| E merkure, 05.09.2012, 06:04 PM |
Jusuf Zenunaj
NUK NA DRITËRON DRITA
Ne ushtarët e lirisë jemi bijtë e varfërisë,
rrudhemi n’sofër përpara fëmijës,
të pangrënë e të papirë,
me të pasurit kem një diell.
N’ luftë s’i druanim fare vdekjes
e sot ç’t’i themi jetës ? !
Shpresat tona ku kanë shkuar ?i
Jem t’burgosur e t’ poshtëruar.
Ngeli nata , s’duket drita,
na e vodhi politika.
para zgjegjjeve na « nederojnë « ,
në karrige na harrojnë.
Në Luginë të Preshevës,
s’na e shkelë kush pragun e derës.
As ditën me vitra
nuk na dritëron drita...
3 shtator 2012