| E marte, 04.09.2012, 07:19 PM |
Vranari ristrukturon memorjen
kulturore mes një romani të
ri: "Rikthim i Ismail
Qemalit" (Botim i i shtëpisë Botuese "Lulu"
"Romani më i ri i shkrimtares
Vilhelme Vranari Haxhiraj është përkushtim.
Përkushtim dhe dedikim, sa identitar aq edhe dedikues, për krenarinë kombëtare. Ndryshe këtë vepër do ta quaja: E munguara në letrat
shqipe"
Nga Dr. Fatmir Terziu
Nisja e blutë e romanit
vjen pikërisht në gjeografinë e ngritjes. Është një:
“Mëngjes i artë...
Rrezet e para të dëlira e të pafajshme të diellit që kishin hyrë tinëzisht deri
në shtrat, papritmas e zgjuajtën. Duke parë veten në atë dhomë, po vështronte
rretherrotull disi i çuditur..."Ku ndodhem kështu vallë? Përse gjendem
këtu?"- pyeste veten si i lajthitur. E vetmja fjalë që i gëlonte në tru,
ishte nocioni "Kohë", gjë që e bëri të zhytet në mendime.
"Ç'lidhje ka kjo fjalë xhanëm? Koha është nocioni që përcakton se kur ka
ndodhur diçka, një fenomen apo një ngjarje historike. Përmes kohës mësojmë
jetëgjatësinë e një gjallese...”
Dhe kështu kjo nisje mes
filozofisë së kohës, pikëtakon edhe ngjyrimet, edhe gjeografinë edhe fatet e
njeriut me të cilin udhëjeta
“Ktheu kokën andej nga
vinin zërat dhe ngeli i ngurtësuar në vend prej habisë. Nga një xham i
pasqyrtë, shikimi i kapi një qytet të madh me pallate të larta, me rrugë të
asfaltuara. "O Zot, çfarë qyteti! "Nëse në atë xham nuk do të shihja
detin e pamatë, Karaburunin e Sazanin, s'do të kisha besuar se ai qytet që m'u
shfaq si një kartolinë plot me ngjyra, apo si në ekranin e kinemasë, ishte
qyteti im, vendlindja ime"...”
Kështu
vetë koha si nocion filozofik arrin të krijojë një ndalesë të domosdoshme për
të rifreskuar memorjen e një qyteti që do të hynte më pas në histori, por do të
kalonte edhe caqet gjeografike. Ai do të udhëtonte me ‘kapedanët’ shoreve të
historisë dhe analeve diplomatike anembanë botës dhe madje do të krijonte
ringjallje, të cilën Vranari e bën me kujdesin e saj më të madh:
“"Kapedan, kapedan, kapedan o i nënëso... shkel me thonjtë e
këmbëso.."- ashtu kërcenin edhe ata të dy Xheviti dhe Mustafai . Për atë
Zot, nuk zmadhoj asgjë. Ata ishin të mrekullueshëm. Kërcenin mbi një tavolinë,
me gotat me fron të gjatë vendosur mbi kokë, mbushur me raki dhe nuk derdhej
asnjë pikë. Kur mbaronin, e kthenin me fund, gotën e njëri-tjetrit, duke marrë
përgëzime për lojën e bukur. Janë tradita që duhen ruajtur sepse i përkasin
kulturës së Kaninës. Këto tradita të trashëguara nga lashtësia apo nga kohërat,
e çuditën lordin e fregatës angleze, në një pritje që i bëri paria e gjithë
kazasë së Vlorës, pranë kishës së Marmiroit, në fillim të viteve tridhjetë të
shkullit XX. Aq u mrekullua sa kur u kthye në Angli, gazetat londineze
shkruajtën një përshkrim me titull: "Vend i vogël, traditë e
madhe..."
Ky lloj i ri i prozës me këtë temë, shfaqet në një kënd më të
rrëndësishëm të transmetimit të mesazheve. Romani vetë si zhanër prozaik, nën
ritmin e ideve të Vranarit merr jetë dhe krijon arsye të epokës mes një
rilidhjeje intradimensionale për të na dhënë më gjerë dhe me fjalë të racionuar
prushin e ditëve të Ismail Qemalit në hapësirën kohë, vend dhe hapësirë. Dihet
se një shtrim social dhe historiko-kulturor në roman është çdo lloj ide-shtrimi
i çështjeve që përfshijnë një grup të personave të ndërlidhur mbi një periudhë
kohe. Dihet edhe se grupi mund të jetë dhe mund të ndryshojë në varësi të
njohjeve dhe fakteve.
Por, nëse filozofia e romanit nuk është aspak e shqetësuar me një
koncept më të gjerë të njohjes pastaj rolin e letërsisë në të kuptuarit tonë të
premisave ndërlidhëse apo letraro-iterpretuese do të duket se është një anësi
dhe kështu historia do të mbetet aq sa dimë, ose aq sa jemi në gjendje të mësojmë.
Kjo do të jetë një shqetësim i madh, mendoj edhe i epistemologjisë. Megjithatë
shumica e filozofëve përqëndrohen në një koncept të specializuar të diturisë,
përkatësisht në atë që varet nga lloji i dijes që mund të shprehet në
propozimet që mund të konsiderohen si të vërteta apo të rreme, dhe vetëm një
pjesë e filozofisë akademike që duket e shqetësuar me literaturën është
estetika. Kështu filozofët kanë tendencë të përqëndrohen në filozofinë e
historisë dhe të shkencave sociale kur ata analizojnë burime të besueshme të
diturisë në lidhje me aspektet sociale, historike dhe kulturore të botës. Në
këtë lidhje Vranari me romanin e saj na jep një arsye filozofike se koha është
dimensioni jetik më efikas për transmetimin e gjërave sa estetike aq edhe epistemologjike.
Na jep aspekte e të kuptuarit të botës sociale dhe kulturore të përfshira në
informacionin e njohurisë së saj.
Përvoja e përjetuar në vite e autores, si bijë Kanine dhe ndjeshmëri
vlonjate, është një tjetër mënyrë për të përmirësuar këto aspekte më të gjera
në romanin e saj. Historitë mund të ofrojnë këtë lloj të përvojës në një mënyrë
të kondensuar që nganjëherë mund të largojnë dhe madje tejkalojnë qëllimin e
përvojës së drejtpërdrejtë ose të vëzhgimit. Këtë Vranari e bën me kujdes dhe
na jep në këtë 100 vjetor një prozë jo shumë të gjatë por të matur disa herë
dhe për mjaft mosha.
Në rastin e romanit historik të Vranarit një pjesë e madhe e sfondit
është kultura dhe jeta e periudhës historike në të cilën romani është vendosur.
Vërtetësia dhe parametrat krijojnë pasurinë e prozës dhe janë konceptuar si
atributet e një romani me vlera të pashkruara më parë. Kjo do të thotë që
vërtetësia e romanii dhe pasuria e vlerave të tij janë të pavarura nga çdo
marrëdhënie me një lexues. Nga ana tjetër, parametri dhe rëndësia janë
konceptuar si marrëdhënie midis romanit dhe një lexues të veçantë. Shkrimtarja
u shmanget debateve, nuk krijon konflikte për të shkatërruar, por ndërton
mesazhe për të komunikuar gjatë me gjuhën e saj tipike me brezat:
“Me mendjen tek djali, "
Sakaq duke ndjekur më tej strukturën e romanit me këtë gjuhë të thjeshtë
e të komunikueshme, tipike për një roman që nuk kufizohet me asnjë nga
rregullat e ngurta të poetikës, si një ep na krijohen dhe trajtohen tablo të
gjera jete, por pa qenë të detyruara të sillen si tema anakronike. Vijnë e ikin
trajtuesit, karakteret dhe shfaqen hijet e dritëhijet e ikje-ardhjeve. Autorja gjen
populloren e brishtë e të bukur të deklarojë se “Një shprehje e vjetër thotë:
"Ku dhemb dhëmbi vete gjuha.' Edhe mua këmbët më çuan te "Shtëpia e
Beut" siç është quajtur rëndomë, në fakt kishte qenë e familjes sime.
Mbeta i ngurosur para asaj pamje të tjetërsuar. Me të dyja duart u mbështeta
mbi kangjellat që nuk ishin më të dikurshmet dhe po vështroja me dhembje. Në
fyt m'u bë një kom e pakapërcyshme. "Eh, shtëpi, e ëmbla shtëpi! Sot të
mungon arkitektura e dikurshme që të bënte të veçantë si ndërtesë.
Kjo është ikja. Jo thjesht ikja si fenomen, por si një dimension
filozofik në kohë, hapësirë dhe vend. Ikja që trajton fatin e njeriut të
zakonshëm në labirinthin e madh të historikes. Romani është po aq objektiv në
këtë rast sa dhe vetë epi dhe në të njëjtën kohë, përmban elemente të theksuara
psikologjike, duke depërtuar deri në skutat e errëta të unit e të shpirtit të
njeriut. Dhe koha dikton, por edhe të lejon të diktosh: “-Tani vonë e kam
mësuar nga mësuesja e letërsisë, se atë e vranë komunistët pabesisht, pas
shpine, qysh gjatë luftës, sepse ishte kundër vëllavrasjes që nisi në vitin
1943. E hodhën në një gropë, jo si njeri, por si qen. Nga nxitimi, për t'i
shpëtuar atij çasti të tmerrshëm të gjykimit si kriminelë, i lanë njërën dorë
jashtë. Gratë e fshatit që ktheheshin nga
Dhe mallkimi mbetet këtyre skutave të errëta të historisë si një ‘falje’
gjaku dhe shpirti që rrënkon në ditënetët e humbura, por edhe të atyre që
dëshmojnë të tregojnë lidhjen e memorjes me historinë dhe historiken:
“Pikërisht në atë shtëpi, në haremin e Vranajve u shfaq për herë të parë teatri
i Kaninës, ku merrnin pjesë si aktorë ata burra fisnik dhe bijë fisnikësh qysh
në lashtësi. Ata zotërinj, që kishin studiuar jashtë shtetit, nuk e kishin për
turp që të vinin në skenë fatet e atdheut të robëruar për shekuj me radhë, ku
luanin edhe vet. Kjo ishte një formë e shprehjes së revoltës ndaj pushtuesit që
kishte zënë të dyja qoshet pranë oxhakut në çdo vatër shqiptare. I huaji, edhe
pse kishte ardhur pa ftuar, ndihej aq i sigurt, sikur të ishte zot i vatanit.
Nga ajo ndërtesë u
Koha dhe historia kështu janë një paralele në udhëtimin e fjatregimit të Vranarit. Ata herë mëshojnë e herë rrëmojnë të ngjallin e të bëjnë të pavdekshmen në të mirë të Kombit, jetës dhe prosperitetit. Është vetë ky roman modern që udhëton në këtë prosperitet dëshmish një vepër që duhet lexuar.