Azem e Shotë Galicës, i këndoj vendlindjes, kurbetit
dhe është krijues i më tepër se 4000 këngëve kombëtare, që kanë begatuar
kulturën tonë kombëtare.
Dhuna
sllave zuri kulmin e vet, në kohën
e Sllobodan Millosheviqit i cili bëri
haptas publike zhdukjen e shqiptarëve.Ai me politikën e tijë shfarosëse nuk
kurseu vrasjen e fëmijëve tanë filluar nga viti 81 të cilët nuk kursyen jetën e
fëmijëve duke vra, masakruar e helmuar fëmijët shqiptar.
Viteve të
90-ta, kjo dorë vrastare helmoj më tepër
se 10.000 fëmijë, kurse të tjerët i largoj nga shkollat e tyre. Vrasja mizore
mbi fëmijët, do të duhej të ia përkujtonte klikës së Millosheviçit, se vetëm
lufta dhe qëndresa i sjell ndërmend këta shovinist të tërbuar.Këngën për
helmimin e fëmijëve tanë Demir Krasniqi, e nxjerr nga dhimbja e thellësisë së
shpirtit, duke protestuar ashpër ndaj këtyre kriminelëve ardhacak, duke thirrur
me mesazh të fuqishëm shqiptarët për syqeltësi, si dhe duke zgjuar vemendjen
tek bota e qytetruar.
DEMIR
KRASNIQI
Në muajn
mars t´vitit 90-të
mbarë
Kosovën çka na e gjet
dhunë pas
dhune, krim pas krimi
fëmijët
tanë na i mur helmimi
me sy të
etshëm nga dituria
n´çerdhe
t´dritës u nisën fmia
n´vend të
dijes , edukimit
thithën
pluhurin e helmimit
Fëmijët
tonë të shëndoshë si molla
na i
helmuan nëpër shkolla
vjellëje,
lot dhe dhimbje koke
por si
lulet bien për toke
se armiku
s´ban hajgare
ka ba
plan të na qet fare
të na
ndajë n´baza kombtare
mos me
hatër , hiq pa qare
ndajnë
konviktet studentore
ndajnë
fabrika dhe puntorë
kudo
mbjellin armiqësi
ndjellin
kob e ndjellin zi
kanë ba
plan t´na i mbyllin sytë
shkojnë
në shkolla në ndrrim të dytë
ndërrim
të dytë e ndërrim të tretë
të
punojnë siç kanë qejf vet
Dora e
fshehur e armikut
solli
helmin e rrezikut
me
metodat më mizore
zbarkojnë
fëmijë në qendrat shkollore
n´Podujevë
e Vuçitërnë
N´Ferizaj,
Gjakovë Prizren
n´Pejë, Gjilan
e Kamenicë
Deqan, Klinë
e Mitrovicë
Në mbarë
trollin Kosovar
ku ka
pasë nxansa shqiptar
kshtu ka
ndodhë në Palestinë
i erdh
radha dhe n´Prishtinë
n´vend të
luleve të pranverës
na erdh
helmi n´prag të derës
n´vend të
notave në ditar
shtrihen
nxansat në spital
Por ky
vend gjithmonë ka burra
bartin të
sëmurët në vetura
punojnë
mjekët kurrë nuk ndalen
tuj dhanë
ndihma në spitale
qitet
helmi përmbi fëmijë
kërkojnë
ndihmë për mbi 7000
n´luftë
me jetën, ndihmë të parë
milicia
në rrugë tue i ndalë
gjitha
rrugët ua bllokojnë
rrahin , shajnë
e arrestojnë
edhe
mjekët humanitarë
nëpër
burgje i kanë marrë
N´kande
t´rrugëve armiqët vështrojnë
thonë se
filma po gjirojnë
reporterët
prej ekranit
lajmërojnë
n´Festival të Kanit
Dora e
zezë që helmin hodhi
thotë:Artistat
nga Holivudi
disa
t´verbër nga udhëheqsia
bëhen
ekspert nga mjeksia
japin
lajme me nxitim
diagnozë
e simulim
por se
bota vet po flet
s´mund
aktrojnë plot 7000 vetë
Sju
plotësun dëshirat krejt
për të
hudhë helmin mbi student
ai që
hudhë helmin mbi fëmijë
ai që
hudhë helme mbi fëmijë
dorë
fashiste e zemër zi
kush na e
bani, ne e dijmë krejt
historia
do ti qet
do
t´pendohen para botes
për këtë
krim që iu ba Kosovës
Me kso
krime mizorike
s´hapen
rrugë demokratike
me kso
krime ndaj Kosovës
nuk mund
t´hyhet n´dyer tÉvropes
Sepse
dhuna dhe terrori
shumë
viktima n´Kosovë mori
por mbarë
bota e civilizuar
gjithmonë
ka për ti gjykuar
Me këtë
këngë të dhimbshme, rrapsodi ynë Demir Krasniqi shprehu dhimbjen e vet
shpirtërore, shprehu dhimbjen ndaj popullit tonë të shumëvuajtur, protestoj
ashpër ndaj krimeve që bëri armiku mbi shqiptarët, sinjalizoj botën e
qytetëruar mbi dëmet që po na i sjell
pushtuesi, njëherit barti një mesazh të fuqishëm tek populli për guxim e
syqeltësi, për rezistencë gjithëkombëtare, për të mbrojtur pragjet, fëmijët, atdheun
e shkollat, për të i dhënë grusht të rëndë armikut dhe për të e dëbuar njëherë
e përgjithmonë nga këto troje.
Artistët,
poetët, këngëtarët janë shpirti i kombit, ata mbajnë gjallë shpresat e kombit, të
ndezur shpirtërat me ideale kombëtare dhe shquhen luftëtar të denjë të çështjes
kombëtare, nga se shquhen si qarqe frymëzimi.Demir Krasniqi, po rrumbullakson
pesë dekada punë në mbrojtëjen e
kulturës sonë kombëtare, kultivimin dhe begatimin e saj.Edhe pse sot Demiri nuk
është i yshtur në këto muzika uluruese, të cilat nuk kanë qëllim begatimin e
kulturës, por përfitime materiale duke zhveshur pa dhimbje kulturën tonë, ai me
vendosmëri po punon pa pushuar në krijimtari kombëtare, duke iu ofruar lexuesëve
afro njëzet tituj librash, si dhe është më i përhapuri në fushën e kulturës në
mjetet e shkruara.Puna e këtij ambasadori të kulturës sonë kombëtare do të le
gjurmë dhe do të jetë studim i rëndësishëm kulturor nëpër breza.