| E hene, 03.09.2012, 06:33 PM |
CATHERINE
ASHTON I SHKRUAN LETËR VETES E BE NË EMËR
TË ATIFETE JAHJA-AGËS
“Wall Street Journal” me 29 Gusht 2012. Gazeta shkruan se shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, baronesha Catherine Ashton, po shqyrton përfshirjen më aktive në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Nga Abdullah Prapashtica
Jemi në pragun
e vjeshtës të vitit 2012. Kjo që do të shkruaj në këtë artikull nuk do të mund
të e ndryshon kronologjinë e kësaj vjeshte politike. Por, do të mbetet në historinë
ton kombëtare, si një zë mes shumë zërave, që nuk u mashtruan dhe nuk u pajtuan
me fundosjen e ngadalshme të vendit tonë
nën sundimin e ri të diktaturës
neokolonialiste të sovjetëve të Perandorisë
Globaliste të Bashkimit Evropian. Kjo
fundosje filloi nga Konferenca e
Rambujesë e vitit 1999 dhe do të përmbyllet
me “anëtarësimin e Republikës së Kosovës nën BE dhe NATO”, si një popull i
konvertuar nga shqiptar në “kosovar”! Kosovës iu ndalua bashkimi me shtetin Ëmë
dhe iu imponua bashkimi me BE e NATO pa a pyetur fare popullin e saj. Ky është një
agresion i moderuar feudal i kohës së revolucionit elektronik.
Populli
Shqiptar ka ekzistuar edhe kur nuk ka pas fare e bashkësi shtetesh e
shtete dhe ka me ekzistua edhe pas
zhdukjes se tyre
Që nga
koha kur Iliria ra nën sundimin e huaj, pra
qysh nga bizantinët, romaket,
osmanlinjtë, barbarët e vjetër e te ri
sllav fqinjë e deri te feudalistët
modern globalist, ata synuan e po synojnë
zhdukjen e qenies se këtij populli, që lidhet ngushtë me pushtimet tyre të
gadishullit ballkanik. Secila perandori që erdhi në vendin ton pas
okupimit ushtarak filloi me imponimin e
ideologjive të veta politike, që dikur maskoheshin pas besimeve të tyre fetare
e me pastaj pas partive të tyre politike. Herë me religjione internacionale e
herë me internacionalizëm proletar
shkelej pa mëshire mbi identitetin shqiptar të atdheut ton të lasht. Këtë
nuk e bënin thjesht pse i urrenin
shqiptaret, por sepse i lakmonin për vete
tokat e tona të pasura.
Dhe ata
shqiptar që i ngjanin kohës e qe u pajtuan me sundimet e huaja jetuan mirë nën
sundimin e të gjitha perandorive të kaluara
dhe po jetoj edhe sot mirë.
Vetëm një
grusht “kokëkrisurish” shqiptar që nga Pirroja e Gjergj Kastrioti e deri te
Adem Demaçi e Adem Jashari, e do si ata, që
si misionar të Zotit, nuk hoqën dore kurrë nga shqiptaria. Ndoshta atë që
fitoi sot Adem Demaçi për veprën e ti jetësore i mbeti nofka edhe
Pirros: si “FITORJA E PIRROS”! Por nëse që nga Pirroja e deri te Adem Demaçi e Adem
Jashari, e do si ata, për vete nuk
fituan as gjë, populli shqiptar fitoi shumë nga puna e tyre, sepse armiqtë e ti nuk ia arritën ta zhdukin si
planifikuan e si po planifikojnë edhe
sot zhdukjen e këtij populli. Por, si duket pasardhësit e Pirros ishin të vetëdijshme e të ndërgjegjshëm për misionin e tyre,
prandaj edhe u pajtuan që me parë për vetë me
“FITOREN E PIRROS”! Pra, me VETËMOHIMIN!
Pirroja
la EMRI që na i kujton rrënjët tona, Gjergj Kastrioti e ngriti mbi Kryqin perëndimor e mbi gjysme
Hënën lindore SHQIPONJËN DYKRENARE, Adem Demaçi ngriti kombin mbi
INTERNACIONALIZMIN SOVJETIK, Adem Jashari i dha ngjyre te kuqe flamurit te
Gjergj Kastriotit me gjakun familjes së vet.
E do si ata, edhe sot kur Perandoria
Globaliste ia ka vu këmben në fyt popullit shqiptar, po ecin fërkemeve të tyre
pa pyetur se sa po kushton ky çmim.
PËRSE
CATHERINE ASHTON I SHKRUAN LETËR VETES E
BE NË EMËR TË ATIFETE JAHJA-AGËS?
Përgjigja
kishte me qenë: sepse prania e KFOR-it, e Policisë se BE (EULEX) dhe e
Administratës civile diktatoriale të Brukselit në Prishtinë edhe 13 vite pas
lufte, pa letrën e zonjës Ashton të shkruar në emër te Atifete Jahja-ages,
kishte me qenë okupacion klasik.
Pra,
okupacioni klasik do të mbulohet me maskën e re te “përmbylljes se mbikëqyrjes”
nga:
- Një letër
të zonjës Ashton drejtuar vetit e BE, të nënshkruar nga zonja Atifete Jahja-Aga;
- Një letër
të tillë e ka nënshkruar Fatmir Sejdiu në vitin 2008;
- Një letër
të tillë e ka nënshkrua kreu GNS (Grupi për negociata me Serbinë) në Rambuje në
vitin 1999.
Tëra këto
letra, përfshirë edhe Kushtetutën e dhe tera Ligjet u shkruan në Bruksel për Kosovën dhe u nënshkruan
nga marionetat e GNS në Rambuje, Vjenë e Prishtinë, janë farsë. Populli
Shqiptar i mashtruar në Rambuje në vitin
1999 e morri vesh ketë pas zgjedhjeve të
para në Republikën e Kosovës dhe pasi qe referendumi mbi vetëvendosje nuk u
mbajt kurrë.
Andaj
Populli me kurrë nuk doli në zgjedhjet e organizuara nga marionetat e Brukselit
që donin ta luanin lojën farse të “demokracisë” për ti dhenë legjitimitet të rrejshëm
zgjedhjeve të tyre, ku vjedhja e votave zhvillohej legalisht. Sikur që po
ndodh tani me këto letra që po i shkruan
zonja Ashton vetit e BE në emër të Atifete
Jahja-Agës për ti dhanë legalitet pranisë ilegale të BE në Republikën e Kosovës.
Pra,
Populli Shqiptar që vetëm është i ndarë në
6 shtete, me këtë letër të zonjës Ashton
po hynë edhe në ndarjen e re të Kosovës
nga ana e Brukselit, por tani në emër te
Atifete Jahja-Agës. Brukseli ka harrua vetëm një vogëlsi! Strukturat
aktuale të ardhura në pushtet me
vjedhjen e votave dhe vet Atifete Jahja-Aga nuk mundet ta prezantojnë Republikën
e Kosovës në kur far bisedimesh, sepse ato nuk e kanë votën e Popullit të Republikën
e Kosovës. Me Serbin, Maqedoninë e Malin
e Zi Republika e Kosovës dhe Kombi Shqiptar në tersi vazhdon të mbetet në gjendje
lufte:
- derisa
këto shtete armike të mos tërhiqen nga trojet etnike shqiptare,
- derisa të mos
i kompensojnë dëmet në njerëz dhe në ekonomin ton nacionale,
- derisa të mos
i njohin të drejtën e shqiptarëve në vetëvendosje e sovranitet të trojeve
të veta etnike,
- derisa këto
shtete te mos dorëzojnë persona e zhdukur ,
- derisa te mos sjellin para gjyqeve tona vrasësit
dhe dhunuesit ushtarak, policore e paramilitar
dhe
- derisa të mos kërkojnë falje për tëra krimet
e terrorit shtetëror serb ndaj shqiptarëve që nga viti 1878 e këtej.
Mbani
mend! Përfaqësuesit e familjeve të bejlerëve
e agallarëve të vjetër e të ri titist e
ahtisarist dhe ata që vinë në pushtet me vota të vjedhura e në zarfe të diplomatëve
të huaj, kurrë nuk munden të e përfaqësojnë
Popullin Shqiptar.
Përfaqësuesit
legjitim, që munden të e përfaqësojnë Popullin
Shqiptar, mund te jene vetëm ata që do të dalin nga zgjedhje e lira pas
referendumit për vetëvendosje.
Partitë e korruptuara
aktuale parlamentare që ushtrojnë
punën e vet kolaboracioniste në partneritet
me diktaturën e BE mbi Kosovë, nuk
mund të e përfaqësojnë popullin ton.
As ata në pozite qe luajnë rolin e sahanlëpirëseve dhe as ata në opozite
që luajnë rolin e patriotëve të rrejshëm. Mos harroni se po te ishte fjala për
miq e aleate të vërtetë ata do të e
furnizonin UÇK me armatim, që ajo vet të e mbron Republikën e Kosovës e jo ta shkatërrojnë armatimin
e shqiptarëve si beri KFOR-i, që shqiptarët
të mos mund të mbrohen vet nga fqinjët shovinist. KFOR-i nuk e çarmatosi
as nuk e shkatërroi armatimin serb,
maqedon e malazez dhe atje nuk hyri as një ushtar i KFOR-it, por kjo ju ndodhi
vetëm ndaj shqiptarëve e trojeve të tyre
etnike! Shqiptarët kanë nevojë për miq e aleat të sinqertë dhe të vërtetë, se
sa për miq e aleat të rrejshme kur fal mos ju kofshim.
Nëse
Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë duhet medoemos te integrohet me shtete tjera, atëherë kjo
duhet te ndodh vetëm me
SHBA. Nëse sovraniteti i Britanisë së Madhe mundet te shtrihet deri te Ujdhesat
Folklande, edhe sovraniteti i SHBA mundet të shtrihet deri në Ballkan. Për
derisa shumica e fuqive te vjetra të Evropës po sillen me shqiptarët si shtetet Arabe me Izraelin,
edhe Republikat e Bashkuara Shqiptare munden të sillen me BE si Izraeli me
arabet.
Pas vjeshtës politike të sovjetëve pseudokomunist feudal e primitiv sllav do të vjen dimri polar i sovjetëve pseudodemokrat të feudalëve super modern të Bashkimit Evropian. Por, pastaj do të vjen përsëri pranvera shqiptare dhe mbi trojet e Shqipërisë së Bashkuar do të valon përgjithmonë vetëm flamuri i Gjergj Kastriotit! Ndoshta krah tij edhe flamuri i SHBA! Tani edhe njëherë rinia shqiptare e ka fjalën kundër titistëve sllavofil e ahtisaristëve brukselofil!