| E marte, 28.08.2012, 07:02 PM |
ROLI
I HASAN PRISHTIN?S N? SHPALLJEN E PAVAR?SIS? S? SHQIP?RIS?
Kumtes? e lexuar n? Festivalin Poetika mbar?komb?tare “ Ndue Bytyçi”, organizuar nga Shoqata “BYTYÇI” në Tiranë e mbajtur n? Malin e Dajtit, m? 26 gusht 2012.
NGA BEDRI TAHIRI
T?
respektuar artist? e artdash?s t? mbar? Trojeve Etnike Shqiptare!
?sht?
nder dhe k?naq?si e veçant? q? nga ky event i madh kulturor, me z?rat q? flasin
gjuh?n e per?ndive, organizuar mu n? malin e shenjt? t? Dajtit historik, ku
edhe trimat tan? t? liris?, luft?tar?t e UÇK-s? dhe vet? komandanti legjendar,
Adem Jashari, perfeksionuan artin luftarak, t? shpalos?sh kujtime p?r t? madhin
Hasan Prishtina, i cili edhe e p?rgatiti shpalljen e Pavar?sis? s? Shqip?ris?
n? Vlor? m? 28 N?ntor 1912. Dhe, e gjith? kjo n? fundshekullin e cop?timit t?
shqiptaris?, kur veç jemi n? prag t? realizimit t? synimit ton? shekullor:
Ribashkimit t? Trojeve Shqiptare, amanet
edhe i Hasan Prishtin?s, i cili m? 12 gusht 1912, arriti ta çliroi
kryeqytetin e vilajetit t? Kosov?s, Shkupin, dhe, kur b?hej gati ta shpallte
Pavar?sin? e Shqip?ris? Reale, ngjarjet mor?n rrjedh? tjet?r.
T?
nderuar pjes?marr?s!
Sado
q? t? flas?sh p?r figur?n m? t? ndritur t? kombit, Hasan Prishtin?n, nuk mund
t’i dalim hakut, ngase Ai gjithçka dha e shkriu nga vetja, madje edhe jet?n,
p?r Shqip?rin? e plot?, me Preshev? e Çam?ri, me Tivar e Prevez? e deri te
Molla e Kuqe, por, me pak fjal?, q? t? mos ju m?rzis, do t? p?rpiqem t? them
diçka...
Kur,
më 1771, një plak imëtak me emrin Ali, me qerren mbushur me plaçka, kapërceu
kodrat e Galicës dhe zbriti në Vushtrri, askujt nuk i shkonte ndërmend se i
nipi do të bëhej aq i madh, sa do ta trandë Perandorinë Turke në themel dhe do
t’u prijë shqiptarëve në luftëra e beteja për çlirim e bashkim kombëtar. Ishte
ky Ali Berisha i Polacit të Drenicës, i biri i Abdullah Aliut, njeriut të
fundit të kësaj familjeje që vdiq dhe u varros në Polac.
Hasan
Prishtina u lind në Vushtrri, më 27 shtator 1873. Deri më 1908 është quajtur
Hasan Berisha- Polaci, gjegjësisht Hasan Vuçitërni, kurse prej kur zgjedhet
deputet i Prishtinës, nënshkruhet Hasan Prishtina. Djaloshi kureshtar dhe inteligjent, mësimet e para i
mbaroi në vendlindje, të mesmet në Selanik dhe Fakultetin e Drejtësisë në Stamboll.
Gjatë
shkollimit fitoi kulturë të gjerë dhe u brumos me ide revolucionare e
përparimtare evropiane. Ai shumë shpejt u bë një erudit i madh, dhe pos
shqipes njihte mirë: anglishten,
arabishten, frëngjishten, çerkezishten, greqishten, gjermanishten, italishten,
serbishten dhe turqishten.
Si
deputet shqiptar në Parlamentin turk ngriti zërin kundër barbarisë turke mbi shqiptarët dhe me
diskutimet e tij të zjarrta trazoi gjithë Peradorinë. Largpamësinë e
tij, për rrezikun që vinte nga Aleanca Ballkanike, si për perandorinë, si për
shqiptarët, nuk donin ta kuptonin fare.
Hasan
Prishtina është unikat edhe në fushën e arsimit kombëtar. Me nismën e tij, u
organizua Kongresi i Alfabetit në Manastir (14- 22 nëntor 1908). Atë vit
do të nisë punën edhe Shkolla Normale e Elbasanit, ku do të mësojnë edhe
shumë nxënës nga Kosova, shumica me harxhimet e Hasan Prishtinës.
Kryengritja
e Madhe në Kosovë, e vitit 1910, u shua me gjak nga Hilmi Pasha.
Kjo e tmerroi Hasan Prishtinën, i cili u ngrit në Parlament, kërkoi që të shpërndahej menjëherë kabineti i
Haki Pashës dhe i bëri me dije për
shpërthimin e kryengritjeve shqiptare, në ballë të të cilëve do të dilte
edhe vetë.
Më 5 maj 1912, Hasani, ashtu siç kishte
paralajmëruar, doli në Drenicë dhe krerëve të tubuar në Kullë të Ahmet Delisë
së Prekazit iu drejtua me një fjalë të zjarrtë, duke i shpallur luftë Turqisë,
sepse: “Më mirë një pushkë në male se një thes fjalësh në Parlament”.
Besëlidhje dhe tubime të tilla u mbajtën
kudo, por Kuvendi i Junikut (21-25 maj 1912), mori vendime për një kryengritje
të përgjithshme, duke u dërguar fuqive
të mëdha Memorandum prej 14 kërkesash, që më vonë do të njihen si “14 pikat e Hasan Prishtinës”.
As dorëheqja e xhonturqve mashtrues s’dha rezultate.
Shqiptarët ishin të vendosur në kërkesat e tyre. I madhi Hasan Prishtina, q?
ishte Truri i L?vizjes Komb?tare Shqiptare, duke par? se 14 k?rkesat e tij, t?
aprovuara n? Kuvendin e Junikut (21-25 maj 1912), nuk po jet?soheshin nga
xhonturqit mashtrues, pasi i çliroi radhazi qytetet e vendbanimet e Kosov?s, u
vu n? ball? t? krer?ve kryengrit?s, t? cil?t pas veti kishin 30.000 luft?tar?
sypatrembur dhe, vendosm?risht, ia m?syn? Shkupit. Dhe, pasi e çliruan edhe
kryeqendr?n e Vilajetit, b?n p?rgatitjet p?r ta shpallur Pavar?sin? e t? gjitha
Trojeve Etnike Shqiptare, por ngjarjet mor?n rrjedh? tjet?r
Nëse luftërat ballkanike për disa popuj ishin
fatlume, se ua sollën lirinë, për shqiptarët e Kosovës ishin të kobshme, sepse
u sollën robëri të re. Pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Kosova u
pushtua nga
Përkundër masave represive, të mbretërisë SKS,
Çetat e lirisë, të udhëhequra nga Azem Galica, po vepronin kudo. Ai, bashkë
me Hasan Prishtinën, me Hoxhë Kadriun, me Bajram Currin, me Sadik Ramën
përgatiteshin për një kryengritje të përgjithshme në Kosovë.
Hasan
Prishtina ishte i vendosur në rrugën e tij atdhetare e revolucionare. Ai nuk i
trembej aspak vdekjes dhe letrën që vinte nga Vjena e përfundonte kështu: Mua
në iden teme patriotike nuk ka mujt as nuk do të mund me më shtrue ari i të
tanë botës, por as mënia e të tanë armiqvet. Ka me më shtrue vetëm vdekja!
Që
nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 Nëntor 1912, Hasan Prishtina
ishte i brengosur për copëtimin e Trojeve Etnike Shqiptare dhe nuk pushonte së
vepruari në rrugën e nderit kombëtar. Ai mori pjesë edhe në përgatitjen e
Kongresit të Lushnjës (1920) dhe, që nga prilli i vitit 1921, ishte zgjedhur
deputet i Dibrës në Parlamentin Shqiptar.
Në
këto rrethana shqetësuese, ai përpiqej të bëjë ç’është e mundur për të shpëtuar
nga Shqipëria gjysmake. Më 8 dhjetor 1921, Këshilli i Lartë ia besoi formimin e
Qeverisë. Kryeministri i ri, me vizione të qarta të bashkimit kombëtar e formoi
kabinetin gjithp?rfshir?s, por, papritur
u gjend përpara një situate të
koklavitur politike. Pra, kabineti i tij nuk u pëlqye nga opozitar?t, zogist?t
e esadist?t, andaj që të mos vinte deri te gjakderdhja vëllazërore, ai
tërhiqet, duke dhënë dorëheqje pas katër ditësh. Ideali i Hasan Prishtinës
ishte çlirimi i Kosovës dhe bashkimi i kombit shqiptar. Ai ishte i papajtueshëm
me çdo përpjekje e insinuatë përçarëse, veri- jug, toskë e gegë. Në një fjalim
në Parlamentin shqiptar më 1921, ai deklaroi:Unë nuk jam as toskë, as
gegë, por jam shqiptar.
Jeta
e atdhetarit të madh shqiptar në mërgim, pasi n? Shqip?ri nuk i mbeti vend, po
vështirësohej dita- ditës. I vënë në krye të organizatës “Komiteti i
Çlirimit të Kosovës” besnikërisht
përcolli rrjedhat e ngjarjeve në atdhe dhe për të gjitha këta raportonte në
Lidhjen e Kombeve dhe në organet më të larta evropiane.
Mjafton
t? p?rmendet letra e tij e dat?s 22 korrik 1924 shkruar n? Athin? ku ngre
problemin e shp?rnguljes s? shqiptar?ve nga Preveza e Çam?ria, n? t? cil?n
shkruante:”Kemi informata se popullsia e sanxhakut t? Prevez?s dhe Çam?ris?,
tue qen? shqiptar? e tue fol gjuh?n amtare, me propagand?n e nxitjen turbullues
t? disa hoxhallar?ve e bejler?ve fanatik? e si pasoj? e presioneve t? qeveris?
greke edhe dyzetmij? shqiptar? do t’i n?nshtrohen shk?mbimit”.
Sakaq
në gjurmë të tij ishin lëshuar shumë shqipfol?s shpirtshitur, të cilët e
ndiqnin këmba- këmbës. Kjo edhe e detyronte që shpesh t’i ndërronte
vendbanimet, por jo edhe bindjet dhe qëndrimet. Sa ishte në
Së
fundi, i lodhur, i mërzitur, i vetmuar, i demoralizuar dhe i thyer shpirtërisht, u dëbua nga Vjena
dhe u vendos në Selanik, në banesën ku jetonin e ëma dhe i vëllai, Ymeri. Ishte
mesi i vitit 1933. Pas po e ndiqte edhe hija e tradhtisë. Spiuni i regjur,
Ibrahim Çelo nga Resnja e Maqedonisë, i cili kishte mbi gjashtë muaj që po e
përcillte, e nuhati dhe e gjeti edhe këtu.
Më 14
gusht 1933, në rrugën Çimisku të Selanikut, derisa po shëtiste, ai i doli Hasan Prishtinës pas shpine dhe e qëlloi me katër plumba. Krismat e këtij
atentati jehuan larg e larg. Reagimet qenë të ndryshme. Tirana dhe Beogradi
vrasjen e festuan si fitore të madhe. Kjo tregon se sa i rëndësishëm ishte Hasan
Prishtina.
Për
një kohë, emri dhe vepra e të madhit Hasan Prishtina, mbetën nën tisin e harresës. Madje, deri në
vitin 1962, nga organet zyrtare shqiptare ai cilësohej si tradhtar i kombit. Në
vitin 1977, eshtrat e tij u sollën nga
Selaniku në Shqipëri. Ata u varrosën në Varrezat e Dëshmorëve, në Kukës. Me
dekret presidencial nr. 435, datë 26.01.1993, atdhetari dhe luftëtari Hasan
Prishtina është dekoruar me Urdhrin e Lirisë të Klasit të Parë, me këtë
motivacion:”Udhëheqës dhe organizator i shquar i kryengritjeve
gjithëkombëtare për pavarësinë që sollën krijimin e shtetit shqiptar në vitin
Në
Kosovë puna qëndroi më ndryshe. Patriotin demokrat, Hasan Prishtina, populli e
mbajti në mendje e në zemër. Mirëpo, pushteti antipopullor sllavo-komunist e
anatemoi dhe e ndaloi dhunshëm. Emri dhe bustet e tij nëpër shkolla e
institucione të tjera ishin caqe të vandalëve mesjetarë të stepave karpatiane.
Sot,
më shumë së kurrë, është koha që kjo figurë e shquar dhe e nderuar kombëtare,
të vlerësohet drejt dhe t’i jepet vendi i merituar në historiografinë tonë e në
Altarin e Pavdekësisë. Mbase, këtu do të vlente edhe mendimi i Fan. S. Nolit
kur thotë: “Çdo heroi në histori i është dashur të kalojë përmes tri fazave:
të glorifikimit, të asgjësimit dhe të rivlerësimit”.
Përndryshe, mos ta harrojmë thënen e tij:“Dhe para se gjithash, ruhuni nga mallkimi i historisë dhe mos e harroni atë kur jepni mendimin tuaj!