| E shtune, 08.09.2012, 04:13 PM |
Tradhëti,
ndaj Arbën Xhaferit!
-PËR KARRIGE (!), SHQIPTARI E VRET EDHE ZOTIN-
Nga: Selim M. Nëngurra
Asht pak
e çuditshme se si idealistët i shofin gjanat e dhimshme në Atdhe dhe ato ata
pastaj i kritikojnë, i sulmojnë dhe krejt kjo me qellimin që ato mos të ndodhin
ma, dhe që Atdheu të jetë parajsë.
Kam përjetimet
e mia të mërgimtarit dhe e thom këtu se neve mergimtarët ja kalojmë çdo
idealisti kur asht puna e atdheut dhe neve shofim edhe ato gjana të këqija që për
dikënd që jeton aty, janë normale e të zakonshme.
Përmes
formave të komunikimit të sotshem elektronik gjatë këti viti lidha miqësi me
disa persona dhe personalitete të hapsinës tonë shqiptare. Një ditë, pas shumë presioneve
nga një person që të njifemi, e takova atë, që nuk do e permend me emën, por do
them se asht profesor dr. në Universitet diku andej nga Tetova dhe është antarë
i Kryesisë së PDSH së Menduh Thaçit në Maqedoni.
Ndejtem
bashk shumë dhe biseduem për shumëçka. Unë ndegjoja se çka fliste ai person,
dhe kur gjatë bisedës më tha se zgjedhjet e fundit i ka humb PDSH-ja per
faktin se asht parti antiislamiste, unë nuk u durova dhe ndërhyna, i thash, se:
- Kam pa në YOOTUBE disa fjalime të vetë Menduh Thaçit ku ai mes tjerash thotë;
-Shkupi nuk asht i KRYQIT (pra , dihet se ka mendue i fesë ortodokse
sllavomaqedone) por do jetë i xhamijave ku do thirret ALLAHUEKBER...
Ai person
që ishte me mue e mbronte dhe nuk pranonte se janë ato të vërteta, por as nuk
kishte forcë ti mohonte se i mungonin argumentet. Nejse! Në distancën kohore
nga fillim-korriku i kësaj vere deri tash ndodhën shumë ngjarje dhe mes
tjerave dy ikje në botën tjeter të dy nga figurat ma të njoftuna per dekada të letrave
shqipe dhe të analizave social-politike. Në Francë vdiq poeti Ali Podrimja dhe
pak ditë pas ti vdiq edhe politikani, analisti dhe publicisti shumë i mirë Arbër
Xhaferi i cili edhe ishte themelues i PDSH në Maqedoni dhe atë vend ja la Menduh Thaçit kur shendeti
filloj ti rrenohej Arbërit dhe nuk
kishte ma forca të mirrej me parti.
Neve jemi
dëshmitarë se deri sot kemi lexue me dhejtra mos edhe me qindra artikuj e
shkrime ku tashma i ndjeri Arbën Xhaferi flet me analiza të mirëfillta
intelektuale me nji shpirt patriotik shqiptarë për rrezikun që i kanoset
shqiptarisë nga invadimi islam, qoftë përmes islamit ekstrem sikur po e quajnë sot,
qoftë edhe permes blerjes së biznesmenëve turq të pronave shtetrore dhe publike
në Kosovë e Maqedoni . Arbën Xhaferi, gjithmonë foli për rrugën europiane
të shqiptarëve dhe qendrojë kunder invadimit islam në trojet tona.
…!
Pasi u këtheva
nga vendlindja, dhe fillova jetën time në Norvegji, ndëgjova se Menduh Thaçi
dhe kryesia e PDSH, paska pas mbajt të ashtuquajturin MEVLYD për z. Arbën
Xhaferin. Nuk muj e besova dhe nese kjo asht e sakt, le ta din Menduh Thaçi dhe
kryesia e partisë së ti (bashk me at mikun tim-profesor), se kan ba një tradhëti
, një bllasfemi të poshtër ndaj nji njeriu që kurr nuk ishte dashtë të i bëjë dikush
diçka të tillë. Turpi i krejtë botës ju mbuloftë juve Menduh Thaçi me kompaninë
tande për jetë të jetës.
Në Dardani
( Kosovë ) punët po shkojnë lamsh, dhe po flitet se duhet me u terhjek
Presidentja Jahjaga dhe do mbahen zgjedhje tjera per president. Në vrapin për
karrige me ambicje të smura psikopati, Nexhat Daci mbrehi dhambët se mund të kandidoj
për President të Dardanisë! Ai, tashma ka pa përvojën se, votat nuk i fiton ai
që thotë se asht ma i miri per vetveten, dhr, tash ka ndërrue taktikë dhe ju ka
fut në prapanicë (menderë-hiç-methanë) Shefqet Krasniqit, imamit të xhamisë së madhe
në Prishtinë, këti antishqiptari dhe njeriu gjarpen që vlerat e kulturës dhe
historisë shqiptare e çmendin dhe ai, i lufton ato ditë dhe natë.
Vjen
pyetja pse PDSH dhe MenduhThaçi ban mevlyd për Arbën Xhaferin dhe pse Nexhat
Daci koketon me antishqiptarin Shefqet Krasniqi?!
Menduh
Thaçi mund edhe të jetë besimtar islamik. Këtë nuk e di unë, ama mendojë se ai
e ka ba këtë maskarallak e poshtërsi ndaj z. Arben Xhaferit me qellimin që t’i
bajë për vete besimtarët shqipfolësa musliman në Maqedoni per ti marrë votat me
u fut në koalicion pastaj me partinë opozitare maqedonase dhe per të marr
pushtetin. Menduh Thaqi e din, dhe e dijnë të gjithë ata që kan marr pjesë në at
MEVLYD publik e partiak se, në KURAN nuk shkruen askund se duhet të mbahen
MEVLYDE. Kjo asht një trill i mendjeve të smura bashibozuke islamike të shqipfolësve
në Maqedoni e, edhe në Dardani në anët kufitare me Maqedoninë si dhe në krahinën
e Llapit. Por u ba MEVLYDI se shpreson Menduhi i vockël me shpirt, e i madh si
mushkë me trup, se do marri ma shumë vota!
Edhe ky
far Akademiku i jonë Nexhat Daci , që na pat krypë me rrena e pallavra sa
ishte lider i LDD-së pjesë dhe faktor i së cilës isha për një kohë edhe unë ,tash
shkon e i hyn në prapanicë një antishqiptari tjeter. Nuk e banë këtë vetëm për
faktin se asht musliman i mirë edhe në praktikë, por ma shumë per interesin e
votave të mjekrroshit Krasniqi dhe mjekrroshave antishqiptarë të kompanisë së ti.
Ma merr mendja se per post e karrige, shqiptari, po të mundej, do e vriste edhe vet Zotin po të mendonte se po i zan rrugën e karrjeres!