| E marte, 04.09.2012, 07:31 PM |
Falenderoj shkrimtarin shqiptaro amerikan, zotin Pierre-Pandeli Simsia dhe të gjithë miqtë dhe shokët.
Nga Selahedin Velaj dhe Familja - Greenwich, Connecticut, Sh. B. A.
Siç jeni
në dijeni, para pak muajsh, shkrimtari shqiptaro-amerikan me banim në Nju Jork,
zoti Pierre-Pandeli Simsia botoi një libër të ri monografik të titulluar:
"Dr.
Selahedin Velaj, Legjenda vlonjate në Amerikë"
kushtuar
jetës dhe veprimtarisë sime në përgjithësi.
Dalja e këtij
libri është një befasi e papritur për mua personalisht dhe për familjen time. E
vlerësojmë shumë atë njeri inteligjent për përkushtimin e madh që ka treguar
ndaj meje dhe familjes sime.
E
falenderojmë me gjithë zemër shkrimtarin Simsia për punën e tij të shkëlqyer që
ka bërë, kujdesin e tij që ka treguar, përkushtimin dhe angazhimin e tij prej
intelektuali për t'i sjellë lexuesit një pjesë nga jeta ime pothujase 70-të vjeçare
në Sh.B.A.
Ndjehemi
të gëzuar dhe të emocionuar të gjithë ne si familje, unë personalisht, gruaja
ime Rina, djali im Leka, nuset e djemve, dhe mbare fisi ynë kudo që ndodhen.
Librin
monografik të shkrimtarit Pierre-Pandeli Simsia që e kemi në shtëpi, na gëzon
dhe na duket se familjes sonë i është shtuar edhe një pjesëtar tjetër i ri.
Nuk gjejmë
dot fjalë falenderimi për njeriun e mirë zotin Simsia dhe shpesh herë, unë Selahedin
Velaj pyes veten: "Ç'e shtyu këtë njeri të mirë të shkruajë për mua? (Nuk është
hera e parë që ai njeri i mirë intelektual ka shkruar për mua në gazetat
shqiptare që botohen në Amerikë dhe në web-site të ndryshme në internet që lexohen
anembanë botës ku ka shqiptarë)
Është e vërtetë,
unë një jetë të tërë mbi 60-të vjetë në Amerikë, kam pasur dhe kam shumë shokë,
miq të ndryshëm që më ka lidhur puna dhe jeta, por kurrë nuk ma merte mendja se
një njeri i mirë, një mik nga Berati edhe pse kemi shume diferencë në moshë, e
konsideroj mik, të më befasonte, duke shkruar për mua një ditë, një përmbledhje
libri.
Si jam
njohur unë me zotin Pierre-Pandeli Simsia?
Pata
fatin e mirë të njoh këtu në Amerikë një "komshi", ai nga Berati me
origjinë dhe unë nga Vlora; dhe ja se si ndodhi.
Para disa
vitesh, rastësisht lexova në të vetmen gazetë shqiptaro-amerikane ILLYRIA që botohet
këtu në Amerikë me qendër në Nju Jork, ngaqë jam lexues i regullt i saj prej
shumë vitesh që në daljen e numrit të parë të saj, një shkrim, nga një emër
krejt i panjohur për mua në atë kohë, Pierre-Pandeli Simsia, i cili
falenderonte korrespondentin e New York Times, Wallace Schroeder, për një shkrim
të tijin botuar në atë gazetë.
Ai
gazetar, mbas një vizite në Shqipëri ishte entusiazmuar aq shumë me atë Rrock
Garden të Konicës dhe sugjeronte turistët amerikanë të vizitonin atë vend në Evropë,
duke kaluar edhe një pjesë të pushimeve të tyre atje.
Mua më tërhoqi
shkrimi i zotit Simsia në gazetë dhe menjëherë i telefonova miqve të mi që punonin
atje, duke i kërkuar, nëse kishin mundësi të më kontaktonin me autorin e
shkrimit..
Kjo ishte
arësyeja që unë mora kontakt me zotin Simsia. Në rastin më të volitshëm u
takuam nga afër.
U duk që në
fillim të takimit tonë që karakteret tona u puqën dhe miqësia jonë vazhdoi
midis nesh edhe në ditët dhe vitet në vazhdim. Në sytë e tij, në shtatin e tij
të lartë, në pamjen e tij të jashtëme burrërore, në mënyrën e tij të kujdesshme
se si komunikonte, dallova një njeri inteligjent dhe me kulturë të lartë, sa ç'është
vetë e lartë kultura e qytetit të ndritur e të lashtë nga e ka edhe ai vetë origjinën,
Berati magjik, qyteti i ndritur i një mbi një dritareve.
Mësuam
shumë detaje mbi jetën e njëri tjetrit dhe të dy, si antikomunista, biseda jonë
në përgjithësi kalonte shpesh tek vendi ynë, Shqipëria, politika dhe situata
atje.
Që në fillimet
e njohjes sonë e pëlqeva si njeri dhe vlerësova shqetësimet e tij prej
atdhetari për popullin dhe Shqipërinë.
Tani,
duke lexuar librin e shkrimtarit Simsia, "Dr. Selahedin Velaj, Legjenda
vlonjate në Amerikë" e kuptoj, se gjatë gjithë kohës që nga njohja jonë, në
bisedë me mua, ai ka qenë shumë i vëmendshëm dhe grumbullonte në mendjen e tij
të ndritur informata mbi jetën time dhe të familjes sime për t'i përmbledhur më
vonë në një libër, siç edhe e realizoi atë dëshirën e tij.
Vitin e
kaluar 2011, zoti Simsia kishte shkuar me pushime në Vlorë bashkë me zonjën e
tij të nderuar Joanna dhe dy djemtë e tyre dhe ishin takuar edhe me mbesën
time, Dhurata Dauti, vajza e vëllait tim, Hulusi Velaj, i cili u pushkatua nga
regjimi komunist në moshën e tij 38 vjeçare me akuzën si agjent i amerikanëve.
Takimi i
tyre në Vlorë me mbesën time më gëzoi shumë, por zoti Simsia kishte qellimin e
tij.
Kur u
kthye në Amerikë, pasi u takuam dhe më foli me kënaqësi për vizitën në Shqipëri,
në Vlorë dhe takimin me mbesën time, Dhurata, më shprehu dëshirën t'i jepja
disa fotografi të familjes sime për t'i parë. Duke e vlerësuar si njeri që e
konsideroj edhe si mikun tim të mirë, ia plotësova dëshirën, i dhash disa
fotografi me emrat përkatës prapa tyre.
Kështu,
njeriu i mirë dhe i zgjuar, zoti Simsia, si një dedektiv i drejtë i kishte në duart
e tija të gjitha materialet plotësues, një pjesë të jetës sime dhe disa
fotografi të mijat dhe të familjes sime, për të realizuar dëshirën e tij, përmbledhjen
në një libër dedikuar mua dhe familjes sime.
E përsëris
prap, e falenderoj dhe e vlerësoj shumë këtë njeri të nderuar, jo vetëm se me dëshirën
e tij grumbulloi informata mbi mua dhe familjen time, por edhe kishte mësuar
kush ishin miqtë e mi më të afërm.
Siç më kanë
thënë më vonë shokët dhe miqtë e mi, Zoti Simsia u ka telefonuar atyre, ka marrë
kontakte nga afër me ta edhe pse disa prej tyre jetojnë në largësi në lagje dhe
vende të ndryshme në Nju Jork, ka kontaktuar nëpërmjet e-mail me miqtë e mi në Evropë,
për t'u marrë edhe atyre mendimet që kanë ata për mua dhe për t'ia
bashkangjitur librit të tij.
Zoti
Simsia, me vrull dhe me dëshirë iu përkushtua punës së tij dhe brenda disa
muajve e përfundoi librin, duke e dërguar në një shtëpi botuese në Tiranë për
ta botuar.
Tani, duke
e lexuar librin e shkrimtarit Simsia, ndjehem shumë i emocionuar, jo vetëm ç'ka
shkruar ai, por edhe mendimet e mbi 20-të personaliteteve, profesora, mjekë,
gazetarë, publiçistë, shkrimtarë, poetë, zonja të nderuara, miq të familjes
sime, që i janë përgjigjur me dashamirësi kërkesës së tij, duke dhënë mendimet
e tyre për mua.
I
falenderoj shumë të gjithë ata njerëz të nderuar, por edhe më duket vetja sikur
e kanë "tepruar" pak duke më vënë në dukje disa cilësi të mijat. Gjithsesi,
komentet e tyre më kanë nderuar.
Gjatë gjithë
jetës sime, asnjëherë s'më ka shkuar në mendje për atë që kam bërë, ta
reklamoja apo të ma reklamonin të tjerët punën dhe veprimtarinë time. Ja që erdhi
një ditë që miqtë dhe shokët e mi e vlerësuan punën time.
E përsëris
prap, jo vetëm unë, por e gjithë familja ime, ndjehemi të gëzuar, të emocionuar,
të befasuar kur shohim librin, kur lexojmë ato ç'farë janë shkruar nga autori
Pierre-Pandeli Simsia dhe miqtë e tjerë.
I jam
shumë mirënjohës, mikut tim të ngushtë, At Artur Liolin, Kancellar i
Kryepeshkopatës Ortodokse Shqiptare në Amerikë dhe Famulltar i Kishës Shën
Gjergji, Boston, që i është përgjigjur kërkesës së zotit Simsia, duke dhënë mendimet
e tij për mua në atë libër. Gjithë familja e tij, i ati, e ëma, vëllezërit,
sidomos Peshkopi Nikon, që kanë dedikuar gjithë jetën e tyre në shërbim të të madhit
Zot.
Falenderimet
e mija u drejtohen edhe në Kosovë, Akademiku dhe Poeti Mark Krasniqi, Prof. Dr.
Zymer Neziri, zotit Shaqir Voniqi, një nga folësit e Radiotelevizionit të Prishtinës.
Falenderoj
gjithashtu Prof. Dr. Agron Fico, Dr. Namik Shehu, Prof. Sali Bollati, Dr. Anna
Kohen, shkrimtaren Albana Lifschin, poeten Rita Saliu, shkrimtarin Tomë Mrijaj,
poetin Gjeto Turmalaj, magjistri Gani Çelaj, z. Sali Aliçkaj, zonjave Lumturi
Oruçi, Sulltana Begeja, biznesmeni Gani Perrolli, gazetarët Beqir Sina, Elmira
Muja, publiçisti Muhamet Mjeku, Mimoza Dajçi, prodhuesi i televizionit "Kultura
Shqiptare" Adem Belliu, publiçisti i mirënjohur, ish korrespondent i
Radios "Zëri i Amerikës" Gjekë Gjonlekaj, skenografi Astrit Tota.
Sivjet, në
verën e këtij viti, zoti Simsia bashkë me familjen e tij ishte në Vlorën time
dhe të gjithë shqiptarëve për të bërë promovimin e këtij libri në sallën e
Bibliotekës së Vlorës "Shevqet Musaraj".
Sipas
informatave që më kanë ardhur nga të afërmit e familjes sime në Vlorë dhe një CD
ku është regjistruar i gjithë aktiviteti atje, zoti Pierre-Pandeli Simsia ka lënë
një përshtypje të shkëlqyer tek të gjithë pjesëmarrësit, një orator inteligjent
i vërtetë, intelektual, shkrimtar, studjues, familjar i nderuar, të cilin edhe
intelektualët vlonjatë e kanë pritur me dashuri, e kanë respektuar, e kanë vlerësuar.
Duke parë
disa herë atë CD filmike në shtëpinë time këtu në Greenwich, ndjehem shumë i
emocionuar me të gjithë miqtë dhe bashkqytetarët e mi vlonjatë pjesëmarrës në promovimin
e librit, diskutantët, ata që më kanë njohur personalisht mua dhe familjen time
në Vlorë, si edhe ata që më njohin nëpërmjet veprimtarive të mija dhe
pasqyrimit që zoti Simsia më bën në atë libër.
Dua të falenderoj
shumë organizatorët e atij aktiviteti, Drejtorin e Bibliotekës "Shevqet
Musaraj" në Vlorë shkrimtarin e suksesshëm Çlirim Hoxha, Mjeshtrin e Madh,
Prof. Dr. Bardhosh Gace, mbesën time, avokate Dhurata Dauti, vëllain tim të dashur,
"Mandelën Shqiptare" Petrit Velaj, ish drejtoreshën e Bibliotekës
publike të Vlorës, zonja Liliana Gjika, Dr. Neki Dredha, Mjeshtrin e Madh te
Sportit Shqiptar Mexhit Haxhiu, shkrimtarin Petraq Pali, shkrimtarin Luan Çipi,
Ing. Spiro Naqo, shkrimtarin Eqerem Canaj, shkrimtarin Hamdi Kulaj, Ibrahim
Haxhiu, djali i patriotit Nexhat Peshkepia, Ilmi Dauti, shkrimtarin Gëzim
Llojdia edhe për shkrimin e tij që është botuar në gazetën DIELLI dhe në gazetën
REPUBLIKA, Feruze Velaj, Ergys Velaj, nusja e djalit të vëllait tim Petrit
Velaj, shkrimtarin Hiqmet Meçaj dhe të gjithë pjesëmarrësit që edhe emrat s'po
më kujtohen tani.
Për vetë vitet
e moshës që kam mbi supe tani ndjehem shume i emocionuar dhe i gëzuar.
Duke e përfunduar
edhe njëherë e falenderoj në veçanti autorin e librit, shkrimtarin me origjinë nga
Berati, Pierre-Pandeli Simsia për punën e tij që ka bërë, duke e treguar veten
e tij si përherë edhe në shkrimet e shumta të tij, jo vetëm një intelektual me
kulturë dhe edukatë të lartë, por edhe një njeri i mirë, fisnik, i dashur,
atdhetar, që di të vlerësojë, mikun, shokun, shoqërinë...
I uroj shëndet
të ketë në jetë, lumturi në familjen e tij të nderuar dhe suksese në krijimitarinë
e tij letrare.
Edhe njëherë
ju falenderoj unë personalisht Selahedin Velaj dhe gjithë familja ime të gjithë
ata që më kanë nderuar dhe gëzuar për çfarë kanë shkruar duke dhënë mendimet e
tyre në libër, të gjithë pjesëmarrësit në promovimin e librit në Vlorë dhe ata
që diskutuan atje.
Falenderoj
botuesin e librit, shkrimtarin Albert Zholi.
Falenderoj
gjithë miqtë që më kanë marrë në telefon duke më uruar.
Falenderime të pandërprera
Selahedin
Velaj dhe Familja
Gusht, 2012
Greenwih,
Connecticut, Sh. B. A.