| E marte, 04.09.2012, 06:24 PM |
Engjell Shehu
Dilni zot atdhetar
Perse heshtin këta burra
perse s’flasin djemtë e rinj
Është e ardhmja qe lëngon
e ka marre brinje me brinje
A ka mendje te mençura
ku janë trimat qe nuk duken
Se mbi dhe nuk i shoh
ku janë fshehur e ku struken
Veç një pyetje dua tu bej
për këtë dhe o njerëzi
Sytë e mi ç’fare nuk shohin
ku është besa me ndershmëri
Ku është besa qe lidh shqiptaret
se ka vite qe ka humbur
Ku janë fjalët e shqiptarit
qe me lufte dot si janë mundur
Trupi shpesh me ndjen dhimbje
e fjala ime flet me gurin
flet me token,qiellin, detin
qe te tund e shkund burrin
Qe te tund e shkund burrin
dhe ti thonë vetes burra
Te bashkohen mos te ndahen
te krijojnë me shume ura
Ura lidhje ura miqësie
dhe shqiptaret te jene një
Se me grindje e përçarje
vendi ynë s’fiton as gjë
Ka ca zëra e flasin mekur
qe e ardhmja peng te merret
Por ky vend është i lodhur
nga mashtrimet, dallaveret
Veç një fjale dëgjojeni mire
ju te mekur ju te shitur
Se ky vend s’ka për t’ju falur
dhe pse mbaheni si te ditur
Lëni mënjanë zënkat, sherret
bolle i fryte xhepa tuaj
Dilni zot si atdhetar
qe ky vend te mos vuaj
Vuan vendi ane e mbanë
gjithë Shqipëria është ne hall
Ndaj dhe drurët, gurët te inatosur
thonë se janë akoma gjallë
Pra e nesërmja do te jete vone
kur dhe gurët do tju sulmojnë
edhe drurët do bëhen bashke
dhe ne koke do t’ju qëllojnë
Ngrihuni, shkunduni nga pluhuri
nga ai pluhur i armiqësisë
Lartësoni nderin kombit
ashtu siç i takon shqiptarisë
25/08/2012