| E premte, 24.08.2012, 06:36 PM |
Artisti
rrëfen për Abc News krijimtarinë e tij
Artisti i
njohur Maks Velo në një rrëfim për gazetaren Leontina Nika tregon muzën e
krijimtarisë së tij si dhe idenë e përmbledhjes së pikturave në albumin më titull
“Pastel”. Janë plot pesëdhjetë e dy pastelet që përmban albumi të realizuar përgjatë
viteve 1960-2012, të cilat janë krijime të realizuara para arrestimit dhe pas
burgimit. Arti për artistin është shenjtëria e njerëzimit.