| E diele, 02.09.2012, 03:10 PM |
KA KOHË QË
Shkruan: Isuf B. Bajrami
Si ka sy,
ky farë Rizahi, të kërkoj reciprocitet për shqiptarët autoktonë në tokat e tyre
të lara me gjak,djersë e lotë nën kolonizimin e Serbisë i quan pakicë, herë minoritet
e herë komunitet!!!
Ka kohë që
po frynë erë politike kundërmuese me prejardhje nga karpatet, për të kërkuar
reciprocitet mes tokës së Kosovës dhe “Luginës” së Rizës (sepse Kosova Lindore
i ka shum lugina e prrocka:prroni i lafetve,prroni halles hum,lugi i pelave,etj.),
si probleme që kërkojnë zgjidhje në “dialogun” eventual ndërmjet Prishtinës dhe
Beogradit.
Riza
Halimi, “deputet” në Parlamentin e Serbisë, këto ditë është krekosur, ka fillu
me ngritur kokën lart, nga se më parë e pat futur në zall si struci, për të kërkuar
nga “Qeveria e Kosovës, (e cila sipas tij) do të duhej të kërkonte nga Serbia
dhe bashkësia ndërkombëtare të drejtat për shqiptarët e Luginës së Preshevës,
ashtu siç ua siguron të drejtat serbëve të Kosovës, përmes dokumentit të Ahtisarit“.
Sa
qesharake, madje shumë cinike. Riza kërkon ndihmën e Kosovës, a vet ai, në mes
të Beogradit e ka dhënë betimin e “deputetit” (posllanikit), në të cilën Kosova
trajtohet si provincë serbe.Madje, ai, pa u skuqur fare,pa turp e pa cipë, përmend
dokumentin e Ahtisarit dhe e apstrahon Referendumin e popullit më 1992, me të drejt
bashkangjitje me Kosovën për zgjidhjen e problemeve në: Preshevë, Bujanoc dhe
Medvegjë,referendum i cili asnjëherë nuk u realizua në asnji pikë në praktikë.
Riza
Halimi dhe partia e tij PVD-ja, që nga themelimi i saj kanë marrë pjesë aktive
në zgjedhjet e të gjitha niveleve në Serbi, përveç atyre presidenciale, ngase
nuk kishte kandidat për kryetar të Serbisë. Ndërsa serbët në Kosovë, që nga
vitit 1999, nuk i njohin institucionet e Kosovës shtetit ku jetojnë, por i
binden urdhërave të Beogradit njejt sikur Riza.
Si ka sy,
ky farë Rizahi, të kërkoj reciprocitet kur shqiptarët autoktonë në tokat e tyre
të lara me gjak,djersë e lotë nën kolonizimin e Serbisë i quan pakicë, herë minoritet
e herë komunitet!!! Bënë paralelizëm me serbët ardhacak (si qargarë nga
karpatet e Rusisë) në Dardani, të cilët veten e quajnë etnitet, punojnë e
veprojnë si bashkëkombësit e tyre në
Sa serbë në
Kosovë, kontrollohen nëpër shtëpi, rrahen në prezencë të familjes,arrestohen,
burgosen e vriten nga shteti ku jetojnë e sa shqiptarë në Kosovën Lindore,
kalojnë nëpër këto katrahura nga ushtria aktive dhe rezervë, xhandarmeria e
policia serbe. Riza Halimi, e di mirë sepse të gjitha ato që ndodhin
Lojërat
akrobatike të Rizës e kameleonizmin e ti, nuk i pëlqen më kush. Elektorati është
zhgënjyer, tashmë, me politikën e “tij” e cila n`vend numëron, qarkullim në rreth
të mbyllur. Ky kurs politik i karpateve po i kushton shtrenjt popullit dhe
subjektit, që “drejton ai” jo më pak se 20 vjet. Nga kjo parti u detyruan të shkëputën
shumë degë e nëndegë,krejt si pasoj e një veprimi politik dogmatik.
Një Lum që
nuk rrjedh, e rri në një vend çelbet.
Parimishtë,
askund nuk ndodh në botë, që shefi i partisë në pozitë anëtarësia në opozitë.Po,
Riza, nuk ka ujë në sy. Ai, nuk i jep pesë dinarë pse i shkatërrohet subjekti
partiak, me rëndësi është që ai të rri në kolltuk. Është mësuar kolltukofagu, të
jetë gjithmonë në kolltukun e Serbis.Dyshoj se po iu ofrua edhe funksioni i
presidentit të Serbisë, do ta pranonte me kënaqësi si Sinan Hasani,dikur “Kryetar”
i ish Jugosllavisë.
Për të gjitha
këto veprime,e shum të tjera që nuk po i përmendi nga e kaluara e deri tani,
shqiptarët e Kosovës Lindore, janë në dijeni. Ata, nuk i besojnë më këtij “deputeti”
(posllaniki) të Serbisë, sikur edhe të kërkoj bashkim me Kosovën e lëre më reciprocitet
me serbët ardhacak (qargarë nga karpatet e Rusisë) në Kosovë.
Reciprociteti
iluzor i Riza Halimit, është një ëndërr e kuzhinave të Beogradit, që i pëlqejnë
kolltukofagët si dikur Sinan Hasani,Rrahmon Morina,e tani Riza Halimi e disa
sahanlëpirës të tjerë që kësaj here nuk po i përmendi.
Populli i Ksovës Lindore e do bashkimin me Kosëvën Amë , por jo me këto parakushte reciprociteti të cilat janë antikombëtare dhe rrjedhin nga kuzhinat e Beogradit!