| E enjte, 30.08.2012, 07:11 PM |
Doli nga
shtypi libri më i ri i Sk?nder Sadri Kapitit “TRIUMFI I KOMBIT”
Nga Bedri TAHIRI
K?to dit?
n? botim t? SMS, doli n? shitje libri m? i ri, i treti me radhë, i Sk?nder Sadri Kapitit, i cili përmban shkrime t? thella analitike,
refleksive, filozofike, politike, historike, ekonomike e mbi t? gjitha udh?rr?fyese
p?r t? dal? nga kaosi actual e p?r t? ecur drejt bashkimit komb?tar. Brenda kopërtinave
të këtij libri lexuesi kueshtar do të gjejë përditshmërinë tonë me sfidat dhe
prapësitë e saj që nuk na u shqitën gjatë gjithë historisë. Me fjal? tjera ?sht?
ky nj? program i qart? p?r t? gjitha partit? e reja progressive q? synojn? ta
shp?tojn? kombin nga shkap?rderdhja e
zhb?rja.
Autori Sk?nder Sadri Kapiti, me një guxim të paparë intelektual
u kundërvëhet dukurive negative të shoqërisë sonë, që herë- herë, sikur e humb
torruan dhe, gati pavetëdijshëm, bie në situate të palakmueshme, duke rënë pre
e orekseve të sëmura të prij?sve të vet…Pena e tij e mpreht? nuk kursen askënd,
as edhe të parët e vendit e t? partive politike, kua ata shkojnë larg e larg
dhe cenojnë historinë tone. Autori q? n? fillim thot?:”Realiteti, faktet,
argumentet dhe pasojat duhen studiuar, gjykuar e vlerësuar ose të paktën të peshohen
në mënyrë që të gabojmë sa më pak, të mos i përsërisim gabimet tona po të korrigjohemi
e përmirësohemi për në të mirë si individualisht dhe kombëtarisht”.
Popujt bëhen
kombe të fortë kur ata mençurohen dhe janë të guximshëm e të gatshëm për të përballur
e sfiduar vështirësit?, padrejtësitë, intrigat dhe jo të binden, t’iu nënshtrohen
dhe të pajtohen me të keqen.
Në qoftë se
një komunitet ka të tillë me shumicë atëher? jo vetëm demokracia po dhe shteti
e kombi janë të rrezikuar, e n? qoft? se në një popull të tillët janë me pakicë
duhet treguar shumë vëmendje, kujdes e maturi që të mos i vëmë në krye për të na
udhëhequr. Kushtetuta e mirë, qeverisja e mirë dhe drejtësia e zbatuar mirë formon
shtetin e mirë ligjor dhe e bën kombin patriot, të edukuar e të mirë. Realiteti
ynë tregon se jemi shumë larg dhe prandaj kërkohet ndryshimi dhe ndryshimin e bën
vullneti dhe mençuria e popullit, sepse populli nuk është kurrë i korruptuar,
por kur mashtrohet e gënjehet me dogma e hipokrizinë e politikës së keqe duket
sikur e pranon atë, por kjo ëshë e përkohshme
Nacionalizmi,
triumfi i kombit ka të bëjë me krijimun e shtetit të bashkuar kombëtar, me
lirinë e pavarësinë kombëtare, me të drejtat civile, juridike, politike e shoqërore
të qytetarëve; ka të bëjë me pacënueshmërinë territoriale, me unitetin e qëndrueshmërinë
politike, ligjore e sociale brëndakombëtare dhe me njohje e respekt reciprok në
marrdhëniet ndërkombëtare. Nacionalizmi modern ështëi lidhur me demokracin? dhe
demokracia është në funksion të nacionalizmit pasi, poq?se demokracia
funksionon keq atëher? shumica e njerëzve bëhen të korruptuar dhe në një gjendje
të tillë shoqërore zor se triumfon e drejta, e vërteta, ligji, e mira dhe
patriotizmi, sepse paturpësia dhe amoraliteti që vijnë nga keqfunksionimi
politik dhe degradimi i demokracisë dhe nga korrupsioni shfrytëzojnë jetën,
sakrificën, mundin dhe fatin e të tjerëve për interesa personale.
Njeriu,
populli, kombi dhe të dy shtetet tona janë realitete që vazhdimisht kërkojnë rritje
të edukimit, profesionalizmit, progresit, mirëqënies e konsolidimit për të lartësuar
nderin, përkatësinë, lavdinë e krenarinë kombëtare. Për të arrirë këtë nevojitet
çrrënjosja e kultur?s së mosbesimit tek vetvetja jonë, tek ligji, tek drejtësia
e qeverisja duke u përpjekur që së pari të çrrënjosim kulturën patriarkaliste,
egoiste e autokraticiste; kulturën e abuzimit dhe korrupsionit politik dhe
ekonomik, duke ndërtuar shtetin e së drejtës dhe duke i dhënë fund monopolit
politik dhe pengmarrjes së sovranitetit të individit, popullit dhe shtetit për
të çliruar potencialet patriotike, ekonomike, politike, kulturore, intelektuale
etj. që janë privuar sot nga monopoli politik i klasës sunduese që pavarësisht
alternimeve të pushtetit trashëgojnë nga njëra- tjetra të njëjtën fizionomi e përvojë
të partive të regjimit, të pushtetit korruptiv e kundërpublik.
Bashkimit
kombëtar i paraprin? sot integrimi ekonomik, politik, demokratik, kulturor, arsimor
e gjithëdimensional brendashqiptar që të jetë mbi interesat personale miope,
meskine e personale të politikanëve, pushteteve e bizneseve korruptive. Ne si
komb potencojmë burime kapitale e natyrore dhe aftësi e kapacitete mendore,
fizike e patriotike të jashtëzakonshme, duke qënë superiore ndaj atyre që nuk
na duan e urrejnë madje dhe vetë urrejtja dhe antishqiptarizmi i tyre vjen nga
ajo se ata e njohin inferioritetin e vet ndaj nesh dhe na shohin ne si kërcënim
dhe prandaj historikisht ata si sllavë e grekë kanë shpifur, intriguar, lobuar
e përdorur paranë; kanë p?rdorur dhe dhunën e genocidin kundër popullit tonë,
dhe sot e në vazhdimësi do të përpiqen që të na pengojnë e përçajnë në rrugën
tonë të triumfit kombëtar po do të pësojnë disfatën se koha është me ne dhe ne
po behemi më shumë e më të fortë se ata.
N? politik?n
20 vjeçare t? tranzicionit n? Shqip?ri kemid?gjuar prej saj edhe fjal? bombastike
p?r patriotizmin dhe kombin, q? nuk jan? gj? tjet?r dhe q? nuk kan?q?llim tjet?r
veçse si tymnaja p?r t? mbuluar d?shtimetdhe egoizmin tin?zar p?r t? marr? e rr?mbyer
pushtet. ?sht? hipokrizi q? n? em?r t? kombit dhe integrimit t? p?rpiqesh p?r t?
legjitimuar vjedhjen e vot?s s? tij, korrupsionin dhe fatkeq?sit? e shkaktuara
popullit nga paaft?sia, pap?rgjegjshm?ria dhe abuzimi; t? p?rpiqesh q? t? legjitimosh
uzurpimin, tensionet e presionet mbi kund?rshtar?t politik?, t? drejt?n,
median, institucionet e pavarura dhe personalitetet e shtetit. Nacionalizmi ?sht?
legjitimitet demokratik dhe jo autokratik.
Kombi yn?
ka mbijetuar, sepse ?sht? nj? komb vital, i fort? dhe dinamik megjith?se i
lodhur dhe i p?rçar? ai ka triumfuar mbi sfidat dhe v?shtir?sit? e m?dha, sepse
n? rrethana vendimtare i kan? dal? n? krye atdhetar? largpam?s q? kan? kontribuar
me gjithçka kan? pasur p?r popullin dhe atdheun e tyre, po dhe sot e n? vazhdim?si
k?rkohet q? element?t patriot? t? kontribuojn? sa t? munden q? t? mos e l?n? q?
populli t? bj?r? pre e gabimeve dhe mashtrimeve dhe t? t? k?qijava politike e
korruptive e atyre q? kontrobandojn? me interesat e kombit dhe t? atdheut p?r p?rfitime
pushteti e politike dhe q? t? mos bjer?
pre e çoroditjes
q? vjen nga d?shp?rimi i politik?s q? nuk ka as interesin e as pasionin
patriotik.
Njeriu
egoist e mëndjemadh që nuk ka aftësi të mira dhe cilësi personale të rëndësishme
me instiktin dhe synimin për të marrë shkëlqim e lavdi flet shumë për kombin e
lavdinë e tij, përpiqet të rishkruajë historinë siçmercenarë apo shërbëtorë të oborrit
fabrikojnë kultin e heroit apo shpëtimtarit, organizojnë tubime
shuplakatrokitjesh e brohoritjesh zhurmuese e me luks dekorativ mashtrues me
ngjyrime flamujsh e parullash për lavdinë e heroit të rremë, i cili më shumë se
askush tjetër vetëmashtrohet se po hyn triumfalisht në tempullin e lavdisë, po
që me siguri e ardhmja e nxjerr prej andej, sepse aty nuk ka vend për lavdinë e
rreme dhe të gënjeshtërt; për marrëzinë e tradhtinë.
Fatkeqësisht
është instaluar në traditën tonë politike, qoftë si qeverisje oborri në mbretërinë
shqiptare, si politikë regjimi diktatoriale në komunizëm dhe që ka kulmuar, si
politikë klani e grupazhi tejmase korrupsioni në këto vite postkomunizëm, forma
e qeverisjes së institucionalizuar e grupit apo klikës së interesit, e
nepotizmit dhe klientelizmit. Ky pushtet i sotëm dhe kjo politikë nuk ka as
vizion, as program e as interesa për zhvillim e integrim dhe funksionon mirë vetëm
në përzgjedhjen e njerëzve që i bashkojnë interesi i ngushtë i pushtetit,
privilegjit, korrupsionit dhe i parasë kudo që lindin e mbarten, si në qeveri,
ministri e dikastere të sistemit. Këto interesa grupale kontrollojnë, drejtojnë
dhe kufizojnë qeverisjen, ligjin dhe drejtesinë dhe guxojnë e bëjnë padrejtësn?;
janë grupe që kontrollojnë veprimtarinë ekonomike, që bëjnë përzgjedhjen e
klientelizmit favorizues nga njëra anë dhe presionin, kërcënimin e gjobat për
mediat, individët dhe bizneset që nuk financojnë e nuk lobojnë për ta.
Kjo
qeverisje e këtij koalicioni, si qeverisje që ka institucionalizuar në perfeksion
politikën e interesit të do ai për t’ja faturuar vetes pothuajse, se gjithka e
mirë për popullin fillon vetëm në kohën dhe me sundimin e tij. Këta tipa
pushtetari të etur dhe të sëmurë nga d?liri, lavdia pa meritë dhe për pushtet
shfrytëzojnë gjithë mundësitë e burimet e pushtetit dhe me ndihmën e shpurës
servile rreth tij, intelektualësh mediokër, median, analistësh, historianësh
manipulatorë e falsfikatorë të kohës së vet siklanit e klikës ka krijuar
monopole në ekonomi, politikë, tregti, privatizime, tenderime, në punësim
publik dhe madje dhe në administrim të pronave e parave të paligjshme e deri në
vënien në kontroll të tatimeve, doganave dhe gjyqësorin gjë e cila e ka
kompromentuar rëndë demokracinë dhe është bërë dhe kërcënim për sovraitetin
kombëtar. Këtë lloj politike qeverisjeje t? trash?guar dhe q? sundon Shqip?rin?
duhet ndëshkuar njëherë e përgjithmonë në mënyrë që shoqëria jonë politike të pastrohet
nga kjo kulturë shumë e dëmshme politike, korruptive, të papërgjegjshme, kundërpatriotike
dhe antiintegruese q? po e infekton politik?n shqiptare kudo n? trojet e saja.