| E marte, 28.08.2012, 07:32 PM |
HESHTJE
BIBLIKE TË POETIKËS SHQIPTARE
(Ramiz Kuqi, Heshtje biblike, Bukuresht, Amanda Edit, 2012)
Poeti është një qenje e brishtë që din t’i përjetojë të gjitha dashuritë dhe vuajtjet e botës, duke u bërë ushtari besnik i lirisë së popujve. Në këtë kontekst, Ramiz Kuqit i loton shpirti dhe i digjet zemra për mundimet e atdheut të tij derisa e përfitoi pavarësinë. Zëri i heshtjes së tij është kushtrimi biblik i Kosovës martire, ndërsa patriotizmi i tij është një karaktaristikë kryengritëse/stërgjyshore e popullit shqiptar, një popull trim që e ka fisnikëruar edhe personalitetin e poetit tonë.
Nga Lucian Gruia
Ramiz
Kuqi u lind në Kotlinë të Kaçanikut (Republika e Kosovës). Ka kryer studimet e
Gjuhës dhe letërsisë shqipe në Universitetet e Shkupit dhe Prishtinës. Është magjistër
i Letërsisë, anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe autor i katër vëllimeve
poetike me vlera të veçanta (Dega e ndarë, Një cope diell, Atdheu, metaforë e
dhembjes, Heshtje biblike). Nga viti 2010 jeton dhe krijon në
Në poezinë
e dashurisë, krahët e femrës janë të freskëta si valët e detit, kurse malli
shumëfishohet dhe fuqizohet paralelisht me kalimin e stinëve. Ashtu siç thekson
filozofi Gaston Bachelard, feminiteti karakterizohet
Tema e
kalimit të kohës e kaplon poetin, së bashku me avansimin në moshë. Porsi në Tabllotë
e një ekspozite, të kompozitorit Vivaldi, stinët e jetës bëhen sinonime me ato
të natyrës. Metrika dhe ritmi i vargjeve të Ramiz Kuqit, fërgëllimë e ashpër
kur këndon pranvera e rinisë, zbuten ngadalë në verën e maturisë, bëhen ujëvara
epike në vjeshtën e pjekurisë. Dimri është ende larg, por ai mund të homologohet
me ekzilin e poetit në brigjet nordike/veriore të kontinentit. Por poeti nuk është
vetëm një i dashuruar i përjetshëm, por ai një qenje e brishtë që din t’i përjetojë
të gjitha vuajtjet e botës, duke u bërë ushtari i lirisë së popujve. Në këtë kontekst,
Ramiz Kuqit i loton shpirti dhe i digjet zemra për mundimet e atdheut të tij
derisa e përfitoi pavarësinë.
Zëri i
heshtjes së tij është kushtrimi biblik i Kosovës martire, ndërsa patriotizmi i
tij është një karaktaristikë kryengritëse/stërgjyshore e popullit
shqiptar, një popull trim që e ka fisnikëruar
edhe personalitetin e poetit tonë: ”Jemi ne racë ilire/ Pa kulm mbi kokë/ Me një
flamur të përdhosur të Dardanisë/ Derdhur rrugëve të Ballkanit/ Kafshuar me dhëmbë
qeni kafshërisht/ Një ditë ngritje/ Rënie në buzë/ Shtegtarë/ Lejlekë pa kasollë/
Ndarë përçarë pikë e pesëqind/ Njëqind vjet luftë për fron uni im shqiptar” (Metaforë
e dhembjes). Një temë tjetër të librit e përbën kondita e trishtme e mërgimtarit,
i detyruar të adaptohet në një vend të ri, ku, fillimisht gjithëçka duket e
panjohur. Tani e vërshojnë kujtimet dhe malli ndaj vendlindjes dhe prindërve: ”Mall
kurbetçarësh/ Zier / Me ëndrra Atdheu/ Vitet ëndrrat/ Dielli i vendlidjes/ Ishte
varur/ Si pjergullë rrushi/ Mbi sytë e tyre/ Nga Kelni/ Mall kurbetçarësh” (Nga
Kelni).
Ka edhe
shumë subjekte/motive/tema tjera interesante dhe joshëse, për të cilat do të shkruhet
pas botimit të librit ”Heshtje biblike”. Arti nuk ka nevojë për shumë e për lumë,
por për pak e për merak. Kësaj here, në kuadrin e kësaj parathënieje të shkurtë
mund të konkluzionojmë se Ramiz Kuqi është një poet subtil që din të krijojë përfytyrime
të freskëta dhe emocionuse. Vargjet kanë një sonoritet dhe muzikalitet të veçantë.
Talenti mugullon në çdo varg, njësoj sikur yjet kur i shndrisin netët në poezinë
e tij të dashurisë. Metaforat, të një transparence shqetsimesh, siç janë ”Lotët
e shiut”, ”poetët zogj në horizont”, i shpiejnë mendimet e potit deri në largësi,
në zemrën e lexuesve.
Ramiz
Kuqi është një poet akuatik, por parasëgjithash ai është poeti i stinëve, i
mallit, i dhembjes, i ndjeshmërisë dhe dashurisë. Poezia e tij zhvillohet në brigjet
e detit, ndërsa fjalët janë të shpërlara nga ujërat e shiut dhe nga lotët e
nostalgjisë për vendlindjen e tij në Kosovë. Përpëlitja e valëve të detit shëmbëllen
me buçitjen e ndjenjave në krahërorin e poetit. Universi i poetit reflekton një
metaforë dhembjesh që përfshihet në trojet e një loti: ”Bredhim pa fanarë/ E
shpirti qan/ As puthje as mall/ Çmendur janë stinët e shekujve/ Rënduar mbi
supe/ Jemi ne/ Bijtë e shqipeve/ Harruar/ Edhe nga Zoti” (Metaforë e dhembjes).
Titulli i vëllimit, ”Heshtje biblike”, na shpie me mendimin te shqetësimet e popullit shqiptar që nuk mund të shprehen në fjalë, të mëdha e të thella si përpara krijimit të botës nga logosi divin/hyjnor. Poezitë e Ramiz Kuqit janë njëherit edhe do arte poetike, poeti duke nënvizuar gjithmonë se bota e tij imagjinare lind nga fjalët e frymëzuara që i shpreh.