| E merkure, 05.09.2012, 08:05 PM |
ARTI SHPIRTËROR
I NËNË TEREZËS
-Me rastin e përvjetorit të vdekjes-
Nga Dedë Preqi
Arti i
parë që ia kishte dhuruar Zoti Nënë Terezës, ishte dashurija njerëzore, mandej
paqa në mes tyre dhee treta toleranca,
si model i mirëkuptimit njerëzor . Këto ishin artet shpitërore e kësaj Nëne, e
cila përmes këtyre modeleve e nisi rrugën e vet të përjetshme , duke i
zbatuar e vepruar gjithë jetën e saj.
Edhe pse
sot e ndjejmë obligim moral , nuk është lehtë
të bëhët portreti i Nënë Terezës, duke e kuptuar se shkrimet tona janë të nevojshme,
por është vështirë me arritë aty ku mund të kontribuojmë më shumë, me retorika
dhe shkrime të ndryshme, në krahasim më atë se çka Nënë Tereza i dha njerëzimit. Ajo synoj me idealet e veta
, që mos të humbet identiteti njerëzorë, në kohën dhe shekullin e sëmundjeve njerëzore dhe sëmundjeve politike të kohës.
Shumë herë
njerëzit mendojnë se jeta është e shkurtër, për atë mendojnë se duhet ta shfrytëzojmë sa më mirë dhe në dobi të jetës normale, por
nëse jeta është e ç’rregulluar dhe njeriu është i pafuqishëm ta përballoj dhe të
mbijetojë, në këto kushte dhe
rrethana paraqitet vuajtja njerëzore,
e cila e humbë kuptimin dhe shijen e jetës në tërësi. Shkakëtarët që ia ndërrojnë dhe devijojnë kahjen jetës
janë të ndryeshëm, por ata që e rrezikojnë janë të shumtë, ku të rralla
ekzistojnë shoqëri njerëzore në botë, të
cilat nuk prekën nga simptomët e ndonjë rrezikshmërie nga sëmundjet shoqërore
dhe ato shëndetësore. Sëmundjet shoqërore dhe politike janë ato të cilat shkakëtojnë edhe
sëmundje tjera, ndërsa sëmundjet shëndetësore janë jetëshkurtëra, për të cilat
vetë njeriu është faktor dhe shkakëtar i tyre, jo vetëm për t’ia dhënë kuptimin
jetës, por edhe vuajtjeve njerëzore.
Në një realitet
të kohës, në mes vuajtjeve dhe kuptimit të jetës, jetoj dhe veproj bija e
kombit shqiptarë Gonxhe Bojaxhiu, atje në një botë të largët në Indi, në ç’vend
populli luftonte me vdekjen dhe jetën,
nga varfëria dhe sëmundjet e rënda . Gonxhe Bojaxhiu lindi si « gonxhe », por më
vonë u bë Nëna e këtij populli, e cila i mblidhte njerëzit e sëmuar të lënë rrugëve
dhe të nëpërkëmbur nga qeverija e kohës dhe kushtet e rënda ekonomike, duke i
tubuar në grupe dhe vende të caktuara, dhe duke krijuar një « rregullativë »,me
një përkujdesje të veqantë ,për ta shpëtuar këtë popull nga kriza.
Ajo u bë Nënë
dhe kujdestare e 7,500 fëmijëve në 6o shkolla. Ajo u bë motër që mjekonte 960,000
njerëz të sëmuar, në 213 dispanseri të ndryshme. Ajo Nënë trajtojë dhe mjekojë më
se 47,000 viktima , të sëmundjes së lebrozës, në 54 Klinika mjekësore, dhe
kujdesej për 3400 pleq të braktisur.(Shënime nga Jeta dhe vepra e Nënë Terezës, ‘8o) Ajo nënë,
sëbashku me shumë motra tjera dhe njerëz vullnetmirë, organizuan Shoqata humanitare , shkolla, ambulance,
spitale dhe shumë organizime të tjera humanitare, duke gjetë një përkrahje të konsiderueshme
edhe nga vende të ndryshme të botës, për t’a ndihmuar dhe shpëtuar këtë popull
nga vdekja e pamëshirshme.
Nga kjo
vepër e madhe humanitare- njerëzore , Gonxhe Bajaxhiu e muar një emër më një epitet
të madh, që përveq domëthënjes si « NËNË » i ka edhe specifikat e veta të thella
humane e njerëzore, duke e quajtur NËNË TEREZA,
e cila u frymëzua thellë nga vepra e Jezusit, duke dëshiruar që veprimët
e veta ti manifestonte në krijesat njerëzore, pa dallime race, ngjyre, dhe
religjioni. Ky është frymëzimi i saj
human, që kërkoj së pari dashurinë
njerëzore, mandej paqën si ndërmjetësuese ndërnjerëzore dhe tolerancën, si mirëkuptimin
njerëzorë e » hyjnorë », që përmes tyre Nënë Tereza, e sëndërtojë artin e saj
shpirtërorë dhe human.
Shumë njerëz
predentuan ta shtrëmbërojnë biografinë e saj, të cilët kishin dy qëllime
kryesore, njërën që ta përvetësojnë si
bijë të vetën, ndërsa tjetren, ta nënqmojnë si të huajen, apo indiane. Por, ajo
tha vetë : Me gjak jam shqiptare, me shtetësi-indase,me besim –katolike, me
vokacion i përkas botës dhe me zemër i përkas Jezuesit.
Nënë Tereza
e lindur në Shkup me 1910, nga prindërit shqiptarë Kolë dhe Drane Bojaxhiu, me
preardhje nga Prizereni. Ganxha e vogël
si fëmijë ishte e urtë dhe e sjellshme, si fëmijë e donte shumë muzikën.
Në Letnicë i bëri ushtrimet e para shpirtërore, dhe me 25 shtator 1928, u nisë për
Zagreb, dhe me 13 tetor, niset për Dublin, në kohën kur Indija ishte mozaiku më
i madh i vuajtjeve dhe mjerimëve njerëzore, dhe prej atëherë Nënë Tereza u përsonafikue me vuajtjen dhe mjerimin e atij populli deri në vdekje.
Ajo qëndroi sëbashku me të varfërit dhe të sëmuarit, duke u identifikuar me
vuajtjet e tyre të rënda, duke përjetuar sëbashku dhimbjet shpirtërore dhe
fizike.
Sfidat e
Nënë Terezës nuk janë vetëm ato të bamirësisë, apo shërbimi i bamirësive, nëse
mungon burimi i frymëzimit shpirtërorë dhe besimi i fuqishëm ,për t’a zbutë një
gjendje të tillë në botën e varfërisë dhe shëndetësisë. Ajo ndër fjalimet tjera tha, kjo botë është e
mbushur me lufta e mëni, por këto nuk mund t’i luftojmë ndryshe, vetëm me paqë,
tolerancë dhe dashuri.
Nëna e
Dashurisë, sikur e quajti në librin e
vet don Lush Gjergji, i cili ishte
atleti i më i shkathtë, që ndjeki gjurmët dhe hapat e saj, e cila nuk pyeti cili je, të bardhë e të
zinj i trajtojë të njëjtë, në këtë botë, edhe pse ndonjëherë mund t’i
ketë shkuar mendja dhe t’i bëjë pyetje vetëvetës, por edhe zotit , pse
ky popull i pafajshëm po përballët me këto sëmundje e varfëri dhe përsëri nëpërkëmbët nga të tjerët ? Ky realitet i jetës dhe vuajtjes nuk e ka vënë
në dilemë besimin e Nënë Terezës ndaj Zotit, sepse ajo gjithmonë e ka gjetë mbështetjen
dhe ndihmën e tij dhe nuk ka nisë dhe përfundue asnjë veprim të vetin pa lutjen
dhe ndihmën e Zotit, por njerëzit mendje
lehtë mund t’a kenë ndryshe interpretuar , por edhe me qëllime të tjera , duke
shfrytëzuar mediat e ndryshme.
Vepra e Nënë
Terezës nuk është vepër filozofike, apo politike, por ajo me fuqinë e mendjes
dhe shpirtit krijojë vet filozofinë njerëzore, e cila u bë dhe mësuese e udhërrëfyese
origjinale e jetës njerëzore. Ajo nga frymëzimi i saj shpirtërorë, për të ndikuar
në faktorin njeri, përmes dashurisë, paqës dhe tolerancës njerëzore, u bë shëmbëlltyra
e njerëzimit dhe këto artizanate të Nënës
Tereze, i vlerësoj bota , duke mbetur simboli dashurisë dhe Nëna universale e
botës.
Nënë Tereza,
përveq punës së palodhshme humanitare , ajo nuk e harrojë popullin e vet
shqiptarë, e cila u kujdes dhe mbajti kontakte me liderët e botës, ndër të tjerë
edhe me ish-Presidentin e Amerikës, Bill Klinton, duke ia shpjeguar se populli
shqiptarë e meriton një përkujdesje dhe mbrojtje edhe nga populli amerikan, për
t’a shpëtuar nga rreziku, me ç’rast Klinton dhe populli amerikan iu zotuan dhe
ia kryejnë amanetin e saj.
Nëna
Terezë, jo vetëm që hyri në historinë e veprave të mëdha njerëzore, por ajo vetë
krijojë vepren e madhe njerëzore dhe historike, e cila vepër nuk mundet të harrohet
. Ajo u bë humanistja më e madhe e shekullit 20-të, duke marrë mirënjohje të mëdha,
që nga Indija e deri në Amerikë. Në vitin 1979, u vlerësua me çmimin Nobel për
paqë dhe humanitet njerëzorë.
Nëna
Terezë, ishte pasionuar me një vullnet të pamohueshëm , e cila jetën e njerëzve
e pranonte si dhuratë nga zoti, edhe pse ajo dhuratë ishte plot vuajtje , por
ajo kishte shpresë se edhe njeriu i pa kënaqur
me jetën e vet, duhet të orvatët që dikur
jetën e vet t’a bëjë të lumtur. Vetitë e saja të një karakteri specifik dhe qetësues,
lenë përshtypjen se ajo ishte një njeri me plot vullnet dhe angazhimet e saja
ishin të lidhura fuqishëm me shpresën
dhe qëllimin e mirë të qenjës njerëzore.
Ajo ishte e frymëzuar vetëm nga një fuqi e madhe së cilës i besoj aq shumë dhe
ia paraqiti përgjegjësitë vetës dhe atë të pamundshmën, e cila i përvetësoj,
duke i bërë detyra profesionale në shërbim të popullit.
Ajo
shpeshherë gjindet në poezita të palakmueshme, kur njerëzit ishin në gjendje të
rëndë nga sëmundjet dhe varfëria, prandaj në shpirtin e saj ka mundur të ç’faqej
ndonjë pesimizëm, apo urrejtje, por ajo në vend të urrejtjes e pesimizmit,
atyre u shpërndante dashuri dhe besim,
ndërsa fajtorët qeveritarë ishin të njohur,
të cilëve u mungonte respekti dhe dashuria për njerëzit e vet, të cilët e
kishin të shprehur indiferentizmin dhe egon e tyre në shoqëri.
Nga një ndjenjë
e fortë zelli dhe besimi që kishte në zemren dhe shpirtin e saj, ajo mundohet që
atyre njerëzve të lodhur t’ua kthejë jetën
dhe kuptimin e jetës, të cilët ishin të pafuqishëm , të lodhur, të sëmuar e të gërbulur, që nuk
mund të arrinin asgjë në jetën e atyre për të shpëtuar nga ky asgjesim.
Nënë Tereza vullnetin e vet e shprehi përmes një arti
shumë të fuqishëm figurativ dhe shpirtërorë, duke prezentuar skeletët e gjalla
me vija të trasha, dhe arti i saj ishte i pranishëm, të cilin e vlerësoj tërë bota.
Ajo, jo vetëm që zbuloj kuptimin e jetës të njerëzit e lënë pasdore, por
kriojoj mundësi dhe rrugë për të gjetë një formë tjetër të jetës, dhe mundësoj
që të hapen dyert e botës, që të ndihmohen këta njerëz. Kjo Nënë e
mrekullueshme i parashtroj vetës një detyre
të rëndë, por të vullnetshme, edhe pse
i paraqitët rreziku disa herë para sysh dhe nuk
zbrapet kufinjve të vetë-vetës, dhe nuk
imagjinoj që ta ndërrojë kahjen. Fuqia e vullnetit të kësaj nëne,
formohet dhe shprehët me ndjenja të forta
të përgjegjësisë për botën që e rrethon. Me fjalë të tjera, ajo ishte përsoni që
nuk e ka humbur vullnetin edhe pse forca fizike dhe mosha e kishte lodhë, prapë
e mbante ndjenjën e forcës dhe vullnetit, për punët që ia kishte parashtrue
Zoti dhe jeta. Rroli i Nënës Terezë ndaj kësaj vepre humane dhe shumë deminzionale
e universale, nuk është vetëm obligim njerëzor, por është përsonifikim njerëzor
që rreflekton dhe ndriqon në mënyrë pozitive
në shoqërinë njerëzore dhe ia jep kuptimin
jetës.
Më 5 shtator
1997, vdes Nënë Tereza, legjenda e këtij trolli, zëdhënësja e « Bamirësisë njerëzore
», e cila tërë jetën ia kushtojë të varfërve
ndër më të varfër, dhe kudo që shkoi mesazhi i saj ishte i çartë , duani të varfërit
dhe ndihmoni ata, sepse ata janë vëllezërit dhe motrat t’uaja.