| E enjte, 06.09.2012, 08:11 PM |
Parodi “Tallava - Sallamadi”:
KALLE , KALLE !...
Anë e mbanë malet shqiptare –
Pa mëshirë po digjen n’ zjarre !
Që nga lindja te perëndimi –
Malet tona i mbuloi tymi !
Që nga jugu e në veri –
Na u banë malet shkrumb e hi !
Kalle , kalle , qitja flakën –
Në hajni e ke nafakën !
Kalle, kalle , qitja tymin –
Në hajni e ke fitimin !
Kalle , kalle , o shpirtzi –
S’ ka gjykatë, as polici !
Kalle, kalle , ogurzi –
Qysh po e kallë këtë pasuri ?!
Kalle, kalle , tu thaftë dora –
Qysh po i kallë malet sa ora ?!
Kalle , kalle , tu kalltë koka –
Do t’ mallkojë qielli e toka !
Kalle , kalle , he dalsh fare –
Qysh po i kallë malet shqiptare ?!
Kalle, kalle , o idiot –
Ty , të vraftë i Madhi Zot !
Gjilan, më 03.09.2012. Demir KRASNIQI