| E hene, 03.09.2012, 05:05 PM |
Në 5-vjetorin e
shkuarjes në amshim të Nënës Tereze
NËNA TEREZE DHE KOSOVA
Shkruan: Prend BUZHALA
Lidhjet e
Nënës Tereze me Kosovën kanë qenë të pashkëputshme. Regjimet e së kaluarës
pushtuese e komuniste, në Shqipëri, por deri sdiku edhe nën ish-Jugosllavi, kanë
bërë përpjekje që ta mbajnë sa më larg vetes dhe shgqiptarëve emrin e saj,
anise ajo ishte edhe nobeliste. E sulmonte
1. Nëna Tereze dhe Kosova në vitet 1970-1990
Për ata që
thonë se ajo nuk e ka njohur Kosovën dhe nuk ka ditur shqip mjafojnë vetëm një paraqitje
faktesh të shkurta e të përgjithshme, pa hyrë në detaje të tjera. Në vitet '70
e me '80 ajo ka qenë në Kosovë, madje në Klinë në Zllakuqan. I është bërë pritje
vetëm nga populli. Shkupin, vendlindjen e saj, ajo e ka vizituar dy herë: 1970
e më 1978 ... Familja e saj ka qenë e shpërngulur nga Prizreni. Prandaj në Prizren
ka qenë prej datës 9 deri më 12 korrik 1970 (lexuesit i dinë disa intervista të
saj për gazetën “Drita” të Ipeshkvisë së Kosovës me rastin e marrjes së Çmimit
NOBEL). Dhe veprimtaria e saj botërore, pra, shtrihet edhe në Shkup, Prizren e
Kosovë që në ato vite... Dëshmi janë rregulli i saj, motrat e nderit të Nënës
Tereze që veprojnë në Kosovë e në Kroaci që nga ato vite... pa i numëruar edhe
veprimtaritë tjera me interes. Prandaj ajo ka qenë disa herë edhe në
Më 28
qershor 1980, përsëri në Kosovë (dëshmi: intervistat e asaj kohe në mediet e
Kosovës dhe fjalimet e saj). Atë ditë fillimisht ka qenë në Binçë të Kosovës,
ku ka mbajtur një fjalim para masës së madhe. Ato ditë shkon edhe në kishën e
Letnicës (në Kosovë).
Shumë banorëve
të Klinës u kujtohet vizita e saj më 1982 në Kishën e Zllakuqanit dhe ajo me atë
rast është lutur shqip dhe ka folur shqip. Respekti ndërfetar shqiptar në ato
dekada ishte shembull për vendet e tjera. Nëna Tereze i nderonte të gjithë shqiptarët
pa dallim feje e krahine. “Nënë Tereza është Shqipëri Etnike. Ajo dhe familja e
saj ishte viktimë e gjenocidit serb - thuhej në shënimet biografike për të. Bile
shtypi i Indisë e vuri në dukje këtë problem gjatë ditëve të varrimit të saj në
Kalkutë.
Vlen te
theksohet se artistët e Kosovës (poetët, shkrimtarët, kompozitorët, piktorët
dhe skulptorët etj), kanë shkruar për te që në vitet '70, kur qe botuar një libër
kushtuar asaj, më 1986, nën përkujdesjen e Dr. Lush Gjergjit. Në këtë përmbledhje
(e botoi “Drita” me seli në ferizaj dhe KS Zagreb), përfshihen poezi të Ali
Podrimjes, Enver Gjerqekut, Qibrie
Demirit, Fahredin Gungës, Azem Shkrelit, Lazër Sheldisë, Anton Gojçajt,
Zejnullah Halilit, Agim Devës, Dr. Ndue Gjergjit, Resmiej Kryeziut, Basri Çapriqit,
Atë Pashk Gojçajt, Qerim Ujkanit, Abdylaziz Islamit, Ibrahim Kadriut, Miusa
Ramadanit, Naime Beqirajt, Demush Zefit, Jakup Cerajës, Isak Ahmetit, Rahmi Tudës,
Din Mehmetit, Lekë Pllumbit, Haxhi Vokshit e të dhjetëra të tjerëve, si dhe të poetëve
arbëreshë, italianë etj. Te ky libër, cikël më vete janë krijimet poetike të Atë
Kolë P. Berishajt, Marte Kransiqit dhe Gjokë Spaqajt, kurse poezi kushtuar
asaj, botojnë edhe fëmijët. Krijime në prozë dhe ese e publicistikë intelektuale,
që i kushtoihen kësaj Nëne, janë ato të Rifat Kukajt, Martin Camajt, Nebil
Durakut, Antonio Bellushit (arbëresh), Beqir Musliut, Ramiz Kelmendit, Alush
Kamberit, Vehap Shitës, Lazër Berishës, Gjon Gjomarkajt, Don Viktor Nuajt, Pal
Duka-gjinit dhe Nol Berishës. Ndërsa kompozime i kushtuan Lorenc Antoni,
Pranvera Badivuku, B.L. Mjeda e Akil Mark Koci. Në ciklin e fundit me titullin “Tinguj
të shkrehur” jepen citate të shkëputura nga shtypi botëror i dekadave të viteve
’70 e ’80, bibliografia për Nënën Tereze, si dhe jehona botërore e librit të dr.
Don Lush Gjergjit “Nëna e dashurisë”, libër i përjthyer edhe në gjuhë të huaja,
autor, i cili disa herë e kishte takuar Nënën Tereze, kishte zhvilluar
intervista me të dhe kishte bërë disa botime që i kushtohen asaj. E përmendëm
librin “Lule për Nënën” (1986), sepse që atëherë ajo u shndërrua në ikonë të shekullit
XX, ku bota tashmë ishte ngritur në këmbë, si shprehet Imzot Nikë Prela, për ta
shigjetuar me shikim admirimi. Libri ishte dhuratë e elitës kulturore e letrare
të Kosovës, për ato dy dekada rresht. Në të vërtetë, vlen të theksohet se qysh
më 1962 në Famullinë e Prizrenit, don Nikollë Mini, një prift trim e i afërm i
Nënës Tereze, botonte revistën “Zani Zojës Cernagore”, ku jep njoftime e shkrime
për motrat e nderit në Indi Nënën Tereze e Nasta Mëhilli. Sistermatikisht
shkrime për Nënën Tereze, që nga viti 1970 e këndej, ka pasur te revista “Drita”,
që nisi të botohej në Prizren (e vetmja që e njoftonte popullatën me emrin e
veprimariunë e Nënës Tereze).
Dr. Lush
Gjergji në vazhdimësi do të botojë edhe mbi 10 tituj të tjerë librash që i
kushtohen Nënës Tereze, do të përgatisë vëllime të shumta të autorëve të tjerë për
botim, si dhe vepra të vetë Nënës tereze, ku përfshihen lutje, urata, poezi e meditime
të përshpirtshme. Do theksuar se që në fillimvitet ’90 romansieri Ibrahim
Kadriu boton romanin biografik me titull “Qerrja e dritës”. Gjatë dy dekadave të
fundit janë dhjetra e dhjetra libra nga autorë shqiptarë që i kushtohen kësaj
figure. Janë qindra e mijëra shkrime e libra nga autorë të huaj që i kushtohen
kësaj figure. Nëna Tereze bëhet preokupim i dy romaneve të Anton Nikë Berishës
(“Nëna e dritës” 2005 dhe “Dritë në shtjellën e gërbulës’2012, si dhe i një poeme
dhe i disa vëllimeve me trajtesa e studime).
Pra, ajo
e njihte mirë e mirë Kosovën, komunikonte mirë e mirë shqip dhe Kosova e ka
njohur
2. Fryma
dhe rezistenca tereziane në vitet ’90
Më vonë,
gjatë viteve ’90 e këndej do të shënohet një kapitull i ri i ndërlidhjeve të saj
me Kosovën e për Kosovën. Fryma tereziane në vepër gjatë viteve '90: sipas
regjistrimit zyrtar, në Kosovë, më 1991, kishte 2 milionë e 50 mijë banorë shqiptarë
me 201.056 të punësuar. Të punësuarit largohen nga puna... Kurse suprimimi i
autonomisë së Kosovës, sjell nje varferim te skajshem, në masë, te popullatës,
rrezikohet rende qenia sociale-kombetare. Nga maji i vitit 1990, kur u themelua
Shoqata Humanitare bamirëse "Nëna Tereze", kjo shoqatë u shtri që nga
Struga e Veleshta e deri te Fushë Molla (afër Vushtrrisë, kur më 1998, në ofensivë
lufte, arrijnë 6000 bukë nga degët e shoqatës)...Shoqata shtrihej edhe në zona
lufte...dhe zhvilloi veprimatrine e saj tek te zhvebdisururit mu ne ato zona.
... Vetëm
më 1996 kjo shoqatë trajtonte deri në 62.340 familje me 404.456 nevojtarë. Nga
rreth 36 domatorë të huaj nga shtetet europerëndimore - donatorë të ndryshëm (shoqata,
me autoritetin e saj depërtonte kudo edhe jashtë), i arrijnë 8 mijë tonë ndihma.
Më 1998, kjo shifër arrin në 1 milion e 200 mijë persona nevojtarë... të gjithë
këta nevojtarë trajtohen me ndihma për një dekadë... Nga kjo shoqatë e pësuan
dhjetëra veprimtarë (u burgosen, u ndoqen, u vranë nga soldateska serbe)... Pas
përfundimit të luftës, nevojtarët u rritën në 1 milion e 600 mijë... Deri gjatë
vitit 1999, SHHB "Nëna Tereze" kishte 96 ambulanca, shërbim i
respektuar në përmasa kombëtare e ndërkombëtare, krejt falas...punëtorët shëndetësorë
punonin pa asnjë kompensim financiar....ambulancat ishin të vendosura nëpër shtëpi
private. Në maternitetin SHHB "Nëna Tereze”, (e promovoi Anton Çetta),
deri më 1995 lindën 12 mijë e 385 fëmijë, ndërsa deri në fund të luftës, në këto
maternitete tereziane, lindën mbi 30 mijë foshnje shqiptare! U bënë 800
operacione të ndërlikuara. Mbi 630 mijë fëmijë të pavaksinuar, vaksinohen më 1997....
(kjo është vetëm një pasqyrë modeste, karshi mijëra të dhënave që ngërthejnë monografitë
kushtuar veprimtarisë së kësaj shoqate tereziane...).
E pra, ajo fryme e mbajti popullin me buke ne kohen me te rende, kur te gjitha na e kthenin shpinen; aty linden femiejt shqiptare...
3. Bill Clinton pas bombardimeve të NATO-s: “Nëna Tereze, ishte e para që më bëri ta dua kombin shqiptar”
Në qindra
libra (në gjuhë të ndryshme të botës), ajo ka deklaruar: ""Me gjak
jam shqiptare; me nënshtetësi, indiane. Për sa i përket besimit, jam murgeshë katolike.
Sipas thirrjes, i përkas botës. Por zemra ime i përket plotësisht Zemrës së Krishtit",
- këto janë fjalët autentike të saj.
Nga një shënim
në mediat elektronike: "Gazeta britanike ”Daily Telegraph” realizoi një sondazh
me 90 personalitete botërore për të gjetur personalitetin, i cili është më influencues
dhe inspirues me rastin e 90-vjetorit të lindjes së Nelson Mandelës. Dhe këtu
triumfon Nëna Tereze. Janë 90 personalitet që mbesin prapa madhështisë së personalitetit
të saj, në mesin e të cilëve: Mahatma Gandhi, Martin Luther King, Sir ëinston
Churchill, Albert Einstein, etj. Është kjo një listë me personalitet që ngërthejnë
vlera të jashtëzakonshme për njerëzimin mbarë. Gonxhe Bojaxhiu inspiron botën. Pikërisht
për këtë dimension vazhdon të admirohet përjetësisht vepra e saj gjigante. “Nëna
Terezë ishte një murgeshë romano-katolike, e cila është e lindur në Shqipëri
dhe ua dedikoi jetën të varfërve në Indi”-shkruan gazeta në fjalë me ketë rast."
Dashuria
e shqiptarëve për Nënën Tereze është natyrore. Nuk mund të ketë emancipim të shqiptarëve
pa Nënën Tereze. Shqiptarët gjithmonë do të kenë nevojë për Nënën Tereze, për porositë e një jete
që ushqeu me dashuri dhe shpresë.
Kur ajo kërkoi
ndihmë nga SHBA-të për ta shpëtuar popullin e saj; mbasi Kosova fitoi lirinë,
BILL CLINTON, në qershor 2002, mbasi kishin përfunduar bombardimet e NATO-s
ndaj Serbisë, deklaroi:
“Nëna
Tereze, ishte e para që më bëri ta dua kombin shqiptar. Dhe tani ndihem shumë krenar
që plotësova një detyrë morale ndaj saj dhe ndaj vlerave të lirisë... “
4. Nëna Tereze, ikonë edhe e Kosovës së lirisë
Gjithnjë në
frymën e asaj që thoshte vetë kjo nënë: “Ne s'mund të bëjmë dot gjëra të mëdha,
vetëm gjëra të vogla me dashuri të madhe. Nuk ka rëndësi sa shumë jemi të angazhuar
të bëjmë, por sa shumë dashuri vëmë, në të bërët.”
A ka të drejtë
populli shqiptar të krenohet me një nobeliste?! Jolegjitimët (kopilët a
shqipfolësit) sigurisht që nuk e duan, ashtu sikundër serbët i shqyenin foto e
saj gjatë atyre viteve dhe e fyenin në mënyrën më barbare, njësoj si tash!!! Ne
librat e shenjtë thuhet se shenjtorët (pejgamberët), së pari përbuzen ne
vendlindje, në atdhe... nga historimohuesit, atdhemohuesit, shqipmohuesit,
shpirtmohuesit e përbuzësit nga më të ndryshmit...
Sigurisht
që krenaria për te është legjitime! Prandaj, me emrin e saj janë emërtuar
shkolla fillore, institucione, janë ngritur shtatore në shumë mese të Kosovës,
janë mbajtur e mbahen akademi shkencore, kulturore e përkujtimorte për nder të saj.
Ajo tashmë është shndërruar në vetëdije moderne në Kosovën e lirisë.
Dashuria
ndaj Hyjit dhe përhapja e saj ndaj njerëzve nuk mund të kenë fund, thoshte ajo.
Është fundi që sjell në fillim! Është ringjallja e njeriut në veprën e dashurisë.