| E hene, 03.09.2012, 08:04 PM |
VLERA TË SHENJTA
TË KRISHTËRIMIT SHQIPTAR
(Marjan Sebaj-Sopi, Jeta ka kuptim, Drita, Prishtinë 2012)
Që në faqet e para të librit “Jeta ka kuptim”, autori thekson: “Këtë vepër, me përkushtim, ia kushtoi, siç ia kam kushtuar tërë jetën dhe vuajtjet e mia popullit tim të stërvuajtur dhe martir, të gjithë të rënëve për çlirim dhe lirinë e Kosovës. Kjo është rruga e jonë, rruga ime, rruga e popullit tim…rrugë e pësimit, vuajtjes, dhembjes, por edhe rrugë e shpresës, dashurisë. Rrugë e flijimit dhe ngadhënjimit!
Nga Baki Ymeri
Ja edhe
një vepër e re kushtuar Jezu Krishtit dhe martirizimit shumëshekullor të Kishës
dhe Popullit Shqiptar.
E kam
njohur edhe bashkëfshataren time, Mirije Rushani, e bija e arsimtarit të Shipkovicës
Shaban Rushani, koautore e prëkthimit të Biblës në gjuhën shqipe, një nga
shqiptaret e rralla që e ka njohur dhe ka komunikuar me Nënën Tereze. Mirija
ishte prekur kur lideri i komunitetit shqiptar të Rumanisë (s’po ia përmendi
emrin) mburrej para saj gjoja se qenka “shqiptar mysliman”. Nuk kemi asgjë kundër
myslimanizmit si fe e shenjtë e botës turko/arabe, por neve si bij të Jezu
Krishtit dhe Gjergj Kastriotit, nuk na ka hije të mburremi me fenë apo me emrat
e huazuar nga sulltan shqiptarëvrasësi. Dhe bëjnë mirë shqiptarët e fesë katolike
që nuk na kritikojnë për këtë lajthitje “historike” që e kanë bërë të parët tanë,
dhe zemra na bëhet mal kur dalin do emra të njohur e të panjohur, si Kalosh Çeliku,
Ejup Ajdini, Fehmi Kelmendi, Osman Caka, Zylbehar Omeri, Ismail Iljasi, Iljaz
Osmani, Shaban Dulaki etj., që mburren me hershmërinë tonë katolike, apo me 82%
të rinisë shqiptare që deklarojnë në sondazhe kombëtare e ndërkombëtare se jemi
të krishterë. Natyrisht, pa marrë parasysh faktin se shumica e tyre mbajnë emra
myslimanësh me të cilët i kanë pagëzuar prindërit. Nuk është vendi të poetencojmë
faktin se kriminelët e Beogradit kanë qenë të pamëshirshëm edhe kundër familjeve
shqiptare katolike, siç është ajo e Gjergj Dedës, e likuiduar totalisht, duke
mbetur gjallë vetëm Gjergji.
Përndryshe,
libri “Jeta ka kuptim” që tashmë e ka parë dritën e botimit në gjuhën shqipe, është
duke u përkthyer edhe në gjuhën kroate, angleze e gjermane dhe shpresojmë se do
jetë mirë të shihet se si e pranojnë këta popuj jetën e shqiptarëve tanë. Redaktor:
Don Lush Gjergji, Recensent dhe Lektor: Ndue Ukaj, Ballina, Agron Bytyqi (vaj në
pëlhurë), Pikturat tjera në tekst, Agron Bytyqi, Realizmi kompjuterik: Ardita (Zenel)
Pajaziti. Sidoqoftë, për dinamizimin e vlerësimeve tona për këtë vepër vlerash
reale, meditaive, konfesionale, letrare dhe patriotike, vlen të japim edhe disa
fragmente nga letërkëmbimi privat me autorin, sepse në kaudrin e tyre defilon
drita shqiptare e vërtetësisë dhe mirësisë.
Mik dhe vëlla
i dashur! Një urti thotë: "Gjithçka ndahet e pakësohet, por vetëm kur
dashuria ndahet ajo shkon gjithnjë e më shumë duke u ritur." Pra, edhe unë
dëshirova të bëj një befasi të vogël për Ju. Shpresoj se këtë e meritojnë familjet
tona patriotike (atdhedashëse) e heroike, të cilat pranë shumë vuajtjeve e
mundimeve të ndryshme, prapë me ndihmën e Zotit gjetën forcë e fuqi dhe
kontribouan për çështjen e drejt të kombit tonë. Edhe pse larg Atdheut, edhe
pse të përsekutuar nga të huajtë dhe më rëndë nga vetë vëllezërit tanë, ata (ne)
prapë i falën përsekutorët dhe vazhduan të jetojmë dhe dëshmojmë dashurinë vëllazërore
ndaj njëri-tjetrit, madje edhe ndaj të dështuarve e tradhtarëve të vëllezërve të
një gjuhe e të një gjaku, por ja kemi patur njerëz të mëdhenj (shembull konkret
prindërit e tu)! Ku lexova e mësova shumë për prindërit e tuaj të dashur që shpresoj
se Zoti i ka shpërbly patjetër me jetë të pasosur dhe gëzimin e lumturisë në amshim.
Sepse, edhe vet i madhi Shtjefen Gjeçovi me një vend thot: "Dashtnija e
Perendisë na lidh me dashtni t'atdheut, dashtnija e atdheut na ngrehë n'dashtni
t'Perendisë". Mua si një teolog-filozof e historian, më përqeu shumë ky
shkrim i Vilhelme Vranarit, i plasuar te Zemra Shqiptare, edhe pse mbi jetën
dhe veprimtarinë tuaj kam dëgjuar, e çka më mbetët tjetër pos tju uroj shëndet,
jetë të gjatë e që të gjitha të mirat që bëni për Fe e Atdhe! Zoti t'ju shpërblejë!
Dhe këtë lajmërim timin do e përfundoj prapë me një thënie të Sh. Gjeçovit:
"Kur të binden shqiptarët se të gjithë janë të NJË GJAKU, GJUHE dhe
IDEALI, nga një anë, e kur mes tyre të mbizotërojë NJERËZIA, VËLLAZËRIA, BESA
dhe MIRËNJOHJA, nga ana tjetër, atëherë atyre s'kan ç' t'u bëjnë armiqtë".
Kompliemnetet
e Marjan Sopit ma përkujtojnë të birin e një rilindësi bukureshtar. Thanas
Kristo Rembeci në moshën 75 vjecare, ditën kur Papa Gjon Pali i Dytë zbriti në Tiranë
dhe e puthi tokën shqiptare, më tha: Nëse ju myslimanet dhe ne ortodoksët e
prqafojmë katolicizmin si fe mabrëkombëtare, e kemi përfituar admirimin e Perëndimit
dhe Perëndisë. Nuk i harroj kurrë këto fjalë. Vdiq i gjori ne moshën 80 vjeçare
dhe e dërguam në krematoriumin e Bukureshtit konform amanetit të tij, që hiri i
tij të varroset në Korçë pranë hirit të babait të vet, Dhimitër Kristo Rëmbeci
që ishte mik me Nikolla Naçon, Asdrenin, Aleko Vançin, Ibrahim Temon etj. Por,
kur vjen fjala për model të mirësisë dhe dashamirësisë, nuk e marr si model as
vetëveten, as babain tim të ndjerë dhe as disa shqiptarë të Bukureshtit, me përkatësi
islamike apo ortodokse përnga feja, që për një fjalë kallen si kashta, por
mamanë time të ndjerë me origjinë katolike që krijoi admirim edhe ndaj fesë islame,
apo një mik të madh të shqiptarëve, poashtu me prejardhje katolike, Tiberius
Puiu, ish/këshilltar qeeveritar, rumuni i pare që deklaroi para kamerave
televizive se “Derisa rumunët kanë qenë viktimë e ekspanzionit sovjetik,
shqiptarët e Kosovës kanë qenë viktimë e kolonializmit serb”.
na
shkruan Marjan Sebaj-Sopi. “Çka të them për prologun e këtij shkrimi që e ke qëndisur.
Nuk ke bërë asgjë tjetër veçse më ke shtyrë të mrekullohem, siç e qëndiste
Marigona flamurin kombëtar.” Më tej, zoti Sopi përmend me admirim Don Lush
Gjergjin, Anton Çetën dhe Isak Ahmetin, duke shtuar: “Kështuqë gjithë jemi të lidhur
mes veti, pra ashtu siç edhe themi; jemi vëllezër e motra të një gjuhe e të një
gjaku, të gjithë shqiptarët, ndaj të uroj një natë të mirë, gjumë të embël dhe
qetësi shpirtërore e bekime nga i Madhi Zot. Zoti bekoftë Shqipërinë dhe të gjitha
tokat shqiptare e shqiptarët kudo që janë!” Dhe pse mos të shtojmë edhe një fragment
nga letërkëmbimi me këtë njeri të mire! “Ju falem nderit që më keni propozuar të
jam i ftuar në ngjarjen madhështore të kremtimit të 100 vjetorit të Pavarësisë!
Në Zvicër ka tre qendra të drejtuara nga "Misioni Katolik Shqiptar". Në
Gjermani është një qendër, në Austri poashtu, në Kroaci një qendër, në Amerikë dy
qendra, në Australi një e kështu me radhë. Të gjitha këto misione bëjnë punë të
mëdha në shërbim të Zotit dhe popullit tonë shqiptar, pa dallime krahinore apo
konfesionale. Për këtë kam shkruar edhe në librin tim monografik "Migrimi,
plagë shumëshekullore", i cili gjendet online në portalin tonë (Famullia e
Binçes), tek rubrika "Kulturë".
Të bëjmë
diçka më tepër për Mëmëdheun tonë
Që në faqet
e para të librit “Jeta ka kuptim”, Marjan Sebaj-Sopi thekson: “Këtë vepër, me përkushtim, ia kushtoi, siç ia kam kushtuar tërë jetën
dhe vuajtjet e mia popullit tim të stërvuajtur dhe martir, të gjithë të rënëve
për çlirim dhe lirinë e Kosovës. Kjo është rruga e jonë, rruga ime, rruga e
popullit tim…rrugë e pësimit, vuajtjes, dhembjes, por edhe rrugë e shpresës,
dashurisë. Rrugë e flijimit dhe ngadhënjimit!” “Ajo që më ka impresionuar përherë
te miku im Marjan Sebaj-Sopi, është zemërgjerësia, urtësia, energjia e skajshme
pozitive dhe mbi të gjitha sensi për humor. Njerëz të tillë, si Marjani, janë të
rrallë. Origjinaliteti i tij, qasja pa paragjykime ndaj botës dhe njerëzve, e bëjnë
atë shumë të veçantë madje, madje, të pakrahasueshëm andaj, jo rastësisht pa
asnjë mëdyshje e konsideroj si njërin ndër miqtë e mi më të çmuar.”, thekson
Shkëndije Geci-Sherifi, Ambasadore e Republikës së Kosovës në Hungari. I nderuari Marjan, shkruan Zonja Qibrije
Demiri: “Dhembja është një shenjë, dhe kjo dhembje është unike. Këtë e dëshmon
përshkrimi total i gjendjes psikike dhe i vizionit për jetën pas kalimit të Udhës
së Kryqit në jetë. Mbresëlënëse është kthimi në vendlindje, një kthim ndryshe
nga të tjerët. Mbresa që të mësojnë shkollën e stoicizmit. Vizita e babait,
raporti me personelin mjekësor, vdekja e vëllait, janë shkolla jete. Ky libër i
së vërtetës personale, ka një mesazh universal, jeta është e bukur, sido që jetohet
ajo ruan filozofinë e të qenurit. Jashtë modulet e tilla të shkrimit bëhen
bestseller, për të kultivuar njerëzoren dhe forcën e të jetuarit.”
“Kryqi yt!
Urtia e amshuar, që nga fillimi ka përcaktuar kryqin, të cilin do ta jap Zoti
ty, me gjithë zemër, si dhuratë të vlefshme.
Në vend që
të vijmë me mendime origjinale për këtë vepër të një origjinaliteti të kristaltë,
vijmë me mendimet e të tjerëve për të, sepse ato na duken më të sinqerta, më të
përzemërta dhe më të pjekura. Ja edhe një! “I dashur Marjan! Unë të besoi ty
dhe përzgjedhjes sate. Piktura ime lidhet në ndërgjegjen time dhe të popullit
tim. Kam jetuar dhe jetoj çdo hap me sinqeritet në jetë dhe në artin tim. E di
që një jetë të tillë e bëni edhe Ju, prandaj merr nga arti im ato çfarë të duhet,
dhe kuptoje njëherë e mirë se ti je motivi për 80% të asaj që bëj unë dhe duhet
të bëjë njerëzimi. Ah, i dashur, sikur ta kuptoni sa me vlerë jeni, po të thoni
Ju do të
Ju
jeni ushqim i shpirtit tonë!
Miku im,
thekson Sylë Mujaj nga Lugano (Zvicër), piktor
dhe ish i burgosur politik shumëvjeçar). “E lexova me zë miku im, apo,
ish/sportisti ynë i dashur, që krejt energjinë fizike të shpirtit tënd, e
ktheve në një shpirt të madh, të mbushur me libra vlerash qytetare e kombëtare.
Të mbeta borxh, or vëllua im, sepse askush si ti nuk e kupton të tjetrin, po,
po, askush miku im i dashtun Marjan. Qanë edhe gruaja Fetija e vajza Fjolla që ju
përshkrova vetë jetën tënde të mbushur sot me një shpirt të madh, që nuk dorëzohet
kurrë dhe e do jetën. Të falënderoj miku im” Çka thot Shkurte Bogujevci,
artiste! “I nderuari Marjan! Suksesi më i madh në jetë, sipas meje, është të kesh
shpirtin e madh dhe shembull konkret për këtë je Ti.
“Leximi i
dorëshkrimit të Marjan Sebaj-Sopi “Jeta ka kuptim”, si një rrëfim personal i
jetës dhe përvojës së tij, sidomos i pësimit në fatkeqësi të qarkullimit, që i
shkaktoi dhembje, vuajtje, pësime të rënda fizike dhe psikike, që sot e atë ditë
e detyroi të “lidhet me djepin e dytë” – karrocën për invalid, Kryqin e Jezu
Krishtit, ishte për mua e dhembshme dhe ngushëlluese. E dhembshme, sepse mësova
dhe përjetova dramën e një të riut, i cili ishte në hovin e rinisë, plot
vullnet, vrull, dëshirë, entuziazëm për jetë, për studime, për thirrje
meshtarake, për sport, veçmas për futboll, ku dallohej si lojtar i mirë dhe me
shumë perspektivë. Mirëpo të gjitha këto synime dhe ëndërrime rinore për disa
sekonda ndërpriten në një fatkeqësi të qarkullit me automjet, pothuaj se gjithçka
është në pikëpyetje, bile rrezikohej edhe jeta. Marjanin e kam njohur qysh si fëmijë,
sidomos gjatë rinisë dhe përvojës së tij në seminar në Suboticë e më vonë në Rijekë.
Ishte pa dyshim një i ri i dalluar dhe me shumë premtues.
E
dhimbshme, sepse ai ishte nisur për një udhëtim të shpresës, për të njohur njerëz
dhe vende të reja, traditën dhe kulturën evropiane, për të punuar në një spital
me njerëz të cunguar dhe të hendikepuar, së pari kuptohet, për t’iu ndihmuar dhe shërbyer, për
të pasur një përvojë pune dhe jete me ata, pastaj edhe për të fituar diçka për
vete dhe për studime. E dhimbshme, sepse fijet e jetës dhe të vdekjes nuk janë në
dorë të njeriut, të shkencës, të mjekësisë, të planifikimit tonë, por vetëm në dorë
të fatit, rrethanave të jetës dhe të punës, për ne të krishterët, për çdo
besimtar, në dorë të Zotit. Ky mësim dhe qortim është “Abetarja e fesë”, fija e
hollë e shpresës dhe lidhja e ngushtë dhe e pandashme e dashurisë me Zotin,
Atin tonë të mirë, dhe me njëri-tjetrin, në bashkë ndarje të përvojës së jetës,
sfidave të vuajtjes, ngushëllimeve dhe sigurisë
që na dhuron i Kryqëzuari dhe i Ngjalluri – Jezu Krishti, si dhuratë të
çmueshme të fesë dhe dëshmi të fuqishme të dashurisë.
Ngushëlluese,
sepse Marjani, në këtë fatkeqësi, kishte rrezikuar jetën, humbi aftësinë e
ecjes dhe lëvizjes me këmbët e tija, të cilat ishin të zhvilluara dhe
mjeshtrore për lojë dhe sport, për argëtim dhe shijim rinor, për të ardhmen sa
më të bukur dhe të ndritur. Pas kësaj përvoje të papritur dhe të hidhët, ai e
gjeti një “trajner” të ri, Jezu Krishtin, i cili vazhdimisht do ta ushtronte në
“palestrën e kryqit” për duresë, vuajtje, flijim, dhurim, bashkëpunim me Të në bartjen
e kryqit të jetës. Ngushëlluese, sepse edhe Marjani, sipas shembullit të Mësuesit
hyjnor, sipas dëshmisë së Shën Palit, apostullit të Ilirëve dhe të botës, sipas
martirizimit shumëshekullor të Kishës dhe Popullit Shqiptar, sipas jetës dhe
shembullit të së Lumes Nënës Tereze, hap pas hapi e mëson dhe zbaton urtinë e
kryqit, parakusht për të qenë i krishterë dhe nxënësi i Tij.
Ngushëlluese,
sepse çdo i krishterë beson se jemi shëlbuar me mundimin, vdekjen dhe ngjalljen
e Jezu Krishtit, pra, jemi të larë me Gjakun e tij, por sa jemi të gatshëm që në
përditshmërinë tonë ta pranojmë kryqin e Tij dhe kryqin tonë si dhuratë feje
dhe shenjë dashurie? Kisha Katolike në popullin tonë shqiptar ka pësuar dhe
vuajtur shumë gjatë dymijë vjet krishterimi, dhe në këtë me siguri i përngjajmë
Jezu Krishtit, por sa kemi përballuar të gjitha me fuqinë e fesë dhe me frymëzimin
e dashurisë, lypset të mendojmë, të meditojmë,
të lutemi dhe të përkushtohemi gjithnjë e më shumë. Ngushëlluese, sepse më kujtohet
përvoja e fesë dhe dëshmia e madhe e dashurisë së Shën Palit fill pas takimit
me Jezusin e ngjallur gjatë udhëtimit për Damask, kur haptas dhe qartas i qe thënë parashikimi
se do të duhej të vuante shumë: “Jo, po, unë vetë do t’i tregoj se sa
shumë do t’i duhet të pësojë për shkak të Emrit tim” (Vap 9, 16).
Përse dhe
si, është një ndër pyetjet më të shpeshta që Marjani ia bënte vetvetes, Zotit,
të tjerëve. Ashtu bëjmë të gjithë ne, sidomos kur papritmas na prishën planet,
na godit sëmundja, na largohet dhe na dëshpëron miku dhe dashamiri, na sfidon
mossuksesi, vetmia, dëbimi, shpifja, përgojimi,
urrejtja. Atëherë na duket se Qielli hesht dhe është i mbyllur, ndërsa toka është
e gatshme vetëm për një varr të ri i cili na pret, sepse Marjani jo vetëm që mbijetoi
këtë fatkeqësi, mbeti në karrocë, por u bë një njeri shumë më i “lëvizshëm” se ne të lëvizshmit, me guxim të pashoq për përballimin
e stilit të ri të jetës. Humbi këmbët për
ecje dhe lëvizje, por fitoi “krahët” për fluturim, nëpërmjet fesë dhe dashurisë.
Ai tashmë ishte aftësuar nëpërmjet “artit të vuajtjes” për t’u angazhuar në jetën
shpirtërore dhe kulturore, për të qenë një shembull bindës për rininë tonë se
me vlera dhe me virtyte njeriu jeton, dëshmon,
flijohet dhe dhurohet gjithnjë. Këtë përvojë e bashkëndava me të vite të
tëra në Binçë. Dhe thënë të vërtetën,
pas largimit të tij nga Kosova, ai më mungon shumë, sepse për mua vazhdimisht
ishte dhe mbetet një shembull dhe dëshmi e fortë e jetës shpirtërore dhe
kulturore, njeriu i cili jeton me të tjerët dhe për të tjerët dhe pa asnjë fjalë
na mëson dhe qorton për vlerën e jetës, flijimit dhe dhurimit, për mundësinë e
komunikimit ndërnjerëzor, për shoqërimin gjatë shtegtimit tonë tokësor kah
Amshimi
Mësimi
dhe dëshmia e Shën Palit për kryqin e
Jezu Krishtit janë jetësore për të gjithë ne. “Sepse gjithmonë të gjallë, jemi
gati të vdesim për dashurinë e Jezusit, që edhe jeta e Jezusit të shfaqet në trupin
tonë të vdekshëm” (2 Kor 4, 11). “Nëse durojmë në qëndresë, bashkë me Të do të mbretërojmë”
(2 Tim 2, 12). “Këndej duroj çdo vështirësi për të mirën e të zgjedhurve që edhe
ata ta fitojnë shëlbimin, që është në Krishtin Jezus, bashkë me lumturinë e
amshueshme” (2 Tim 2, 10). Sinteza mbi kryqin e Krishtit mund të jetë kjo: “ E,
ndërsa hebrenjtë kërkojnë mrekulli, e grekët lypin urti, ne predikojmë Krishtin
e kryqëzuar – për hebrenj shkandull e për paganë marri, kurse për të grishurit
si hebrenj si grekë - Krishtin – fuqinë e Hyjit dhe dijen e Hyjit” (1 Kor 1, 22-24).
Vuajtja, është si dashuria, ajo nuk mund të kuptohet kurrë deri në fund, por
mund të pranohet apo të dëbohet, dhe kryesisht varet prej dhuratës së fesë dhe
frymëzimit të dashurisë. Prandaj mund të themi edhe kështu: besojmë aq sa jemi
të aftë të vuajmë dhe të dashurojmë.
Këtë më së
miri e ka dëshmuar Jezu Krishti, i cili
e zgjodhi rrugën me dy binare, atë të dashurisë dhe të flijimit. Dashuria e vërtetë
është gjithmonë dhembje, flijim, dhurim, dhe flijimi pa dashuri rrënon dhe asgjëson
çdo gjë. Këtë, në ditët tona e ka dëshmuar gjithnjë edhe e Lumja Nëna Tereze, e
cila në mënyrë përmbledhëse thoshte kështu: “Pa dashuri dhe flijim jeta s’ka
kuptim”. Ajo ndër të tjera shkruante kështu: “Në një ditë të veçantë të errësirës,
e mbështjellur me errësirë të dendur, e gjeta dritën në letrën e dytë të Shën
Palit Korintianëve 11, 19-23 dhe 12, 1-9. Ai ma ka dhënë përgjigjen... Prandaj
jam e lumtur për të bartur gjithnjë e më shumë dhe me buzëqeshje të madhe
kryqin e Krishtit. Nëse do të bëhem shenjtëreshë ndonjë herë, do të jem me
siguri shenjtëresha e errësirës. Vazhdimisht do të jem jashtë Parrizit, për t’ua
dhezur dritën atyre të cilët në tokë jetojnë në errësirë... Të falënderoj që e
bëre të gjallë varfërinë e Jezusit, misterin e dashurisë së Hyjit.
Postulatori i së Lumes Nënës Tereze, atë Brajan Kolodiejchuk, e komenton kështu dashurinë dhe dëshminë e Nënës Tereze: “Kjo fjali e përshkruan mirë bashkimin e Nënës Tereze me Hyjin. Jezusi, vërtet ka jetuar dhe vepruar në Të, duke e përhapur dashurinë e tij në botë. Ajo shpesh thoshte kështu: “Zoti e do ende botën nëpërmjet jush dhe meje...”. Botimi i librit të Marjan Sebaj-Sopi, ka për qëllim dëshminë e fesë dhe frymëzimin e dashurisë, me të cilat, ai i përballoi baticat dhe zbaticat e jetës dhe vazhdon të jetë për ne shembull si mund të jetohet dhe bashkëjetohet me Kryqin e Krishtit. Kjo vlen për të gjithë, sidomos për rininë tonë, që shpesh gjendet në udhëkryqet e jetës në Kosovë dhe në botë, dhe para vuajtjes, dhembjes, Kryqit, zmbrapset, largohet, lodhet dhe dëshpërohet, jepet pas kërkimit të kënaqësive, veseve, epsheve që shumë premtojnë por asgjë nuk dhurojnë. Mos ta harrojmë parimin e krishterë shekullor: “Në Kryq është shëlbimi”.