Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Lekë Mrijaj: Mësimet i nisa aty si femijë

| E hene, 03.09.2012, 06:55 PM |


Mësimet i nisa aty si femijë

Nga: Lekë Mrijaj

I.

Në Zllakuqanin e Lugut t’Drinit
aty ku kalon i Bardhi Dri
n’Tempullin e Shënjtë të At Gjeqovit
mësimet i nisa aty si fëmijë.

II.

Ishte ajo ditë e parë festë e gëzim
për mësues, prindër e shkollarë
më të gëzueshëm ishim ne femijët
që rreshtoheshin në klasë të parë.

III.

Me mësuesin e shkollës së At Gjeqovit
s’bashku e nisëm alfabetin Fishtian
perherë do i ruaj ato t’bukura kujtime
që na sollën dritë dhe gëzim në këtë vatan.

IV.

Tempulli i diturisë së At Shtjefen Gjeqovit
e mbanë emrin me krenari e imja shkollë
aty shkelqyen ngadhnjyen shumë gjenerata
shkrimtarë, intelektualë, patriotë shembullorë.