| E marte, 11.09.2012, 08:03 PM |
Dallavere
bukureshtare me karakter antikosovar
(Promovimi i librit të Maria Dobrescut kushtuar ishambasadorit Gjorgje Miku që ka nënshkruar deklaratë me karakter proserb, është fyerje e rëndë e shqiptarëve të Rumanisë. Jo për maskarenjtë e mashtrimit duhet të vijë televizioni shqiptar në Bukuresht por për Akademikun Grigore Brënkush dhe Dr. Maksuti që kanë vepruar 60 vjet të plota për afirmimin e albanologjisë dhe historisë shqiptare në institucionet e këtushme universitare e kulturore, kurse Oana Manolescu dhe Marius Dobrescu janë duke e shpartalluar komunitetin e këtushëm shqiptar. Ajo që e përforcon pamfletin tonë kundër këtij klani merkantelist, është revista humoristike Catavencu, e cila e nxorri në pah të vërtetën se Oana Manolescu ka qenë aktiviste e regjimit diktatorial të Çaushescut, ndaj çdo para e ndarë nga Qeveria shqiptare për promovimin e librit të gjymtë të Gjorgje Micut, apo të çiftit neokomunist Manolescu-Dobrescu, do të ishte para e destinuar për promovimin e antishqiptarizmit.
Nga: Baki Ymeri*
Shoqëria
mund të shndërrohet në parajsë të miqësisë dhe bashkëpunimit, vetëm atëherë kur doktrina kristiane e përshkon
atë në mënyrë logjike, duke e lindur një
jetë të re përmes ndershmërisë dhe vlerave morale. Faktikikisht, kësaj rradhe
nuk është fjala për moralitet, por për një grup neokomunist interesash meskine
që ka gllabëruar subvencionet e Qeverisë Rumune për etninë shqiptare, me një shumë
prej mbi një milionë euro në emër të komunitetit të këtushëm shqiptar (1996-21012),
shumë për të cilën do të kërkohet llogari përmes gjyqit pas skadimit të imunitetit
parlamentar, shumë të cilën Oana Manolescu nuk mund ta justifikojë kurrë me do
libra vlerash të gjymta dhe me një fletushke muri (Prietenul albanezului / Miku
i shqiptarit). Shqiptarët nuk kanë nevojë për miq të rrejshëm, dhe as për përkthyes dhe botues librash për biznes.
Jemi
tejet të fyer e të nëpërkëmbur që pikërisht këta antishqiptarë i promovon edhe
massmedia e Shqipërisë, duke hapur shtyllat për një turmë gënjeshtarësh që s’kanë
asnjë lidhje gjenetike me gjakun e etnisë shqiptare, që s’kanë asnjë kontribut
për çështjen shqiptare, që kanë përvetësuar formalisht gjuhën shqipe për të uzurpuar
pozicionet gjoja si përfaqësues të shqiptarëve. Nga burime të verifikuara
kuptojmë më 13 gusht të këtij viti, një dallaverexhi i një qendre televizive
shqiptare, është futur dhe ka qëndruar brenda ambasadës së Shqipërisë në Bukuresht
për më shumë se 5-6 orë, duke xhirruar antivlerat e çiftit Marius-Maria
Dobrescu. Besojmë se gjithkush do të pyeste, vallë çfarë kërkojnë antishqiptarët
në Ambasadën tonë, dhe pse me këtë rast nuk qenë ftuar miqtë e mëdhenj të Shqipërisë,
akademiku Grigore Brënkush (albanolog), Dr. Xhelku Maksuti (historian), Adriana
Tabaku me gjakun e rilindësve tanë që kanë ngritur Flamurin kombëtar në Vlorë. Vajhalli
për diplomacinë tonë! Kush është Marius Dobrescu?
Dhe kush është
ish-ambasadori i Rumanisë në Shqipëri Gjorgje Miku që trembet nga Kosova si
djalli nga temjani, të cilit gruaja e Marius Dobrescut i merr një intervistë dhe
boton një libër të gjymtë për të. Trumbetojnë në Bukuresht gjoja se do ta
promovojnë librin në Ministrinë e jashtme të Shqipërisë. Harrojnë këta se kemi miq rumunë që habiten
dhe me të drejtë na thonë se si mund të ndodhë një gjë e tillë? Fjala është për
një pseudovepër vlerash qesharake, ku në vend të Nikolla Naços e Xhelku
Maksutit, defilojnë fragmente mbi sigurimin komunist dhe fotografitë e
Stalinit, Enver Hoxhës, Nikolla Çausheskut dhe Brezjnjevit. Një karikaturë publicistike
ku nuk jepet asnjë fjali për kontributin historik që dha kryeveterani i
komunitetit të këtushëm shqiptar, Dr. Xhelku Maksuti për historinë e shqiptarëve
të Rumanisë dhe kontributin e jashtëzakonshëm të Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve
të këtij vendi. Pyetja që parashtrohet është, pse në këtë libër nuk u botua
edhe një fragment që na e kërkoi Gjorgje Miku për przencën e Kosovës letrare në
Rumani, dhe pse u botua ky libër karikaturist me lekët e etnisë shqiptare që ia
zhvat Oana Manolescu Qeverisë rumune, e cila boton me këto lekë edhe libra
kimie për filooristë? Mos vallë mendon kjo “zonjë” se me këtë gjest hipokrit do
të justifikojë qindra-mijë eurot që ia ka zhvatur komunitetit shqiptar?
Gjorgje
Micu, Mariusi dhe Maria e tij do të bënin më mirë sikur të shkruanin një libër
me titullin “Metodat e kriminelëve serbë për shfarrosjen e shqiptarëve të Kosovës”,
por e dimë se këtë s’mund ta bëjnë kurrë sepse e kthejnë gunën nga fryn era,
herë nga Iliescu që ia shtroi qylimin e kuq Milloshevit (1992), herë nga
presidenti aktual që s’e njeh pavarësinë e Kosovës, gjë që është e drejtë e
tij, por jo edhe e një grupi neokomunist që i bën temena kultit të personalitetit
duke manipuluar me lekët e komunitetit shqiptar. Kohëve të fundit, në mënyrë tinëzare
duan të bëjnë palë në këtë vjedhje edhe me buxhetin e Shqipërisë. Mos mendon “shoku”
Micu se ne nuk e dimë komunikatën e tij dhe të Dobrescut, me karakter proserb
lidhur me gjenocidin serb në Kosovë, kur edhe vetë Qeveria rumune me NATO-n në ballë
ishte në mbështetje të çështjes shqiptare (1999). E dimë se e ka kapluar mosha
e pleqërisë së tretë dhe se nuk ka guxim të mbrohet kundër këtij shkrimi ku
defilojnë sinqeriteti dhe e vërteta, dhe e dimë se edhe vetë ka deklaruar për
Shqiptarin para 20 vitesh se “Oana Manolescu nuk ka përfituar votat e shqiptarëve”.
Pse nuk thua asnjë fjalë për kontributin e komunitetit shqiptar, “shoku” ambasador,
apo mos e ka cenzuruar Maria Dobrescu sipas direaktivave komuniste të Oana
Manolescut vallë? E dimë se autoritetet e Tiranës para një protesti të këtillë vihen
një pozitë të vështirë, sepse ata nuk e dinë ata që e dimë ne, se promovimi i
një paçavure të këtillë publicistike e fyen komunitetin shqiptar.
Vaj halli
për ne! Si ka mundësi që diplomatët tanë nuk e kanë informuar Ministrin e Jashtëm
se Oana Manolescu dhe Marius Dobrescu rendin pas lekut qeveritar e jo pas
komunitetit autentik të shqiptarëve të këtij vendi, që e kontestojnë dhe s’duan
të dëgjojnë për një shoqatë të këtillë fantasmagorike? Pse nuk shfletojnë kolekcionin
e revistës “Shqiptari” me qindra artikuj kundër mashtrimit mafiotik që i është bërë
komunitetit shqiptar? Shih mes tjerash faksimilin e artikullit “Një rumune në Parlament
mashtron etninë shqiptare”! Pse nuk e pranojnë të vërtetën këta persona, se
Oana Manolescu dhe Marius Dobrescu janë duke e shembur komunitetin e këtushëm
shqiptar? E ka kuptuar apo ende s’e ka kuptuar Tirana zyrtare për këtë maskarrallëk
qesharak që po bëhet nga antishqiptarët e këtij vendi? “Liga Shoqata e Shqiptarëve
të Rumanisë” është një ligë e ligë, një shoqatë inekzistente, antishqiptare dhe
pa asnjë shqiptar në gjirin e saj. I vetmi shqiptar që punonte për këtë ligë të
ligë ishte Ardian Kyçyku, por edhe ky e braktisi, së bashku me nja dy familje
fisnike me origjinë korçare. Marius Dobrescu, i dëbuar si person i padëshiruar
nga Biblioteka Nacionale e Rumanisë, ka spiunuar edhe diplomatët rumunë, duke e
spiunuar madje edhe zonjën Renata Topçiu, para pesëmbëdhjetë vitesh, kur kjo e
fundit e përktheu një roman të Kadaresë në gjuhën rumune.
Marius
Dobrescu nuk lejon që tjetër të futet në përkthimin e librave nga Shqipëria,
duke e kthyer profesionin e tij në biznes. I vetmi profesion i të pangopurit
Dobrescu është biznesi me përkthimin e Kadaresë dhe të disa autorëve tjerë shqiptarë.
Marius Dobrescu ka tentuar ta bëjë edhe Naum Veqilharxhin me origjinë arumune,
siç tentuan edhe do maskarenj tjerë në ballë me Dimo Dimçevin. Marius Dobrescu,
së bashku me ish ambasadorin Gjorgje
Micu, në emër të Shoqatës së Miqësisë Rumuno-Shqiptare, kanë nënshkruar
komunikatë kundër bombardimeve të NATO-s për mbrojtjen e sovranitetit të shtetit
serb (maj 1999), kurse padronja e tij që e shpërblen me lekët e komunitetit
shqiptar, Oana Manolescu, ka deklaruar para massmedias shqiptare se “Rumania
nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, kurse ne si shoqatë e përkrahim qëndrimin e kësaj
qeverie”. Edhe pse pretendojnë se përfaqësojnë shqiptarët, Manolescu e Dobrescu
kanë qenë e vazhdojnë të jenë kundër pavarësisë së Kosovës. E pakuptueshme, por
e vërtetë! Një e vërtetë e pafalshme dhe e mëkatshme. Mashtrohen rëndë këta “zonja”
e “zotërinj” me biografi të ndotur, sepse ne njohim gazetarë, diplomatë dhe
qeveritarë rumunë që shprehin keqardhje për këtë qëndrim absurd të qeverisë rumune
kundër pavarësisë së Kosovës, dhe thonë se vetë Rumania do ta korigjojë qëndrimine
e saj lidhur me Kosovën. Pse? Sepse Beogradi e mashtroi presidentin Basescu
gjoja se do t’ua japë të drejtat kombëtare e fetare rumunëve të Timokut, dhe
ende asgjë s’ka bërë.
Jo për maskarenjtë e mashtrimit duhet të vijë televizioni shqiptar në Bukuresht por për Akademikun Grigore Brënkush dhe Dr. Maksuti që kanë vepruar 60 vjet të plota për afirmimin e albanologjisë dhe historisë shqiptare në institucionet e këtushme universitare e kulturore, kurse Oana Manolescu dhe Marius Dobrescu janë duke e shpartalluar komunitetin e këtushëm shqiptar. Biznes folklorik, abuzim dhe korrupcion. Ajo që e përforcon pamfletin tonë kundër këtij klani merkantelist pa kurrfarë gjaku shqiptar në damarët e tyre, është revista humoristike Catavencu, e cila e nxorri në pah të vërtetën se Oana Manolescu ka qenë aktiviste e regjimit diktatorial të Çaushescut, ndaj çdo para e ndarë nga Qeveria shqiptare për promovimin e librit të gjymtë të Gjorgje Micut, apo të çiftit neokomunist Manolescu-Dobrescu, do të ishte para e destinuar për promovimin e antishqiptarizmit.
(Autori është Kryeredaktor i revistës “Shqiptari” dhe ka mbështejtjen morale të Dr. Xhelku Maksutit, Tiberius Puiu, madje pse jo, edhe të Zotit)
BOX
Shqiptarët e këtij vendi presin me padurim t’i skadojë imuniteti parlamentar për ta hedhur në gjyq, për të dhënë llogari lidhur me rreth njëmilonë euro të gllabëruar në emër të komunitetit shqiptar, në kohën kur botuesi i revistës “Shqiptari” nuk ka as televizor në garsonierën e tij, ndërsa lekët e fshatarit të varfër, të uritur e të sëmurë derdhen në adresë të një lige të ligë. Turp qeveritar dhe turp parlamentar! Themi turp sepse Bashkësia Kulturore e Shqiptarëve të Rumanisë ka reaguar ashpër kundër kësaj padrejtësie që i bëhet komunitetit shqiptar, por autoritetet rumune e kanë bërë veshin e shurdhët duke respektuar votat e dyshimta të një majmunllëku ballkanik, duke mos ndërmarrë masa për dëbimin e saj nga Parlamenti, as pas një serë artikujsh e komunikatash të botuara në shtypin shqiptar dhe atë rumun.
(Tribuna Shqiptare, Liga e ligë dhe miku i mirë i një libri të keq)