| E marte, 28.08.2012, 07:33 PM |
Tregim
nga:
Tahir
Bezhani:
TAKIMI
Mesi i
janarit bënte ftohtë ani pse nuk kishte rënë borë e madhe. Vërehej një plusk
bore e hollë sa për të përkujtuar stinën në të cilën gjendeshim .Qiellit të
kaltër grumbuj resh lodronin para erës që i fërfëllinte gjithandej. Dielli
nxirrte herë- herë syrin idhnueshëm
,ndërsa rrezet e tij pickonin me
gjilpëra acari dimërorë.
Fatbardha
ia kishte hedhur sytë qiellit të vërejtur mbuluar me re bore,të cilat ia
trazonin shikimin drejtuar
aeroplanëve në sfondin qiellorë para se
te ateronin. Ajo gjithnjë e kishte drejtuar shikimin qiellit për të parë
aeroplanin me të cilin i vinte i biri saj, Sokoli. Sa e kishte marrë malli të
gjorën,pa e parë shtat vite! Shtat vite malli iu kishte mbështjellë mushkërive si
zharavë e nxehtë që e digjte në heshtje. Kah nuk iu treten mendimet!....
Mendoi
për nënat të cilave djemtë iu ishin vrarë në luftë për lirinë e Kosovës dhe
ato,kurrë,kurrë nuk do i shohin më!.... Dhimbje e krenari në zemër bashkë rrinë...
Ajo
lëvizte pa kontroll,nuk shikonte se ku vente këmbën duke shikuar qiellin për të
parë aeroplanin me të cilin i vinte loçka e zemrës. Çdo zhurmë i dukej zhurmë
aeroplani...
- A është ofruar koha e ardhjes
akoma-pyeti Agronin?- dhe gjithnjë ishte në lëvizje me shikim kah qielli.
- Nëse nisja është e rregullt,po
afrohet momenti i aterrimit,iu përgjigj Agroni.
Oh sa më
ka marrë malli për loçkën time! T’ia shoh atë fytyrë të buzëqeshur e të
shtalpët,ato flokë kaçurrela!... Më iki nga prehri pa lamtumirë atëbotë!.
Deshën katilët të ma dërgonin ushtarë në Bosnje,në fronte lufte,në tokë të
huaj.. Ah Zot!...ofshani me gjithë shpirt! Na i përzunë gjithë djemtë,na i lanë
duart të thata,sytë të mbushur lot,zemrën plot mall , të zbrazët.
- Ja,po vjen aeroplani!-foli Agroni.
- Fatbardha hapte sytë qiellit,sillej
duke kërkuar me sy aeroplanin. Më në fund e pa atje larg,në drejtim të Dajtit,fluturonte
si një shqiponjë lirisë qiellore.
Tani më
në pistën e aeroportit të Rinasit,u dëgjua prekja e gomave dhe piskama e motorëve të aeroplanit
para ndaljes në piken e duhur. Tani të gjithë u drejtuan kah dera e daljes së
pasagjerëve. Secili donte të ishte më afër të vetit.
Agroni e
Fatbardha gjeten një shkëmb te lartë dhe nga më të parët hipjen maje tij, për
te parë të gjithë pasagjeret që dilnin nga dera e kontrollit të aeroportit.
Hapnin sytë që i biri i tyre mos te kaloi pa e parë. Bebëzat e syrit të tyre
ishin shndërruar në një detektor për ta
zgjedhur birin e tyre në mesin e qindra njerëzve. Sa më afër momenti i takimit
me te birin,te Fatbardha e Agroni krijoheshin emocione te forta. Kishin filluar
të dridheshin,të mbaheshin për njeri tjetrin,të lotonin nga gëzimi,nga malli që
i digjte plot shtat vite pa e parë .
Duke
shikuar rreth e rrotull,pa pritur dëgjoi një zë, si një erë që miklon fytyrën
kur bënë vapë.
-Ja,shikoi
ku kanë hipur!- Në maje shkëmbi- i thotë Sokoli nuses së vet,Pakës.
-Më jepni
dorën dhe zbritni ngadalë,shikoni afër e jo larg,ja ku jemi-foli Sokoli ,ndërsa
Fatbardha e Agroni zbriten nga shkëmbi duke u hedhur në përqafim të gjatë me
djalin dhe nusen e djalit.....
Lotët nuk
ndaleshin,dëneset ishin të thella dhe të përziera me zjarr malli .Heshtje e gjatë në Rinas!
Asnjë pyetje nuk mund t’ia bënin njëri tjetrit! Vetëm shikoheshin e ato
shikime,digjeshin flakë në gaca përmallimi të kohës që përcëllonte çdo gjë mbi
sipërfaqe...
- Ani,si je nënë me shëndet,si i ke
kaluar këto vite,je lodhë e plakë,je dërmuar nga malli,po?!..ia nisi bisedës
Sokoli dhe prapë fjala i ngeli në fyt e përgjysmuar.
Fatbardha nuk kishte përgjigje,flasin lotët e saj....
-
-
Duke
ndier emocione të forta e të përziera me nostalgji kohe, Sokoli u mblodh për ta
pyetur babin se si kishte kaluar kohen në burg për më se dy vite,por para syve
i doli parja e gjyshit,i cili kishte vdekur tri vite pasi Sokoli kishte ikur në
azil.
- Gjyshi iki nga kjo jetë shume herët!
Ti u mërzite shumë,të ranë punë të rënda,mirë që je gjallë o baba! Qofshin të
kaluara! Mos u përsëritshin më!... dhe lotët nuk kishin të ndalur....
***
Agroni
duke vërejt se koha kalonte,dita ishte e shkurtër dhe të ftohtit e mbrëmjes vinte pa diktueshëm,ndërhyri duke
u thënë se në banesë do bisedojmë gjerë
gjatë për çdo gjë dhe për gjithë kohen qe nuk jemi parë, sado pak do çmallemi.
Ikim për
Durrës,atje ku kemi zënë banesën dhe presin familjaret e tjerë. Të gjithë u
pajtuan !....
***
Ishte
mesi i janarit,pikërisht,15 janar 1999,në një lagje të Durrësit banuam një
javë. Shpesh mungonte rryma dhe nuk i
shifshim fytyrat e njeri tjetrit aq të përmalluara. Shikoheshim përmes flakës
së qirinjve të cilët treteshin shpejtë dhe kundërmonin si të ishim në kishë për ndonjë festë. Në mungesë rryme për të
parë e dëgjuar lajme në TV si zakonisht,kishim rrethuar të gjithë një
transistor për te dëgjuar lajmet për Kosovën.
Lajmet e
para filluan me ngjarjen e Reçakut ku policia serbe kishte vrarë e masakruar
shumë njerëz te pafajshëm. Masakrën e kishte parë me sytë e vet edhe ambasadori
Volebec. Në dhomë ra heshtje zie Kjo zbastësi zëvendësohej me komentime për barbarinë e armikut. Biseda të
pa fund......
***
Ditët
ikën shumë shpejtë. Azilanti duhej të kthehej në Gjermani,ndërsa Fatbardha e
Agroni ,në Kosovën e okupuar,plot zjarr lufte e shumë paqartësi jete!....
Viti 1999
ishte vit shume i përgjakur për lirinë e veshur trupit të heronjve të këtij
populli të shumëvuajtur. Malli mbeti brengë e familjeve,ndërsa djemtë tanë,
akoma rrugëve të botes edhe pas shumë vite lirie......