Reagim ndaj një fushate antishqiptare në GjermaniShumë e nderuara redaksi e "Zemrës shqiptare",
Arsyeja e shkresës sime është një fushatë e paparë antishqiptare dhe antikosovare nga Prof. Dr. Wolf Oschlies, ish-profesor i sllavistikës në Gjermani. Ai me vite të tëra është duke shprehur urrejtje të tmerrshme ndaj kombit shqiptar, historisë, ndaj vlerave kulturore shqiptare, personaliteteve (p.sh. në një shkrim pohon se Nëna Terezë nuk është shqiptare). Në disa portale në internet, në radio, por edhe në revista dhe media tjera ai fushatën e tij e ka intenzivuar sidomos pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, 17 shkurtin 2008 ai e konsideron si "ditë të zezë për Europën demokratike"! Shkrimet dhe formulimet e tij jane aq fyese, lënduese dhe nuk i përkasin aspak etikës së një "profesori", siç e quan vehten ai! Kam zgjedhur disa artikuj që i ka publikuar ai dhe ju dërgoj nyjet, ku ju mund t'i gjeni dhe të bindeni vetë:
http://www.eurasischesmagazin.de/artikel/?artikelID=20110213http://www.eurasischesmagazin.de/artikel/?artikelID=20111215Ka edhe shumë shkrime tjera, ndoshta edhe mund t'i keni lexuar edhe ju.
Lutja ime do ishte, nëse ju si portal shqiptar mund t'a botoni këtë reagim dhe të ftoni lexuesit tuaj të reagojnë ashpër kundër kësaj fushate antishqiptare, antinjerëzore të këtij personi, i cili edhe luftën në Kosovë e relativon dhe gjenocidin serb e konsideron si të pavërtetë. Reagimet lexuesit mund t'i dërgojnë në portalin
info@eurasischesmagazin.deku botohen artikujt e Oschlies.
Me sa kam mundësi unë si individ do të bëj, do e padis edhe në gjyq për shpifje, për fyerje të një kombi të tërë, për racizëm, etj. Do të konsulltohem paraprakisht edhe me juristë.
Besoj se ja vlen një reagim i tillë, sidomos kur Kosova tashmë i ka institucionet e veta dhe është shtet i njohur nga shumica e shteteve të EU-së. Ta bëjmë për vehten tonë, për dinjitetin tonë.
Ju faleminderit për përkrahje dhe suksese.
Me respekt
Driton Gashi
Dortmund, Gjermani