Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Zejdush Kastrati: Zgjedhjet e parakohshme pastrojnë skenën politike?

| E diele, 26.08.2012, 09:44 AM |


Zgjedhjet e parakohshme (ndoshta) pastrojnë skenën politike ?

Zgjedhjet janë zhvilluar sipas praktikës që është bërë e zakonshme: populli ka votuar, djalli ka numëruar.(V.T)

Nga Zejdush Kastrati

Kosovës, si asnjëherë më parë, i duhet, një garniturë dhe klasë, krejtë tjetër politike, dhe ate, jo vetëm sa i përket Ekzekutivit përkatësisht, kooalicionit momental Qeveritar,por në veqanti Parlamentit,por, patjetër, edhe Presidencës aktuale.

Shkojmë radhazi, dhe nëse bëjmë, një analizë më të detalizuar të kësaj Qeverie,nuk ka vend për mburrje  apo lëvdata, as në sferën e proceseve pozitive zhvillimore,por as në aspektin e  rritjes së besimit  apo shpresave,  tek banorët e Kosovës, se e ardhmja e tyre , do të jetë më e mirë,apo do të sjell rezultate, të cilat, ka kohë ,që jemi mësuar, vetëm ti dëgjojmë, nëpër prononcime e debate  mediale ,dhe ate  që nga Kryeministri Thaci, ashtu, edhe pothuaj, gjithë ministrat e zëvëndësministrat e shumtë në numër, të kësaj Qeverie,por, mos të harojmë, edhe të qeverive të mëhershme .

Kjo Qeveri, me Hashim Thacin në krye, i cili ska dilemë për momentin,edhe gjatë këtij mandati të tij të dytë,me lojën që po e zhvillon, ai  është i pakontestuesheëm dhe pa alternativë, se dikush nga skena aktuale politike kosovare , do të mund ta zëvëndësojë ,sa i përket përbërjës    këtij kabineti qeveritar,karakterizohen dhe identifikohen, me përsonalitete e individë,  që më tepër,  janë pjesë të klaneve e grupacioneve të  caktuara të interesit,të cilët jo vetëm nga disa  media që janë përfolur,  si akterë  të aferave të mëdha , në radhë të parë atyre  korruptive,falsifikimeve, por edhe sa i përket bagazhit profesional,moral e kombëtarë , përsonaliteti i shumicës së tyre,që nga fillimi,  ka qenë mjaftë i diskutueshëm dhe kontarverz.

Mbi gjysma e kabinetit nën hetime,me një strukturë minoritare brenda këtij kabineti që nuk reflekton besueshmëri dhe kapacitete  progresive,në këto momente, kur Kosova po përgatitet për bisedime politike dhe shumë të rëndësishme me Sërbinë, e në veqanti, qështja e veriut të Mitrovicës ,kërkohet një seriozitet koncensual,besueshmëri tek liderët, dhe në veqanti, një strukturë e re qeverisëse,më pak e shantazhuar, e cila, me një platformë të qartë, shkon edhe në këto bisedime, dhe pastaj, dinë cka kërkon,pastaj ka guxim të thotë të vertetën, edhe para popullit të Kosovës por edhe palës  sërbe, e faktorit ndërkombëtarë.

Krijimi i kooalicioneve të reja qeverisëse,që po përfolet ditëve të fundit,  në radhë të parë mes Pdk_së e Aak-së,nuk paraqet asgjë të re dhe të mirë për Kosovën në këto momente ,por nëse ndodh,atëherë,  vetëm se do të arrijë që të instalohen  disa figuara të reja(nga ata të vjetrit), që botërisht, dihet se kush janë, edhe nga Pdk-ja  por edhe AAk-ja,të cilët, vetëm se do të plotsonin, dëshirat e  disa njërëzve të caktuar  nga këto dy subjekte politike ,por në veqanti dë të plotësonin kërkesat e  ndërkombëtarëve dhe palës sërbe, të cilëve më së shumti po u ngutet dhe nuk  po na kursejnë.

Eshtë vështirë të besohet, se kërkesës së Thacit,për një kooalicion sa më  të gjërë, me pjesëmarrjen edhe të Ldk-së,hiq liderit të këtij subjekti më të madhë opozitar, z. Isa Mustafa,që po  e kundërshton fuqishëm për momentin,një propozim të tillë,nga ky subjekt politik gjinden me “kallaballëk” edhe ish ministra e politikajë tjerë të Ldk-së, që do të përkuleshin e pranonin, të jenë ministra në kabinetin e Thacit,duke u thirrur  në radhë te parë në presionin nga ndërkombëtarët,  por edhe, kinse, po e bëjnë këtë, në interes të vendit.

Kuptohet,futja në bashkëqeverisje,  edhe e Ldk-së,për  Thacin si Kryeminsitër dhe lider numër një në Kosovë, do të thotë,  fitore dhe  poena politik,në radhë të parë tek ndërkombëtarët, dhe në anën tjetër, do të bartëte përgjegjësinë, tek të tjerët ,sa i përket  vendimeve gjatë bisedimeve  politike me Sërbinë, dhe  do të krijonte  hapësirë e mundësi, që edhe më tepër, të përqante dhe defaktorizonte opozitën, edhe ashtu, të përqarë e dërmuar, që nga ardhja e tij në pushtet,e që është shkathtësi e tij e veqantë.

Zgjedhjet e parakohshme,më së shumti hë për hë, i nevoiten Paralmentit,si institucioni më i lartë legjislativ  vendit,por ska dilemë se përbërja e kësaj garniture deputetësh është ndër më të dobëtit dhe më të papërgatiturit sa i përket edhe kualitetit dhe debatit profesional kuvendor nga sfera e vendimmarrjes,por gjithashtu,  fatkeqësisht, shumica e deputetëve, nga të gjitha subjektet, pjesmarrëse në Kuvendin e Kosovës, ”aksidentalisht”,janë deputet falë “vjedhjeve industrilae” të zgjedhjeve të fundit,por fatlimësisht pa imunitet.

Ka opinione, se faktorit ndërkombëtarë, dhe Sërbisë, po i ngutet për bisedime me Kosovën, me të vetmin qëllim,  që sa më parë, Sërbia,  të behet, pjese e Be-së,por është mirë, që ne, si Kosovë,  bile një herë, të jemi ata, që të determinojmë dhe kushtëzojmë, edhe bisedimet  edhe kalkulimet e të tjerëve ,meqë më me rëndësi është, që gjërat të shtyhen për një kohë, por që ato të jenë të përgatitura mirë nga ana jonë, por edhe  të përfaqsuara sa më denjësisht.

Mbajtja e zgjedhjeve të parakohëshme,për Thacin nuk paraqesin ndonjë problem të madh,që edhe në këto zgjedhje ai të fitoj dhe të jetë  i pari,gjë që edhe   nuk ka kush  që mund ta rrezikoj ate dhe partinë e tij,pastaj, edhe faktori ndërkombëtar ka krijuar raporte të tilla , dhe është bindur, se vetëm me Thacin në krye, proceset që duhet të kryhen, mund të bëhën realitet,por “difekti”që  Thacit apo  disa “të tjerëve”, nuk u konvenon, është, se (ndoshta)lista e të zgjedhurve,  nuk mund të përpilohet nëpër oda,dhe të dominohet nga “komandantë lokalë” e  njerëz të “nëntokës”,por  pozitive më e madhe,  është, se, tek, popullta, krijohet, një pasqyrë dhe besim, që kurajon dhe jep shpresë, edhe para këtyre proceseve që priten të zhvillohen.

Eshtë shansi i fundit, që Hashim Thaci, si njeriu numër një në Kosovë,përkundër kritikave të mëdha që i kanë drejtuar disa edhe publikisht, dhe po i bëhën  edhe në këto momente, jo vetëm nga opozia, por edhe nga disa me të cilët po rrinë e po pinë(por tinëzisht), të pastroj skenën politike me organizimin e zgjedhjeve të reja,të mbështes idetë dhe projektet që qojnë proceset përpara,të largoj  ata që po pengojnë këto procese,me cka  me siguri do të krijonte një klimë të re relaksuese në Kosovë, e cila, vështërsitë dhe të këqijat edhe  mund të harrohen,e që është edhe obligim i liderit të mirë të një vendi.

Merre si ta marrësh,Pdk-ja e Thacit, ka kohë që është fut  në zgjdhje lokale dhe ate fillimisht me Ferizajin, Kaqanikun ku edhe doli fituese, e se shpejti me siguri do vazhdohet  edhe me Vitinë, Prizrenin, Lipjanin …andaj edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare  do të sjellin  vetëm të  gjëra më të mira, dhe do të legjitimonin figura dhe përsonalitete, që mbi të gjitha, në radhë të parë, kanë interesin shtetëror, e pastaj ate përsonal.

Mos të harrojmë,kaptinë në vehte është edhe rasti i Presidentes, e që është kryekëput në dorë të Thacit.

Zhbllokimi i procesit të Ligjit zgjedhor që po kushtëzohet jo vetëm nga LDK-ja por edhe subjekte tjera ,gjithashtu kërkon jo “kokëfortësi”,por në radhë të parë pjekuri,sens e respektim të Marrëveshjes  e cila,  është kusht edhe  për  Marrëveshje të ardhshme,por edhe  fuqizim apo degradim   të përsonalitetit që ka qenë bartës i kësaj marrëveshjeje.

Kosova, ka nevojë, për koka të reja në skenën politike, e në veqanti  me njerëz që kanë besim  e mandat nga populli, i cili fatëkeqësisht,  deri më tash nuk arriti ti zgjedh  ata që deshi.

Hashim Thaci këtë mund  ta bëjë…

zkastrati@hotmail.com